Shon Sellërs është personi më i ri në rradhën për dënimin me vdekje në Oklahoma. Ai vrau një shitëse, pastaj nënën dhe njerkun që ishin në gjumë. Pse? Ai tha: “Kam një tërheqje të madhe ndaj satanizëmit për shkak të pushtetit, kuriozitetit dhe më e rëndësishmja – një vend ku ndihem që i përkas.”
Vrasësi i dyfishtë Pol Bostok, 19 vjeç, linte një rreth të zi magjik pranë trupave të gjymtuar. Gjykata Britanike dëgjoi shpalljen e tij që ai është i magjepsur me “horrorin, okultizëmin dhe magjinë e zezë” dhe që ai “e adhuron djallin.”
Fëmijët dëshmojnë që kanë parë foshnje të vrara (si sakrificë), vrasje të kafshëve, pirjes së urinës dhe ngrënjien e mishit njerëzor, thotë një punonjës social me një eksperiencë prej 17 vitësh.
Psikiatrët raportojnë simptomat shumë reale – depresionin, haluçinacionet, humbjet e kontrollit, magjepsjen me vdekje dhe vet-gjymtimit, dëmtimin e personalitetit – në paciente të përfshirë në spiritizëm (komunikim me shpirtra të vdekur), letrat Tarot ose magjinë e zezë. Është shumë e vështirë të zbulosh numrin real të rasteve kur këto simptoma janë për shkakun e pjesëmarrjes në veprime okulte. Spiritizmi është një problem shumë i madh dhe real…” thotë profesori Endrju Sims, dekani i Kolegjit Mbretëror të Psikiatrisë.
Është e vështirë të provosh diçka “okult” (dmth. i fshehur ose sekret), dhe ka edhe shumë mashtrime që gënjejnë njerëzit e sinqertë. Shoqata pre-shkencore dhe kisha e Mesjetës fajësuan shpirtrat e liq për çdo rast të sëmundjeve fizike dhe mendore, dhe organizuan gjuajtje të shtrigave. Megjithatë, pavarsisht nga paragjykimet, ka edhe evidenca të forta që tregojnë që kontaktet me shpirtrat janë reale. Eksperimentet psikologjike të Zotit Uilljam Barret me njerëz me sytë të mbyllura që komunikuan me shpirtrat përfunduan tek fakti që informacioni që ata mernin ishte “absolutisht jashtë aftësive normale njerëzore.”
Në një histori që ngjanë me mijëra të tjera Andri (emri është i ndryshuar) humbi kontaktin me të atin duke menduar që ai ishte i vdekur ose ndoshta është larguar nga shteti. Andri shkoi te seanca e komunikimit me shpirtrat (ouija sessions) duke qënë goxha skeptik, megjithatë e pyeti një shpirt se ku ishte i ati i tij dhe mori si përgjigje që është në një qytez të vogël të Britanisë. Ai e kontrolloi zonën dhe e gjeti të atin pavarsisht nga fakti që asnjë person në seancë nuk e njihte Andrin.
Bibla përmend frymën – qëniet inteligjente që ndikojnë tek njerëzit për të mirën (“engjëjt”) ose për të keqen (“demonët”). Shkrimet e Shenjta na paralajmërojnë:
„Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti.” Ligji i Përtërirë 18:10-12
Kjo është një listë e saktë e veprimeve okulte që ndodhin sot – vetëm që kjo listë u shkrua 3500 vjet përpara! Njerëzit që komunikojnë me shpirtra urrejnë që Bibla i liston midis praktikantëve me rituale të përgjakura, por sipas policisë, dihet që shumë njerëz me probleme anti-sociale, që janë bashkuar me kulte satanike ku sakrifikojnë kafshët dhe hapi tjetër për të cilët është vrasja – shumica prej tyre kanë filluar me gjërat të pafajshme si komunikimi me shpirtrat e të vdekurve. (Nga polici Bill Keahon in the New York Times Quoted in Police, Feb 87.
Nëse “gjërat e pafajshme” janë aq të sigurta siç mendojnë shumë veta, pse vallë ato shpesh herë i tërheqin njerëzit më thellë në errësirë?
Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni. Efesianëve 5:11
Okult – arti sekret i të ashtuquajtur komunikimi i botës shpirtërore; diçka mëtej i kuptimit të zakonshëm; i fshehtë, sekret, misterioz.