„Ne duhet t’i marrim në konsideratë me kujdes mësimet e Krishtit rreth lutjes. Në lutje ka një shkencë hyjnore, dhe ilustrimet e Tij na tregojnë parimet që ne të gjithë duhet t’i kuptojmë.” Ellen White
Shumë njerëz mbajnë në xhep një axhendë ku shënohen të gjitha takimet. Për shumë veta kjo axhendë është “truri” që organizon rutinën e tyre të përditshme. Njerëzit e zënë shenojnë kohën për familje, për stërvitje dhe gjëra të tjera. Po sa prej tyre shenojnë takimin e përditshëm me Zotin? Nëse keni problem të kujtoni kohën e lutjes në mes të gjitha dëtyrave që keni, përpiquni të shenoni kohën tuaj cilësore me Zotin në axhendën tuaj. Në fund të fundit, takimi me Zotin është takimi më i rëndësishëm i ditës!
Shkrimet dhe jeta
Ne e dimë Lutjen e Zotit, që është shkruar tek Mateu 6. E njejta lutje është shkruar edhe tek Ungjilli sipas Lukës, por në një kontekst pak ndryshe. Ky studim do të përqendrohet në lutjen e shënuar nga Luka.
Konteksti i Lukës 11:1-9 është themeli i mësimit të Jezusit, se si duhet të lutemi. Jezusi dhe dishepuj e Tij sapo kishin ardhur në Betani, pranë Jeruzalemit, në Malin e Ullinjve. Maria, Marta dhe Llazari (motrat dhe vëllai) jetuan së bashku në Betani, dhe Jezusi bëri një vizitë tek ata. Ka mundësi që një mëngjes apo një darkë Jezusi iku në kopshtin mbrapa shtëpisë për t’u lutur. Dishepujt e kishin parë dhe dëgjuar se si Krishti lutej në rastet e mëparshme. Dhe këtë herë ata i thanë: “Zot, na mëso të lutemi!” (Luka 11:1)
Luka 11:1-9
1 Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ”Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet”.
2 Dhe ai u tha: ”Kur të luteni, thoni: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. 3 Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. 4 Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu””.
5 Pastaj u tha atyre: ”A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: “Mik, më jep hua tri bukë, 6 sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara”; 7 dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: “Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap”?
8 Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten. 9 Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.
Ky tekst na mëson parimet bazë se si të lutemi dhe çfarë të përfshijmë në lutjet tona. Jezusi nuk na dha një listë apo rradhitje specifike që duhet të zbatojmë në mënyrë që lutjet tona të pranoheshin. Megjithatë, Ai na sugjeron disa gjëra për të cilët ne duhet të lutemi. Ja disa parime bazë:
Pranoni Zotin si Më të Lartin: “Ati ynë që je në qiej…” (vargu 2)
Lavdëroni dhe falenderoni Zotin: “… u shenjtëroftë emri yt…” (vargu 2)
Një qëndrim pritës: “… ardhtë mbretëria jote…” (vargu 2)
Mos u lutuni në mënyrë egoiste: “… u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.” (vargu 2)
Ky varg diskuton rreth nevojës sonë për të nënshtruar jetët dhe vendimet tona Zotit. Ai na inkurajon t’i japim Zotit vullnetin dhe dëshirat tona, duke i dhënë Atij leje për të bërë në jetët tona atë çfarë nevojitet që të plotësojmë vullnetin e Tij.
Paraqisni nevojat tuaja personale të përditshme: “Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.” (vargu 3)
Kjo frazë na vërteton që është e pranueshme të flasim me Zotin rreth nevojave tona personale. Megjithatë, tek Mateu 6:25, Krishti thotë: “Mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?”
Rrëfeni mëkatet tuaja dhe kërkoni falje: “Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë;” (Luka 11:4)
Është thelbësore të pranojmë gabimet tona dhe t’i kërkojmë Zotit falje. Duke bërë këtë, ne pranojmë sovranitetin e Zotit dhe planin e shpëtimit. Megjithatë, që të mund të jemi të falur, varet nga dëshira jonë për të falur të tjerët. Rrëfimi i përditshëm në lutje, duhet të na kujtojë marrëdhëniet që duhet të rindertojmë.
Shprehni Besim: “…dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu.” (vargu 4)
Me fjalë të tjera, “Mos na lejo t’i dorëzohemi tundimit.” Kur Satani na tundon, mëkati nuk është fakti që jemi tunduar, por kur i dorëzohemi atij. Ne kemi nevojë për mbrojtje kundër rënies në mëkat. Kjo mbrojtje vjen nga besimi ynë tek fuqia e Zotit. Ne duhet t’i japim vullnetin tonë (zgjedhjet tona) Zotit. Dhe kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh!
Në përmbledhje, Jezusi tha që këto shtatë parime duhet të jenë pjesë e jetës sonë të lutjes:
Në studimin tjetër do të diskutojmë mënyra praktike se si mund t’i zbatojmë këto parime në jetën tonë lutëse.
ZBATIMI
Jezusi do që ne të kuptojmë që kur jemi duke u lutur sipas këtyre parimeve të cilat Ai i ka shprehur tek “Lutja e Zotit”, Zoti dëgjon dhe nderon kërkesat tona. Ai e nënvizoi këtë duke treguar një histori (vargjet 5-8). Lexojini atë edhe një herë. Pasi Jezusi thotë: “Lypni”, “kërkoni” dhe “trokitni”, dhe do të merrni përgjigjen e premtuar.
Jezusi nuk shqetësohet që të ndjekim këto parime në radhitjen e saktë, siç e ka treguar Ai. Megjithatë, shumë besimtarë kanë gjetur më shumë kënaqësi, duke u përqëndruar së pari tek Zoti dhe vetëm pastaj në nevojat e tyre personale. Nëse zbatojmë këto parime ashtu siç i ka prezantuar Krishti, biseda jonë me Zotin do të jetë sipas këtij plani:
Zoti i pari
Vetja pastaj
KOHA PËR T’U LUTUR
Gjatë kohës së lutjes, ndiqni rradhitjen e sugjeruar të lutjes. Udhëheqësi i grupit le të përmendë me zë të lartë parimet e Lutjes së Zotit, kështu që pjesëtarët mund të luten për atë, para se të levizni tek parimi tjetër.