Konflikti i Madh

“Sepse u bëmë lojë për botën, për engjëjt dhe për njerëzit.” (1 Korintasve 4:9).

 

Grupi turistik qëndroi mbi gurët ku mund të kishte qëndruar Jezusi kur predikoi në Gjoni 6. Atë ditë Ai i nxiti dëgjuesit e Vet që të pranojnë dhuratën e jetës së përjetshme. Kushti ishte i thjeshtë: të besonin në Të dhe ta pranonin.

Guida iu tregoi për elegancën e kësaj sinagoge antike, tashme pjesërisht e restauruar. Nga shtyllat e saj gjigande, të dekoruara me motive lulesh dhe të arkës, ngriti sytë lart. Përtej qiellit të kaltërt (i mungonte çatia) imagjinoi Jezusin që shikonte poshte me lot në sy teksa kujtonte atë ditë kur shumë nga dishepujt e Tij “u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.” (Gjoni 6:66).

Guida vazhdoi, “I shikoni këta gurë themelesh? Ata përbënin sinagogën origjinale të kohës së Jezusit. Këtu, u kryen shumica e veprave të tij të madhërishme” (Mateu 11:20). Përpara i uleshin njerëz që i kishte shëruar nga lloj lloj sëmundjesh, ose nga të cilët kishte dëbuar demonët. Por ata nuk donin ta pranonin kushtin për të marë jetën e përjetshme. Ata refuzuan që të pendohen.

Guida heshti. “Dikur, Kapernaumi ishte një qytet i lulëzuar në brigjet e Galilesë. Tashmë shikon vetëm rënoja. S’ka asnjë që i viziton përveç turistëve. A mund t’i jetë dridhur zëri Jezusit kur tha fjalët në Mateu 11:23? “Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.”

Kapernaumi është ilustrimi i një konflikti të madh midis Krishtit dhe Satanit. Dukshëm, djalli e fitoi këtë betejë, por nuk fitoi luftën kozmike që përfshin të gjithë universin. Rreth 140 kilometra në jug të Detitë të Galilesë është një kodër e vogël jashte qytetit të Jeruzalemit që quhet Kalvar. Këtu në kryq Jezusi lëshoi një britmë fitimtare, “U krye.” Nga ky vend, fjalët e Tij sollën gëzim tek engjëjt dhe qëniet që nuk ranë në mëkat.

Kush do ta fitojë betejën e madhe që ndodh në jetën tënde: Krishti apo Satani?

 

Hyrje

Si filloi gjithëçka? Kur e nxori mëkati fytyrën e vet të shëmtuar në një vend të përsosur?

Gjithë universi ishte i përqëndruar tek Hyjnia, derisa një engjëll të cilit Krijuesi i kishte falur dhuntitë e mençurisë dhe të bukurisë u kthye kundër vet Krijuesit. Ezekieli 28:15 përshkruan Luçiferin:

“Ti ishe _______________________________________ në rrugët e tua qysh nga dita që _______________________________, deri sa nuk u zbulua te ti _______________________________.”

Misteri i tmershëm i origjinës së të keqes nuk është shpjeguar. Nuk ka arsye apo justifikim për grindjen, egoizmin, dhe krenarinë që shtyu Luçiferin të keqpërdorë dhuntitë që i kishte dhënë Perëndia. Vini re fjalën “Unë” në mendimet e Tij.

“Unë do të ngjitëm në _____________________, do të ngre _________________ përmbi yjet e _____________ :

Do të ulem mbi _____________ e asamblesë në pjesën _____________________ : do të ngjitem mbi __________________ të reve; do të jemi i ngjashëm me ___________________ ________________” (Isaia 14:13, 14).

Kështu filloi konflikti i madh. Luçiferi përdori një armë që Zoti nuk mund ta përdorte. Gënjeshtrat. Zoti është i vërtetë. Duke shtrembëruar faktet dhe duke krijuar fallsitet, Luçiferi mashtroi një të tretën e engjëjve. Ky rebelim ndaj qeverisë së Zotit tregohet tek Zbulesa 12:7-9:

“Edhe u bë _________ në qiell… gjarpëri u hodh mbi _________________________, me të u hodhën edhe _____________________.”

Si u përfshimë ne? Satanai e urrente paqen dhe pastërtinë e prindërve tanë të parë. Ai e pati zili gëzimin e tyre teksa i shikonte që ngazëlloheshin me bukuritë e Edenit, që ndriçoheshin nga vizitat e përditshme të Krijuesit të tyre.

Zoti e paralajmëroi Adamin dhe Evën, “Mos shkoni kurrë afër asaj peme. Mos e hani frytin e saj, sepse pastaj do të njihni vdekjen dhe të keqen.” Por i maskuar si një gjarpër, Satanai e tronditi besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Zotit (Zanafilla 3:5). Ata i besuan gënjeshtrat e tij! Në atë moment djalli jua vodhi sundimin që kishin mbi tokën. Këtu filloi qeverisja e tij e vdekjes, së keqes dhe dhimbjes.

Më e trishtueshme se gjithçka ishte ndarja e Adamit dhe Evës nga Perëndia. Para se Zoti t’i dëbonte Adamin dhe Evën nga Edeni dhe Pema e Jetës, Ai ju dha shpresë – premtimin e një Shpëtimtari. Prandaj Jezusi duhej të vinte në këtë planet.

 

Pika Thellimi

  1. Si ndikoi qeverisja e Satanit mbi racën njerëzore?

Ndarje dhe përçarje në familjen njerëzore.

Zanafilla 4:8: “Kaini u ngrit ______________________________ vëllait të tij Abelit dhe e vrau.”

E keqja në njerëzit u shtua duke sjellë përmbytjen.

Zanafilla 6:5: “Tërë synimet e mendimeve të zemrës së njerëzve nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.” Zanafilla 6:13: “toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja unë do t’i zhduk bashkë me tokën.”

Babeli dhe konfuzioni mbas saj tregon gjithashtu një element të rëndësishëm në konfliktin e madh. (Zanafilla 11:1-9)

 

  1. Si e dimë që bota u bë skena në të cilën luhet beteja dramatike midis së drejtës dhe të padrejtës?

Jobi 1:6, 7: “Një ditë ndodhi që _______________ __________ _________________ shkuan të paraqiten para ___________________, dhe ndër ta shkoi edhe ________________. Zoti i tha Satanait. “Nga vjen?” _______________ iu përgjigj Zotit dhe tha: “Nga ecejaket mbi ____________________, duke e përshkruar lart e poshtë.” Historia e Jobit ilustron sesi Satanai dhe Zoti janë shumë të interesuar për jetët tona, por për arsye të ndryshme.

Krahasoni me 1 Korintasve 4:9: “u bëmë _________________________________ për botën, për ______________________________, dhe për ______________________________.”

  1. Konsideroni gjithashtu zgjedhje e Abrahamit dhe të Izraelit nga Zoti dhe sesi u zhvillua konflikti gjatë gjithë historisë së Izraelit në Dhiatën e Vjetër.

A mund të përmendni disa persona apo histori në Dhiatën e Vjetër që tregojnë sesi është luftuar konflikti i madh? ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

  1. Kryqi ishta fushbeteja e fundit. Fitorja në kryq siguron fitoren tonë.

Kur Jezusi tha, “U krye,” Ai i deklaroi universit se Satanai është përgjithmonë një armik i humbur. Mëkati na ka ndarë nga Perëndia. Prandaj erdhi Jezusi në këtë botë që të luftojë betejën e madhe, të mundë mëkatin dhe Satanain, dhe të na pajtojë me Perëndinë. Ai dëshiron të na transformojë. Ai e urren mëkatin që na ndot. Satanai na i ka çoroditur mendjet dhe imagjinatën tonë, ka degraduar shpirtin tonë që të jemi të dobët dhe të pafuqishëm moralisht. Cila është zgjidhja e kësaj ndotje, ndarje dhe vdekje të tmerrshme?

Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë disa nga çështjet kryesore në konfliktin e madh?

 

  1. Ligji i Zotit është i drejtë dhe thelbësor në qeverisjen e Tij të universit.

Pa ligjin, nuk mund të ketë rregull në univers. Ligji i Zotit reflekton karakterin e Tij, i cili është dashuri. Satanai e përçmon këtë ligj. Zoti thotë që mëkati është “shkelje e___________” (1 Gjoni 3:4). Satanai ngre akuzat se ligji është i njëanshëm dhe heq lirinë njerëzore. Si mund të sigurohemi që kjo është gënjeshtër?

 

  1. Bindja si shprehje e dashurisë është e domosdoshme për të qënë pjesë e familjes së Perëndisë.

Satanai e akuzon Perëndinë që vet-lartësohet mbasi Ai kërkon bindje ndaj ligjit të Vet. Satanai gjithashtu ngre akuzat se ligji i Zotit nuk mund të zbatohet. Është i njëanshëm, tepër kërkues, dhe tepër kufizues ndaj lirisë njerëzore. Zoti nga ana tjetër, dërgoi Birin e Tij, Jezusin, që t’i tregojë universit se ligji mund të zbatohet. Fakti që Jezusi e mundi Satanain në tundimin e shkretëtirës (Mateu 4:4-10) dhe që e mbajti ligjin e Perëndisë kur ishte në tokë dhe nuk mëkatoi, tregon se bindja ndaj Zotit është e mundur.

Jezusi ka thën: “sikurse unë _________________________ _____________________________ e Atit tim dhe ____________________________________________ në dashurinë e Tij” (Gjoni 15:10).

Pjetri thotë: Jezusi “ _____________________ asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë ________________________ në gojë të tij” (1 Pjetrit 2:22).

Pali shton: Jezusi “u bë i ____________ deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit” (Filipianët 2:8).

 

  1. Roli i Krishtit në qeverisjen e Perëndisë.

Që nga përjetësia Krishti Biri është bashkëekzistent, i bashkëpërjetshem dhe i barabartë me Zotin At. Satanai e vuri në diskutim rolin e Krishtit dhe pretendoi se ai duhet të zerë vendin e Krishtit afër Perëndisë. A mundet një krijesë të zerë vendin e Krishtit Krijuesit në këshillin hyjnor?

 


  1. Bibla është autoriteti i Zotit dhe vullneti i Tij për qëniet njerëzore.

Mbas hyrjes së mëkatit, Zoti zgjodhi që t’iua zbulojë Vetveten profetëve dhe mesazherëve të Tij dhe kjo zbulesë shkruhet në Bibël (Hebrenjtë 1:1-3). Përgjatë historisë, Satanai e ka sulmuar Biblën. Është pjesë e strategjisë së tij në konfliktin e madh që t’i drejtojë njerëzit të mosbesojnë Fjalën e Perëndisë. Në anën tjetër, Jezusi tregoi se Shkrimet janë arma më efikase për të fituar betejën në këtë konflikt.

Mateu 4:4 “Njeriu nuk rron vetëm me ___________________________________ por me çdo ______________________________ që del nga ____________________________ e ______________________.”

 

  1. Çështja më e rëndësishme: kush është Jezusi.

Jezusi pyeti: “Kush thonë _____________________ se __________________unë, i Biri i njeriut?” (Mateu 16:13, 14). Pjetri iu përgjigj, “Ti je __________________, _________________ i ____________________ të gjallë” (Mateu 16:16). A është Jezusi plotësisht Perëndia dhe i barabartë me Zotin At dhe Zotin Frymë në Trinitet? Dhe a është plotësisht njerëzor, duke u identifikuar me njerëzit që do t’i shpëtojë? Përgjigja cakton se në cilën anë të konfliktit qëndrojmë.

 

  1. E vërteta pa Jezusin.

Satanai përpiqet t’i bindë njerëzit se ata mund ta kuptojnë të vërtetën pa Jezusin, i cili është “_____________________, ____________________, dhe ___________________________” (Gjoni 14:6). Në urrejtjen e tij për Krishtin, Satanai përpiqet ta fshijë Krishtin jo vetëm nga vendi që i takon në univers por nga qendra e gjithë doktrinave biblike. Kështu Satanai përdor mësuesit fetarë (teologët) që të sygjerojnë qendra të tjera të së vërtetës pa Jezusin. 1 Gjonit 2:18 parashikon se: “është ora __________________ dhe sikurse e dëgjuat, _________________ duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë ______________________; prej nga e dimë se është ora _______________.”

 

  1. Vartësi totale në Zoti apo në vetja.

Si mund ta ketë dikush jetën e përjetshme? Satanai, nëpërmjet sistemeve të ndryshme fetare dhe filozofive, tregon me dinakëri se mund ta fitosh jetën e përjetshme me anë të veprave të tua të mira. Mund ta shpëtosh vetë veten. Kjo është tema e mashtrimit të Satanait. Në anën tjetër, Bibla thotë, “

How can one have eternal life? Satan, through various religious systems and philosophies, cleverly presents that one can have eternal life by one’s good works. Self can save itself, is the theme of Satan’s deception. On the other hand, the Bible says, “Beso në _________________________ _________________, dhe do të ______________ ” (Veprat 16:31). Vetja apo Krishti? Shpëtimi me vepra apo me besim?

 


  1. Roli i kryqit.

Satanai u përpoq ta mundte Zotin në kryq. Satanai donte të tregonte se në vdekjen e Jezusit korri një fitore të madhe. Por në kryq, Jezusi e mundi Satanain (Zanafilla 3:15; Gjoni 12:31). Vdekja e Jezusit në kryq mundësoi shpëtimin tonë: “Sepse_____________ i ________________ është marrëzi për ata që humbin, por për ne që _____________________, është ___________________ ____________________ ” (1 Korintasve 1:18).

 

  1. Cilat janë disa nga çështjet e rëndësishme në konfliktin e madh që kanë dalë në jetën, shërbesën dhe vdekjen e Krishtit?
  2. Ligji i Perëndisë mund të zbatohet.

Hebrenjtë 4:15: “[Ai] __________________ në ____________________ ashtu si ne, por pa _________.”

  1. I gjithë universi do të shpallë se Zoti është i drejtë.

Filipianët 2:11: “dhe çdo __________________________________ të rrëfejë se ________________________ _____________________ është Zot, për _________________ të Perëndisë __________________________.”

  1. Krishti duke vdekur për ne jo vetëm që na siguroi faljen që të shkojmë në qiell, por do të drejtësojë përpara gjithë universit Perëndinë për mënyrën sesi veproi me rebelimin e Satanait.

Shkruani më poshtë himnin final të fitores siç gjendet në Zbulesa 15:3, 4:

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________________________________________

  1. Mëkati dhe e keqja nuk do të lindin më sërisht. Nahumi 1:9: “Ai do të kryejë një shkatëriim të plotë: _________________nuk do të __________________ _______________________ herë.”
  2. E keqja, mizoria, dhe vuajtjet nuk dolën nga Zoti. Ai nuk mund të akuzohet për mjerimin e botës. “E ke dashur ________________________, dhe e ke urryer_____________________________” (Hebrenjtë 1:9). Kryqi tregon shkatërrimin e mëkatit si dhe thellësitë e dashurisë së Perëndisë për mëkatarët.

 

 

Fjalë për të mbajtur mend

Kozmike: Konflikti përfshin të gjithë universin.

Antikrishti: Krishtër të remë, qoftë një individ apo një sistem, i cili qëndron kundër Krishtit.

Të vendosë nderin e Zotit në vend: Të vendosësh që Zoti është i vërtetë dhe të qartësosh dashurinë dhe drejtësinë e Tij ndaj akuzave të Satanait.

 

Pika Meditimi

Besimi dhe prezumimi: Besimi kërkon premtimet e Zotit, i beson dashurisë së Tij, pranon shpëtimin e Tij, dhe i bindet urdhërimeve të Tij. Prezumimi është besimi i fallsifikuar i Satanait. Gjithashtu kërkon premtimet e Zotit , por i përdor për të mohuar urdhërimet e Tij dhe shpreson se Zoti do t’i shpëtojë të gjithë pavarsisht.

Interpretimi i Biblës:

Është leximi i drejtpërdrejtë i Shkrimeve si Fjala e Perëndisë, duke lënë Biblën të interpretojë vetveten. Kjo metodë interpretimi mund të përfshijë gjithashtu metodën Gramatike/Historike e cila përdor historinë, kulturën, linguistikën, etj.

Një metodë alternative e studimit të Biblës është metoda Historike/kritike. Kjo metodë përdor historinë, kulturën, linguistikën, etj. Por presupozon dhe vë në pyetje frymëzimin apo autoritetin e Shkrimeve.

 

Besoj me të Vërtetë

Mëkati është kaq i pakontrollueshëm sa “superinsekti” i Amerikës Jugore, që zhgryhet në papastërti dhe plehra dhe që shumohet në masë fantastike. Imun ndaj gjithë llojeve të helmeve, jeton për muaj të tërë pa ushiqm apo ajër. Më e keqja se, këta insekte të mëdhenj janë mbartës të sëmundjes së rallë të Hagas, të dhimbshme dhe pothuajse gjithmonë fatale. Të varfrit nevojiteshin të shkonin në lartësi të mëdha ku ky insekt nuk mund të jetojë.

Po ashtu edhe me mëkatin. E vetmja shpresë është të shkojmë tek Zoti në lartësi. Duke e njohur Jezusin dhe duke jetuar me Të çdo ditë na ngjit në lartësi. Atje, do të mund të kapim fort këto të vërteta të mëdha nga tema e konfliktit të madh. Shëno ato të vërteta për të cilat dëshiron të lutesh çdo ditë.

[ ]   Mund të zgjedh të jem si Jezusi – të urrej mëkatin dhe të dua mëkatarin.

[ ]   Çdo ditë duhet të ndërgjegjësohem për betejën e madhe që më përfshin mua dhe këdo në botë.

[ ]   Vazhdimishit, do t’i kërkoj Zotit të më japë fuqi të fitoj duke ditur se po përballem me “sunduesit e botës së errësirës” (Efesianët 6:12).

[ ]   E kuptoj se suksesi është i mundur vetëm nëpërmjet mbështetjes së plotë tek Jezusi, i cili më ka premtuar fitore nëse vesh gjithë armatimin e Perëndisë siç përshkruhet në Efesianët 6:13-18.

 

Lutja Ime

I dashur At,

Të falenderoj që më ke zbuluar konfliktin midis së mirës dhe së keqes. Ngazëllohem që së shpejti universi do ta pohojë fuqinë transformuese të dashurisë së Perëndisë. E kuptoj se shpresa ime e vetme për fitore vjen nga Jezusi. Faleminderit për Frymën e Shenjtë që do të më mbajë në të vërtetën derisa konflikti i madh të përfundojë përgjithmonë. Amen.