Zoti Është Gati – 01

„Shumë njerëz nuk luten për shkakun që ata nuk ndiejnë asnjë nevojë për tu lutur. Shenja e pranisë së Frymës së Shenjtë në ne është që ne kuptojmë që nuk jemi të mbushur por që jemi të zbrazët.” Oswald Chambers

Ashtu si miqësia ka nevojë për kohën e kaluar së bashku, për të njohur njëri-tjetrin, ashtu edhe koha e kaluar me Zotin do të na ndihmojë ta njohim Atë më mirë dhe më thellë.

Pyetjet për të thyer akullin

  • Çfarë përjetime në lidhje me lutjen keni nga fëmijëria juaj?
  • A luteshe familja juaj për ditë? Po para bukës? Po adhurim familjar? Kush ka drejtuar lutjet në familjen tuaj? Babi? Mami? Gjyshja?

Shkrimet dhe jeta

Teksti i Shkrimeve që ne sot do të studjojmë është tek Luka 18:1-8

 Titulli i këtij teksti është shëmbëlltyra e vejushes këmbëngulëse. Koha dhe ngjarjet, kur Jezusi tregoi këtë shëmbëlltyrë është pak a shumë Marsi i vitit 31, midis ringjalljes së Llazarit dhe vdekjes së Krishtit. Jezusi ka diskutuar me dishepujt e Tij dy përbërësit vendimtar për një jetë të krishterë: falja (Luka 17:1-4) dhe besimi (vargjet 5-10)

Gjatë këtij diskutimi erdhën udhëheqësit fetar dhe e ndërprenë Atë. Ata pyesin Krishtin se kur do të vinte Mbretëria e Tij. Jezusi përgjigjet duke treguar dishepujt e Tij rreth ngjarjeve dhe shenjave të Ardhjes së Tij. Direkt pas këtyre udhëzimeve mbi ndodhitë e kohërave të fundit, Jezusi tregon shëmbëlltyren rreth vejushes këmbëngulëse. Jezusi e lidh këtë shëmbëlltyre rreth lutjes me të jetuarit në ditët e fundit të historisë së kësaj bote.

Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur, duke thënë: ”Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.

Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: “Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim”.

Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: “Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri, duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë””.

Dhe Zoti tha: ”Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë. Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre? Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?”.

Luka 18:1-8

Vargu 1 – Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur…

  1. Kjo shëmbëlltyr (historia me ndonjë mësim) është rreth lutjes. Çfarë do të thotë të lutesh vazhdimisht? Jepni shembullin e përkufizimit tuaj – si do të duket një orar lutjesh të përditshme?
  2. Çfarë do të thotë “lutuni pa u lodhur”?
  3. A keni qënë ndonjëherë të dekurajuar për shkakun që duket sikur Zoti nuk po dëgjon lutjet tuaja?
  4. Nëse jeni zhgënjyer në lutjet, çfarë bëni për të kaluar dekurajimin tuaj?

Udhëheqësit fetar judenj i mësonin njerëzve që ata duhet të luteshin tre herë në ditë (Danieli 6:10). Dy prej këtyre herëve ishin gjatë kohës së sakrificave të mëngjesit dhe të darkës, të cilët jepeshin nga priftërinjtë për popullin e tyre. Herë e tretë ishte nga dreka. Disa rabin mësuan që njerëzit nuk duhet të luten në tjetër orar – që të mos bezdisnin Zotin.

Vargu 2 – duke thënë: ”Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.

Ky varg na paraqet një prej karakterëve kryesor të shëmbëlltyres – gjykatësin. Gjykatësi ndoshta ishte i caktuar dhe paguar nga romakët. Konfliktet e zakonshme e judenjve zgjidheshin para pleqve dhe jo në gjyqin publik. Gjykatësit romak ishin të famshëm për padrejtësitë e tyre. Nëse paditësi nuk kishte ndikim apo shumë para për të paguar gjykatësin, nuk kishte shumë shanse për të marrë drejtësi. Gjykatësit shpesh herë quheshin nga populli – hajdutët e popullit. Vini re, që Jezusi nuk tregon ndonjë qytet ose person specifik. Ai nuk krijon probleme me qeverinë.

  1. Çfarë do të thotë që gjykatësi nuk kishte frikë nga Perëndia as respekt për njeri? Çfarë fjalë tjetër mund të përdorim për frikë?
  2. Përshkruani – se si, sipas mendimet tuaja, gjykatësi trajtojnë njerëzit sot? Përpiquni të tregoni këtë shëmbëlltyre në mënyrën moderne.

Vargjet 3-5 – Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: “Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim”. Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: “Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri, duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë””.

Vargu 3 na paraqet karakterin i dytë të shëmbëlltyres – vejushen. Jeta nuk është e lehtë kur vdes bashkëshorti. Megjithatë, të jesh vejusha sot, nga ana materiale, është më lehtë sesa në kohën biblike. Vejusha zakonisht nuk kishte as lek, as pronë, as punë, as arsim. Nëse ajo ishte fatlume dhe kishte një djal ose ndonjë të afërm nga fisi, i cili ndihmonte, jeta ishte e durueshme. Por nëse vejusha nuk kishte asnjëri, ajo lehtësisht mund të bëhej person pa strehë.

Një nga karakteristikat më të bukura të Zotit është që Ai ka interes për të gjithë dhe që Ai kujdeset për mirëqënien e të gjithëve. Vejusha nuk është përjashtim. Jakobi thotë që: “Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet  e tyre.” (Jakobit 1:27) Jezusi ishte duke folur kundër farisenjve, sepse ata “gllabëruan shtëpitë e të vejave” (Mateu 23:14)

Vejusha e shëmbëlltyres kishte një armik i cili shkaktonte asaj probleme. Ndoshta armiku merrte para ose pronën e saj. Dhe ajo nuk kishte ç’të bënte (sepse nuk kishte avokat në atë kohë) por të shkonte tek gjykatësin për të kërkuar ndihmë.

  1. Çfarë paralele shikoni midis gjëndjes së vejushes dhe asaj e mëkatarit?
  2. Si ishte qëndrimi fillestar i gjykatësit drejt kërkesës së vejushes? (Vargu 4)
  3. Si ndryshoi qëndrimi i tij? (vargjet 4, 5)
  4. Pse ai ndryshoi qëndrimin e tij?
  5. Disa do të ndalojnë tek vargun 5 dhe do të thojnë: “E mora vesh, unë duhet t’i lutem Zotit në mënyrë të vazhdueshme për ta bindur Zotin për atë çfarë mua më nevojitet.” A është kjo e vërtetë? A duhet ta bindim Zotin për ndonjë gjë?
  6. Nëse jo, pse duhet të lutemi vazhdimisht?

Vargjet 6-8 – Dhe Zoti tha: ”Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë. Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre? Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?”.

Kjo shëmbëlltyrë është studim i kontrasteve ose të kundërtat. Direkt pas mbarimit të historisë, Jezusi na e shpjegon atë.

  1. Çfarë kontrasti, çfarë dëshiron Jezusi që ne të kuptojmë?

Sugjerimet:

  • Krahasoni karakterin e gjykatësit dhe të Zotit.
  • Krahasoni motivet e gjykatësit dhe motivet e Zotit.
  • Krahasoni gjëndjen dhe situatën e vejushës me situatën dhe gjëndjen e besimtarit dhe të jobesimtarit. A ngjajnë me njëri-tjetrin?
  • Krahasoni gjykatësin me Zotin në përgjigjet e tyre drejt nevojave të njerëzve.
  • Diskutoni gadishmerinë e gjykatësit për të dëgjuar vejueshen dhe gadishmërinë e Zotit për të dëgjuar njerëzit në këtë tokë.
  1. Kush janë të zgjedhurit në vargun 7?
  2. Çfarë do të thotë të këlthasesh ditë e natë?
  3. Si Zoti “vonon” ndërhyrjen në favorin tonë?

Konsideroni: Zoti mund të vonoj ndërhyrjen – dmth. Mund të na duket sikur Ai po vonon përgjigjen e Tij – për arsyje të mëposhtme:

  • Zoti po organizon ngjarjet që në të ardhmen do të na japi atë çfarë është më mirë për ne.
  • Zoti mund të lejoj situatën e pakëndshme të vazhdojë për të dhënë kohë armikut tonë për tu penduar.
  • Vonesa mund të na ndihmojë për të zhvilluar karakterin tonë.
  • Vonesa forcon nevojën tonë për Zotin.

Kujtoni që 2 Pjetrit 3:9 shpall që: “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij”.

  1. Çfarë ka ndërmend Jezusi, kur pyet: “Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?”
  2. Pse, sipas mendimit tuaj, Jezusi mbaron shëmbëlltyren me këtë pyetje?
  3. Çfarë kjo shëmbëlltyrja na mëson rreth gadishmërisë e Zotit për të dëgjuar lutjet tona?

Mësimi i kësaj shëmbëlltyre është që ne si besimtarët nuk jemi tamam si vejusha. Vejusha ishte e varfër, e pandihmë dhe e harruar. Gjykatësi ishte i panjohur për të. Kurse ne jemi bijtë të adoptuar të Zotit. Ne jemi pjesëtarët e familjes së Tij! Pasuritë qiellore janë të disponueshme për ne! Gjykatësi nuk i ngjanë fare Zotit! Zoti është i drejtë, i dashur, i dhembsur dhe i ndershëm. Ne nuk kemi pse t’i përgjërohemi Atij. Zoti po na pret me krahët e hapura për të plotësuar nevojat tona. Ai na fton të vijme tek Ai ashtu siç jemi – me problemet, vuajtjet dhe mëkatet tona. Shikoni ç’premtime Ai na ka dhënë:

  • ”Unë jam udha, e vërteta dhe jeta;” (Gjoni 14:6)
  • Sepse Ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. (Psalmi 72:12)
  • Mëndjes që pushon te Ti, Ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te Ti. (Isaiah 26:3)
  • Dhe gjithçka që kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni. (Mateu 21:22)

Asnjë zë në lutje nuk është më i ëmbël për Zotin se sa zëri yt. Çfarë je duke pritur? Ai është gati! Le të lutemi!