Hyjnia

“Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë, ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezus Krisht, për jetën e përjetshme” (Juda 20, 21).

 

Nëna u përkul të puthë Tomin dhe t’i thotë natën e mirë. Dy krahë të vegjël u zgjatën drejt saj dhe e përqafuan. “Mos shko, Mami. Dua të të pyes.”

Nëna priste, të shikonte nëse kjo ishte një mënyrë për ta mbajtur më gjatë apo ndonjë pyetje e thellë.

“Ti dhe Babi keni thënë se Zoti është dashuri dhe se Ai kishte dashuri edhe përpara se të krijonte engjëjt apo botën tonë. Por si mund të kishte Zoti dashuri para se të kishte engjëj apo njerëz? Ai ishte krejtësisht vetëm, s’kishte kë të deshte.”

“Qenke menduar thellë Tomi, por ke harruar diçka të rëndësishme. Zoti nuk ishte vetëm, sepse Zoti është Tre. Dhe të Tre kanë qënë gjithmonë – Zoti At, Zoti Bir, dhe Zoti Frymë e Shenjtë. Njerëzit e rritur përdorin fjalën Trinitet, që do të thotë tre!”

“A ndihet ndonjëherë Zoti i vetmuar?”

“Po, Jezusi ndiheshe shpesh i vetmuar për Atin e Tij kur ishte në tokë, dhe e di se Zotit i mungonte. Gjithashtu Zoti ndihet i vetmuar për ne, gjithashtu. Për këtë arsye Jezusi do të kthehet sërisht së shpejti të na marrë në qiell. Hyjnia, të Tre, e duan njëri-tjetrin kaq shumë saqë duan ta ndajnë me ne këtë dashuri. Dashuria gjithmonë dëshiron të japë më shumë.”

Nëse qepallat e Tomit nuk do të rëndoheshin nga gjumi, Nëna mund t’i kishte folur që Zoti nuk ishte i vetëm në krijim: “Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë” (Zanafilla 1:26) – ose vargun që i përmend të tre: “Tani Zoti Perëndi [Ati], dhe Fryma e tij [Fryma e Shenjtë], më kanë dërguar [Jezusi, Biri i Perëndisë]” (Isaia 48:16)

Por askush nuk mund ta shpjegojë misterin që ndërkohë kur ka NJË Perëndi – “Perëndia ynë është një i vetëm” (Ligji i Përtërirë 6:4) – Hyjni përbëhet nga tre Persona të bashkë-përjetshëm që kanë një marëdhënie unike dhe misterioze.

Hyrje

Në porti Dikson në gjirin perëndimor të Malazisë, gjendet një far i ndërtuar në një shkëmb të thepisur. Drita e atij fari ka udhëzuar më shumë se 1,000 anije çdo javë që kalojnë përgjatë atyre shkëmbinjve të rezikshëm. Duke ndriçuar nga një burim i vetëm, fari mund të shikohet jo vëtm ne det të hapur por edhe shumë milje përgjatë këtij gjiri.

Zoti është deri diku i ngjashëm me këtë far. Ai është Ati i Përjetshëm, që zotëron dashuri, dritë dhe mençuri të pafundme. Me të, si pjesë e Hyjnisë, është Biri i Tij, Jezusi – Shpëtimtari dhe Krijuesi ynë, i cili gjithashtu është Drita e botës. Duke punuar si pjesë e skuadrës së shenjtë është Fryma e Shenjtë, ndriçuesi ynë.

Jezusi thotë se Ati i Tij e donte Atë përpara themelimit të botës (Gjoni 17:24). Kjo dashuri është më reale, aktive dhe konkrete sesa dashuria që ndjejmë ne, sepse nuk është e ndotur dhe e mbështjellë në mëkat.

Të tre Personat e shenjtë ndriçojnë rrugën drejt qiellit. Ashtu si drita shkëlqen në çdo drejtim, ashtu dhe ata janë prezentë kudo, të vendosur të gjithçka të mundur që ne të shpëtohemi.

Ndërkohë kur Hyjnia nuk është një person, por Tre, Perëndia është një në qëllim, mendje dhe karakter. Ndasia e personaliteteve të tyre ishte e dukshme në pagëzimin e Jezusit. Gjatë pagëzimit të Birit të Perëndisë, Ati shqiptoi bekimin e Tij (Mateu 3:16, 17), dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi Të në formën e një pëllumbi. Pak para se të vdiste, Jezusi premtoi, “por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.” (Gjoni 14:26).

Pika thellimi

Hyjnia ka shumë emra të mrekullueshëm. Çdo emër i shton detaje të reja portretit të Hyjnisë. “i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij” (Psalmi 111:9). Më poshtë janë disa fjalë Hebreje që përkthehen “Zot” në Shqip.

Elohim: Besëlidhësi i madhërishëm (forma e shumësit që tregon Trininë).

Elohim Chai: Zot i Gjallë.

Elohei Chasdi: Zoti i mëshirës.

Elohei Olam: Zoti i përjetshëm.

Elohei Mikarov: Zoti që qëndron afër.

El: I Madhërishmi.

El Elyon: I Përjetshëm, Zoti më i Larti.

El Gibbor: Zoti Kampion.

El Shaddai: Zoti i Madhërishmi, burim i bekimeve dhe ngushëllimit.

Yaweh: Jehovai ose ZOTI “UNË JAM AI QË JAM”

Adonai: Zoti, Komandanti i Madhërishëm.

Pyetje Përgjigje

  1. Të njohësh Zotin është më shumë sesa të njohësh emrat e Tij.

Jezusi ka thënë në Gjoni 17:3, “Kjo është ____________ e përjetshme, të të ___________________ ty, të vetmin Perëndi _________________ dhe _______________ _______________që ti ke dërguar.”

Nëpërmjet Biblës dhe natyrës ne njohim Perëndinë. Teksa adhurojmë Zotin, natyra na ndihmon ta kuptojmë Atë më mirë. Ashtu si djali i vogël që pothuajse shpërthen me fjalë të mëdha dhe të mrekullueshme për babin e vet, ne përdorim disa fjalë të vështira për të përshkruar Hyjninë (shiko “Fjalë për të Mbajtur Mend” më poshtë). Jo vetëm emrat e Perëndisë por edhe atributet e Tij hyjnore na ndihmojnë ta njohim Zotin edhe më mirë.

  1. Gjithëdija.
  2. Konsideroni sesi trupi juaj tregon mençurinë e Perëndisë.

Psalmi 139:14: “Unë do të të ______________________________________ sepse jam krijuar në mënyrë të ______________________________; _________________________janë të mrekullueshme.”

Ruazat e kuqe – mbartës fantastik të lëndës së parë dhe oksigjenit – shkojnë ne pjesët e skajshme të trupit tuaj. Në vend që të kthehen bosh, ato mbartin dioksidin e karbonit dhe e zbrasin në mushkëri për tu ngarkuar sërisht. Si i drejton Perëndia këto miliarda qeliza të kuqe, gjithmonë në lëvizje, pa patur drejtues trafiku?

Si i dizenjoi Perëndia substanca misterioze të cilat as edhe kimisti më i zoti nuk mund t’i duplikojë, dhe të cilat shndërrojnë mollët, spinaqin, bukën dhe karrotat në kocka, thonj, dhëmbë, muskuj, gjak dhe mbështymë? Si mund ta dijë stomaku yt se cilat lëngje janë të përshtatshme për një ushqim të veçantë, dhe se në cilën radhë duhet të tretet secili ushqim?

  1. Konsideroni sesi natyra shpall mençurinë e Perëndisë. “I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e___________________________________ është______________________e tij.” (Psalmi 147:5).

Mendoni për një moment në lidhje me planin e Krijuesit për të mbrojtur polenin e luleve dhe të barërave nga shiu dhe vesa. Vini re një fushë me dantella Mbretëresha Ana gjatë një dite me shi. Disa nga kokët e luleve rumbullake delikate janë të varura. Disa jo. Pse? Ato kokë që e kanë shkarkuar polenin e tyre qëndrojnë drejt. Ato që sapo kanë çelur – në të cilat poleni është ende duke u pjekur – varen në 90 gradë. Zoti e planifikoi këtë që në mot të lagësht kërcelli bëhet i dobët 3 cm poshtë kokës së luleve, duke e rojtur polenin nga shiu.

Vetëm Zoti mund ta dizenjonte kërcellin që të përkulet nëse ka polen dhe të qëndrojë drejt kur nuk ka!

  1. I Gjithëpushtetshëm.
  2. Zoti pyeti në Jobi 38:31, “A mund t’i __________________ ti lidhjet e Plejadave?”

Ne nuk mundemi, por Perëndia mundet. Kjo tufëz yjesh në hemisferën Veriore duket sikur ka 6 ose 7 yje, por përmes teleskopit, astronomët kanë identifikuar më shumë se 250. Të gjithë këta yje, një prej të cilëve është 800 herë më i madh sesa dielli ynë, lëviz në hapësirë në rrugë paralele me një lëvizje të përbashkët. Është sikur Zoti ka thënë, “Do të lëvizësh në qiej sëbashku. Fuqia ime do të të mbajë në tufëz teksa udhëton me shpetësi maramëndse në hapësirë.”

  1. “për Perëndinë _________________ gjë është _________________________” (Matthew 19:26).
  1. Gjithëprania.

Hebrenjtë 4:13: “Nuk ka ________________ që të jetë ___________________ ________________Tij; por të gjitha janë __________________ dhe __________________ para __________________ të Atij, të cilit ne do t’i japim llogari.”

Drita (e quajtur energji e rezatuar) mund të na ndihmojë më mirë ta kuptojmë konceptin e aftësisë së Perëndisë për të qënë prezent kudo në të njëjtën kohë. E gjithë drita ekziston në formën e valëve, duke variuar nga jashtëzakonisht të mëdha me gjatësi qindra milje, tek rezet infra të kuqe që maten me mikronë – 1/1000ta e milimetrit – ose rezet kozmike kaq të vogla saqë janë pjesëza të vogla të një të miliontat e një centimetri. Megjithatë persona të kualifikuar që përdorin makineri komplekse mund të bëjnë çudira të mrekullueshme me këto tipe të dritës së padukshme përreth nesh, si rezet x dhe rezet ultraviolet. Megjithëse Zoti është i padukshëm, Ai është gjithmonë afër dhe dëshiron të na rrethojë me prezencën e Tij të dashur. Ju mund të ndriçoheni nga drita e jetës së Tij.

  1. Pandryshueshmëria. “Unë jam _____________________, nuk _____________________” (Malachi 3:6).

Në pyjet tropikalë në Malajzi, xhunglat gjithmonë të lagështa kanë temperaturë të ngjashme me një shtëpi të nxehtë në Korrik apo në Janar, pylli kullon. Kafshët e xhunglës nuk bien në gjumë dimëror. Ushqimi është i bollshëm gjatë gjithë vitit. Vargjet e zogjve menjëherë ndjekin të fundit. Gjethe të reja rozë ose të kuqe shfaqen vazhdimisht mes jeshiles. Xhungla pulson me dinjitet, një profuzion fantastik i jetës, dhe zëra të pazakontë. Masa e specieve në flora dhe fauna është maramendse.

Mund të qëndroni në një nga këto xhungla dhe të mahnitesh nga pandryshueshmëria. Zoti ynë është kështu. Me të nuk ka ndryshueshmëri (Jakobi 1:17). Ai nuk ndryshon. Ai është konstant në dashurinë dhe mëshirën e Tij. Gjithmonë i mban premtimet. A nuk jeni të kënaqur që Perëndia nuk ndryshon?

Fjalë për të Mbajtur Mend

Vet-ekzistent: Nuk i varet jeta nga dikush tjetër.

I Gjithëdijshëm: Ka gjithë mençurinë, di gjithçka.

I Gjithëpushtetshëm: Ka gjithë fuqinë, i madhërishëm.

I pandryshueshëm: Nuk ndryshon, perfekt.

Sovranitet: Të kesh gjithë sundimin dhe fuqinë supreme. “Zoti bën ç’të __________________, në __________________________, dhe në ____________________________” (Psalmi 135:6).

Paradija: Të dish gjithçka para se të ekzistojë ose të ndodhë.

Liria njerëzore: Aftësia për të bërë zgjedhje personale lirshëm – një dhuratë e dhënë nga Zoti gjithë njerëzve.

Shumësi: Më shumë se një. Hyjnia është tre Persona hyjnor.

Mishërim: Zoti që zbriti në mish në personin e Jezusit.

Dallimi Midis

Paradija dhe liria njerëzore: Zoti të lejon të mëkatosh, por nuk i paracakton veprimet e tua. Zoti e respekton lirinë tënde të zgjedhësh. Zoti mund t’i parashikojë zgjedhjet e tua, por paradija e Tij nuk përcakton se çfarë do të zgjedhësh. [VINI RE: IDEJA E “PARACAKTIMIT” DHE “PËRCAKTIMIT” NUK ISHTE PREZENTE NË PËRKUFIZIMET E “PREDESTINIMIT” MË SIPËR – KA NEVOJË TË JETË.] 

  1. “por të gjithë atyre që e ______________________ ai u dha ________________________ të bëhen bij të _________________, atyre që _________________________ në emrin e tij,” (Gjoni 1:12).
  2. Apeli i Zoti për ne është: “zgjidhni __________________ kujt do t’i _______________” (Jozueu 24:15).

Besoj me të Vërtetë

Një gjethe tërfili është një gjethe që ka tre gjethëza. Nuk janë tre gjethe, por vetëm një, megjithatë janë tre gjethëza që bëjnë një gjethe.

Në të njëjtën mënyrë Hyjnia – Tre në Një. Në kryq mund të shohim dashurinë e pamasë të Hyjnisë për secilin prej nesh. Ati dhe Fryma e Shenjtë ndanin së bashku agoninë e Birit kur ai thirri, “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Mateu 27:46). Ata vuajtën së bashku me Të kur Ai nuk mund të shihte dot përtej varit. Së bashku ndjenë një trishtim të thelluar në tmerr, që nu nuk do ta kuptojmë ndonjëherë.

Konsideroni me kujdes çdo fjali me poshtë para se të përgjigjeni. Nëse, në zemrën tuaj, bini dakord me konceptin e çdo fjalie vendosni një shenjë përbri.

[ ]   Unë zgjedh të pranoj mundësitë e lavdishme që Zoti ka planifikuar për mua, për të më dhënë një të ardhme dhe shpresë” (Jeremia 29:11).

[ ]   Unë e hap zemrën të marr dashurinë e Perëndisë.

[ ]   Unë vendos që dashuria e pamasë e Perëndisë të mos humbë kot tek unë.

 

Lutja ime

I dashur At,

Të falenderoj për mirësinë dhe dashurinë Tënde të madhe për mua, për Birin Tënd që vdiq për mua, dhe për Frymën e Shenjtë që më shtyn ta pranoj këtë dashuri të madhe. Le të mos humbasë aspak kjo dashuri në zemrën time. Në emrin e Jezusit. Amen