Lutja e Përgjigjur – 05

05-lutja e pergjigjur„Lutja reale ndihmon Zotin dhe njeriun. Me anë të saj përparon Mbretëria e Perëndisë. Përfituesi më i madh i kësaj është vet njeriu. Lutja mund të bëj gjithçka çfarë mund të bëj Zoti. Problemi është që ne nuk besojmë në të aq sa duhet dhe nuk e vëmë atë në sprovë.” F.M.Bounds

Ne të gjithë kemi parë vende ku njerëzit hedhin monedha duke shprehur dëshirat e tyre. Duke parë këtë në fëmijëri kemi menduar: “Ah sikur t’i kisha të gjitha këto lekë!” dhe ndoshta nganjëherë edhe: “Interesante, sa prej këtyre dëshirave u plotësuan në të vërtetë?”

Zoti, patjetër, nuk është as pusi i dëshirave, as Babagjyshi i Vitit e Ri, edhe pse disa mendojnë kështu. Por Ai është i interesuar në atë çfarë na intereson ne.

  1. Nëse do të kishit mundësi t’i kërkoni Zotit të bëjë diçka për ju ose për ndonjëri që e doni, cila do të ishte kërkesa juaj?

Shkrimet dhe jeta

Kur jeni duke u lutur, a besoni që Zoti do t’i përgjigjet çdo lutje? A jeni duke pritur përgjigjen për çdo lutje? Në studimin e kaluar ne studiuam jetën e lutjes së Jezusit. Ai jo vetëm na demonstroi me jetën e Tij se si funksionon lutja, por gjithashtu kishte shumë për të na treguar rreth lutjes, siç mund të lexojmë në vargjet e mëposhtme:

Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. (Gjoni 15:7)

Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ”O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar. Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar”. (Gjoni 11:41, 42)

Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. (Gjoni 14:13, 14)

Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni. (Mateu 21:22)

Siç e shohim, Zoti kënaqet duke iu përgjigjur lutjeve të njerëzve të Tij. Lutja, sigurisht, nuk është vetëm një kërkesë. Ajo përmban edhe  lavderime, falenderime, gjishtashtu edhe pranimin edhe kremtimin e Zotit. Megjithatë, kërkesat janë një pjesë e rëndësishme të lutjes. Por disa besimtarë vijnë me turp para Zotit në lutjet e tyre. Ata kanë frikë t’i “bëjnë kërkesa” Zotit, kështu premtimet e Biblës janë shpallur me gjysëm zemre. Këto premtime të Biblës, në fakt, janë baza e besimit tonë, për të bërë kërkime ndaj Tij. Prandaj profetet kishin guxim t’i afroheshin Zotit.

  1. A mendoni që premtimet e cituara më përpara janë si “çeqe bosh” nga Zoti, që mund t’ia paraqesim Atij me anë të lutjes?
  2. A ndiheni rehat duke shpallur premtimet e Biblës ndërsa bëni kërkesat tuaja në lutje? Pse po ose pse jo?
  3. 1 Gjoni 5:14 thotë që ne duhet të shpallim premtimet e Zotit sipas vullnetit të Tij. Por nga ta dimë vullnetin e Zotit? Dhe sa kohë duhet të presim pas lutjes sonë për të mësuar se cili është vullneti i Tij?
  4. Kur i paraqesim Zotit ndonjë kërkesë në lutje, cilat janë përgjigjet e Tij të mundshme?
  5. Kur Zoti, siç duket, thotë: “Jo” ose “Jo tani” si ndiheni në lidhje me Të?
  6. A do të marrë çdo kërkesë në lutje një përgjigje pozitive? Dhe a do të mendojmë, me kalimin e kohës, pozitivisht ndaj përgjigjes negative?
  7. A ka premtimet Biblike që mund të përdorni duke ditur me siguri që ky është vullneti i Zotit, dhe që përgjigjia e Tij do të jetë “Po”? Nëse dini premtime të tilla, tregoni disa prej tyre.

Zoti tek Jeremia 33:3 thotë me sinqeritet: “M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem.” Nuk ka limit, as pengesa për Zotin për të plotësuar këtë premtim. Ai rrezikon me fjalën e Tij që na ka dhënë. Ne si njerëzit e Zotit duhet të:

  • Presim përgjigjen,
  • Mbajmë sytë hapur që ta shohim përgjigjen,
  • Me një guxim të përulur ta falenderojmë Atë për përgjigjen para se të shohim atë.

Një shembull të shkëlqyeshëm ne e gjejmë tek 1 Mbretërve 18. Karakteret kryesore të historisë janë Zoti, profeti Elia, mbreti Ashab dhe mbretëresha Jezebel, gruaja e tij, gjithashtu edhe profetët e Baalit. Populli Izraelit, i udhëhequr nga mbreti Ashab dhe gruaja e tij, ishte adhurues të idhujve. Këto dy udhëheqës e kishin drejtuar Izraelin në adhurimin e perëndisë fallso – Baalit. Për të bërë popullin të kuptonte gabimin e tyre që të ktheheshin sërish tek Ai, Zoti veproi në mënyrë dramatike ndërmjet protetit Elia.

Zoti i tregoi Elias të lajmërojë mbretin Ashab dhe popullin Izraelit, që nga tani e tutje, vendi i tyre do të vuajë nga thatësira. Dhe kështu ndodh. Për tre vitë të tëra nuk ka asnjë pikë shiu. Lumenjtë dhe burimet thahen. Nuk ka më ushqim. Për këtë gjë, Ashabi dhe Jezebeli kërkojnë Elian për ta vrarë.

Pas tre vitesh Elia del nga vendi ku fshihej. Ai vjen tek Ashabi dhe organizon një ndeshje midis Zotit dhe Baalit. Dy altarë u ndërtuan, dhe demi i sakrificës u vendos mbi secilin prej tyre. Elia gjithashtu hodhi ujë mbi altarin e Zotit për të zmadhuar sfidën. Ashabi dhe Elia iu luten perëndive të tyre për të ndezur zjarr që të konsumonte sakrificat.

1 Mbretërve 18:36-46          36 Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: “O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd. 37 Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre”.

    38 Atëherë ra zjarri i Tzotit dhe konsumoi olokaustin, drutë, gurët dhe pluhurin, si dhe thau ujin që ishte në gropë.

    39 Para kësaj pamje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: “Zoti është Perëndia!”

    40 Pastaj Elia u tha atyre: “Zini Profetët e Baalit; mos lini t’ju ikë as edhe një!”. Kështu ata i kapën dhe Elia i zbriti në përruan Kishon, ku i theri.

    41 Pastaj Elia i tha Ashabit: “Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh”. 42 Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelit, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve, dhe i tha shërbëtorit të tij: “Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!”. Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë”. Elia i tha: “Kthehu të shikosh, shtatë herë”.

    44 Herën e shtatë shërbëtori tha: “Është një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti”. Atëherë Elia tha: “Shko dhe i thuaj Ashabit: “Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu””.

    45 Brenda një kohe të shkurtër qielli u errësua për shkak të reve e të erës, dhe ra një shi i madh. Kështu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi në Jezreel.  46 Dora e Zotit ishte mbi Elian, që shtrëngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri në hyrje të Jezreelit.

Vargjet 36, 37: Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: “O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd. 37 Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre”.

  1. A ishte lutja e Elisë:
    1. Një guxim i tepruar?
    2. E bazuar në besim?
    3. Një llotari? Po sikur Zoti të mos kishte dërguar zjarrin?
    4. Ndodnjë variant tjetër __________________________
  2. Duke u bazuar në këto vargje, cila ishte arsyja e lutjes së Elias?
  3. Elia iu afrua Zotit me guxim. Si mendoni – a keni një guxim të tillë për t’u lutur siç bëri ai?
    A mendoni që fakti që Elia ishte një profet, e vendos atë në një kategori ndryshe sesa “një besimtar i thjeshtë” dhe prandaj kishte më shumë shanse për të marrë përgjigje?

Vargu 39: Para kësaj pamje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: “Zoti është Perëndia!.

  1. Si mendoni, a iu përgjigj populli Zotit nga frika apo nga një respekt dhe përkushtim i sinqertë?
  2. Kur Zoti vepron në mënyrë dramatike në jetën tuaj, si i përgjigjeni Atij? A është përgjigjia juaj me afat të gjatë apo të shkurtër?

Vargjet 41-44: 41 Pastaj Elia i tha Ashabit: “Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh”. 42 Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve, dhe i tha shërbëtorit të tij: “Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!”. Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë”. Elia i tha: “Kthehu të shikosh, shtatë herë”. Herën e shtatë shërbëtori tha: “Është një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti”. Atëherë Elia tha: “Shko dhe i thuaj Ashabit: “Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu””.

Këto vargje janë intriguese. Elia u lut për shi. Pastaj u shfaq një re e vogël në qiell, dhe Elia i tregoi Ashabit që të kthehet në qytet para se të fillonte një shi i furishëm.

  1. Çfarë ju bën më shumë përshtypje në këto vargje?
  2. A ishte dërgimi i shërbëtorit që të ngjitej në mal shtatë herë, si një lloj presion ndaj Zotit për të dërguar përgjigjen?
  3. Pse, sipas mendimit tuaj, nevojiteshin shtatë herë, para se të shfaqej reja?
  4. A shihni ndonjë ndryshim midis mënyrës se si luteni ju dhe se si lutej Elia? Çfarë ndryshimesh janë ato?

ZBATIMI

Besimtarët e ditëve të sotme kanë nevojë për një besim të tillë siç e kishte Elia. Besimi i cili kapet pas premtimeve të Fjalës së Zotit, dhe i cili refuzon të dorëzohej deri sa marr përgjigje. Besimi i tillë na lidh më shumë me Qiellin dhe na forcon për të luftuar kundër fuqive të satanit.

  1. Nëse do të kishit mundësi për t’i kërkuar Zotit që të përmirësonte jetën tuaj të lutjeve, çfarë do t’i kërkonit?
  2. Ndrysho regjimin tim të përditshëm që të kem më shumë kohë për t’u lutur.
  3. Më jep më shumë besim.
  4. Më jep guxim për t’u afruar Ty.
  5. Më mëso se si të lutem me këmbëngulje të vazhdueshme.
  6. Tjetër_________________________________________

KOHA PËR T’U LUTUR

Gjatë kohës së lutjeve, kërkoni dikë që të lutet për përmirësimin e jetës së lutjeve të çdo personi të grupit (duke përmendur emrat) Mbani lutje të shkurtra që të keni kohë për çdo pjesëmarrës i cili dëshiron të shprehë dëshirat e tyre në lutje. Dhe kujtoni që lutja duhet të jetë 100% vullnetare. Mbylleni duke cituar së bashku lutjen e Zotit:

“Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.

Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.

Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.

Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu,

sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen”.