„Nuk ekziston asnjë kohë ose vend i papërshtatur për t’i bërë një kërkesë Zotit. Asgjë nuk na pengon për të ngritur zemrat tona në Qiell, me anë të frymës të një lutje të sinqertë..” Ellen White
Unë njoh një mësues i cili është një baba krenar i djalit e tij trevjeçar. Ata kënaqën së bashku duke luajtur lojra gjimnastike, që do të frikësonin shumicën e fëmijëve. Por ky djal i vogël nuk qan por qesh kur hidhet lartë, sepse është rritur duke i besuar babait të tij, i cili gjithmonë e ka pritur atë. Ai është i sigurt që Babi i tij është i besueshëm dhe që ai është i sigurt në duart e tij. Jezusi thotë që besimi i sinqertë si ai e fëmijës është pjesë e jetës së krishterë. Kjo jetë përmban lutjen.
Shkrimet dhe jeta
Kjo temë, për disa njerëz, është më e vështirë nga të gjitha studimet rreth lutjes. Pasi kemi lexuar të gjitha premtimet pozitive dhe çfarë Zoti dëshiron të bëj për ne, dikush tregon tekste të tilla:
Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. (Jakobi 4:3)
Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar. (Psalmi 66:3)
Ne gjithashtu mund të lexojmë që është e rëndësishme që besimtari të lutet shumë. Por nëse kjo lutje nuk është lutja e duhur, ajo nuk është e mirë. (Mateu 6:5-8) Kjo tema nga shikimin i parë mund të duket pak hutuese. Megjithatë, Zoti na tregon kushte që shkaktojnë zhvillimin e një jetë efektive lutjeje.
Duhet të kuptojmë dhe të pranojmë nevojën tonë për Zotin
Kushti i parë për një lutje të përgjigjur është të kuptojmë nevojën tonë për Zotin. Nëse nuk kemi asnjë nevojë, nuk kemi asnjë arsye për t’iu afruar Zotit. Kjo ndoshta duket shumë e thjeshtë, por shumë veta – duke përfshirë edhe të krishterët – nuk e kuptojnë plotësisht nevojën e tyre për t’iu afruar Zotit për ditë, çast pas çasti. Dishepulli Gjon e diskutoi këtë gjë tek Zbulesa:
Por, mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i ngrohtë, unë do të të vjell nga goja ime. Sepse ti thua: “Unë jam i pasur, u pasurova dhe s’kam nevojë për asgjë”; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur. (Zbulesa 3:16, 17)
Nëse vini tek Zoti për shkakun e një dëshirë të sinqertë për marrëdhënie me Të, Ai ju dëgjon. Nëse vini tek Ai për shkakun e një dëtyrë – thjesht duke plotësuar listën e detyrave të një besimtari – lutjet tuaja ndoshta do të arrijnë vetëm deri në tavan dhe jo në Qiell.
Ja, një premtim: “Atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë.” (Gjoni 6:37)
Kërkoni ndihmë me besim
A ju kujtohet burri i cili erdhi tek Jezusi dhe i tha që djali i tij ishte në spazma, me shkumën duke dalë nga goja e tij? Jezusi i tha që djali do të shëroheshe, nëse babai kishte besim. Bibla thotë që “menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ”Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim”. (Marku 9:24) Babai kishte nevojë. Ai e pranoi nevojën e tij, dhe me një zemër të hapur dhe të sinqertë u mbeshtet tek Jezusi. Jezusi nuk i dha një listë për ta plotësuar, por e pranoi babain e djalit atje ku ai ishte në rrugën e tij të jetës.
Mëkati i ushqyer
Kjo është çeshtja që bën shumë besimtarë të zmbrapsen: “Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.” (Psalmet 66:18) Çelsi për të “çpaketuar” mesazhin e këtij vargu, duhet të kuptojmë se çfarë është mëkati, sidomos mëkati i ushqyer.
Pikat për të nxitur reflektim:
Qëndrimi i faljes
Kjo çeshtje shkakton që shumë veta të dridhën, sepse është një temë e dhimbshme. Në Lutjen e Zotit Jezusi thotë: Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë. (Mateu 6:12) Me fjalë të tjera, është mëkat për një besimtar të mos falë plotësisht njerëzit e tjerë. Mëkati pengon dhe ndalon jetën tonë të lutjeve, siç ndoshta e kemi zbuluar tashmë.
Jezusi shkoi drejt e në thelbin e faljes kur tha tek Mateu 5:23, 24 : “Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.”
Një pyetje që duhet t’i bëni vetes është – A ka një marrëdhënie personale ne jetën tuaj që nevojitet për shërim dhe që pengon marrëdhënien tënde me Krishtin? I kushtoni pak minuta dhe paraqiteni këtë çeshtje me një lutje para Zotit.
Këmbëngulje në lutje
Gjatë studimit të mëparshëm kemi hulumtuar mbi këtë çeshtje në thellësi, megjithatë mund të na ndihmoj një përseritje e shkurtër. Një varg na shërben si spiranca e kësaj teme: “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.” (Filipianëve 4:6) Lutja, siç është përmendur në këtë varg, i referohet lutjes në mënyrë të përgjithshme. Kurse përgjërimet është të vazhdosh të lutesh Zoti për ndonjë barrë ose nevojë specifike që rëndon zemrën dhe mendjen tënde.
Diçka për të menduar: A mund të ndodh që këmbëngulja ka më shumë lidhje me marrëdhënien tonë me Zotin sesa me “këmbënguljen ndaj kërkesës”? A mund të nënkuptohet këmbëngulja si lutje private, publike, në punë, në makinë, në shkollë, ashtu si flasim me një mik? A mund të ketë këmbëngulja domëdhënien e bisedës me Zotin rreth problemit ose nevojës sonë aq sa na duhet për një mendje të qetë? A ka mundësi që këmbëngulja nuk ndryshon Zotin por na ndryshon neve?
ZBATIMI
KOHA PËR T’U LUTUR
Gjatë kohës së lutjes kërkojini Zotit që t’i japi që të gjithve anëtarëve të grupit rritje dhe fitore në jetët e tyre personale në pesë fushat që keni diskutuar në këtë studim.
Sugjerim për një aktivitet: Udhëheqësi i grupit, gjatë lutjes, mund të përmend, një nga një, pesë përgjigjet e lartpërmendura – pastaj çdo herë të bëjë një pauzë për t’i dhënë kohë të gjithë pjesëmarrësve për t’u lutur për këtë çeshtje sipas nevojës në jetët e tyre personale.
Kujtoni që në Krishtin ne gjejmë shpresë, falje dhe forcë. Ai ka mundur Satanin në vendin tonë. Kur ne i dorëzojmë jetët dhe dëshirat tona Krishtit, kemi sigurinë e faljes dhe të jetës së përjetshme në Të.
Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. (1 Gjonit 1:9)
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. (1 Gjonit 5:11)