„Zoti është duke pritur që njerëzit e Tij ta vënë Atë në sprovë me lutjet e tyre. Ai gëzohet kur njerëzit vënë në sprovë premtimet e Tij. Është kënaqësia e Tij më e madhe t’i përgjigjet lutjeve, kështu duke provuar që premtimet e Tij janë të sigurta. Pa këtë nuk do të kryhet asgjë e vlefshme për Zotin e as për njerëzit.” E.M.Bounds
Krishti shpesh herë foli rreth bësimit. Në fakt, kjo ishte tema kyç e Tij, mbi të cilën Ai dëshironte që ne të meditojmë dhe ta kuptojmë. Ashtu si edhe fjala “dashuri”, “besimi” ka përkufizime të shumta. Edhe grupi juaj, pasi të keni kaluar disa javë së bashku, patjetër ndjeni që miqësia juaj është thelluar dhe keni më shumë besim tek njeri-tjetri.
Shkrimet dhe jeta
Është mëngjesi i një të hënë. Jezusi dhe dishepujt e Tij janë duke u larguar nga qyteti i Betanisë për në Malin e Ullinjve, duke udhëtuar për në Jerusalem. Jezusi është i uritur. Duke parë një pemë fiku plot gjethe, Ai thotë: “Le të kontrollojmë, mos gjejmë fiq atje.” Edhe pse nuk është sezoni i fiqve, pema zakonisht nuk leshon gjethe, para se të formojë frutet. Gjethet normalisht janë shenja e frutave. Por kur ata i afrohen pemës dhe Jezusi e kontrollon atë, Ai nuk e gjen asnjë fik. Pema është mashtruese. Atëherë Jezusi e shikon pemën dhe shpall: “Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë.” (Marku 11:14)
Pasi Jezusi dhe disheputj e Tij shkojnë në Jerusalem, ku Jezusi pastron Tempullin dhe kthehen në Betani. Gjatë rrugës, ata sërish kalojnë tek fiku i mallkuar. Këtë mund ta lexojmë tek Marku 11:20-24.
20 Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë. 21 Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ”Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë”.
22 Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ”Kini besimin e Perëndisë! 23 Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det”, dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. 24 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.
Vargu 20
Vargjet 21, 22.
Pjetri është i tronditur në kuptimin e plotë të fjalës. Ai sikur thotë: “S’më besohet!” Ne mund ta imagjinojmë atë duke vëzhguar Jezusin dhe duke menduar: “Çfarë tjetër, vallë, do të bëj Ai?” Por Jezusi direkt e përqendron vëmendjen nga veprimi i Tij tek fuqia e Zotit. Ai bën një paralele midis fuqisë hyjnore dhe besimit.
Për një studim më të thellë, shikoni Hebrenjve 11. Besimi ka dy pjesë: – besimi në dhe besimi tek. Ne besojmë në aftësinë e Zotit për të bërë diçka dhe ne kemi besim tek Ai që Ai do të veprojë. Nuk mjaftojnë nëse vetëm besojmë në ekzistencën e Zotit. Jakobi 2:19 thotë që edhe djalli beson.
Vargu 23
Vargu 24
(Për studim të mëtejshëm shih. Jakobi 4:13-15 dhe 1 Gjoni 5:14, 15)
ZBATIMI
Sekreti i “levizjes së malëve” nëpërmjet lutjes është besimi. Pyetje kyç për besimtarët është SI të marrim besimin dhe SI të rritëmi në të? (Për studim të mëtejshëm shih. Romakëve 10:17 dhe 12:3)
Pali përmend faktin që Zoti i ka dhënë çdo njeriu njëfare “mase besimi”. (Romakëve 12:3) Dhe ky besim vjen ose shtohet duke dëgjuar Fjalën e Zotit. (Romakëve 10:17) Në studimin e kaluar rreth dëgjimit, ne mësuam rreth mënyrave të ndryshme se si Zoti flet me njerëzit e Tij.
KOHA PËR T’U LUTUR
Sugjerimi për lutjen në grup: Kërkojini Zotit që të ndihmojë çdo pjesëmarrës të grupit të përqëndrohet mendimet e tij/saj ndaj Zotit në vend të përqëndrimit ndaj problemeve ose zhgënjimeve të tyre.
Sugjerimi për lutjen personale: Mos kushtoni shumë kohë duke i përshkruar Zotit malin tuaj. Ai mund të përshkruaj këtë madje më mirë sesa ju. Në vend të kësaj, pëqëndrohuni tek Zoti – që ka fuqi të levizë male. Pëqëndrohuni tek fuqia dhe besnikëria e Tij. Tek Jozueu 3 priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes duhet të futeshin në Lumin Jordan para se ujërat e tij të ndaheshin. Kur ata leviznin në besim, Zoti u dha një tokë të thatë për çdo hap. Ata kishin besim të palëkundur tek Zoti. Kur përqëndrimi juaj është i fortë, do të dëshmoni se si lëvizin malet.