A e Krijove Ti Botën?

A e krijove Ti Botën?

worldCreate… dhe a ka kjo rëndësi? Epo, në fakt kjo çështje ka shumë rëndësi meqënëse botëkuptimi ynë ndikon te sjellja jonë dhe stilin tonë të jetës. Lexoni rreth Çasteve Kulminante të Evolucionit – kur njerëzimi ka vepruar më keq sesa kafshët. Kushtoni pak kohë për të eksploruar pikëpamjet kontraste ndaj origjinës sonë – atë të evolucionit ateistik dhe të krijimit prej Krijuesit inteligjent. Këto dy sisteme janë dy botë krejt  të ndryshme dhe pasojat e tyre do të jenë të përjetshme.

A e krijove Ti botën time …….dhe a ka kjo rëndësi?

Dëgjo në Audio...

Pyetje për të medituar. Ja, dy këndvështrime:

Bota është xhungël dhe unë jam një kafshë.

Unë jam fëmijë i Zotit, i rënë në mëkat.

Çfarë efekte mund të ketë secili prej këtyre këndveshtrime ndaj sjelljes dhe vetvlersimit të një fëmije?

A shikoni çfarë po ju them?

Ju shikoni këto fjalë nëpërmjet lenteve fokusuese dhe një ‘aparati’ të kontrollit të dritës – një kamera vet-pastruese dhe vet-riparuese.

Imazhet janë përceptuar nga 125 miliona fotoqëliza të secilit sy. Këto fotoqëliza janë 25 herë më sensitive sesa filmi më cilsor në High Definition. Secili prej tyre ka ‘kapës drite’, ‘stacion energjie’ (duke proçesuar mbi 70 lëndë kimike) dhe një bërthamë i cili përmban më shumë informacion sesa një enciklopedi prej 30 vëllime.

Atojanë lidhur me kompjuter  preproçesimi – 3 miliona të qëlizave ganglione dhe pastaj nëpërmjet nervit optik lidhen me pjesën e trurit që është dizenjuar për të dekoduar këtë informacion.

Teoria e evolucionit pohon që nuk ka Zot Krijues dhe që parardhësit tanë – kafshët ishin të verbër deri sa u zhvillua syri nëpërmjet mutacionit (një ndryshim i çuditshëm gjenetik).

Por si? Dalëngadalë? Është e pamundur të imagjinojmë që mund të evulohet një sy me disa qindra miljona pjesë që nevojiten për funksionimin e tij. Syri nuk do të funksiononte pa muskujt që i fokusojnë, ganglia, nervat optike dhe qëlizat speciale të trurit. Një peshk mutant me një sy të padobishëm duket goxha qësharak. Epo, asnjë nuk do të qeshte me të sepse askush nuk do të shikonte, megjithatë ky peshk do të përfundonte në stomakun e dikujt tjetër për shkakun që pesha e padobishme do të ngadalësonte notimin e tij. Dhe kështu sipas logjikës së evolucionit brezi tjetër nuk do të zhvillonte më këto sy të padobishëm.

A është e mundur që i gjithë ky sistem i ndërlikuar i shikimit do të ketë evoluar në të njëjtën kohë? Çdo pjesë e saj nuk ka logjik të ekzistoj pa pjesë të tjera të shumta.

Bibla na paraqet një histori krejt ndryshe. Ajo na tregon që ishte një Perëndi i cili ishte:

  • Mjaft i zgjuar për të dizenjuar një ‘makineri’ jashtëzakonisht të ndërlikuar
  • Mjaft i fuqishëm për ta krijuar atë
  • Mjaft i dashur për të realizuar atë.

“Në fillim Zoti krijoi…” Me siguri, gjërat janë ndryshuar që nga atëherë. Mutaconi dhe seleksionimi natyror ndihmon kafshët ti pështaten mjedisit – ky është veç një mikro-evolim. Por ky evolim nuk na krijoi ne.

Kapitujt 1 dhe 2 të Zanafillës nuk përpiqen të na shpjegojnë sesi Zoti na krijoi. Bibla u shkrua në një epokë parashkencore. Thelbi i saj është rreth jetës dhe spiritualitetit, jo shkencës. Megjithatë, ajo na shpjegon çështje të mëdha rreth krijimit.

Sjellja kafshërore: “Çasti i kulmit të evolucionit”

Duket që njerëz të ndryshëm sillen me njëri-tjetrin në të njëjtën mënyrë si specie të ndryshëm të kafshëve – më i forti gjithmonë eliminon të dobëtin.

Çarlz Darvin

Hitleri tha: ‘Mbyllni zemrat tuaja ndaj mëshirës. Veproni brutalisht.’

Nazistët dëshironin që raca më të vogëla të zhdukën kështu që njerëz “më të mirë” (raca ariane prej njerëzve  bjond dhe të gjatë) të krijonte racën e Mbinjeriut ose Supermenit. (Kjo quheshe Darvinizmi Social ose Eugjenika.)

Darvini shkroi: “Në një periudhë në të ardhmen raca të qytetëruara do të… eliminojnë dhe zëvendësojnë raca të egra në gjithë botën.” (Origjina e Llojave)

Hitleri e mori këtë seriozisht dhe veproi posaçërisht.

Filozofia Naziste

Himmleri u tha Nazistëve ‘vlerësoni njerëzit në mënyrë raciste’ dhe fizikisht, si në rritjen e kafshëve. Duhet të injoroni teorinë e krisherë… e cila ka sunduar Gjermaninë më shumë se një mijë vjetë duke shkaktuar rënie raciale….’i

Për çfarë teori të krishterë e kishte fjalën? Që Zoti krijoi të gjitha racat dhe kujdeset për të gjithë njerëzit.

Hitleri (dhe Niçe) besonin që kjo teori u shpik nga njerëz të dobët për tu bërë lavazh truri njerëzve të fortë. Ata nuk besuan në Zot, por në evolimin e njëriut në mbinjeri. Njeriu, sipas atij, është i vetmi për të krijuar rregulla. Dhe vrasjet masive ishin të
justifikueshme nëse kjo do të ndihmonte ‘supermenit’ të evolojë më shpejt.

Bibla thotë:

Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit. … Dhe meqënëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme. (Romakëve 1:25, 28)

 

Viti 1830, Tasmania – të bardhët vranë thuajse të gjithë aborigenët – Darvini e miratoi!

Ai tha: “Ky hap shumë mizor më duket krejt i pashmangshëm” dhe tani Tasmania “shijon avantazhin e saj të madh të jetojë e lirë nga populli vendas.”

Darvini pohoi që aborigenët ishin një form e dytë më e ulët në zhvillimin e njëriut – një hallkë e mundshme midis njeriut dhe majmunit! Dhe kjo racë duhet të zhduket ndërsa raca e bardhë duket e paracaktuar për të trashëguar vendin nga fëmijët aborigjen.

Darvini e miratoi vrasjen masive raciale sepse teoria e tij eevolucionit në thelb është raciste! Kjo është një ide e shpifur për çdo njëri i cili beson që të gjithë njerëzit janë krijuar si persona të barabartë.

Natyra është mizore. Nëse jemi veç një pjesë e natyrës, a është egërsia morale?

Hovard Blum thotë që “urrejtja, dhuna, agresiviteti dhe lufta janë pjesë e planit evolucionist.”

Alternative e Biblës është më e mirë: “Zoti na krijoi për të bashkvepruar dhe jo për tu ndeshur – por egoizmi dhe egërsia lindin kur “mëkati” infektoi Tokën. Zoti akoma dëshiron që të jetojmë sipas parimeve të Tij, dhe përfundimisht Ai do të rregulloj këtë situatë.

E pastaj?

Nëse ju besoni në Zot – Krijues

E ardhmja: Nuk ka mundësi që Zoti na krijoi dhe pastaj na braktisi. Ai duhet të ketë një plan të mirë për ne.

Si jetojmë: Zoti dëshiron që të ndihmojmë njëri-tjetrin. “Duaje të afërmin tënd.” Mos lëndoni personin tjetër.

Dashuria: duhet të jetë me lidhje shpirtërore jo vetëm fizike. Dashuria mund të jetë vetmohuese.

Mjedisi: Zoti urdhëroi njerëzit të kujdesen për botën që Ai krijoi.

Racizmi: Zoti i do të gjitha racat në mënyrë të barabartë. Çdo racë ka pika të forta. Ne jemi një familje.

Nëse besoni në evolucionin ateist

E ardhmja: Totalisht e paparashikueshme. Gjithçka varet nga rastesia.

Si jetojmë: “Mirë se erdhët në xhungël! Këtu bëhet keq e më keq çdo ditë. Ju mësoni të jetoni si kafshë, në xhungël ku luajmë ne.” Guns’n Roses

Dashuria: Thjesht një instinkt kafsheror dhe egoist për t’u shumëzuar.

Mjedisi: Ka shumë mundësi që raca njerëzore do të zhduket – dhe universit nuk i bëhet vonë për këtë. Jeta thjesht do të marrë një tjetër formë.

Racizmi: Raca më e mirë duhet të rrisë një brez më të mirë, kështu që raca njerëzore të përmirësohet. Raca më të ulta duhet të zhduken. “Të mos ju vrasi ndërgjegjja për të shpëtuar racën më të dobët.” Metallica

Të jesh apo të mos jesh…

Nëse katër majmuna shtypnin shkronja në mënyrë të rastësishme, a ka mundësi të shkruajnë një dramë të Shekspirit?

Jo, çfarë ide qesharake! As një fjali në 4,600 miliona vjet nuk do të shfaqet sipas ligjit të probabilitetit.

ADN-ja njerëzore (materiali gjenetik në qëlizat tuaja) gjithashtu përmban drejtshkrimin…

Një statisticien – Xhorxh Gallup (George Gallup) ka thënë: “Unë mund t’ju provoj ekzistencën e Zotit me anë të statistikës. Merrni parasysh trupin e njëriut – shanse që të gjitha funksionet e tij të jenë zhvilluar rastësisht është një shemtëri statistike.”

Është e qartë që pranimi apo mohimi i ekzistencës së Zotit është vetëm zgjedhja jonë. Bibla na tregon që Zoti na do aq shumë sa na ka dhuruar këtë liri – ta pranojmë apo ta refuzojmë. Prandaj çdo gjë mund të përdorim për të provuar ekzistencën ose mos-ekzistencën e Zotit. Kjo është ilustruar shumë bukur në librin fantastik të Dugllas Adams, “Guida e udhëtarit me autostop nëpër Galaktikë”.iv

“Peshku i Babelit (tha ciceroni) ushqehet nga energjia e valëve të trurit. Nëse ju vendosni peshkun e Babelit në veshin tuaj, mund të kuptoni menjëherë çdo gjë që thuhet në një gjuhë tjetër.

Tani, kjo duhet të jetë një rastësi e çmendur dhe e pamundur që të zhvillohet diçka aq e dobishme, është e pabesueshme që një krijesë e tillë të zhvillohet veç me anë të një rastësie. Prandaj disa mendimtarë kanë zgjedhur këtë peshk si prova përfundimtare dhe e pathyeshme për të provuar MOS-eksistencën e Zotit.

Argumenti i tyre është si vijon: “Unë refuzoj të vërtetoj ekzistencën time,” thotë Zoti, “sepse provat mohojnë besimin dhe pa besim unë s’jam asgjë.”

“Por,” thotë Njeriu, “atëherë peshku i Babelit është varri yt. Ky peshk nuk mund të jetë evoluar me anë të rastësisë. Ai vërteton ekzistencën Tuaj, kështu sipas argumentit Tuaja, Ti nuk ekziston. Dhe pikë muhabeti.”

“Obobo,” thotë Zoti. “Kjo gjë nuk me vajti ndër mend.” Dhe Ai shuhet, në fryrjen e logjikas.

“Kjo ishte kollaj fare,” thotë Njeriu dhe vazhdon të provoj që e zeza është e bardhë dhe vritet në kryqëzimin tjetër në vijat e bardha.”

Bëj testin online...