A Funksionon Lutja?

lutje
Dr. Robert Koull (Robert Cole) ishte i shokuar duke parë turmën duke uleritur me një inat tërbuar ndaj një vajze gjashtë vjeçare.

Ishte viti 1960 dhe Rubi Brixhiz (Ruby Bridges) ishte nxënëse e parë e zezë në shkollën e Nju Orlins (New Orleans). Çdo mëngjes dhe pasdite, me muaj të tërë, ajo ecte nepër turma plotë urrejtje.

Dikush ka thënë që “lutja sjell ndryshim”. Por njerëzit e thjesht duan të dinë – A funksionon në të vërtetë lutja? Ejani dhe ek- sploroni 5 dyshimet më të përhapura në lidhje me lutjen. Eja dhe zbuloni pse lutja është një mjet aq efikas për të hequr shqetësimet. Do të mësoni 12 çelsat të një lutje të suksesshme. Dhe mbani mend që lutjet tuaja ndoshta nuk do të ndryshojnë aq shumë botën sa do të ndryshojnë ju!

Dëgjo Audio...

Dr. Robert Koull (Robert Cole) ishte i shokuar duke parë turmën duke uleritur me një inat tërbuar ndaj një vajze gjashtë vjeçare.

Ishte viti 1960 dhe Rubi Brixhiz (Ruby Bridges) ishte nxënëse e parë e zezë në shkollën e Nju Orlins (New Orleans). Çdo mëngjes dhe pasdite, me muaj të tërë, ajo ecte nepër turma plotë urrejtje.

Ka një ngjitëse makinash që thotë: “Pse të lutesh kur mund të shqetësohesh?” Por nëse lutja është si bisedë me mikun më të ngushtë, pse aq pak njerëz praktikojnë lutjen?

Rubi Brixhiz me muaj të tërë kalonte nëpër turma të tërbuara nga inati, nëpër njerëz që shpallnin kërcenimet me vdekje. Prindërit e bardhë u kishin ndaluar fëmijëve të tyre të shoqëroheshin me Rubin, prandaj ajo ishe vetëm si në klas ashtu dhe në lojra. Megjithatë, forca dhe dinjiteti i saj i bëri shumë përshtypje Dr.Koull.

Mësuesja e Rubit i tha: “Një grua pështyu drejt Rubit, por nuk goditi në shenjë. Rubi i buzëqeshi asaj. Një burrë tundi grushtin ndaj Rubit por ajo i buzëqeshi edhe atij. Pastaj ajo ngjiti shkallës e shkollës, ndaloi dhe i buzëqeshi turmës edhe një herë. E di se çfarë ajo i tregoi një polici? Ajo tha që lutet për këta njerëz inatçinj çdo natë para gjumit.

Dr.Koull, profesori i Harvardit dhe psikiatri i famshëm i fëmijëve vendosi të studioj Rubin. Në një prej intervistave me të ajo përmendi që ishte duke iu lutur Zotit dhe shpresonte që Zoti do të bënte diçka. Profesor Koull nuk besonte në Zot. Ai e pyeti pse ajo luteshe dhe përgjigjja e Rubit ishte e thjesht: “Sepse.” Kur ai pyeti sërish, ajo tha: “Sepse ata kanë nevojë për lutje.” Koull mendoi që kjo ishte një përgjigje e lezetshme, por nuk e mori atë seriozisht. Megjithatë, ja para tij ishte një fëmijë në një situatë tepër të vështirë që po tregon një forcë dhe kurajo të befasueshme. Ai tha: “Unë e grumbullova të gjithë informacion por po bëhesha akoma dhe më shumë i hutuar.” Gazeta TIME e kishte titulluar si psikiatri më i madh i asaj kohë, ai kishte marrë çmimin e Pullitzerit për studimet e tij me fëmijë, megjithatë tani ai u detyrua të pranonte që nuk e kuptonte dot dinjitetin dhe kurajon e mbinatyrshme të kësaj fëmije. “Si mund të shpjegoni këtë?”

Koull intervistoi familjen e Rubit. Prindërit e saj mezi dinin të lexonin dhe të shkruanin. Edhe ata ishin tallur nga turma, por ata i kishin mësuar fëmijës së tyre të lutej rreth problemeve që ka. Koull madje erdhi në kishën e tyre për të bërë vëzhgime. Njerëzit atje thonin që besimi dhe lutja i kishte dhënë atyre shpresë pavarsisht nga varfëria dhe sulmeve raciste. Fillimisht Koull e titulloi këtë si prekshmëria e të paditurve, por ishe e qartë që kjo funksiononte. Ai pa “fytyra të panumërta të shndërruara nga dhimbje në shpresë.” Koull tha: “Si një person si unë mund të shpjegoj këtë fenomen me anë të psikologjisë ose në ndonjë mënyrë tjetër?”

Në fund ai nxorri konkluzion që lutjet e Rubit kryenin diçka. Diçka të fuqishme dhe përtej shpjegimeve psikologjike. Koull filloi të luteshe vet. Edhe sot akoma ai është i befasuar me fuqinë e lutjes dhe besimit dhe tregon të gjithve – fëmijëve ose studentëve të tij në Harvard – që lutja funksionon. Rubi Brixhiz Hall tani është mbi 40 vjeç dhe akoma lutet. Ajo punon në të njëjtën shkollë si oficere ndërlidhëse.

Një tjetër psikiatër i famshëm ka shkruar në librin e tij shkollor të mjekësisë:

“Lutja është një mjet i fuqishëm dhe efektiv për të hequr shqetësimet. Njerëzit që kanë mësuar të luten me sinqeritet feminor, duke folur drejtpërdrejtë me Atin e tyre Qiellor, zotërojnë një sekret të madh me anë të së cilit ata dorëzojnë shqetësimet e tyre Zotit, duke e ditur që Ai merakoset për ata. Një konshiencë e pastër është një hap i madh për të ndërtuar në mendje një mur kundër nevrozës.” 1

POR… POR… POR…

Por mos është lutja si efekti placebo si ato ilaçe të rrema që e shërojnë pacientin vetëm për shkakun që ai beson në ato?

Besimi ndihmon, por Bibla thotë që lutja ju lidh me Zotin dhe ju jep “paqe përtej kuptimit njerëzor.” (Filipianëve 4:7) Siç profesori Koulls përfundoi, lutja është mbinatyrore, përtej shpjegimit psikologjik.

Por a nuk e teprojmë duke pritur Zotin të lërë për 5 minuta sundimin e universit për të kujdesur për probleme tona?

Jo sepse Ai ju fton të bëni këtë dhe për shkakun që koha, dashuria dhe inteligjenca e Tij janë pa kufi. (Kjo do të thotë që Zoti ka kapacitet për të dhuruar vëmendje personale secilit prej 6.7 miliarda banorëve të tokës dhe të kujdeset për të gjithë universin në të njëjtën kohë.)

Por a nuk është një gjë arogante ti tregojmë Zotit se çfarë të bëjë?

Po, nëse ne përpiqemi të manipulojmë me Atë që të sundonte Universin sipas mënyrës sonë. Prandaj Krishti na mësoi të lutemi: “U bëftë vullneti Yt!” Ma fjalë të tjera: “O Zot, vetëm Ti mund të shohesh pamjen e plotë, prandaj nëse unë po të kërkoj diçka të dëmshme, egoiste ose të pamundur, harroje atë. Unë kam besim te Ti dhe do të përpiqem të pranoj dhe të jem i lumtur me çfarëdoqoft vendimi të marresh.” Për të thënë të vërtetën, mund të jetë një luftë brenda jush për të thënë fjalë të tilla. Por sikur Zoti nuk e bën atë çfarë ju mendoni që doni? Megjithatë, dikush ka shkruar që “Zoti kurrë nuk drejton fëmijët e Tij ndryshe sesa ata vet do të kishin zgjedhur të eci nëse kishin aftësi për të parë fundin që në fillim.”

Por pse të ma tregoj një Zot i gjithdijshëm se çfarë dua?

Sepse Ai dëshiron të mbrojë lirinë e vullnetit tonë. Zoti nuk do të kundërshtoj zgjedhjet tona. Lutja është si një votë me anë të së cilës ne i kërkojmë të ndërhyjë edhe pse Toka është nën sundimin e Satanit. Lutjet tona i japin Zotit leje njerëzore për të vepruar në Tokë.

Por a ndryshon gjithmonë lutja botën?

Jo. Ka kisha në Ruanda ku mijëra njerëz u vranë ndërsa ishin duku u lutur për paqe. Bibla përmban historitë ku Zoti i përgjigjet lutjeve me “Jo.” P.sh., Krishti kërkonte nëse mund të mos vdiste për mëkatet e botës – por në fund e bëri këtë. Pali kërkoi Zotit ti hiqte një problem të madh të tijin – por ai e kishte përjetë. Lutja nuk është një sigurim që jeta juaj tani e tutje do të jetë si një fushë me lule. Lutja jo gjithmonë ndryshon kushtet ku jemi, por shpesh herë kjo ndodh. Dhe lutja do t’ju jap një forcë të brendshme dhe kurajo për të mos u dorëzuar.

SI TË LUTEMI?

1. Flisni me fjalët tuaja.

Flisni “si dikush flet me mikun e vet”2 Si flisni ju me mikun kur e merrni në telefon? A i thoni: “O Shoqërues im Zemërmirë dhe i Respektuar, a do të më nderosh me praninë tënde dhe do luash futboll sot me mua?” A ju nevojitet një libër për të ditur se çfarë do ti thoni mikut? Flisni me Zotin natyrisht, por patjetër me respekt sepse Ai është Mbreti i Universit. Nuk do ti themi Zotit në lutje: “Çkemi plako!” Megjithatë, Ai nuk dëshiron të na vë në siklet kur flasim me Atë. Ai do një bisedë nga zemra me fjala të thjeshta.

2. Lutjuni pavarsisht nga vendi dhe koha.

Edhe kur celulari juaj është jashtë zones se mbuluar, Zoti ju sheh dhe i di mendimet tuaja. Ju mund të flisni me Zotin kur jeni në trafik (me sytë të hapura!), kur përjetoni një gëzim të madh, kur ndiheni aq të inatosur saqë jeni gati për të vrarë njeri, kur jeni para një vendim të rëndësishëm, në çdo kohë dhe në çdo situatë. P.sh., Nehemia, një hero biblik, u pyet me presion nga mbreti. Ai bëri një lutje të shpejtë në mendjen e tij dhe pastaj dha përgjigje. Nehemia gjithashtu i kushtoi kohë për lutje private në mënyrë të rregullt..

3. Gjithashtu kini kohë te rregullt dhe vendin tuaj per tu lutur.

Krishti doli për një shëtitje herët në mëngjes për t’u lutur.4 Nëse ju nuk jeni njeriu i mengjesit, veçoni një tjetër orar për t’u lutur dhe kaloni pak kohë me Zotin edhe kur jeni tepër të lodhur, të stresuar, ose të zënë ose kur nuk ndiheni dëshirë për t’u lutur. Në fakt në këto çaste ju keni më shumë nevojë për lutje! Madje Krishti lutej shumë – vetëm dhe së bashku me të tjerët. Nëse Ai kishte nevojë të komunikoj me Zotin…po ne?

4. Lutuni për çdo gjë.

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianeve 4:6,7

Asnjë problem nuk është tepër i parëndësishëm. Krishti tha që Ai e di madje sa fije floku kemi. Asnjë problem nuk është edhe tepër i madh për Mendjen që ka krijuar sistemet solare të Universit.

Krishti mësoi ndjekësit e Tij që në lutje ne mund të:

  1. Falenderojmë Atë dhe të marrim kurajo duke ditur sa i dashur është Miku ynë Mbretëror;
  2. Shprehim mirëpritjen e ardhjes së Tij të dytë;
  3. Ofrojmë bashkpunimin tonë me planet e Tij;
  4. Kërkojmë çdo gjë që na nevojitet (“bukën e përditshme”);
  5. Kërkojmë Zotit të na fali gabimet tona;
  6. Kërkojmë ndihmën për të falur njerëzit që na kanë lënduar, që të mos mbajmë hidhërim kundër tyre;
  7. Dhe të kërkojmë ndihmë për të bërë gjërën e duhur.5

5. Shmangni rutinën.

Krishti tha: Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’i kërkoni. Mateu6:7-8

6. Praktikoni.

Nëse keni probleme të përqendroheni gjatë lutjes, mos u dorëzohuni! Kthehuni tek lutja. Me kalimin e kohës do të mësoni të përqëndroheni. Nëse ju ndihmon për t’u përqëndruar, mund të shkruani lutjet në një ditar. Pastaj ju mund të hidhni lutjet që janë rreth temave delikate.

7. Jini të ndershëm!

Lexoni Psalmet në Bibël dhe do të gjeni poetët duke i treguar Zotit haptas ndjenjat e tyre të atij çasti. Ata ndihen të harruar, të zemëruar me Zotin, të abuzuar, pa besim, me shumë dyshime, fajtor, në nevojë, ose mirënjohës dhe të gëzuar. Shikoni si ndryshohen ndjenjat e tyre gjatë lutjes. Lutja është një terapi.

8. Lutuni për njerëz të tjerë.

Madje ….dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,Mateu 5:44. Kjo është e vështirë! Vini re që Zoti nuk ju kërkon që të mendoni që ata janë njerëz të mrekullueshëm. Thjesht hiqni dorë nga dëshira për të marrë hak dhe qëndrimet e tjera negative që helmojnë shëndetin dhe jetën tuaj emocionale. Një vajzë tha që ndërsa ajo lutej për nënën e saj që ajo të mos jetë aq acaruese, ajo kuptoi që edhe ajo vet mund të trajtonte mamin më mirë. Edhe kjo mund të ndodh kur luteni.

9. Nuk duhet ta meritoni atë!!

Krishti tha që çdo mëkatar mund të lutej në emrin e Tij. Kjo gjë ngjan sikur tregoni emrin e xhaxhait milioner në hotelin e tij. Ati në qiell ju do po aq sa do Krishtin.

Një hero i Biblës, Samsoni, i lutej Zotit kur ishte në shtëpinë e prostitutës, kur ra në grackën e armiqve, kur u rrethua nga një mijë ushtarë, kur u fut në burg me sytë të shpuara, kudo! Patjetër, ai duhet të jetë lutur përpara së të futej në këto telashe, megjithatë, Zoti akoma e ndihmoi aq sa ishte e mundur.

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje. Hebrenjve 4:16;

10. Zoti nuk do të bekoj mëkatin.

Nëse po planifikoni diçka që e dini – Zoti nuk do ta miratoj, mos prisni ndihmën e Tij, përveç ndryshimin e planeve të tua! P.sh., nëse do të luteni: “O Zot, më ndihmo të bëhem një hajdut i suksesshëm!” jeni vetëm në këtë rrugë.

11. Jini të vendosur dhe këmbëngulës.

Krishti tha: “Kërkoni dhe vazhdoni së kërkuari. Vazhdoni të trokiturit te dera.” Nëse e dini që Zoti do të miratonte atë çfarë po kërkoni, por nuk merrni një përgjigje të shpejtë, prisni. Mos u përqëndroni tek dyshimet dhe frika, ndryshe do t’i zmadhoni ato. Vazhdoni së luturi deri sa të arrini suksesin.6

12. Dëgjoni.

Nëse dëgjoni që Zoti ju tregon të vrisni dikë ose cili sapun duhet të përdorni, duhet të këshilloni doktorin mbi çështjen e skizofrenisë. Megjithatë, nganjëherë Zoti “flet” duke ju dhënë një ide të mrekullueshmë gjatë lutjes. Kjo mund të jetë vetëm subkonshienca juaj ose imagjinata, prandaj kontrolloni mirë atë me – a është kjo gjë në përputhje me Biblën dhe mendimet praktike. Por mos u vini vizë ideve të mira se Zoti nganjëherë e përdor këtë metod.7

“Kini kujdes… Lutjet tuaja ndoshta nuk do të ndryshojnë botën, por ato mund t’ju ndryshojnë ju. Dhe ky nuk ishte vërtetë qëllimi juaj.” Rabbi Lionel Blue

Bej testin online!