Bibla

Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime, sepse emri yt kërkohet nga unë o Zot, Perëndi i ushtrive. (Jer 15:16)

 

Një djalë i vogël gjeti një Bibël familjare në një dollap të errët, me një gisht pluhur.

“Mami, i kujt është ky liber?” pyeti ai.

“Është libri i Zotit,” ju përgjigj ajo.

“Epo, Mami,” tha vogëlushi, “nuk do të ishte më mirë sikur t’ia kthenim Zotit? Ne nuk e përdorim ndonjëherë.”

 

Kur Stanley filloi të kërkonte Livingstone perms kontinentit të Afrikës, ai mbante me vete shtatëdhjetë e tre libra. Teksa kalonin ditët dhe javët, u detyruar t’i hidhte tutje librat një nga një derisa të gjitha u hodhën përveç Biblës. Stanley e çmonte Biblën. E lexovi tre here gjatë atij udhëtimi të paharueshëm.

Njëherë, një punonjës librarie në Universitetin e Edinburgut pyeti një professor që të nxirte nga bibloteka të gjithë librat në lidhje me lëndën e tij, të cilat nuk nevojiteshin më. Ai u përgjigj, “Hiqi të gjitha librat që janë më të vjetër se dhjetë vjet, përveç Biblës.” Ndryshe nga literature njerëzore, e cila vjetërohet mbas pak vitesh, Bibla i ka bërë ballë testit të kohës dhe përshtatshmërisë në shekuj. Është i vetmi libër që jeton perms epokave. E ka kaluar testin e kohës.

 

Hyrje

 

Shumë mendojnë se Bibla është tepër e mërzitshme dhe e vështirë për ta kuptuar. Fakti është se, këta asnjëherë nuk e kanë hapur Biblën dhe kështu gënjejnë vetveten duke humbur gëzimin, ngushëllimin, paqen dhe mundësinë e shpëtimit të përjetshëm. Jezusi ka thënë, “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”. (Mateu 4:4). Jezusi ka të drejtë. Ai gjeti ndihmë tek Shkrimet dhe njohuria për vullnetin e Atit të Tij kur i rezistoi djallit. Edhe ju mund të gjeni të njëjtën ndihmë.

 

Pika Thellimi

  1. Bibla është libri më i shitur në botë. Pse?

I jep përgjigje dëshirave më të thella të zemrës njerëzore – të dashurisë dhe përkatësisë.

 

  1. Të Krishterët besojnë që Bibla është e frymëzuar. Pse?

Jetët e njerëzve ndryshojnë nga ndikimi i saj. Profecitë dalin të vërteta. Përmban përgjigjen e Zotit ndaj problemeve më kulminante të njerëzimit. Tregon sesi mëkatari mund të shpëtohet.

 

  1. Gjatë shekujve njerëzit kanë qënë gati të japing jetën për Biblën. Pse?

Sepse Bibla zbulon dashurinë e Perëndisë për racën njerëzore, dhe kjo dashuri tregohet në Jezusi. Të Krishterët e duan Jezusin dhe duan t’i tregojnë dashuri dhe besnikëri. Ata lumturohen shumë nga siguria që Jezusi është me ta.

 

  1. Shumë nuk kanë interes as ta lexojnë Biblën. Pse?

      Ata janë zënë ngushtë nga kaq shumë punë që merr kohë. Ajo pak kohë që ju mbetet duan ta shpenzojnë duke bërë qef sipas mënyrës së tyre. Shumë mendojnë se feja do t’ju prishë planet. Bibla na fton, “Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti;” (Psalmi 34:8). Ata humbin pa këtë përjetim.

 

  1. Disa e studiojnë Biblën shumë thellë. Pse?

Ashtu si dhe profeti Jeremia, ata kanë zbuluar se Bibla kthehet në gëzim ne zemrat e tyre (Jeremia 15:16). Sa më shumë e studiojnë aq më përmbushëse dhe mahnitëse bëhet ajo, derisa asgjë nuk jus jell më kaq kënaqësi sa orët që shpenzojnë me Autorin e Fjalës.

 

Nësë e njihni Zotin tuaj nga studimi i Fjalës së Tij, mund të jeni aq të mençur sa dhitë në mal. T’iu spjegoj: Një alpinist, duke u ngjitur në maja të rezikshme, pa kalonte një territory me dëborë. Duke përdorur sëpatën e dëborës dhe litarë, me kujdes u kacavir në faqen e malit. Papritur, vuri re diçka që dukej si një shtëllungë tymi që ngrihej nga faqja e malit poshtë tij. Nga eksperienca kjo mund të ishte shenja e pare e një ortek që po afronte.

Në atë moment pa një dhi mali që po kulloste aty afër. Kafsha ndaloi, e tensionuar dhe kurizi i saj u drodh nën gëzofin e bardhë. Ajo gjithashtu e vuri re rezikun – ishte koha për t’ia mbathur. Menjëherë, u hodh tek një mur akulli dhe u zhduk. Alpinisti e dinte që dhitë e egra e njohin malin e tyre. I vetmi shans që kishtë për të shpëtuar ishte që të ndiqte dhinë. Me siguri dhia do ta dinte rrugën e vetme të shpëtimit.

Me vrap drejt murit të akullt, e nguli sëpatën e tij në gjurmët e dhisë, dhe kaloi. I dolën përpara parvazë dhe doreza që nuk i priste kurë. Me mundim, u mbështoll si një gur teksa dëgjoi ulërimën e tmerrshme të ortekut i cili kishte nisur disa momente më parë. Mençuria paralajmëruese e dhisë për këto male i shpëtoi jetën.

Teksa e njihni Biblën tuaj akoma dhe më mirë, Zoti do t’iu dëgojë mesazhe për çdo emergjencë, duke iu mundësuar të shpëtoni nga tundimet e Satanait.

Pyetje Përgjigje

  1. Çfarë sjell studimi i Biblës?

2 Timoteu 3:15: “Që nga fëmijëria ______________________________________________ e Shenjta, të cilat mund të të bëjnë _____________________për __________________________________ me anë të _______________________________që është në ___________________ _____________.”

 

  1. Çfarë dëshmie të qëndrueshme japin shkrimtarët Biblikë në lidhje me burimin e vërtetë të shkrimeve të tyre?

2 Samuelit 23:2: “ _________________ e _______________________ ka folur nëpërmjet meje, dhe _________________e Tij ka qënë mbi ___________________________________.”

Mikea 3:8: “Unë përkundrazi jam plot me _______________________________ të _________________________ së _________________________.”

Veprat 28:25: “Mirë iu foli ___________________________ ______________________________ me anë të _____________________ Isaia etërve tanë.”

 

  1. Bazuar mbi eksperiencën dhe studimet e tij, çfarë konkluzioni arriti Pali në lidhje me përdorimin e Shkrimeve?

2 Timoteut 3:16: “___________________ Shkrimi është i ____________________________ nga _______________, dhe i dobishëm për ____________________, për ________________________, për _______________________________________ dhe për ___________________________________ me drejtësi.”

 

  1. Si komunikoi Zoti me shkrimtarët e Biblës?

Numrat 12:6: “Nëse ka një profet midis jush, Unë, Zoti ____________________i njohur atij në ___________________, flas me të në _____________________________.”

1 Samuelit 9:15: “Por një ditë para arritjes së Saulit, Zoti e kishte _________________ Samuelin.”

 

  1. Cilat profeci në librin e Isaias u përmbushën në jetën e Krishtit?

Isaia 53:3: “I ________________________ dhe _____________________________ nga njerëzit.”

Isaia 53:5: “Por ai u tejshpua _______________________ shkeljeve tona, u shtyp për ______________, ndëshkimi për të cilin kemi _______________________ paqen është mbi të; dhe për shkak të vurratave të tij ____________ jemi shëruar.”

Isaia 53:8: “ishte goditur për shkak _______________________________________ të popullit tim.”

Isaia 53:12: “u përfshi midis _________________________________; ai ka mbajtur _____________________________ e shumë vetave dhe ka ______________________________ të shkelësve.”

 

  1. Cilat janë dy fjalët që Jezusi ka thënë vazhdimisht dhe tregojnë që Ai e pranonte autoritetin e Biblës?

Mateu 4:4, 7, 10: “____________________ __________________ .”

 

  1. Çfarë ishte më e rëndësishme për Judenjte e ditëve të Krishtit? Tradita apo autoriteti i Shkrimeve? _____________________________________________________________________ (Marku 7:7-9).

 

  1. Si i përshkroi Jezusi ata që nuk i pranuan fjalët e profetëve?

Luka 24:25: “Atëherë ai u tha atyre: O _____________________________________, dhe ___________________________ për të besuar__________________ që kanë thënë profetët.”

 

  1. Si mundemi që ta kuptojmë dhe të bekohemi nga një libër që është shkruar në një periudhë 1,500 vjeçare nga tridhjet e nëntë autorë të ndryshëm?

I Korintasve 2:10: “Por Perëndia na i ka_________________________________________________ me anë të _________________________: sepse ________________________ heton _____________________, edhe ___________ e _____________ .” Pali thotë se flet, “jo me _____________________ të mësuara nga _______________ , por të mësuara nga _______________ __________________ duke i krahasuar gjërat _________________ me fjalë frymore” (1 Korintasve 2:13).

Megjithëse Bibla është shkruar nga 39 autorë, ata ishin të gjithë të frymëzuar nga Fryma e Shenjtë. Fryma e Shenjtë është edhe autori edhe zbuluesi i të vërtetave biblike, dhe vazhdon të na flasë ne edhe sot nëpërmjet Shkrimeve.

 

  1. Çfarë tha Jezusi në lidhje me autoritetin e Biblës dhe dëshmisë së saj për jetën dhe shërbesën e Tij?

Gjoni 5:39: “Ju hetoni _____________________________________; sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre _________________________________ _________________________: dhe ato janë këto që ________________________________________ për _____________________________________.”

Gjoni 5:46: “sepse në qoftë se ju do t’i kishit besuar________________________________________, do të më _________________________________ edhe mua, sepse ai _______________________________ për mua.”

 

Fjalë për të mbajtur mend

Nderim: Të konsiderosh me mahni, të respektosh.

Frymëzim hyjnor: Frymëzuar nga Perëndia; ndikim hyjnor.

I pagabueshëm: Absolutisht i besueshëm.

Vegim: Një zbulesë nga Zoti, disa herë përfshin të ardhmen.

I mbushur: I mbushur thellë me.

Ndryshimi midis

Nje ateist: Dikush që mohon ose nuk beson ekzistencën e Zotit.

Një agnostik: Dikush që thotë se ekzistenca e Zotit është e panjohur dhe e panjohshme.

Një i krishterë: Dikush që pranon Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e tij dhe është shembull në jetën e vet i mësimeve të Krishtit.

 

Unë besoj me të Vërtetë

Bibla është plot me “premtime të jashtëzakonshme dhe të çmuara”. Por, a i vlerësoj dhe ushtroj?

Një plak i reckosur shikoi me vëmendje objektin në duart e tij. Eci drejt derës së argjendarisë dhe pastaj ndaloi. Duke fërguar gurin e ashpër, murmuriti me vete, “Nuk humbas gjë nëse pyes. Ka tërë këtë kohë që ka qënë në shtëpi. Të paktën të kuptoj nëse ia vlen gjë.”

Duke mbledhur kurajon, bëri një hap para, hezitoi dhe së fundmi e hapi derën. Me buzëqeshje të ngrirë argjendari i tha: “Si mund t’iu ndihmoj?”

“Po, babai im e gjeti këtë guriçkë kur ishte fëmijë. Nëna ma vendosi në valixhe. Aty ka mbetur që kur e mora. Fëmijët kanë lojtur me të. Një mi e rëzoi në një vrimë, por e gjeta. Kemi kaluar kohë të vështira. Jam shtyrë të shikoj nëse ia vlen gjë, por sikur nuk ma kishte qefi. E kam patur për shumë kohë. Mendon se ia vlen ta presësh dhe ta lëmosh?”

Eksperti e studioi gurin për disa minuta. Pastaj foli, “Zotëri, guriçka juaj nuk është si një gur i thjeshtë. Është një rubin pigeon’s-blood.”

Guri i vjetër na doli një rubin i përsosur me peshë pothuajse njëzet e katër karat. Ishtë i përsosur në ngjyrë dhe lëndë – i bukur, i pastër, i kuq i zjartë, dhe me vlerë deri 250,000 dollarë.

Gjithë ato vite plaku dhe familja e tij kishin vojtur në varfëri, me barkun bosh. Gjatë gjithë kohës kishin në sirtar atë që mund të ndryshonte gjithçka. Por nuk e kuptuan vlerën e tij.

Ju gjithashtu, keni një thesar në shtëpinë tuaj – Biblën, plot me flalë të çmuara nga Zoti i Universit. Në maj të gishtave keni premtime të çmuara që mund të ndryshojnë jetët tuaja dhe të zgjidhin problemet tuaja. Mos u bëni si ku plakushi dhe ta lini më kot atëherë kur keni kaq shumë nevojë.

Mendoni me kujdes fjalitë në vijim. Nëse, në zemrën tuaj, bini dakord me konceptin e çdo fjalie, vendosni një shenjë përbri saj.

 

[ ]  Unë besoj se Bibla pasqyron një Perëndi të dashur që ka dëshirë të komunikojë me mua, megjithëses shpesherë e harroj dhe vazhdoj rrugën time

[ ]  Unë besoj se njerëzit e shenjtë të Perëndisë ishin të frymëzuar me mesazhin e Biblës sime.

[ ]  Unë besoj teksa e njoh Atë më mirë duke lexuar Fjalën e Tij, do të kem më pak stres dhe do të jem më i lumtur.

[ ]  Do të gjej kohë çdo ditë të lexoj Biblën time që ta njoh Jezusin edhe më mirë.

 

Lutja Ime

I dashur At,

Të falenderoj për Biblën që zbulon dashurinë Tënde dhe vullnetin Tën për mua. Më jep një zemër të hapur të kuptoj atë që lexoj dhe një dëshirë që të të bindem dhe t’iu dëshmoj të tjerëve për Ty. Më bëj të ndjeshëm ndaj Frymës Tënde të Shenjtë tekse ndikon zemrën time me të vërtetën. Le ti strehoj fjalët e Tua në zemrën time dhe të bëhem akoma më shumë si Jezusi. Lutem në emrin e Tij të shtrenjtë. Amen.