Kur Xhon Lenon këndoi: “Imagine there’s no Heaven…” (Imagjino që nuk ka Qiell) ai me siguri shprehu dyshimet e shumë njerëzve rreth ekzistencës e një vendi të quajtur Qiell ose Parajs. Por vetëm për shkakun që kjo gjë tingullon e pabesueshme dhe përtej kuptimit tonë, kjo nuk është provë që një vend i tillë nuk ekziston. Pra, çfarë është Qielli? Si të shkojmë atje? Harrojini të gjitha imazhet e së ulurit mbi retë duke luajtur harpa. Ejani të eksploroni detajet reale.
Qielli është i vërtetë, megjithatë shumica e diskutimeve merren vetëm me si duket ky vend dhe çfarë do të bëjmë atje.
Njerëzit dhe marrëdhëniet janë reale. Çfarë lloj jetë shoqërore do të kishit në Qiell?
Njëherë Kryeplaku i fisit të egër të Guinesë së Re u ftua në mbledhje e Kombëve të Bashkuara në Nju Jork. Kur ai u kthye në shtëpi, ai përpiqte t’ju tregojë fshatarëve përjetimet e tij.
“Unë hipa në një varkë e madhe që fluturon porsi zog,” tha ai. “Pash ujë më të gjerë se 10,000 lumenj, megjithatë ne e kaluam atë brenda ditës pa vozitur fare. Arritëm te një fshat me miliona kasolle, ku jetonin njerëz rozë, të verdhë dhe disa edhe me ngjyrë normale. Atje unë udhëtova me një kasollë që ecte vetë mbi udhë prej guri të zezë. Ne arritëm në një kasolle të stërmadhe, e cila në fakt ishte 100 kasolle të vendosura njëra mbi tjetrën. Një kasolle e vogël na ngriti në majën e kësaj kasolle të stërmadhe ashtu si hardhucat ecin nëpër mure. Kur dola nga kasollja e vogël, pash që ishim sipër maleve. Ja, dhe unë u ula atje në mes reve se bashku me kryepleqtë e vendeve të tjera.”
Fshatarët thanë: “E pamundur – të ka ikur truri.” Dhe ata i dhanë një dajak.
Profetët e Biblës përshkruanin vegimet e tyre të Qiellit duke e krahasuar me gjërat që i dinin, megjithatë ata na paralajmëruan që Qielli është një vend i pashoq.
“Ja, po ju them një mister…”1 Korintasve 15:51
dhe “Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe që nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë…” 1 Korintasve 2:9
Megjithatë Zoti i ka lënë të hedhin një sy Qiellit dhe ata kanë dëshmuar që ky vend është i vërtetë.
Ja, në vend të dhunës dhe ndeshjes në natyrë, ekologjia e re do të jetë e bazuar mbi bashkpunim. Dhuna thjesht nuk do të ekzistoj më. As nga ana njerëzore.
Pendohem = “po marrë një tjetër mendim/qëndrim”, pra, të rivlersosh jetën tënde, të heqësh dorë nga sjelljet negative (“mëkatet” si egoizëm, dhuna, krënaria, lakmia seksuale pa dashuri përkushtuese), të lejosh Zotin t’i ndryshoj ambicjet tuaja. Ne të gjithë kemi nevojë të ndryshohemi para se jemi të parrezikshëm për shoqërinë Qiellore. Por Zoti nuk do të na bëj thjesht lavazh trurit – Ai dëshiron dhe pret bashkpunim nga ana jonë.
Ungjilli = “lajmi i mirë që Jezus Krishti e mori dënimin për sjelljen tonë të keqe. Mëkatet tona meritojnë vdekje, jo jetë të përjetshme. Por Ai vdiq që ne mund të kemi jetën e përjetshme që Ai e meriton. Ai e beri këtë për të gjithë, vetëm që shumica prej njerëzve kurrë nuk kanë besuar as pranuar këtë dhuratë të shtrenjtë!!
“Por paga e mëkatit është vdekje.” Romakëve 6:23
Jezusi ofron Qiellin si një dhuratë për njerëzit që nuk e meritojnë atë – dmth., për të gjithë ne! Romans 6:23
Ju duhet ta KËRKONI këtë dhuratë. (Shumica e njerëzve nuk do ta bëjnë këtë kurrë!) Romakëve 10:10
Ju mund të thoni diçka të tillë: “O Zot, unë pranoj që jam një mëkatar dhe kam nevojë për faljen Tënde. Unë pranoj dhuratën e Jezusit – jetën e Tij të përsosur të mbuloj jetën time dhe vdekjen e Tij në vendin tim. Të lutem, më dhuro jetën e përjetshme! Eja në zemrën time dhe më ndrysho kështu që të jem i denjë të hyjë në Mbretërinë Tënde!”
Zoti ju frymëzon të jetoni një jetë më të mirë dhe të përpiqeni sërish në rastin e dështimit. Duke mësuar më shumë rreth standartëve të Perëndisë, do të filloni të shihni që mëkati është marrëzia dhe do të keni dëshirë të veproni drejt.
Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. Efesianëve 2:8-10
Një çast para se të marrë ne në Qiell, Zoti do na rikrijoj dhe do na bëj të përsosur. 1 Korintasve 15:51-53
Njerëzit në çdo kultur kanë patur dëshirë për të jetuar përjetësisht. Këtë dëshironin Faraonët që ndërtuan piramidat e tyre, këtë dëshirojnë edhe profesorët e informatikës që dëshirojnë të vendosin të gjitha të dhënat e trurit të tyre në kompjuter dhe të ekzistojnë në botën virtuale përgjithmonë.Të tjerët paguajnë shuma të çmendura për të qënë të ngrirë pas vdekjes, në rast se shkenca e së ardhmes do dinte se si të sjellin ata sërish në jetë.
Nëse jeta jonë nuk është tepër e shkurtër, pse qajmë gjatë funeralëve? Pavarsisht nga sasia e lotëve, të gjithë prej nesh kemi mallë për më shumë jetë. Siç na shpjegon Bibla: “Zoti ka vendosur përjetësinë në zemrat tona.”
Me të cilat shpallje do të bini dakort?
“Mendoni rreth ditës më të bukur që keni patur ndonjëherë dhe shumëzoni gjithçka që të bëhet më i shijshëm, më i shpejtë, më i bukur, më real dhe më argëtues për shkakun që atje do të jetë edhe Personi më i mirë në botë – Zoti. Ju kurrë nuk do të mërziteni në Qiell!” Megan, 19 vjeç.
“Qielli është një festë e mërzitshëm me harpa, një vend imagjinuar nga dështakët për të ngushëlluar veten.” Bill, 17 vjeç.
“Ne, besimtarët, marrim zemër… sepse ne po presim gjërat që mund të shihni më mirë me sytë të mbyllura.” Pali, 1 Korintasve 2:9