Fuqia e Lutjes – 11

„Fuqitë e errësirës paralizohen me anë të lutjes. Nuk është çudi që Satani përpiqet t’i mbajë mendjet tona aq të zëna në punë sa që nuk na kujtohet të lutemi .” Oswald Chambers

Një shoku im më tregoi që një i krishterë i kishte thënë që gjatë gjithë jetës së tij ai kishte besuar që është gabim të kërkosh në lutje Frymën e Shenjtë. Arsyja e mundshme është shkaku që Satani ka fallsifikuar fuqinë reale të Frymës së Shenjtë. Satani dëshiron të na pengojë me çdo kusht që të mos kemi një jetë të mbushur me Frymën e Zotit. Të krishterët mund të kenë shumë frikëra në jetën e mëkatit, por ata nuk duhet të kenë frikë nga mbushja me Frymën e Shenjtë.

  1. Në fëmijërinë tuaj, nga çfarë kishit më shumë frikë? Pse?

Shkrimet dhe jeta

Nëse pyesim një të krishter, se “Nga vjen fuqia që marrim me anë të lutjes?” ai do të përgjigjej: “Nga Zoti.” Nëse pyesim më tepër, ai do të shpjegojë: “Zoti i jep Frymën e Shenjtë atyre që e kërkojnë dhe pikërisht Fryma e Zotit na fuqizon.”

Kuptimi i marrëdhënies midis lutjes dhe zotërimit të fuqisë së Frymës së Shenjtë është thelbesore, sepse qëllimi i lutjes është të lidhemi me fuqinë e Zotit. Le të eksplorojmë shkurtimisht temën e Frymës së Shenjtë. Kemi katër pyetje për të bërë.

  1. Çfarë është Fryma e Shenjtë – një fuqi apo një person?

Çfarë na zbulojnë vargjet në vijim rreth identitetit të Frymës së Shenjtë?

Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë. Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë. (Gjoni 16:13-15)

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë. (Mateu 28:19)

(Për studim të metejshëm shih. vargjet ku përmenden cilësitë personale të Frymës së Shenjtë:
1 Korintasve 2:10, 11, 13; 12:7-11; Romakëve 15:30; Veprat 5:3, 4, Efesianëve 4:30)

  1. Çfarë punë bën Fryma e Shenjtë? Gjoni 14:16, 17, 26; 15:26; 16:7-15; Veprat 1:8
  2. Kur dhe si e marrim ne Frymën e Shenjtë? Çfarë na zbulojnë këto tekste mbi këtë çeshtje? Romakëve 8:8-11; Efesianëve 1:13, 14; 3:4-17; 4:30; 2 Korintasve 1:21, 22; 1 Gjoni 4:13.
  3. Sa shpesh duhet t’i kërkojmë Zotit Frymën e Shenjtë? Luka 11:9-13; 1 Korintasve 15:31.

Një përmbledhje e shkurtër e Shkrimeve na zbulon që Fryma e Shenjtë është Person i cili ka emocione ashtu si edhe ne – dhe që Ai është pjesëtari i Trinitetit hyjnor. Fryma na nxit për dëshirën që të pranojmë Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Kur jemi të kthyer tek Zoti dhe kemi pranuar Krishtin, ne mbushemi me Frymën e Shenjtë. Qëllimi i banimit të Frymës së Shenjtë në ne është të na bëjë ne si Jezusi dhe të na fuqizojë për shërbesën. Ashtu siç Krishti i kërkoi çdo ditë Atit t’i jepte forcë, edhe ne kemi nevojë të kërkojmë vazhdimisht mbushjen me Frymën e Shenjtë çdo ditë, ndërsa ripërkushtohemi ndaj Zotit.

Puna e Frymës së Shenjtë është të zhvillojë marrdhënien tonë me Krishtin. Kur mbushemi me Frymën e Shenjtë, ne marrim edhe frytët e Frymës – dashuri, gëzim, paqe, durim, mirëdashje, mirësi, besim, zemërbutësi, vetëkontroll. (Galatasve 5:22, 23) Me fjalë të tjera, ne bëhemi të ngjajshëm me Jezusin në karakter dhe stilin e jetës.

Gjithashtu Fryma e Shenjtë na jep fuqi për sherbesën tonë. Ne jemi thirrur për një jetë lutjeje dhe sherbese. Këto të dyja nuk mund të jenë të ndara. Një burrë apo një grua që lutet do të jenë edhe një punëtor aktiv për Krishtin. Një i krishter lutës është një i krishter aktiv, dhe një i krishter aktiv është një i krishter lutës. Frytet e atyre që luten shfaqen në përdorimin e talenteve, aftësive dhe dhuntive shpirtëore të tyre duke iu shërbyer Krishtit. Ne si besimtarë që lutemi do t’i kërkojmë Zotit të na zbulojë njerëzit dhe situatat që nevojiten për shërbimin tonë.

Në Bibël ka tre kapituj që përqendrohen tek tema e dhuntive shpirtërore – Efesianëve 4, Romakëve 12 dhe 1 Korintasve 12. Letra e Efesianëve diskuton qëllimin e dhuntive shpirtërore, Romakëve – përgatitjen e nevojshme për t’i marrë ato, dhe 1 Korintasve – se si këto dhunti funksionojnë në kishë.

Lexoni 1 Korintasve 12 të tërë dhe më pas merrni në konsideratë pyetjet në vijim:

  1. Sa të krishterë marrin dhuntitë dhe nga çfarë varet se cilat dhunti ne marrim?
  2. Bëni një listë të dhuntive të përmendura tek 1 Korintasve 12. Diskutoni shkurtimisht secilën prej dhuntive dhe përdorimin e secilës në kishën lokale.
  3. Diskutoni dhe përdorni shëmbëlltyrën e trupit njerëzor dhe kishës në lidhje me dhuntitë shpirtërore dhe shërbesat tona individuale.
  4. Pëkufizoni konceptin “dhunti shpirtërore”.
  5. Si mendoni, cilët janë dhuntitë tuaja shpirtërore, që duhet të përdorni në shërbesën tuaj?

(Nëse kurrë nuk keni plotësuar testin e dhuntive shpirtërore, kërkojani pastorit.)

  1. Lexoni Romakëve 12:1-6 Çfarë është “fli e gjallë” që Zoti kërkon nga çdo besimtar?

    1 O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.

    2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

    3 Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.

    4 Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,  5 kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.

    6 Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;

ZBATIMI

Fryma e Shenjtë mund t’ju bekojë kur studjoni Biblën. Fryma mund t’ju drejtoj ndërsa përdorni aftësitë, të dhëna nga Zoti, në shërbesën tuaj. Ai mund të flas nëpërmjet juve ndërsa mësoni apo predikoni nga Bibla. Por nëse dëshironi një marrëdhënie të ngushtë me Zotin, në të cilën ju dëgjoni Atë duke folur me ju, duhet të luteni. Fuqia në jetën e krishterë nuk vjen nga veprat e mira. Veprat e mira janë shfaqja e fuqisë. Por fuqia vjen vetëm nga një marrëdhënie e thellë me Zotin. Ju nuk mund ta anashkaloni këtë.

  1. Bëni një listë prej të paktën tre gjërave që duhet të ndryshojnë në jetën tuaj lutëse, kështu që Zoti mund t’ju furnizojë me fuqinë e Frymës së Shenjtë. Nëse jeni të kënaqur me jetën tuaj të lutjes, bëni një listë prej të paktën tre pengesave që Satani përpiqet të hedhë në rrugën tuaj për të shkatërruar jetën tuaj lutëse.
  2. Ndërsa po reflektoni mbi pjesëmarrjen tuaj në një shërbesë aktive, çfarë duhet të ndryshohet më shumë në jetën tuaj shpirtërore për të bërë përpjekjet tuaja më efektive?
  3. Shënoni çfarë planifikoni të bëni për të vënë shërbesën tuaj të krishterë si një prioritet personal?

KOHA PËR T’U LUTUR

  • Lutuni për çdo pjesëmarrës të grupit në lidhje me listat që kanë bërë.
  • Kërkoni një mbushje të vazhdueshme me Frymë të Shenjtë.
  • Lavdëroni dhe falenderoni Zotin për fuqinë e Frymës së Shenjtë që Ai na dhuron.
  • Mbylleni me Lutjen e Zotit duke përsëritur së bashku, ose duke lexuar së bashku Gjoni 17:20-26.