Pa dyshim, Jezus Krisht nga Nazareti është akoma personi më diskutueshëm edhe në ditët e sotme. Libri “Kodi i DaVincit” ngriti shumë pyetje rreth jetës së tij. Megjithatë, asnjë historian nuk dyshon që ky person ka jetuar! Eja dhe eksploroni kuptimin e jetës së Tij – a ishte ai veç një mësues, një i çmendur apo një mashtrues? Çfarë parashikime ka bërë Ai? A ishte Ai vërtetë çfarë pohonte? Dhe ku kemi evidenca historike ndaj këtyre shpalljeve të mahnitshme?
Asnjë historian nuk dyshon faktin që ka jetuar personi i quajtur Jezus nga Nazareti.
Pyetja është:
Pyetje për meditim:
Pse njerëzit vranë Jezusin? A do të bëntë të njëjtë gjë edhe bota e sotme?
Për disa njerëz Ai është më i pasur sesa Bill Gejts, më i zgjuar sesa Ajnshtajni, më i dashur sesa Nëna Tereza – Ai është Zoti për ta.
Për njerëz të tjerë Ai është një Mesi i rremë, një mashtrues ose një tjetër i lajthitur fetar.
Megjithatë, 2000 vjetë pas vdekjes së Tij, jeta e Tij është më ndikuese sesa ata të Platonit, Henri Fordit, Budës, Moisiut, Muhamedit ose Konfucit.
Jezus Krisht ka mbi një miljard ndjekës në mbarë botën. Historia e jetës së Tij është historia më e shitur çdo vit.
Data e lindjes së Tij e ndan historinë – Para dhe Pas Krishtit (BC – before Christ dhe AD – Anno Domini “në vitin e Zotit tonë”)
Ditëlindja e Tij festohet çdo Krishtlindje.
Ai është i respektuar në thuajse çdo fe, jo vetëm në Krishterim.
Ai na ka dhënë shprehjet klasike si “Lum paqabërësit” dhe “Bëni të tjerëve çfarë doni që t’ju bëjnë juve.” “Ejani të unë të gjithë ju që jeni të lodhur, unë do t’ju jap çlodhje.”
Një psikiatër tha që nëse i marrim të gjitha mendimet më të shkëlqyera të të gjitha kohërave ndaj temës se si të kemi marrëdhënie të suksesshme, shëndet të mirë mendor dhe një jetë të lumtur, dhe nëse i heqim nga këto mendime të gjitha fjalët e tepërta, kjo nuk do të ishte e barabarte me predikimin e Krishtit mbi Malin e Ullinjve. Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të keni jetë, dhe të keni atë me bollëk.”
Fjalët e Tij na japin përgjigje te pyetjeve të mëdha të jetës: A më do njëri me të gjithë gabimet dhe huqet që kam? Çfarë është më e rëndësishmja në jetë? Çfarë do të ndodh kur do vdes? Si të mund anën time të errët? Si duhet të trajtoj të tjerët? Si të lutem? Si është Zoti?
Fjalët e Tij kundër dhunës kanë frymëzuar Mohandas Gandi, Martin Luter King dhe Desmond Tutu. Fjalët e Tij rreth të varfërit kanë frymëzuar Organizata si Ushtria e Shpëtimit, World Vision, ADRA dhe të tjerë. Fjalët e Tij kanë shkaktuar mini-revolu- cione në çdo brez duke ndryshuar jetët e njerëzve, duke frymëzuar bujarinë dhe idealet e larta dhe duke nxjerrë më të mirën dhe më të bukurën në jetën njerëzore.
Krishti tha: “Fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrë.” Fjalët e Tij janë të përkthyera në më shumë gjuhë, janë të shkruara në më shumë libra, shprehje, veprat e artit, fjalitë dhe këngë sesa fjalët e ndonjerit tjetër. Ato kurrë nuk janë zhdukur.
Shumica e njerëzve do të pranojnë që Ai ka qënë një mësues i madh. Por Krishti tha – dhe madje shpesh herë! – që ai ishte Perëndi. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë titulli i “një mësues i madh” do të ishte një zvogëlim i madh. Kurse nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë Jezus ka qënë i çmendur ose një gënjështar.
Çdo njëri i cili pohon që është Perëndi dhe beson në këtë, ndërsa kjo nuk është e vërtetë, është një egomaniak.
Por a mund të shikoni shumë egoizëm ose mani në dikë i cili e quajti vetën një shërbëtor dhe biri i njerëzve dhe bëri atë çfarë bëri Jezusi? Ai tha që:
“nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer.” Marku 10:45.
Ai u miqësua me njerëz pa ndikim shoqëror – lebrozët, të huajit, prostitutat, të përjashtuarit – por edhe me ata që ishin të pasur, fetar dhe me pushtet. Ai kushtoi kohë për kujdesjen ndaj grave dhe fëmijëve në një kulturë ku ata ishin hiç.
Nëse lexoni historinë e jetës së Tij në Bibël, do të shikoni një personalitet i mahnitshëm dhe do të kuptoni si Ai ka frymëzuar njerëz të bëhen si Ai. Do të vini re që Ai është i përmbajtur pavarsisht nga reagimi i turmës – a gëzohen ata apo po mblidhen gura për ta vrarë atë. Ai mund të duroj sulme urryese, përgjigjet pyetjeve më të vështira dhe madje parashikon vdekjen e vet me një balancë e jashtzakonshme emocionale.
Veç kësaj, si një i çmëndur mund të jetë një mësues i madh?
Për çfarë arsye do të bënte Jezusi këtë mashtrim?
Kështu ngel që Ai nuk fitoi gjë. Edhe po të ishte Ai aq i zgjuar për të kryer këtë mashtrim, pse do ta bënte pa asnjë arsye?
Dhe a mund të fallsifikoj Ai identitetin e Tij edhe nëse donte? Për të bindur njerëzit që Ai ishte Mesia, Atij i duhej të përmbushte dhjetra parashikime të detajuara.
Ja, disa prej tyre…
Disa “ekspertë” zgjedhin fjalë të caktuara të Jezusit sikur ata duke jetuar 2000 vjet më pas e dinë më mirë sesa shkrimtarët – dëshmitarët okularë se çfarë ka thënë Jezusi në të vërtetë.
Ata pohojnë që redaktorët kanë bërë Jezusin të tingullojë më mirë sesa Ai ishte në të vërtetë.
Ose që Jezusi kishte disa ide të mira, kurse të tjerët e shpallën Perëndi. Por në thelbin e mësimeve të Tij rreth paqes ishte ideja që Ai kishte ardhur jo vetëm për të na mësuar por për të hequr mëkatin dhe fajin njerëzor. Ai tha që kjo do të shkaktojë vdekjen e Tij, por Ai do të ringjallej dhe në fund do t’i merrte besimatarët në Qiell.
Kur e di që duhet të bësh atë çfarë ka thënë Krishti (p.sh., “Duaje armiqtë tuaj”) nganjëherë është më e lehtë të sajosh justifikime pse nuk mund të besosh te Ai.
Nëse Jezusi deshi të bëjë një mashtrim grandioz, problemi i parë i Tij do të ishte të lindi në vitin, qytetin dhe fisin e duhur. Por le të themi që ishte fatlumë në këtë pikë.
Ai mund të përmbushte parashikimet e veprave që do të bënte dhe vitin e nisjes së Shërbesës së Tij. Ai mund të kishte kërkuar mikun të tradhëtojë Atë (edhe pse do të ishte e vështirë të parashikojë që armiqtë do të paguanin për këtë tradhëti saktësisht 30 monedha argjendi.)
Por si mund të parashikonte ditën e saktë të vdekjes së Tij? Hmm, Ai mund të kryej vetvrasje, por kjo do të shpifte imazhin i Tij. Nuk do të ishte e vështirë të vritesh nga sunduesit lokal të Perandorisë Romake – vetëm sillu keq dhe do të dënojnë me vdekje! Por a do të të vrisnin në ditën tëndë të parapëlqyer? (“Jo, e mërkurë nuk përshtatet axhendës sime. A mund të të më vrisni të premten?” Patjetër!) Dhe a do të lejonin ata të zgjidhte mënyrën e vdekjes? (“Jo, jo, asnjë shpatë, ju lutem. Unë dua të kryqëzohem!”
Një profet parashikoi që Mesia do të shpohet te brinja, por asnjë kockë nuk do të jenë të thyera. (“Epo, më dëgjoni tani, ju ushtarakët. Më shponi te brinja – jo, jo te beli, more idiot. Dhe kini kujdes me kockat, kujdes me kockat!”)
Vetëm ideja e organizimit të kësaj ngjarje është qesharake.Shumë e qartë që është tepër të vështirë të organizosh atë dhe për çfarë dobie?
Epo, ndoshta ishte fatlum edhe në këtë pikë? Një matematicien tha që shansi që Jezusi mund të përmbushi i vetëm tetë profecitë është një prej 100,000,000,000,000,000. Mbuloni shtetin me një shtresë monedhash prej 1 metër dhe kërkojini një të verbëri të gjejë monedhën e shënuar. Ky është shansi juaj.
Kurse për 48 profecitë të përmbushura nga Jezusi, shifra e probabilitetit është 1 në 10,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000, 000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000, 000,000.
Disa studjuesit citojnë 332 profecitë të cilët në përpikmëri u përmbushën në jetën e Jezus Krishtit. Dhe ky probabiliteti është një nga 10, 00… Harojini! Le të mos harxhojmë faqet kotë.
Por a e shikoni tani pse më shumë se një miljard njerëz mbarë botën besojnë që Jezusi është Zot?
Jezus Krisht nuk ishte politikan që shiste mendjen para popullit për të rritur publicitetin. Në fillim Ai përpiqeshe të ndihmonte njerëzit në qetësi dhe të shmangte publicitetin. Megjithatë, kur turmat e pyesin se kush ishte Ai, Ai tha që ishte Mesia.
Nëse Krishti ishte Perëndi, atëherë është e qartë që Zoti e di nga përvoja gjithë problemet tona njerëzore dhe vdes (fjalë për fjalë) për të na shpëtuar.
O Zot, çfarë njeriu! O burra, çfarë Zot! Çfarë do të bëni në lidhje me Të?
Shkrimtari Klaiv Steipll Luis (autori i Kronikave të Narnia) ka thënë: “Ju duhet të merrni vendimin. Ky njeri ishte dhe është Biri i Zotit, ose një i çmenduri ose diçka akoma më i keq. Ju mund të mohoni atë duke e quajtur budalla, ju mund të pështyni te Ai dhe ta vrisni si një demon, ose mund të bini tek këmbët e Tij duke e quajtur Zot dhe Perëndi.”
Historianët jo të krishterë
A ka ekzistuar perandori Romak Julius Cezar? Ne kemi vetëm fjalët e historianëve. Dhe ata nuk kishin asnjë dobi nga dëshmitë e tyre për ekzistencën e tij. Kështu ne besojmë që Cezari ka ekzistuar në të vërtetë.
A ka ekzistuar Jezusi? Në fakt, ne kemi më shumë dëshmi ndaj jetës së Tij nga dëshmitarë okulare sesa për Cezarin, duke përfshirë historianët të cilët ishin kundër të krishterëve. Asnjë prej tyre nuk ka vë në pyetje të vërtetën nëse Krishti ka jetuar dhe ka vdekur.
Kornelius Tacitus shkroi:
“[Nero] urdhëroi torturat më mizore grupit të njerëzve, të njohur si “të krishterë” të përbuzur për shkakun e blasfemive të tyre. Emri i tyre vjen nga një fare Krishti i cili u dënua me vdekje në principatën e Tiberiusit nga Prokurori Poncius Pilat…” (Annales 15.44, published c. AD 116)
Historiani Plini përshkruan besimet e të krishterëve rreth Krishtit dhe përpjekjet e tij për të ndaluar atë (te Letrat e tij 10.96, 97, të datuara me vitin 111). Dhe Jozef Flavius, historian hebre në vitin 90 shkroi si vijon:
“…një njeri i mençur, i quajtur Jezus, dhe sjellja e tij ishte e mirë dhe ai ishte i njohur si i virtytshëm. Dhe shumë njerëz nga judenjtë dhe popujt e tjerë u bënë ndjekësit e tij. Pilati e dënoi atë me vdekje në kryq. Dhe ata që ishin bërë ndjekës së tij nuk e braktisën dishepullimin e tyre. Ata raportuan që ai i ishte shfaqur atyre tre ditë pas kryqëzimit dhe që ai akoma ishte i gjallë. Kështu, ndoshta ai ishte Mesia i parashikuar nga profetet.
Ungjijtë janë biografitë e Krishtit të shkruara:
“Intervali midis datave të shkrimeve origjinale dhe kopjeve më të vjetëra ekzistuese bëhet aq i vogël sa nuk ia vlen të përmendet. Kështu baza e fundit të ndonjë dyshimi që Shkrimet kanë arritur deri te ne ashtu siç u shkruan origjinalisht, tani është menjanuar.”
Prova përfundimtare e krishtërimit është ajo që historia e Jezusit frymëzon njerëz duke i dhënë shpresë dhe i ndihmon ata të ndryshojnë jetët e tyre për të mirë. Kjo është evidenca për frymën si edhe për mendjen njerëzore:
“Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë që jemi bij të Perëndisë.” Romakëve 8:16.
“Jezus? “Një paaftësi dyllëverdh i varur te një dru.”“ Anton LaVey, Bibla Satanike
“Unë pranoj, që natyra e ekzistencës së Krishtit është misterioze. Por ky mister përmbush nevojat e njeriut – vetëm refuzoni atë dhe bota bëhet një gjëegjëze e pashpjegueshme; besoni në të dhe historia e racës sonë ka një shpjegim të kënaqshëm.” Napoleon Bonaparte