Të rritesh në Krishtin

Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim

” (Kolosianët 2:6, 7 NIV).

 

Njëherë një artist i famshëm dëshironte të pikturonte Jezusin dhe dymbëdhjetë dishepujt. Para se të gjente se kush do të pozonte, studio secilin prej kandidatëve me kujdes dhe vinte re karakteristikat, shprehjet dhe çdo detaj të mundshëm që duhet të pasqyronte çdo personazh. Filloi me Jezusin. Bëri gjithë kërkimet e nevojshme, pastaj do të vendoste të zgjidhte një model – dikë që do të pasqyronte madhështinë, dinjitetin, dhembshurinë, dashurinë, prekjen hyjnore dhe njerëzore që janë disa nga karakteristikat e Krishtit siç e njihte artisti. Mbas një kërkimi të gjatë gjeti personin e përshtatshëm për këtë koncept artistik.

Mbasi pikturoi Mjeshtrin, artisti vazhdoi me dishepujt – Gjonin, Jakobin, Andrean, dhe me radhë. U desh kohë për ta përfunduar, por artisti mbeti i kënaqur që piktura i doli siç e priste. Mbas disa vitesh, e përfundoi Mjeshtri dhe të Dymbëdhjetët, dhe i mbeti vetëm një pikturë – ajo e Judës. Kjo nuk ishte e lehtë. Artisti lexoi sa mundi për Judën. Si mund ta pikturosh dikë që kishte gjithë premisat për të qënë dishepull, por që dështoi? Si mund të zbulohet tradhëtia në bojë dhe letër, dhe ruga e ngadaltë drejt vetëvrasjes? Artisti bëri gjithë kërkimet e mundshme në çdo qytet që vizitoi, dhe mbas një sfide të gjatë dhe të lodhshme gjeti dikë që fytyra e tij reflektonte edhe premtim edhe dështim, një dëshirë për të shkëlqyer dhe për të tradhëtuar, një kërkesë për lidership dhe gati për të shtypur çdogjë që i dilte përpara. Ai ishte një burrë për të ardhur keq, i pashpresë, dhe poshtërues, ku egoizmi dhe urrejtja shkruhej në çdo linjë të fytyrës së tij.

Artisti e ftoi këtë që e konsideronte një krijesë të dëshpëruar që të vinte në studion e tij dhe të pozonte për pikturë – përkundrejt një çmimi të majmëm. Buri e pranoi ftesën, shkoi bashkë me piktorin e famshëm në studion e tij për të pozuar. Piktori mori bojrat dhe penelin, dhe hulumtoi fytyrën e burrit. Por para se të vizatonte vijën e parë, dëgjoi modelin e tij që po qante dhe lotët i ridhnin në fytyrën e tij të zhubravitur.

“Pse po qan,” e pyeti artisti. “Çmimi yt do të jetë i lartë.”

“Nuk më paguan dot për atë që jam apo për atë që jam bërë,” ia ktheu burri me një agoni të përzjerë me vetëgjynah. “Shiko, vite më parë, kam qënë në këtë studio, dhe pozova për ty në një pikturë që ke bërë dikur.”

Artisti ngeli pa fjalë. “Jo, nuk ka mundësi. Nuk të kam njohur më parë.”

“Pikërisht, këtu qëndron çështja,” iu përgjigj burri. “Vite më parë me ke sjellë këtu që të pozoja për Krishtin. Por me kalimin e kohës u largova, larg nga Krishti. Sa më larg ika prej Tij, aq më e dëshpëruar u bë jeta ime.”

Nga të shëmbëllyerit me Jezusin tek të shëmbëllyerit me Judën na ndan një udhëtim zgjedhjesh – zgjedhje të vogla, por një sërë zgjedhjesh na largojnë nga Mjeshtri, duke braktisur mësimet e Tij, duke e refuzuar, duke braktisur kriteret e një dishepulli, duke refuzuar mbartjen e kryqit, dhe duke e tradhëtuar Atë.

Dishepulli nuk mund të qëndrojë pa qënë dhe pa u rritur vazhdimisht në Krishtin.

 

Hyrje

Thirrja për një dishepull të krishterë është që të rritet dhe të bëhet i ngjashëm me Krishtin. Shpesherë dëshirojmë të jemi dishepujt e Tij. Mund edhe të bëhemi dishepujt e Tij, por nuk qëndrojmë si të tillë. “Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.” (Gjoni 15:4) Të qëndrosh në Jezusi dhe Ai në ne, ky është sekreti sesi të rritesh në Krishtin dhe të bëhesh si Ai. “Kërkuesi i vërtetë që përpiqet të bëhet si Jezusi në fjalë, jetë dhe karakter do të meditojë mbi Shpëtimtarin e tij dhe duke vështruar do të ndryshohet sipas imazhit të Jezusit, sepse do të dëshirojë dhe do të lutetqë të ketë të njëjtën mendje që ishte në Krishtin Jezus …. Ai jepet mbas Zotit. Historia e Shpëtimtarit të tij, Sakrifica e pamasë që Shpëtimtari ka bërë, do të jenë kuptimplotë për të. Krishti, Madhështia e qiellit, u bë i varfër, që ne të bëhemi të pasur përmes varfërisë së Tij; jo thjesht të pasur në ndihmë por të pasur edhe në sukses” (Elen White, Hiri Mahnitës i Zotit, f.61).

Nëse miqësia ditore me Krishtin na rrit në Të, na rrit të jemi si Ai, çfarë pasoja katastrofike do të rridhnin nëse nuk e kemi këtë miqësi?

 

Pika Thellimi

  1. Listoni më poshtë disa mënyra sesi mund të ruani një marëdhënie në rritje me Krishtin. Pyesni veten nëse i përmbushni ato në jetën tuaj si dishepull:

 

  1. Rritja është e pazëvendësueshme në jetë. Aty ku nuk ka rritje, ka vdekje. A është kjo gjë e vërtetë në jetën e Krishterë? Nëse po, si?

 

  1. Jeta e Krishterë fillon me vdekjen. Në kaft, dy vdekje. Si e kuptoni këtë? (Shikoni fq. 150, 151 tek libri Adventistët e Ditës së Shtatë Besojnë….)

 

  1. Shpëtimi është një dhuratë e Perëndisë, por nuk është pa kosto. I kushton Atij që e fal si edhe atij që e merr – Zotit gjithashtu dhe ju. A bini dakort? Shpjegoni përgjigjen tuaj.

 

  1. Jezusi ka thënë, “Kush nuk është me mua, është kundër meje” (Mateu 12:30). Nëse dikush nuk është me Jezusin atëherë në cilën anë është?

 

Pyetje Përgjigje

Pa vdekjen e Krishtit në kryq nuk ka pastrim të mëkatit, dhe pa pastruar mëkatet nuk ka mundësi për një jetë të re.

 

  1. 1 Gjonit 1:7: “Gjaku i ______________ _______________ Birit të tij __________________ nga çdo mëkat.”

Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e ___________ aq botën sa dha ____________, e tij të vetëm lindurin që kushdo që beson në të, të mos __________________________________________, por të ketë _________________________ ________.”

 


  1. Jeta në Krishtin do të thotë që egoja jonë të vdesë.

Galatasve 2:20, 21: “Unë u ________________________ bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti ____________________________ në mua: dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në ________________________________ e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.”

 

  1. Nëse jemi të vdekur ndaj mëkatit, për kë jetojmë?

Romakët 6:6, 11: “duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më ________________. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të ____________________ për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

 

  1. Të rritesh në Krishtin ka të paktën shtatë shenja domethënëse.

Një jetë të mbushur me Frymën dhe frytet e saj. Lexoni Galatasve 5:19-21 dhe shënoni nëntë frytet e përmendura: _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Një jetë dashurie dhe uniteti. (Gjoni 13:34, 35): “Po ju jap një _______________________ të ri: ta doni njëri – tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta ________________ njëri – tjetrinPrej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni _____________________ e mi, nëse keni _________________ për njëri – tjetrin.”

Një jetë me studim Biblik. (2 Timoteut 3:16, 17): “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për ___________, _______________, _______________, dhe për ________________ me drejtësi: që njeriu i Perëndisë të jetë ___________, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”

Një jetë me lutje. Pali flet për gjashtë principet e jetës së lutjes në Efesianët 6:18: Lutuni në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët.

Si shkon jeta juaj e lutjes?

Një jetë e frytshme (Mateu 7:20): “Ju pra do t’i njihni profetët nga __________________ e tyre.”

Gjoni 15:4-5: “Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashu as ju, ______________ ___________________ në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë__________________: sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”

Një jetë lufte shpirtërore (Efesianët 6:12): “sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër _____________________________, kundër _______________________, kundër sunduesve të botës së _____________________ të kësaj epoke, kundër ___________________ të mbrapshta në vendet qiellore.”

Si duhet të përfshihemi në këtë luftë me forcat satanike? (Efesianët 6:13-17): “Prandaj merreni të gjithë ____________________ e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë. Qëndroni pra të fortë duke patur në ijë brezin e së ____________, të veshur me _____________ ____________ _______________; dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ____________ ________ _________; mbi të gjitha duke marrë mburojën e ___________, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. Merrni edhe _______________________ e ___________________________________, dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë.”

Një jetë me adhurim, dëshmim dhe shpresë (Hebrenjtë 10:24, 25): “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga _________________________ bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që __________________________.”

Mateu 28:19, 20: _______ pra, dhe _______________ nga të gjithë popujt, ________________ në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.”

 

  1. Jeta në Krishtin është një betejë serioze. Me kë luftojmë? Sa reale është kjo betejë?

Mateu 16:24: “Atëherë Jezusi u tha ________________________të vet, Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë __________________________, ta marrë __________________________e vet, dhe të më ______________________.”

Jezusi iu bën tre thirrje dishepujve të Vet: vetëmohim, të marrin kryqin e vet, dhe të ndjekin Jezusin. Këto nuk janë vepra njëditore apo vetëm një herë. Ato janë vepra të përditshme, mbasi rritja në Krishtin është një proçes i vazhdueshëm pjekurie. Në këtë rritje të përditshme, thirren dishepujt që të jenë të pregatitur ndaj kthetrave të djallit.

1 Pjetrit 5:8: “Kundërshtari juaj, _____________________, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund _______________.”

Dikush që përjeton rritjen në Krishtin mund të përsërisë bashkë me Krishtin: “po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua; por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç më ka urdhëruar.” (Gjoni 14:30-31)

Efesianët 6:12: “sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër _____________________, kundër __________________________, kundër sunduesve të botës së_________________________ të kësaj epoke, kundër ________________________ ___________________________ në vendet qiellore.”

 

Fjalë për të Mbajtur Mend

“zhveshi pushtetet dhe principatat” (Kolosianët 2:15). Kjo shprehje përdoret nga Pali për të treguar atë çfarë arriti Krishti në kryq. Pushtetet dhe pricipatat përfaqësojnë Satanin dhe agjentët e tij përgjegjës për mëkatin dhe pasojat e tij. Fjala Greke për “i zhveshi” do të thotë të zhveshë me forcë. Nëpërmjet vdekjes së Tij në kryq, Krishti e zhveshi Satanin nga të gjithë fuqitë e tij demonike mbi popullin e Zotit. Ata që qëndrojnë në Krishtin nuk kanë pse të frikësohen nga Satani apo engjëjt e tij. Përmes dhe në Krishtin, Satani del një armik i mundur. Fitorja e Krishtit mbi Satanin është edhe fitorja jonë.

Pajtimi: “Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre” (2 Korintasve 5:19). Mëkati ka ndarë njerëzimin nga Zoti dhe na ka sjellë pagën e tij, që është vdekja (Romakët 6:23). Por përmes vdekjes së Tij në kryq, Krishti e mundi Satanin dhe ka fituar faljen dhe shlyerjen e mëkateve tona. Përmes asaj që arriti Krishti në kryq, ata që e pranojnë Krishtin nuk janë më të ndarë nga Zoti për të Pajtuar me Të. Ata që janë në Krishtin tashmë janë pjesë e familjes së Zotit.

Hiri i pavlerë: Ne jemi shpëtuar nga hiri falas i Perëndisë, dhe shpëtimi ynë nuk ka fare lidhje me veprat që i bëjmë për shkak të bindjes – ai është dhuratë e Perëndisë (Efesianët 1:7; 2:7, 8). Ndërkohë kur shpëtimi vjen tek ne nëpërmjet besimit në hirin falas të Zotit, jeta mbas shpëtimit kërkon një stil jetese të ri që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Jeta e re e të Krishterit është një thirrje në bindje. Nëse themi se jemi shpëtuar me anë të hirit, dhe rrjedhimisht jemi të çliruar nga ligji i bindjes, atëherë ky lloj hiri është hir i pavlerë. Besimi pa vepra është i vdekur (Jakobi 2:27). Hiri pa një jetë në harmoni me vullnetin e Perëndisë është një hir i pavlerë pa asnjë efekt.

 

Besoj me të Vërtetë

Para se të pranoja Krishtin si Shpëtimtarin tim personal, isha nën zgjedhën e mëkatit. Isha i pashpresë, i rënduar, i humbur. Por përmes besimit në sakrificën e Jezusit për të shlyer mëkatet e mia në kryq, besoj plotësisht që jam i shpëtuar dhe që i përkas familjes së Zotit. Ky është përkushtimi im që të jem pjesë e kësaj familjeje dhe të jem i shpëtuar në mbretërinë e Tij.

Gjithashtu besoj që dishepullizimi i Krishterë është një betejë dhe luftë. Satani vërtitet si “luan vrumbullues” duke kërkuar kë të përpijë (1 Pjetrit 5:8). Si pjesë e familjes së Perëndisë jam i vetëdijshëm që ndërkohë kur jeta është një betejë e përditshme kundër Satanit dhe mëkatit (Efesianët 6:10-12), Zoti i ka marë masat për mua që të fitoj nëpërmjet Krishtit (Efesianët 6:13-18; 1 Korintasve 15:57).

Besoj se mund të jetoj fitimtar ndaj mëkatit dhe Satanit nëpërmjet fuqisë që më jep Shpëtimtari im. Krishti është fitorja ime. Nuk kam frikë nga asgjë e keqe.

 

Lutja Ime

I dashur At:

Të falenderoj që ke dërguar Birin Tënd Jezusin në këtë botë, të vdesë për mëkatet e mia, dhe të më bëjë pjëse të familjes Tënde. E pranoj shpëtimin Tënd përmes besimit, dhe lutem për fuqinë tëndë përmes Frymës Sate që të jem besnik, i bindur, dhe një dishepull që dëshmon. Gjithashtu lutem për paqe dhe që Ti të më mundësosh të fitoj mbi çdo të keqe. Në luftën e përditshme ndaj vetes dhe Satanit, fuqia e Jezusit le të më japë fitore që të mund çdo të keqe dhe të jetoj si biri/bija yt/jote. Në emrin e Krishtit për lavdinë e Tij, Amen.