Komunikim fillimisht duket shumë i thjeshtë. Por më vonë përballemi me një realitet të hidhur në marrëdhëniet tona. “Pse të shprehurit dhe të dëgjuarit duhet të jenë kaq të vështira?” Çdo herë kur flasim ka të paktën katër versione të fjalëve tona që duhen kontrolluar:
1. Çfarë deshëm të tregonim.
2. Ajo çfarë kemi thënë në realitet.
3. Ajo çfarë personi tjetër mendon se ka dëgjuar.
4. Si e interpretoi tjetri kuptimin e fjalëve tona.
Ejani dhe mësoni sesi shprehja e asaj çfarë kemi dëgjuar mund të na ndihmojë të kontrollojmë nëse interpretimi jonë është i saktë. Gjithashtu, mënyra e dëgjimit tonë do të përcaktojë zhvillimin e marrëdhënieve tonë në të ardhmen.
Të gjithë e dimë që një marrëdhënie e mirë ndërtohet mbi komunikim. Por sa të zotët jemi ne në këtë fushë?
Çdo herë kur ju flisni, ka të paktën katër versione:
Ky shembull paksa ekstrem na tregon sesi dikush “filtron” një mesazh nëpërmjet atë çfarë ka në kokën e tij. Ne të gjithë kemi filtra: humori, konteksti, përvoja e jetës dhe vetëvlersimi ynë. Prandaj është shumë e rëndësishme të mos reagojmë para se të kontrollojmë atë çfarë mendojmë se kemi dëgjuar. P.sh., ajo mund të pyesë: “A po më thua që jam e shëndoshë?” Ai thotë: “E shëndoshë? Jo, moj!” Dhe ai mund të shtojë: “Nga doli kjo ide qesharake? Më mirë më dëgjo mua dhe jo zërat në mendjen tënde!” Por në fakt ai do të tregohej më i zgjuar nëse në vend të kësaj thjeshtë të përsërisë mesazhin e tij: “Unë desha të thoja që je e mrekullueshme! Veçanërisht sot. Dhe unë vdes për ty! Të dua shumë!”
Sa më shumë e njihni veten, aq më shumë mund të hiqni filtra dhe të dëgjoni qartë. P.sh., “Mua më kanë quajtur Trashalluqe në shkollë, prandaj unë nganjëherë të dëgjoj gabimisht. Por unë e di që nuk jam e shëndoshë dhe po punoj me vetëvlersimin tim.” Ky shpjegim mund ta ndihmojë personin tjetër të të njohë më mirë. “Kështu qenka puna… Tani që unë e di këtë, si mund të të ndihmoj?”
Në situata me spec ose të tensionuara është shumë e dobishme të përdorni parafrazim – dmth., të kontrolloni nëse e keni kuptuar mesazhin e tjetrit me anë të përsëritjes së mesazhit me fjalët tuaja.
Nëse ai thotë: “Si munde të më lije vetëm në atë festë midis gjithë ato njerëz të mërzitshëm. Të kam thënë që e urrej këtë gjë. Dhe më pas, pa shiko, të gjej duke folur me ish-dashurin!!!” Ajo do të tregohej shumë e zgjuar nëse tha: “A të kuptoj mirë? Ti je inatosur për shkak se ndiheshe i mërzitur në atë festë, edhe pse ma ke treguar atë më parë, edhe për shkak që ndihesh xheloz me ish-dashurin tim. Ashtu është?” Tani ai ka shans për të sqaruar diçka. “Nuk isha vetëm i mërzitur. Nuk ndihesha rehat nga ata harbutët.” Tani ajo mund të japë kuptimin e saj ndaj këtij informacioni. “Pra, poshtëria e tyre të shqetësoi.” Tani ai të paktën ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar. Tani është rradha e saj për të folur. “Unë nuk e kuptova që ata të shkaktonin probleme. Mendova që ti mund t’i asgjësosh ata pa mundim.” Ai mund të ndërpresë: “Si mund të më thuash që nuk e dije. Ta kam thënë këtë gjë!” (Në fakt, ai duhet të kishte dëgjuar gjithë historinë e saj dhe të kontrollonte a ka e kuptuar drejtë atë, dhe vetëm pastaj të kapte detaje.) Ajo mund të thojë: “Ashtu? Më fal, nuk e kam marrë vesh. Por tani e kuptova. Dhe pa merak, ai majmuni me të cilën kam dalë një herë, tani është drejtori administrues dhe unë dua biznesin e tyre.”
Parafrazimi nuk është një supozim, por një mënyra]ë sesi mund të kontrolloni a kuptoni drejtë. “Ti dukesh i mërzitur. A të kam ofenduar?” Ju mund të merrni përgjigje: “Po, çfarë deshe të thuash me…?” Ose: “Jo, jo. Thjesht kam dhimbje koke.” Gjithashtu, ju mund t’i kërkoni personit tjetër të kontrollojë nëse ai/ajo e ka kuptuar drejt mesazhin tuaj, veçanërisht nëse ndjeni që kjo është e rëndësishme, emocionalisht e rëndë ose mund të ketë dy kuptime. Fillimisht kjo praktikë mund t’ju duket paksa jonatyrshme, por ajo funksionon dhe me kalimin e kohës bëhet e tillë.
Pse njerëzit nuk dëgjojnë? Çfarë the? Unë thashë: Pse… Aaaa!
Duket që disa njerëzit kurrë nuk dëgjojnë atë çfarë po thoni. Si ndiheni kur duket që fjalët tuaja nuk i arrijnë veshët e tjetrit? Por ju vetë, a ia bëni ndonjëherë këtë njerëzve?
Ja disa nga qëndrimet më acaruese:
Dëgjoni, nuk mjafton ajo që thjesht po dëgjoni. Ju duhet ta bëni partneritn të ndihet i dëgjuar. Si mund të tregoni që po dëgjoni me vëmendje?
Si flisni në situata të ndryshme?1
Pse bisedoni? Nëse nuk jeni prej atyre që kanë vënë synimin të rregullojnë botën (nëse kështu është, kontrolloni vetëvlersimin tuaj), ju komunikoni me njerëz pasi dëshironi të njihni njerëz dhe që ata t’ju njohin, të pëlqeni njerëz dhe të jeni të pëlqyer. Por sa thellë?
Është e dobishme të mendoni rreth nivelit të komunikimit. Niveli që perdorni varet nga rasti, personi dhe tipi i marrëdhënies që keni me të.
Për shembull, “Ditë e bukur.” “Si jeni?”
Kjo lloj bised pranon personin tjetër dhe lejon të vlerësoni njëri-tjetrin pa asnjë përkushtim – ju mund të tregoni shumë rreth personit, nëse i kushtoni vëmendje tonit të zërit, gjuhës trupore, grimasa etj. dhe pastaj ju vendosni – do ta vazhdoni bisedën ose jo.
Për shembull, “Mbledhja po zgjatet shumë.” “E rrahëm Qipron në futboll.”
Kjo është e përshtatshme për marrëdhënie të përditshme të punës. Kjo mund t’ju çojë tek biseda më të gjata, por akoma duke mbajtur temat të sigurta dhe jopersonale, kështu që asnjëri nuk përkushtohet të flasë më shumë ose të hapë barkun dhe të rrezikojë një refuzim. Shumë burra ndihen më të sigurtë pikërisht në këtë nivel komunikimi.
Për shembull, “Unë vdes për filmat e Viktor Gjikës.”
Kjo shpallje fillon të zbulojë diçka më shumë rreth jush. Këtu ka rrezik – nëse ata nuk do të bien dakort me vlerat tuaja, mos do të ndiheni si i mospranuar? Këtu ngecin shumë martesa. Në fakt është akoma paksa e sigurtë të flisni në këtë nivel, por çiftet që nuk ekplorojnë më thellë tek ndjenjat e njëri-tjetrit do të përfundojnë në mërzitje duke kuptuar që “nuk ka ngelur gjë për të folur”. Këtë pikë duhet ta kaloni patjetër me kujdes kështu që secili prej jush të ndihet i kuptuar dhe pa frikë të tregohet i sinqertë.
Për shembull,“Jam shumë e zhgënjyer me notën që mora në provim.” “Jam shumë krenar rreth çmimit të djalit tim.” “Shefi im më çmend fare.” Ky nivel i afrohet zemrës, duke shfaqur luftra, fitore, frikërat, shqetësimet dhe gëzimet tuaja. Nëse dëgjuesi i pranon emocionet e tua, do të ndiheni i kuptuar. Nëse ai/ajo nuk ju kupton ose madje nuk bie dakort me ju, mund të ndiheni paksa i lënduar dhe mund të dëshironi të mbylleni në vetvete. Madje në botën e intervistëve të yjeve ku shfaqet çdo hap i tyre, ndarja e ndjenjave të vërteta është një gjë e rrezikshme. Megjithatë, çmimi që do të merrni është njohja e personit tjetër dhe t’ju njohin. Një shkrimtar ka përshkruar Qiellin si një vend ku “do të njihni dhe do të njiheni plotësisht” dhe akoma do të jeni të dashur.
Ndoshta u tregava pak budalla. [Pranomë.]
Planifikohen shkurtime në punë dhe jam vërtet i/e shqetësuar. [Kupto frikën time.]
Sa më dhimbset të shoh fëmijët lypsar. [Më ngushëllo.]
Unë jetoj për fëmijët e mi dhe për muzikën.[Më njih.]
Këtu tregoni se kush jeni në realitet. Këtu zbulohen pikët e tua të forta dhe të dobëta, besimet, humori dhe karakteristikat e tua. Sa më shumë i besoni partnerit, aq më shumë mund ta hapni veten dhe t’i afroheni më shumë atij/asaj. Nëse keni përjetuar ndonjëherë dëgjim dhe kuptim të vërtetë, e dini sa mirë ndihesh atëherë. Gjithashtu do të ndihesh mirë kur mund t’ia bësh këtë personit që do dhe ta shohësh atë të qetësuar dhe të ndritur. Kjo kërkon kohë dhe durim. Ky është intimiteti i vërtetë. Nuk ka nevojë të fshihesh ose të mbulosh ndonjë pjesë tënden (që vlersoni si e pamundur për t’u dashuruar – impossible to love) me një gjethe emocionale fiku. Në historinë e lashtë rreth dashurisë në parajsë Adami dhe Eva ishin plotësisht lakuriq “dhe nuk kishin turp”.
Është e qartë që mund të mbani disa sekrete nëse e doni. Ka disa gjëra të cilat asnjë partner nuk duhet t’i dijë dhe të cilat mund të shkatërrojnë marrëdhëniet:
Një shkrimtar ka thënë që idealisht duhet ta “tregojmë të vërtetën me dashuri”. Edhe pse shpalljet e sipërmë janë të vërteta, në to nuk gjejmë shumë dashuri.
Për një bisedë të suksesshme kemi nevojë për aftësinë të lëvizim nga një nivel të komunikimit në tjetrin, duke iu përshtatur rastit. Disa marrëdhënie kurrë nuk do të shkojnë në thellësi, dhe nuk ka problem. Nuk pritet që të shkoni në një mbledhje pune dhe të nisni direkt nga niveli i pestë. Një mashkull mund të mos e kalojë nivelin e tretë me një shok që e njeh me vite të tëra. Një femër mund të niset nga niveli i tretë i opinionëve dhe të kalojë pas dhjetë minutash tek niveli i katërt i ndjenjave me parukieren e saj të re. Në martesë shumica e bisedave të përditshme mund të jenë në nivelet 2 dhe 3. Por nëse do të ngecni atje, do të ndiheni të vetmuar dhe të mërzitur.
Dihet që shumica e femrave janë më të afta të diskutojnë lehtësisht rreth ndjenjave sesa shumica e meshkujve. Megjithatë, meshkujt që zhvillojnë inteligjencën emocionale dhe bëhen të aftë në këtë fushë, do të shijojnë jo vetëm marrëdhënie të lumtura në çift por madje edhe do të jenë më të sukseshëm në punë dhe më të lumtur në përgjithësi. Të keni nivel të lartë të “EQ” (Koeficienti Emocional) nuk do të thotë të jeni më emocional dhe të përloteni çdo herë kur shihni lule. Kjo do të thotë që mund t’i lexoni emocionet e njerëzve të tjerë ashtu si ndjenjat tuaja, dhe të jeni rehat duke u përballur me ta.4
Udhëtimi nëpër nivelin e 5-të është një sfidë reale. Shumica prej nesh kanë mësuar që nga fëmijëria të mbulojnë disa pjesë e vetes që i mendojnë si të papëlqyera nga njerëzit e tjerë. Kur na pëlqen një person ne në asnjë mënyrë nuk do të afrohemi duke thënë: “Ç’kemi, unë jam Denisi dhe nganjëherë jam ters, urdhëronjës dhe acarues.” Jo, ne tregojmë anën më të mirë që kemi.
Disa prej nesh krijojnë marrëdhënie duke shpresuar se ajo do na ndryshojë; ëndërrojmë që mund të mbajmë barkun të mbledhur gjithë kohë, të kontrollojmë humorin tonë dhe të bëhëmi Princi i Kaltër ose E Bukura e Dheut. Kjo vetja e rremë nuk është bindëse për një kohë të gjatë. Sa të shuhet magjepsja dhe tërheqja seksuale fillestare në një flakërim të rregullt, ne shohim kë kemi pranë dhe tregojmë se kush jemi në realitet. Kjo mund të jetë e frikshme, por vetëm shansi për të njohur dhe të njihemi është shansi ynë real për t’u dashuruar dhe të dashurohemi.
Ky është qëllimi i komunikimit në martesë.