Përjetimi i Shpëtimit

Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi” (Veprat 4:12).

 

Në klasën e tij ishte një ngatërrestar. Nuk mësonte. I mërziste nxënësit e tjerë. Asnjë mësues nuk e donte. Ndiheshe i pashpresë. Pastaj erdhi një mësuese tjetër. Ajo pa mundësitë e tij dhe nxiti talentet e tij të fshehura. Kur ky djalë vuri re se dikush kujdesej për të, ndryshoi rënjësisht. U përpoq të ecte më mirë. Puna dhe detyrat e tij u përmirësuan ndjeshëm.

Në takimin me prindërit, e zuri paniku – i kujtoheshin takimet e mëparshme. Gjithësesi, pak para se të largoheshin prindërit e tij, i bënë komplimenta. Ai pyeste veten se përse nuk i kujtuan detyrat e mëparshme në të cilat kishte ngelur.

Menjëherë sa pati mundësi, nxitoi tek bangoja e vet dhe nxori fletroren. I befasuar, e kuptoi se përse prindërit i kishin bërë komplimenta. Mësuesja e dashur i kishte hequr të gjitha fletët me detyrat e dështuara dhe kishte lënë ato me nota të mira.

Kjo histori na kujton atë çfarë Jezusi bën për ne. Kur vijmë tek Ai me dështimet, mëkatet dhe gabimet tona, Ai na pastron dhe i zëvendëson ato me veprat e mira dhe një jetë plot bindje siç e jetoi Ai vetë. Ai i ndryshon zemrat tona që ne të mos vazhdojmë me dështime dhe gabime. Ky është në thelb shpëtimi.

 

Hyrje

Shpëtimin mund ta përjetojë çdokush që beson dhe pranon Jezusin si Shpëtimtarin personal. Krishti, Biri i Perëndisë, u bë qënie njerëzore për të na sjellë shpëtimin. I pamëkat, Ai jetoi si një person i hirshëm, i dashur, i mirë dhe i drejtë. Ai e mori mbi veten e vet fajin tonë dhe vdiq në kryq si Zëvendësuesi ynë për të na shpëtuar. Në këtë mënyrë shley fajin tonë. Nëse e pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin tonë, Ai na i fal mëkatet. Fryma e Shenjtë jeton në ne dhe na jep fuqi t’i bindemi Atij. Ai i ndryshon pëlqimet dhe mospëlqimet tona që të bëhemi të mirë dhe të dashur, duke vënë të tjerët para vetes tonë.

 

Pika Thellimi

  1. Të gjithë jemi mëkatarë.

Që nga koha kur Adami dhe Eva mëkatuan, mëkati ka mbretëruar në botë. “Të gjithë kanë mëkatuar” (Romakët 3:23). Ne mund të gjëjmë paqë dhe falje vetëm nëse i rëfejmë dhe i braktisim mëkatet tona duke pranuar Jezusin si Shpëtimtar. Duhet ta dëgjojmë Frymën e Shenjtë teksa na bind për mëkat dhe na sjell në pendesë. Pa ndryshuar zemrën nuk mund ta duam Zotin dhe rrugët e Tij në jetë.

 

  1. Si mund të ndryshojmë?

Vetëm nëse vijmë tek kryqi dhe me të vërtetë na vjen keq për mëkatet tona mund të rilindim sërisht.

 

  1. Si mund ta përjetojmë këtë rilindje çdo ditë?

Besimi ynë tek Jezusi do të ritet përmes lutjes dhe studimit Biblik. Ai do të bëhet miku dhe shoku ynë. Do të na udhëheqë me anë të Frymës së Shenjtë. Ashtu siç Fryma e Shenjtë bëri që Krishti të përmbushte vullnetin e Perëndisë, ashtu do të bëje edhe me ne.

 

Pyetje Përgjigje

  1. Disa të Krishterë janë konfuzë në lidhje me mënyrën sesi Shkrimet përshkruajnë eksperiencën e shpëtimit. Që të kuptojmë më mirë sesi Zoti na shpëton duhet të mendojmë për (1) të kaluarën (e kryer), (2) të tashmen dhe (3) të ardhmen tonë në ardhjen e dytë.

      Kur të vemë re se jemi të humbur në mëkat, cili është hapi i parë i shpëtimit?

Veprat 2:38: “Pendohuni dhe secili nga ju le _______________________________________ në ______________________ të ___________________________ ______________________ për ___________________________ e ______________________________, dhe ju do të merrni ________________________ e ___________________________ ____________________ .”

 

  1. Në Krishtin mëkatari jo vetëm që falet por shpallet edhe i drejtë.

2 Korintasve 5:21: “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte ____________________, që ne të bëhemi____________________________ e ________________________ në të.”

Romakët 3:24: Ne shfajësohemi “falas me anë të_______________________________________ .”

 

  1. Shumë besojnë gabimisht se kur të dalin përpara Zotit çdogjë varet nga veprat e mira apo të këqija që kanë bërë. Bibla na mëson se shpëtimi ynë është me anë të besimit vetëm në hirin e Perëndisë.

Romakët 1:17: “I drejti do të jetojë ________________________________________________ .”

Efesianët 2:8: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar ________________ nëpërmjet_____________________, dhe kjo nuk vjen ____________________________; por është __________________________ e Perëndisë.”

Ne nuk shpëtohemi me veprat tona të mira. Shpëtimi ynë është dhuratë nga Zoti të cilin e marrim me anë të besimit në Jezus Krishtin. Por kjo nuk do të thotë se bindja jonë është e panevojshme. Në të vërtetë, një person i shpëtuar do të jetojë një jetë të perëndishme. Besimi i vërtetë do të japë si fryt vepra të mira. Jakobi thotë: “Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka __________________________________, është ____________________________ ” (Jakobi 2:17).

 

  1. Çfarë është shfajësimi?

Shfajësimi është ajo çfarë Zoti bën për ne. Është vepra e Zotit me anë të së cilës shpall të drejtë një mëkatar të penduar në bazë të asaj çfarë bërë Krishti në kryq (Romakët 5:18, 19). Shfajësimi sjell gëzim tani, duke ditur se jemi të pranuar nga Krishti.. “në të cilin kemi ________________________ me anë të gjakut të tij, ______________________ e mëkateve sipas ________________________________ së hirit të tij” (Efesianët 1:7).


  1. Çfarë është shenjtërimi?

Shenjtërimi është ajo çfarë Zoti bën në ne. Me anë të hirit të tij ne drejtohemi në një jetë të shenjtë (1 Thesalonikasve 4: 3, 6, 7). Çdo ditë, karakteri ynë “forcohet me ___________________ nëpërmjet ________________________ në njeriun e përbrendshëm” (Efesianët 3:16), dhe ne vazhdojmë të ritemi si “pjestarë ________________________ ________________________, duke i shpëtuar ______________________________________ që është në botë për shkak të lakmisë” (2 Pjetrit 1:4).

 

  1. Teksa ritemi në jetën e shenjtëruar, Fryma e Shenjtë do të prodhojë në ne “frytat e Frymës.”

Galatasve 5:22, 23: Listoni nëntë frytat e Frymës:

  1. __________________________ b. _______________________ c. ________________________ d. __________________________ e. ________________________ f. ________________________ g. _______________________ h. ______________________ i. ____________________ (f. 127.1)

 

  1. Si i qojti Pali të konvertuarit që po shenjtëroheshin?

Filipianët 1:1: “gjithë ________________ në _________________ _____________________ .” Zoti na quan “shenjtorë,” jo ngaqë jemi të pamëkat, por sepse jemi shpëtuar nga mëkati dhe se na ka pranuar dhe fuqizuar që të ecim me Jezusin. Dhe për më shumë, na ka adoptuar në familjen e Tij si fëmijë të Tij!

Romakët 8:16, 17: “Vetë Fryma ________________ _____________________sonë, se ne jemi__________________________ të ________________________; dhe nëse jemi bij, jemi dhe____________________; trashëgimtarë ________________, dhe _____________________ të Krishtit.”

 

  1. Këto dy aspekte të shpëtimit – shfajësimi dhe shenjtërimi – nuk mund të ndahen nga njëri tjetri.

 

  1. Përjetimi final i shpëtimit, lavdërimit, vjen në ardhjen e dytë të Krishtit. Romakët 5:2: Ne “mburremi në ______________________________ e __________________________ së Perëndisë.”

 

Fjalë për të Mbajtur Mend

Shfajësimi: Ajo çfarë Jezusi bën për ne. Perëndia na shpall të drejtë kur pranojmë me anë të besimit atë çfarë Jezusi ka bërë për ne.

Shenjtërimi: Ajo çfarë Jezusi bën në ne. Duke jetuar një jetë sipas vullnetit të Zotit me anë të fuqisë së Tij.

Pendimi: Duke na ardhur keq për mëkatet tona dhe duke i braktisur ato.

 

Dallimi Midis

Përsosmëria Biblike. Ky term nuk tregon dikë të pamëkat, por pjekuri, rritje, dhe përkushtim për të ecur me besim me Perëndinë. Bibla përshkruan Noen, Abrahamin, Jobin dhe të tjerë si të përsosur dhe të pafaj, por secili prej tyre ishte i papërsosur. Dhiata e Re e aplikon termin i përsosur ndaj njerëzve që jetojnë sipas gjithë dritës që kanë marrë, duke u rritur vazhdimisht në njohurinë hyjnore dhe duke u gëzuar me jetën fitimtare.

 

Besoj me të Vërtetë

Nuk mund ta kuptojmë fuqinë maramendse të Frymës së Shenjtë. Por dimë se nëse e kërkojmë, Fryma e Shenjtë do të na ruajë nga fuqia dhe tundimet e Satanit. Do të transformojë zemrat dhe mendjet tona në mënyrë që të duam të bëjmë vullnetin e Tij. Pastaj, pavarësisht situatave tona, do të ecim të sigurt me Të, duke dëshiruar fort t’i shërbejmë.

A do të zgjedhësh të pranosh lutjen që Jezusi i drejton Atit për ju? “

Will you choose to answer Jesus’ prayer to the Father for you? “Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por që ti t’i mbrosh nga i ligu.” (Gjoni 17:15).

Nëse ndjen nevojën e Jezusit dhe dëshiron që Ai të jetë Shpëtimtari juaj, vendos një shenjë përbri fjalive të mëposhtme:

[ ]   Si mëkatar, Unë kam nevojë për pendesë, falje dhe një zemër dhe jetë të ndryshuar.

[ ]   Unë besoj se Jezusi është Shpëtimtari Im dhe se Ai vdiq për mua dhe do të më falë dhe do më japë një zemër të re nëse ia kërkoj.

[ ]   Jam gati t’i dorëzoj jetën Jezusit. Kërkoj të më japë fuqi për t’iu bindur Fjalës së Tij, që të më ndryshojë karakterin sipas imazhit të Tij hyjnor.

[ ]   Planifikoj të lutem çdo ditë për Frymën e Shenjtë dhe të studioj Biblën, në mënyrë që të rritem shpirtërisht.

 

Lutja Ime

I dashur At,

Faleminderit që më do sepse dhe Birin Tënd për mua. Merre zemrën time mëkatare dhe më fal. Më ndrysho që dashuria dhe bindja e Tij të rrjedhë në jetën time. Në emrin e Jezusit. Amen.