„Një lutje e vazhdueshme është një lidhje e paprerë midis Zotit dhe çdo personi, kështu që jeta e Zotit rrjedhë në jetat tona; dhe nga jetët tona dëlirësia dhe shenjtëria kthehen tek Zoti.” E.G.White
Ne jetojmë në një shoqëri që jeton duke vrapuar dhe duke ndryshuar gjatë gjithë kohës – në shoqëri e cila quhet epoka e informacionit. Ajo çfarë mësojmë sot, nesër mund të jetë e vjetëruar dhe e pavlerë nesër. Madje zbulimet e reja shpejt janë parakaluar më zbulimet më të reja. Kjo shoqëria e teknologjisë së lartë por pa marrëdhënia të thella mund të na bëj që të humbasim atë çfarë na lidh me Zotin dhe kuptimin e vërtetë të jetës.
Shumë njerëz, duke përfshirë edhe të krishterët, janë vazhdimisht duke kërkuar metoda, plane dhe strategji të reja të organizimit. Në botën e biznesit qëllimi i kësaj është të zmadhojë të ardhurat. Në kishën kjo është bërë për të rritur dhe zhvilluar kishën.
Rreziku është që njerëzit mund të humbasin në analizimin e të dhënave. Plani i Zotit është të vështrosh njerëzit si prioritet, kurse metodat marrin vendin e dytë. Pikërisht njerëzit janë metodat e Zotit. Kisha dhe shoqëria po kërkojnë metodat më të mira. Kurse Zoti po kërkon njerëzit më të mirë.
Shkrimet dhe jeta
A keni menduar ndonjëherë, pse lutej Jezusi? Pse Ai kushtoi aq shumë kohë prej 24 orëve të shtrenjta, për të komunikuar me Perëndi Atin? Ky studim është përkushtuar kësaj pyetje dhe do të na ndihmojë të përqendrohemi tek prioriteti i lutjes. Tekste vijuese na përshkruan shkurtimisht jetën e lutjes së Jezusit.
Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t’u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare. (Mateu 14:23)
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut. (Marku 1:35)
Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t’u lutur. (Marku 6:46)
Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ”Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!”. (Luka 3:21, 22)
Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. (Luka 9:18)
Një prej arsyet pse Jezusi erdhi në Tokë ishte për të demonstruar që kemi mundësi reale për të mundur mëkatin në jetët tona, nëpërmjet marrëdhënie me Perëndin. Me shembullin e Tij Jezusi na tregoi se si mund të kryemi këtë. Burimi e fuqisë së Krishtit ishte fuqia hyjnore e cila është e disponueshme me anë të lidhjes së vazhdueshme me Atin nepërmjetë lutjes.
Ndërsa përqendrohemi tek nevojën tonë të lutjes e përditshme, meditoni pak mbi shembullin e Krishtit i cili na tregon nevojën për t’u lutur, siç lexojmë tek Mateu 26:36-46 :
36 Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ”Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem”. 37 Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh. 38 Atëherë ai u tha atyre: ”Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua”.
39 Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”.
40 Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ”Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë? 41 Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët”.
42 U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: ”Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!”.
43 Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar. 44 Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.
45 Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ”Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve. 46 Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër”.
Vargjet 36-38
Vargjet 37, 40, 41
Vargjet 39, 42
Vargjet 40, 43, 45
ZBATIMI
Në fillimin e këtij studimi ne zbuluam që lutja ishte prioriteti i Jezusit. Ai nuk ishte tepër i zënë për të bërë vepra të mira, për të mos patur kohë për lutje. Gracka e Satanit është të bëj të krishterët tepër të zënë duke punuar për Krishtin, kështu që ata harrojnë lutjen. Një rrezik gjithashtu është që, kur përjetojmë suksesin në punën e Zotit, mund të fillojmë t’i besojmë në planet dhe metodat njerëzore. Ka një tendencë të lutej më pak dhe të kenë më pak besim. Reflektoni mbi pyetjen me të cilën kemi nisur këtë studim: Çfarë duhet të ndryshojë në jetën time në mënyrë që lutja të bëhet prioriteti im?
Koha për t’u lutur.
Gjatë lutjes kërkoni veçanërisht Zotit të përgjigj kërkesat e çdo anëtarit të grupit. Kujtoni që këto lista janë personale dhe nuk nevojitet që ata të ndajnë këto kërkesa me të tjerët. Megjithatë, nëse dikush dëshiron, ai mund të lajmëroj të tjerët rreth problemit e tij/saj.