Krijimi

“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.” (Zanafilla 1:1).

“Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij. Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai urdhëroi dhe gjëja u shfaq.” (Psalmi 33:6, 9).

 

“Shikojë këtë! Këtu kemi një fosile peshku që është e ndryshme. Shiko flatrat e trasha që duken pak si krahë.”

Të gjithë shkencëtarët në grup u grumbulluan të shikonin. Të gjithë ranë dakort që ky peshk kishte filluar të zhvillonte krahë dhe këmbë që pastaj do të evolonin në krijesa të afta për të dalë në tokë.

“Jam i sigurt ky peshk u zhduk miliona vite më parë,” tha një shkencëtar studiues. “Le ta quajmë këtë folie silakant dhe ta mbajmë në muze si provë e ndryshimit evolucionar.”

Por më vonë në 1938, disa peshkatarë po tërhiqnin rjetat e tyre në gjirin e Afrikës Jugore. Gjetën një peshk të madh më shume se një metër e gjysëm dhe që peshonte më shumë se 50 kg.

“Është me të vërtetë i veçantë. Nuk kam kapur ndonjë të tillë më parë. Flatrat i ka të veçuara sikur të ishin gjymtyrë krahu,” komentoi një peshkatar.

Dikush nga muzeu e pa këtë peshk të pazakontë dhe vendosi ta mbajë. Një shkencëtar dëgjoi për të, erdhi ta shikojë dhe mbeti i shtangur. “Ky peshk është njësoj si silakanti që është zhdukur. Por ky noton! Dhe ne ishim të sigur se fosilet ishin zhdukur miliona vite më parë,” tha ai.

Ai nuk do të ishte vënë në siklet sikur të kishte besuar në historinë sesi Zoti krijoi: “Perëndia bëri qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka në to” (Eksodi 20:11).

A është mendja jote duke kërkuar përgjigje, shumicën e të cilave nuk e gjen në laburatoret shkencore? Ka shumë teori kontradiktore. As evolucioni as krijimi nuk mund të vërtetohen nga kërkimet. Të dy konkluzionet mbështeten mbi presupozime – mbi besim, nëse ju pëlqen. Ne mund të zgjedhim. Do të besojmë Biblën apo teoritë shkencore?

Hyrje

Moisiu, nën frymëzimin e Frymës së Shenjtë, shkroi historinë e krijimit në Zanafilla 1 dhe 2. A bien këta kapituj në kundërshtim apo plotësojnë njëri tjetrin? Kapitulli i parë tregon ngjarjet e gjashtë ditëve të krijimit në mënyrë kronologjike.

Kapitulli i dytë fillon me ditën e shtatë të mrekullueshme. Pastaj vargu 4 prezanton një familje: “Këto janë origjina…” Kjo shprehje vazhdon më tej duke përfshirë më shumë detaje të krijimit të Adamit dhe Evës dhe shtëpisë kopësht të tyre. Ne informohemi për natyrën e njerëzimit – të qeverisjes hyjnore të Zotit dhe planit të Tij për njeriun. Vetëm nëse këto shkrime pranohen në mënyrë literale dhe historike mund të jenë në harmoni me pjesën tjetër të Biblës.

Tani del pyetja e madhe. A janë ditët e krijimit literale, apo përfaqësojnë periudha të gjata kohore?

Vini re se çdo ditë përfundonte me këto fjalë, “Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi…” (Zanafilla 1:5, 8, 13, 19, 23, 31). Bibla i matën ditët individuale duke filluar me perëndimin e diellit:

“Nga ______________ deri ________________, do të kremtoni të shtunën tuaj” (Levitiku 23:32).

Nga mbrëmja në mbrëmje mund të kuptohet vetëm si një periudhë njëzet e katër orëshe. Nëse Moisiu nënkuptonte “ditë” në rasitn kur shkroi Levitikun, a do të nënkuptonte atëherë mijëra apo miliona vite në rastin kur shkroi Zanafillën?

Fjala hebraisht e përkthyer “ditë” është jom. Ka kuptime të larmishme. Gjithësesi, një studim i kujdesshëm i përdorimit të saj na zbulon se çdo herë që fjala jom shoqërohet me një numër të përcaktuar si një mbiemër, tregohet një ditë literale (jo simbolike).

Vini re se tre ditët e fundit të javës së krijimit, qartësisht të kontrolluara nga krijimi i diellit në ditën e katërt, janë të ngjashme në gjatësi dhe përshkruhen si mbrëmje dhe mëngjes. Do të ishte llogjike pra, që ditët 1, 2 dhe 3 – gjithashtu të përshkruara mbrëmje dhe mëngjes – t’i referoheshin të njëjtës kohëzgjatje.

Fjalët e përdorura në histori lënë të kuptohet një kohë e shkurtër. Perëndia foli. Menjëherë u bë.

Nëse çdo ditë e krijimit do të përbëhej nga një periudhë gjeologjike e gjatë, do të hasej një problem mbas ditës së tretë. Bimët jeshile nuk mund të qëndronin të gjalla në errësirën e vazhdueshme. Pigmenti klorofil do të shpërbëhej shumë shpejt në mungesën e dritës. Para se shumë muaj të miliona viteve në errësirë të kalonin, çdo bimë jeshile do të kishte vdekur. Historia na thotë që këto bimë jeshile u shfaqën ditën e tretë dhe ishin gjatë gjithë javës së krijimit, duke shërbyer si ushqim për kafshët e krijuara ditën e gjashtë. Kjo tregon se ato ishin ditë literale, ditë diellore.

Gjithashtu lulet varen nga insektet për të bërë pllenimin e tyre që të shumohen. Nëse që nga dita tre deri tek dita gjashtë, do të kishin kaluar miliona vite, shumë bimë do të ishin zhdukur nga toka para se pllenuesit të shfaqeshin.

Urdhërimi i Sabatit me siguri thotë që ne duhet të punojmë gjashtë ditë dhe të pushojmë të shtatën (Eksodi 20:8-11). Sabati njëzet e katër orësh përkujton një javë literale të krijimit. Nëse gjashtë ditët e para do të ishin periudha të gjata gjeologjike, dhe dita e shtatë të ishte një ditë diellore, siç kishte thënë vetë Zoti në Levitiku 23:32, Krijuesi do të na urdhëronte që të bënim diçka pa llogjikë duke mbajtur një ditë njëzet e katër orëshe si përkujtim i periudhave miliona vjeçare. Urdhërimi i katërt nuk do të kishte kuptim nëse çdo ditë do të shtrihej në periudha të gjata kohore.

Disa janë konfuzë nga çfarë nënkuptonte Moisiu kur shkroi Zanafillën 1:16: “Ai krijoi gjithashtu yjet.” A u krijuan vërtet qiejtë vetëm 6,000 vjet më parë? Me siguri java e krijimit nuk përfshin qiejtë në të cilat Zoti ka banuar që nga përjetësia, as universin e madh. Kjo tokë, në vend që të ketë qënë krijimi i parë i Krishtit, mund të ketë qënë krijimi i fundit i Tij. Bijtë e Perëndisë që përmenden në Jobi 1:6-12 me sigur kanë ardhur nga distanca shumë të mëdha në universin e madh të Perëndisë – shumë larg nga sistemi ynë diellor i ndotur nga mëkati. Në, në këtë planet të vogël si një gricmë, jemi të privilegjuar që të studiojmë ndopak për lavdinë e yjeve.

Duket qartë që nëse do të pranojmë historinë e krijimit tek Zanafilla siç përshkruhet në Bibël, do të na duhet ta shikojmë krijimin si një vepër mrekullie të Perëndise që e kreu në gjashtë ditë literale njezet e katër orëshe. Bibla është zinxhiri i artë i së vërtetës së Perëndisë.

Pika Thellimi

  1. Kush e solli në ekzistencë këtë botë?

Gjoni 1:1-3: “Në fillim ishte ________________, dhe Fjala ishte pranë ______________, dhe Fjala ishte _________________________ …” “Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë ________________________nga ato __________________________ .” “Dhe Fjala _______________________ ______________________, dhe banoi ndër ne.” Fjala është Jezusi.

E vërtet, të gjithë anëtarët e Hyjnisë ishin të përfshirë në Krijim, por Biri i Perëndisë, Krishti paraekzistent, jo vetëm na bëri por edhe na fitoi. Ai i krijoi qëniet njerëzore që të mund të shijonin miqësinë me Të.

  1. Cili ishte qëllimi i Krijimit?

Psalmi 19:1: “ _____________________ tregojnë ______________________ lavdinë e Perëndisë dhe ____________________ shpall veprën e duarve të tij.”

Zanafilla 1:28: “Të jeni ______________________, dhe ________________________________ .”

Perëndia ndau me ne privilegjin për të qënë pjesëmarës në krijim.

  1. Lexoni Zanafillën 1 dhe 2 dhe renditni çfarë krijoi Zoti në secilën ditë të javës së krijimit.

Dita 1_______________________________________________________________________

 

Dita 2 ________________________________________________________________________

 

Dita 3 ________________________________________________________________________

 

Dita 4 ________________________________________________________________________

 

Dita 5 ________________________________________________________________________

 

Dita 6 ________________________________________________________________________

 

Dita 7 ________________________________________________________________________

 

Pyetje Përgjigje

Satani na tundon të injorojmë domethënien e krijimit. Ai e di se nëse mohojmë ndonjë pjesë të historisë së krijimit, mund të na drejtojë që të injorojmë, nënvleftësojmë ose të mohojmë shumë nga të vërtetat Biblike.

 

  1. Krijimi është vaksina ndaj idhujtarisë.

Isaia 42:8: “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap _____________________________ time ___________________________, as lavdërimet e mia _______________________.” Çdo gjë që e duam më shumë se Zotin bëhet idhulli ynë.

  1. Krijimi është themeli i adhurimit të vërtetë.

Zbulesa 14:7: “Adhuroni atë që bëri ______________________ , ____________________, ______________________, dhe burimet ________________________________ .”

  1. Sabati është përmendorja e krijimit.

Zanafilla 2:3: “Dhe Perëndia ________________________________________________ ditën e shtatë dhe ______________________________ sepse atë ditë Perëndia______________________ nga gjithë veprat që _________________________dhe ___________________________.” Nëse njerëzit do ti bindeshin urdhërimit të Perëndisë dhe ta mbanin Sabatin të shenjtë (Eksodi 20:8-11) nuk do të kishte teori evolucioni, shqetësim, por vetëm një festë e përjavshme e gëzuar së bashku me Vetë Krijuesin.

  1. Martesa është një institucion hyjnor.

Zanafilla 2:18: “Pastaj Zoti Perëndi tha: nuk është mirë që __________________________ të jetë ________________; unë do t’i bëj një ____________________ _____________________.”

Marku 10:9: “Prandaj njeriu të mos ________________________________________ atë që Perëndia e ka __________________________ .”

  1. Krijimi i jep njerëzimit vlerë të vërtetë.

Zanafilla 1:27: “Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas ___________________ _________________, simbas _______________së Perëndisë.”

  1. Krijimi siguron bazat e për një miqësi të vërtetë.

Malakia 2:10: “A nuk kemi ___________________ të njëjtin _______________________? A nuk na ka krijuar i njëjti _________________?” Nëse e pranojmë Zotin si Atin tonë dhe t’i trajtojmë të gjithë ata përreth nesh si vëllezër dhe motra, a nuk do të zhdukeshin racizmi, fanatizmi dhe diskriminimi?

  1. Krijimi siguron bazën për përgjegjësitë tona për ambientin dhe kujdestarinë e vërtetë.

Zanafilla 1:28: “Perëndia u tha atyre: __________________, dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, _________________________ mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi __________________________ _______________________ që lëviz mbi tokë.” Çdo gjë që kemi – fizike, mendore dhe shpirtërore – është një dhuratë nga Zoti. Nëse nuk jemi kujdestarë besnikë, si mund t’i përgjigjemi pyetjes, “Një njeri ______________________ Perëndinë” (Malakia 3:8)?

Zbulesa 11:18: Zoti do të “________________________________________________ ata që ____________________________dheun.”

  1. Krijimi mëson dinjitetin e punës fizike.

Zanafilla 2:15: Zoti e vendosi Adamin dhe Evën në kopësht “me qëllim që____________________ dhe ta ____________.”

  1. Krijimi zbulon shenjtërinë e ligjit të Zotit.

Zanafilla 2:16, 17: “Mos ________ ______________________ .” Ligji i Zotit ekzistonte përpara rënies. Urdhëri i Tij që Adami dhe Eva të mos hanin nga fruti i ndaluar ishte një reflektim për të treguar se ligji i Zotit kërkon besnikëri totale ndaj Perëndisë. Zoti iu bënte thirrje kështu që të tregonin besnikëri.

  1. Krijimi zbulon shenjtërinë e jetës.

Psalmi 139:16: “Dhe ___________________________________ panë masën ____________________________; dhe në librin tënd ishin shkruar ____________________________ që ishin caktuar për mua, megjithëse _________________ prej tyre nuk ekzistonte ende.” Nëse besojmë se kemi dalë nga një protoplazmë apo majmun, kemi humbur respektin dhe dinjitetin e jetës njerëzore. Krijimi na ndihmon të mbajmë mend se jeta është një dhuratë nga Zoti dhe se jemi bërë në shëmbëlltyrën e Tij.

Fjalë për të Mbajtur Mend

Lëndë paraekzistuese: Një lëndë, e ngurtë, e lëngët apo e gaztë, që ekzistonte më përpara në një fazë të mëparshme. Gjatë krijimit Perëndia nuk varej nga lënda paraekzistuese. Ai foli dhe u bë. Gjithësesi, Perëndia përdori lëndë paraekzistuese kur krijoi Adamin dhe Evën.

Përfillje: Në mënyrë të vullnetshme të zbresësh në një nivel më të ulët, ashtu si Krishti kur u mishërua.

Dallimi Midis

Krijimi: Proçesi ku Perëndia solli në ekzistencë universin dhe jetën në të. Në raport me këtë tokë, Ai krijoi botën në një periudhë të shkurtër prej gjashtë ditësh. Ai foli dhe botët u bënë. Në krijim Krishti foli, dhe u bënë menjëherë.

Shpëtimi: Proçesi ku Perëndia shpëton mëkatarët dhe i bën sërisht pjesë e familjes së Tij të shpëtuar. Ai nuk e bën shpëtimin duke folur. Përkundrazi, Ai dërgoi Birin e Tij Jezusin që të vdesë për mëkatet e botës dhe të bëjë të mundur faljen dhe shpëtimin nga mëkati. Për çdo individ, shpëtimi është një proçes përgjatë gjithë jetës.

Unë Besoj me të Vërtetë

Një eksplorues në xhunglat e Amerikës Jugore vuri re një çerdhe të pazakontë në të cilën gjethet ishin qepur sëbashku me një fije të vogël mëndafshi. Ai pa vetëm milingona përreth, asnjë merimangë. Si mund ta bënin këtë gjë të pamundur?

E preu me kujdes fijen e mëndafshtë që mbante gjethet. Pastaj pa. Menjëherë, milingonat hoqën mbetjet e vjetra të mëndafshit. Pastaj, duke u zënë së bashku zinxhir, formuan një urë nga njëri fund i gjethes, tek tjetri. Me kujdes, milingona e parë tërhoqi gjethen nga njëra tek tjetra, derisa cepat e gjetheve të përputheshin.

Në atë moment u shfaqën milingonat punëtore, të gjitha duke mbajtur një larvë milingonë, të cilat thurrnin gëzhoja rreth vetvetes teksa rriteshin. Duke e mbajtur larvën tek cepi i gjethes, milingona e rritur godiste tek fundi tjetër nga ku zhndërvillej fija e mëndafshit. Me ekspertizë e lëviste lart e poshtë, para mbrapa, si një makinë qepse zigzag. Sa herë që përpiqej të bënte një kotkë të re e godiste fundin sërisht dhe vazhdonte derisa e foleja u riparua plotësisht.

Çfarë Perëndi i madh e ka planifikuar këtë akt heroik që milingonat e xhunglës të mund të jetojnë në ambientin e tyre. Me siguri, Ai mund të zgjidhë problemet e tua gjithashtu. Ashtu si dhe ato të milingonave qepëse.

Ai që i dha njeriut Pemën e Jetës në Eden, u kryqëzua në një pemë për ty në Kalvar. I njëjti Zot që deklaroi se krijimi u përfundua atë të Premte të parë, vuajti teksa deklaroi që plani i shpëtimit përfundoi në kryqëzimin e së Premtes. Duart që bënë universin janë të njëjtat duar që – të shpuara dhe të gjakosura – siguruan jetën e përjetshme për ty.

A nuk do ta pranonit Atë si Ai që ju ka krijuar dhe që tani po ju rikrijon sërisht në shëmbëlltyrën e Tij hyjnore?

 

Lutja Ime

At i përjetshëm,

Faleminderit, At, që më krijon në shëmbëlltyrën tënde. Le të dëshiroj që të të ndjek kudo që të më drejtosh. Më drejto në të vërtetën Tënde. Në emër të Jezusit, Amen.