„Kur çdo zë tjetër është i heshtur dhe kur ne presim në qetësi para Zotit, heshtja e zemrës na ndihmon të dallojmë zërin e Perëndisë. Ai na bind: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi” (Psalm 46:10).” Ellen White
Në një grup të zakonshëm, disa pjesëmarrës kanë qejf të flasin shumë, kurse disa të tjerë – parapëlqejnë të dëgjojnë në qetësi, duke bërë komente të rralla. Kjo sigurisht varet nga personaliteti. Megjithatë, është e rëndesishme që çdo pjesëmarrës të flasë edhe të dëgjojë. Rritja shpirtërore ndodh kur ka një drejtpeshim midis shprehjeve të ideve tona dhe mësimit nga idetë e të tjerëve.
Shkrimet dhe jeta
A ju ka ndodhur ndonjëherë kur ndonjëri flet shumë tepër? Kjo mund të ndodh në një mbledhje ose në një udhëtim. Ju jeni në makinë, autobuz ose aeroplan, dhe dëshira jote e vetme është që ai person thjesht të marr frymë thellë dhe të bëhet reflektues. Si mendoni, a mos ndihet edhe Zoti kështu me ne, fëmijët e Tij, duke menduar, kur, vallë, ata do të fillojnë të Më dëgjojnë?
Nëse lutja është një bisedë e dyanshme midis Zotit dhe njeriut, atëherë duhet t’i lejojmë Zotit kohë të shprehë Veten gjithashtu. Zoti ka u folur dhe u flet edhe tani njerëzve të Tij në mënyra të ndryshme. Mëposhtë mund të lexoni disa mënyra se si Zoti ka folur – dhe flet edhe sot – me ndjekësit e Tij:
Për shkakun që Zoti flet në mënyra të ndryshme, ky studim do të përqendrohet në temën e meditimit mbi Zotin. Lexoni vargje të mëposhtme dhe vini re përdorimin e fjalëve me domëthënie “meditim”.
Fjala meditim është një fjalë biblike. Megjithatë disa besimtarë nuk ndihen rehat me të për shkakun që Satani ka bastarduar përdorimin e kësaj fjale. Satani e bën këtë gjë me çdo gjë që vjen nga Zoti. Ai e di që nëse mund të kthej mendjet tona nga çdo gjë që Zoti ka krijuar për një qëllim të mirë, ai fiton. Harroni përdorimin jo-biblik të fjalës “meditim”. Përqëndrohuni në atë çfarë Zoti ka për të thënë rreth kësaj fjalë.
Meditimi ose dëgjimi kërkon që mendjet tona të jenë të përqëndruar tek Zoti. Siç thotë Zoti, meditimi ka një qëllim. Meditimi nuk ndodh kur thjesht kemi ndezur mendjen tonë në heshtje, si makina në marshin neutral.
Merrni në konsideratë këtë përkufizim: Meditimi është mendimi i thellë ose reflektimi në heshtje mbi Zotin dhe mbi atë çfarë Ai na tregon nëpërmjet ndonjë teksti të Fjalës së Tij. Mesazhi i Shkrimeve të Shenjta mund të drejtohet tek mua direkt nga Bibla, nëpërmjet një person tjetër, ose nëpërmjet Frymës së Shenjtë që frymëzon mendjen time.
Ndërsa dëgjoni në qetësi Zotin, përdorni stilolapsin dhe bllokun e shenimeve për të shenuar mendimet që vijnë në mendjen tuaj.
Mësimi përmendesh i Shkrimeve
Një tjetër mënyrë se si mund të lejoni Zotin të flasë me ne dhe të ndikojë në jetët tona, është mësimi përmendesh i vargjeve të Shkrimeve. Tek Psalmi 119:11 thuhet: “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.”
Sugjerime
ZBATIMI
Zanafilla 5:22-24 është një prej pasazhe më intriguese të Biblës. Ajo na tregon rreth Enokut i cili zhvilloi një marrëdhënie aq të ngushtë me Zotin sa që diçka shumë e veçantë ndodhi me të. “Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.”
Shkrimet na tregojnë që Enoku eci me Perëndinë dhe zhvilloi një marrëdhënie aq të mirë sa që nuk pësoi vdekje! Zoti e mori atë direkt në Qiell! Bibla nuk na tregon me detaje ecjen e Enokut me Zotin, por me siguri ajo përfshinte meditimet dhe lutjet. Ndërsa reflektoni mbi marrëdhënien tuaj me Zotin, kontrolloni pikat në vijim:
Këto përgjigjet janë personale. Megjithatë, nëse keni dëshirë, mund t’i ndani ato me të tjerët.
KOHA PËR T’U LUTUR
Ndërsa jeni duke u lutur, kërkojini Zotit veçanërisht të ndihmojë çdo pjesëmarrës të grupit, ndërsa ata janë duke shprehur dëshirë që të përmirësojnë marrëdhënien e tyre lutëse me Atë. Kërkoni një vullnetar të lutet për të gjithë grupin për shpalljen e përkushtimit që keni bërë në grup.