Jeta, Vdekja dhe Ringjallja e Krishtit

“Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: “Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve.” (Zbulesa 5:13).

 

Një grup turistik në Jeruzalem po dëgjonte guidën. “Kjo kishë, shën Pjetri në Gallikanti, u ndërtua mbi shtëpinë e Kaifës, kryeprifti në kohën kur u kryqëzua Jezusi. Rrugët prej guri antike jashtë kishës vijojnë nga Lugina e Kidronit tek qyteti i vjetër i Jeruzalemit – ndoshta e njëjta rrugë në të cilën turma e kishte marrë Jezusin nga kopshti i Gjetsemanisë.

Heshti për të theksuar, “Gërmimet e fundit kanë zbuluar një birucë apo burg poshtë shtëpisë së kryepriftit ku mbaheshin të burgosurit para gjyqit. Para se të zbrisni në këtë gropë të thellët guri, do të ndaj me ju dy shkrime. E hapi Biblën tek Isaia 53:8 dhe lexoi, “U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi;…sihte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim.”

Pa komente e hapi tek Psalmi 88:4, 6: “Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë: jam si një njeri që nuk ka më forcë. Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vende të errëta, në humnerat.”

Teksa turistët ndiqnin guidën tek birucat, një grua foli, “Jam konfuze. Mendja ime po përpiqet të fitojë koncepte të reja. A ndoshta çdo shkallë guri po më drejton më afër tek vendi ku Zoti im u hodh mizorisht atë natë të errët të Enjte?”

Kur mbëritën në fund të gropës, guida iu tregoi tavanin që kishte një vrimë të hapur në gur e mjaftueshme sa për trupin e një njeriu. A mund të ketë qënë kjo vrima ku ushtarët i hidhnin të burgosurit që prisnin gjyqin?

Çfarë mendimesh kalonin në mendjen e Jezusis, nëse ishte hedhur në një vrimë të errët, i vetmuar, duke pritur gjyqin e Tij? Psalmi 88:7 na zbulon agoninë e Tij: “Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët e tua.” I hidhëruar ai ka bërtitur, “Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.” (Psalmi 88:8).

A ishte kjo ndarje e tmerrshme nga Ati i Tij, vuajtjet për të gjithë mëkatarët, pjesë e planit të Qengjit që ishte therrur që nga krijimi i botës?” (Zbulesa 13:8).

Nëse do të qëndronit në gurrët e ashpër të asaj grope, a nuk do tju mbushej zemra me mirënjohje ndaj nj Perëndie kaq shumë të mbushur me dashuri të përjetshme?

 

Hyrje

Si mund ta kuptojmë karakterin e Perëndisë kur Satanai ia ka dalë mbanë ta shajë Atë gjatë 6,000 viteve? Si mund të zbulojmë misterin e nj Perëndie të plotfuqishëm që i ka dhënë çdo krijese fuqinë e zgjedhjes të cilën Ai nuk do ta imponojë kurrë? Mendjet tona nuk mund ta kuptojnë këtë përzierje të hirit dhe drejtësisë – të dëshirës për të falur dhe që nuk e le fajtorin pa dalë përpara përgjegjësisë. Ai nuk do të imponojë kurrë, por Ai qëndron tek dera e zemrës tonë duke trokitur, “nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai” (Zbulesa 3:20). Kur Adami dhe Eva mëkatuan; përse Zoti nuk i braktisi çiftin fajtor, por me këmbëngulje i thërriste, “Ku je?” Përgjigja gjendet vetëm tek dhurata e hirit e parë tek personi i Jezusit.

Isaia thotë: “Ai do të shikojë ______________________ të shpirtit të tij dhe do të jetë __________________; me anë të diturisë së tij, i drejti, _________________________, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër _________________________” (Isaia 53:11)

 

Pika Thellimi

 

  1. Konsideroni kontrastin midis thirrjes që ju bën Perëndia mëkatarëve që të pranojnë faljen e Tij, dhe zemërimit të Tij kundër mëkatit dhe rebelimit.

Kur Zoti me këmbëngulje thërret, “Ku je?” çfarë e shtyn Atë tek ne? Dashuria që ka për ne. Kur Krishti zbulën dashurinë që ka për ne, atëherë fillojmë të shikojmë se shpërblimi qiellor është shumë herë më i vlefshëm se të gjitha zotërimet tona në tokë.

Premtimi është i sigurt: “Dhe unë, kur të __________________ lart ______________________, do t’i ________________________ të gjithë tek unë”. (Gjoni 12:32)

 

  1. A mund të kuptojmë se çfarë ndodhi me të vërtetë në kryq?

A ishin torturat dhe vuajtjet që vranë Jezusin? A ishte shtiza në brinjët e Tij që e vrau? Jo, Krishti vdiq nga një zemër e thyer. Ai vdiq i dëshpëruar sepse ndjeu se prezenca e Atit të Tij ishte tërhequr. Ai u ndje plotësisht i vetmuar teksa mbani mbi supe zemërimin e Perëndisë ndaj gjithë mëkateve të të gjithë njerëzimit. Ai pati frikë se mëkati ishte kaq ofendues ndaj Atit të Tij saqë Ai nuk mund të shpresonte se do të pajtohej ndonjëherë me Të. Në atë orë të errët, Jezusi nuk shikonte dot përtej varrit.

 

  1. A e keni vënë re se Krishti e krahasoi vdekjen e parë me gjumin? (Gjoni 11:11)

Jezusi nuk kishte frikë nga dhimbjet fizike apo vdekja e parë. Ai na shpjegoi se nga çfarë duhet të kemi frikë në Mateu 10:28: “Dhe mos kini frikë nga ata që _______________ trupin, por nuk mund të vrasin _____________________; kini frikë më tepër nga ai që mund __________________ ________________dhe_________________________në Gehena.”

Po, Krishti ndjeu dëshpërimin e errët që ndjen mëkatari kur zemërimi i Perëndisë derdhet mbi të. Për këtë foli kur ishte në Kopshitin e Gjetsemanisë, “Shpirti im është thellësisht ____________________, deri në _______________________ “. (Mateu 26:38)

 

  1. Përse e lejoi Ati që Biri të vuante fajin e mëkateve të cilat nuk i kishte bërë?

Shumë kohë më parë Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë formuluan një plan sesi të falnin mëkatarin e penduar dhe në të njëjtën kohë të ruajnë drejtësinë e ligjit të Perëndisë. Shpresa për jetën e përjetshme ishte premtuar “përpara të gjitha kohërave” (Titit 1:2). Plani dhe premtimi përfshinte ofertën që Krishti do të jepte Vetveten si sakrificë për mëkatet e botës. “sepse Perëndia e ka pajtuar _____________________ me veten në ______________________” (2 Korintasve 5:19). Me fjalë të tjera, sakrifica e Krishtit hoqi barierën midis Zotit dhe qënieve njerëzore mëkatare. Jezusi e mbarti të plotë zemërimin e Perëndisë ndaj mëkatit. Ai e ktheu tutje zemërimin e Perëndise ndaj mëkatit dhe mbarti dënimin tonë në vet trupin e Tij.

 

Pyetje Përgjigje

 

  1. Karakteri i Perëndisë zbulon përzierjen e hirit dhe të drejtësisë.
    1. Si e tregon Zoti që ende i do fëmijët e Tij që kanë rënë?

Jeremia 3:12-14: _________________________________________________________

    1. Me sa mëshirë ju bën Zoti thirrje mëkatarëve?

Isaia 55:7: “I pabesi le _____________________ rrugën e tij dhe ___________________i padrejtë _____________________e tij, dhe le ___________________ tek Zoti që të ketë ________________________për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.”

 

  1. Cili është reagimi i Perëndisë ndaj refuzimit të vazhdueshëm të vullnetit të Tij?

2 Kronikave 36:16: “Por ata _____________________me lajmëtarët e Perëndisë, ____________________fjalët e tij dhe _______________________profetët e tij, deri sa _____________________i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte _________________.”

 

  1. Çfarë dhuratash të çmuara na ka dhënë Perëndia për shkak të Krishtit?

1 Korintasve 1:30: a. _____________________________ b. _____________________________ c. ______________________________________ d. ___________________________________

 

  1. Kur ende ishim armiq me Perëndinë, çfarë arriti Ai me anë të vdekjes së Birit të Tij?

Romakët 5:10, 11: “Në fakt, ndërsa ishim armiq, u ____________________me Perëndinë nëpërmjet _______________________ së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të ___________________________ nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani ____________________ ______________________.”

 

  1. Si e quan Bibla planin e Zotit për të na pajtuar me Të?

2 Korintasve 5:19: ______________________________________________________________.

 

  1. Ne mund të zgjedhim të pranojmë sakrificën e Krishtit dhe të marrim falje ose ta mohojmë atë dhe të përjetojmë zemërimin e Perëndisë.

Gjoni 3:36: “Kush beson në Birin ka jetë _______________________, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë __________________________, por zemërimi i Perëndisë ____________________ mbi_____________.”

 

  1. Meqënëse sakrifica e Krishtit e hoqi barierën midis Perëndisë dhe mëkatarit, si ndihet Zoti për këtë sakrificë?

Efesianët 5:2: Është një “parfum ___________________________.

 

  1. Si e tregojnë Shkrimet se mëkatet që kemi bërë i transferohen Jezusit si mëkat-mbartësi ynë?

Isaia 53:4-6: “Megjithatë ai mbante sëmundjet ___________________ dhe kishte marrë përsipër dhembjet ______________________; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve __________________, u shtyp për paudhësitë ____________________; ndëshkimi për të cilin ____________________ paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij __________________ jemi shëruar… Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ___________________________ të gjithëve.

 

  1. Çfarë u arrit me anë të vdekjes së Krishtit?

1 Korintasve 6:20: “Sepse u ________________________ me një çmim! ________________________ Perëndinë, pra, në ______________________ tuaj dhe në __________________ tuaj, që i përkasin Perëndisë.”

 

  1. Rebelimi i Adamit solli mëkatin dhe vdekjen. Si e ktheu mbrapsht këtë gjë Krishti?

1 Korintasve 15:22: “Sepse, ashtu sikur ________________________ __________________ në Adamin, kështu _____________________ do të ________________________ në Krishtin.”

 

  1. Jeta dhe vdekja e Krishtit u bë një urë për të na lidhur me Perëndinë. Çfarë mund të bëjë jeta e Tij e përsosur për ne?

Romakët 5:10: “Në fakt, ndërsa ishim _________________, u ____________________ me Perëndinë nëpërmjet ___________________________ së Birit të tij, ______________ _______________________ tani, që jemi pajtuar, do të ___________________ nëpërmjet _____________________ së tij.” Kur ne i dorëzohemi Jezusit, zemra jonë bashkohet me zemrën e Tij, vullneti ynë shkrihet në vullnetin e Tij, mendja dhe mendimet tona bëhen nje me mendjen e Tij.

Nëpërmjet fuqisë së Tij, jetojmë jetën e Tij! Kur Perëndia na shikon, Ai shikon drejtësinë e përsosur të Jezusit dhe jo mëkatet tona.

 

  1. Si i jep rringjallja e Krishtit kuptim jetës dhe vdekjes së Tij?

1 Korintasve 15:14: “Por në qoftë se Krishti nuk është ________________________, __________________ ynë është i kotë dhe i ____________________ është edhe ____________________ juaj.

1 Korintasve 15:17: “por në qoftë se Krishti nuk është _____________________, i kotë është _________________________ juaj; ju jeni _________________ në ________________ ___________________”

 

Fjalë për të Mbajtur Mend

 

Shlyerje: Pajtimi midis Perëndisë dhe mëkatarit i arritur nëpërmjet sakrificës së Krishtit.

Pajtimi: Restaurimi i marëdhënies midis Perëndisë dhe njerëzve në bazë të asaj që Krishti arriti të bëjë në kryq.

Qetësimi: Shlyerja ose spastrimi i mëkatit nëpërmjet sakrificës së Krishtit.

Zëvendësimi: Vdekja e Krishtit në vend të mëkatarëve

Fitimtar: Krishti i pamëkatë zë vendin e mëkatarit dhe vdes për të.

Shpërblesë: Çmimi që paguhet për të shpëtuar mëkatarin.

 

Dallimi Midis

Vdekja e parë: Një gjumë i pandërgjegjshëm nga i cili do të zgjohen të gjithë kur t’i rringjallë Jezusi – të shpëtuarit në rringjalljen e parë; të ligjte në të dytën. Jezusi iu referua kësaj si gjumë.

Vdekja e dytë: Dënimi dhe shkatërimi final i mëkatarëve që nuk u penduan.

 

Besoj me të vërtetë

Vendosni një shenjë përbri fjalisë që shpreh përgjigjen tuaj ndaj këtij studimi.

[ ]   E falenderoj Zotin për Krishtin i cili vuajti dhe vdiq për mua.

[ ]   Jam shumë i lumtur që Jezusi u ngrit nga vari dhe tani qëndron në qiell si Miku dhe Ndërmjetësi im.

[ ]   Përmes hirit të Perëndisë kërkoj fitoren e Krishtit mbi mëkatin.

[ ]   Dëshiroj fort të jem në qiell me Jezusin, së bashku me të shpëtuarit, të adhuroj Atë si Zotin dhe Mbretin tim.

 

Lutja Ime

I dashur At,

Të falenderoj që ke dhënë Birin Tënd të vdesë në vendin tim. E lavdëroj Atë për shembullin e Tij të përsosur të bindjes. Të falenderoj Ty që Ai është në qiell, dhe do të kthehet shpejt për të na marë me Të në shtëpi. Më jep hirin dhe fuqinë të bëj vullnetin Tënd, që të fitoj të tjerët në mbretërinë Tënde. Amen.