Si mendoni, cili është shkaktari kryesor i stresit në një marrëdhënie në çift? Njëshi gjithmonë është mënyra sesi përdoret ose keqpërdoret paraja! Ky është burimi kryesor i konfliktëve. Ajo sesi ne përdorim paranë ka rrënjë në fëmijërinë tonë, në familje, në ndjenjat e vetvlersimit, në punësim dhe është një fushë plotë mina me pritshmëritë të pashpërthyera! Çfarë mund të bëjmë? Mësoni 5 mënyra të përhapura të menaxhimit të parasë. Pranoni që shumë prej çështjeve të financës kanë lidhje me ndjenjën e pushtetit. Veç kësaj do të mësoni 7 hapa për të mposhtur dhe për të marrë nën kontroll problemet financiare.
Paraja është çështje kryesore e konflikteve në marrëdhëniet në çift. Një anketim tregoi që çiftet grinden më shumë rreth parasë sesa rreth familjarëve, seksit, punës, fëmijëve ose mungesës së kohës të kaluar së bashku1 .
Paraja është një temë tepër emocionale. Ajo ka lidhje me vetvlersimin tuaj, sa të vlefshëm ndiheni, dhe me ndjenjat që keni patur në fëmijëri – konkurencën, tensionin, trishtimin, gëzimin, sikletin. Ajo gjithashtu ka të bëj me marrëdhëniet tuaj familjare, kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat.
A jemi të dashuruar me paranë? Për tu çuditur, shumica e njerëzve kanë ndjenja negative ndaj parasë. Një studim marketi ndaj emocioneve të shoqëruara me para gjeti që përgjigjet kryesore ishin shqetësim, merak, depresion, stres, zemërim, inat, dështim dhe ndjenjën e një gjëndje pandihmë – dhe këto përgjigje vinin pavarësisht nga niveli i të ardhurave. Përgjigjet si kënaqësia dhe liria ishin në fund të listës si në studimet Australiane ashtu edhe në ato Amerikane.
Ne gjithashtu kemi prirje të mbajmë sekrete ndaj çështjeve financiare. Shumë veta ndihen sikur të ardhurat matin rëndësinë dhe suksesin e jetës së tyre, kështu ata kanë më shumë probleme të flasin rreth të ardhurave të tyre sesa rreth seksit ose besimit. Që nga fëmijëria na mësojnë që paraja është diçka private. Neve nuk na pëlqen që të na krahasojnë. Nëse nuk na mjaftojnë lekët, kemi turp. Nëse kemi shumë para, mund të vuajmë nga zilia e të tjerëve ose nga “përdorimi” dhe kërkesa për ndihmë financiare. Shumica prej nesh nuk e dinë sesa fitojnë miqtë ose prindërit tanë, dhe sipas statistikës Britanike 16% të grave dhe 32% të burrave nuk e dinë shifrën e saktë të të ardhurave të bashkëshortit.
Çfarë ndikon në ndjenjat tuaja ndaj kursimit dhe shpenzimit? Valerie Wilson në librin e saj fantastik “Jeta sekretet e parasë”2 sugjeron si vijon:
Besoni apo jo, por ka edhe kënaqësi në kursimi dhe disa njerëz e shijojnë atë. P.sh., Alberti u rrit në një familje të madhe në një lagjë të varfër dhe u mësua “të punoj shumë, të gëzohej me një jetë të thjeshtë, dhe të kursej për një të ardhme më të mirë”. Kur ai me në fund u bë një avokat me të ardhura të mëdha, ai akoma jetonte shumë thjesht dhe kursente shumicën e rrogës sepse “nuk dihet kur do më duhet”.
Për atë kënaqësia nuk ishte në shpenzimin e parasë por në zotërimin e saj– kursimi e bëri atë të ndihej i sigurt, i fuqishëm dhe me gjithçka nën kontroll. Ai gjithashtu mendoi që gjëja më e mirë për ti dhuruar familjes së tij ishte ,siguria dhe aftësia për të kursyer si investime të frytshme , më të mira sesa “të gjitha lodra e Rikiros” që vetëm do të “llastonin” fëmijët e tij.
Kurse gruaja e tij Emanuela mendonte që ai ishte i çmendur. Ajo vinte nga një familje e shtresës së mesme me të ardhura të mira, prandaj nuk ndjente asnjë dëshirë për t’u bërë e pasur me anë të kursimeve dhe investimeve. Ajo gjeti gëzim në shpenzimin e lekëve dhe mendonte që ishte e paarsyeshëm të vazhdonte të shtynte kënaqësitë dhe rehatinë tutje duke thënë “ndoshta më vonë” kur ata ishin në gjendje ti blinin ato që tani. Për atë rruga për në lumturi ishte ti blejë ato lodra dhe të shijojë jetën që Alberti nuk kishte patur si fëmijë. Ajo dëshironte të kishte pushime të mira, duke përfshirë edhe udhetim për në Disnejlend dhe tju “jepte fëmijëve një pamje më të gjërë ndaj jetës”.
Alberti e bëri të birin e tij të fitoj biçikletën e tij të parë duke punuar në kopsht për 6 muaj. Sipas atij, kjo do ti mësonte të birit “vlerën e lekut”. Biri i tij mësoi që biçikleta kushton orë të tëra në një punë të rëndë.
Nëse kursimin e keni fiksim, mund të kujtoni vetes që qëllimi i kursimit është t’i shpenzoni këto para në të ardhmen. Është në rregull t’i shtysh kënaqësitë për më vonë, por nëse teproni në këtë gjë, do të ngeleni pa asnjë kënaqësi fare. Nëse jeni shumë dorëshpuar, mund ti kujtoni vetes që kursimi dhe investimi do t’ju shumëzoj paratë për të shpenzuar në të ardhmen.
P.sh. Njerëz nga klasa të larta financiare shpesh herë tregojnë që mësimi që ata kanë marrë në fëmijëri ishte ai që duhet të punojnë shumë, kursejnë, investojnë dhe të jenë të përgjegjëshëm. A ka logjikë në këto fjalë? A mund të teprohet me këto parime? Kur mendoni rreth këtyre këshillave me logjik, në cili anë duhet të levizni për të mbajtur drejtpeshimin?
Hapi i parë është të kuptoni ndjenjat tuaja dhe shkaqet e tyre. Megjithatë, kjo nuk duhet të përdoret si justifikim për tu ngjitur tek shembujt e pamend. Hapi i dytë është të bëheni të përgjegjëshëm ndaj vetes – për të mësuar, menduar dhe për të zgjedhur jetën që dëshironi në bashkpunim me partnerin tuaj.
P.sh., Klodi me punë të rëndë kishte dalë nga varfëria dhe tani vlerëson vetën dhe të tjerët sipas të ardhurave dhe pronave të tyre. Biri i tij Niku pa Klodin si i fiksuar pas karrierës dhe si një person i çekulibruar. Ai vlerësoi më shumë karakterin e dashur dhe aftësitë e shkëlqyera të komunikimit të së ëmës sesa makinën Porsche të të atit. Niku e la universitetin dhe kaloi disa vite si një muzikant fukara. Më vonë ai e kuptoi që ky ishte veç një rebelim kundër të atit dhe tani është duke marrë vendime me mend dhe jo i ndikuar nga emocionet. Gruaja e tij e ka ndihmuar atë të gjejë vlerat e tij personale, dhe ata tani e kanë jetën nën kontroll, duke mos lejuar të kaluarën ti kontrolloj ata.
Po ju? Si dëshironi të veproni dhe të ndiheni në lidhje me paranë?
Çfarë përgjigje dha partneri juaj ndaj pyetjes më sipër? Si mund të ndihmoni njëri-tjetrit? Diskutoni këtë së bashku – dhe mbani mend ta bëni këtë me xhentiles sepse tema është shumë sensitive.
Ai që merr vendimet financiare në martesë ka një pushtet të madh. Në fakt, menaxhimi i parasë nuk është baraz me kontrollin. Në disa familje tradicionale gruaja mund të menaxhoj paranë në dorë ndërsa burri është ai që merr vendimet financiare. (Në raste ekstreme një partner mund të përdor para për të sunduar mbi tjetrin, p.sh., një burrë mund të mos i japi gruas lekë për benzinë, duke siguruar që ajo nuk mund të dalë nga shtëpia deri sa ajo ti nënshtrohet dhe bindet rregullave të tij. Ky quhet abuzim financiar.)
Ka pesë mënyra kryesore sesi çiftet organizojnë financat e tyre:
Asnjë sistem nuk është i drejtë apo i gabuar, ndërsa funksionon në praktikë dhe të dy partnerët janë të kënaqur. Nëse një partner nuk ndihet i besuar, i respektuar, i përkujdesur ose i këshilluar, është koha për të biseduar dhe të merrni vendime për ndryshime. Parimi kyç është të përdorni pushtetin me dashuri jo me egoizem.
Shpesh herë duket që sistemi nuk është aspak i qartë. Në një studim australian njerëzit u anketuan rreth çështjes –se cili prej partnereve në çift kontrollon paranë në shtëpi dhe rezultatet përfundimtare ishin të habitshme:
Çfarë është kjo? Si është e vërteta? Mos kanë disa njerëz turp për të pranuar realitetin? Duket sikur burrat dhe gratë duhet të flasin haptas me njëri-tjetrin!
Një tjetër statistikë interesante: 16% e njerëzve kanë një llogari bankare që ata e mbajnë fshehtas nga bashkëshorti. A ju pëlqen kjo? Pse e bëjnë këtë?
Sa shumë njohuri keni rreth menaxhimit bazë të parasë dhe investimit? Shumica e njerëzve e dinë shumë pak (duke përfshirë edhe ata që punojnë me financat). Shumë e personave ndihen tepër të varfër dhe të pashpresë për të mësuar këto ose tepër të pasur ose të zënë për të ndjerë nevojën për të mësuar bazën. Sipas Noel Whittaker, kjo mund të jetë përgjigjja pse vetëm 8% e njerëzve i japin vetës shans për të arritur sigurinë financiare. Libri i tij “Making Money Made Simple” (Fitimi i parasë në mënyrë të thjeshtë) është një hyrje e shkëlqyeshme në bazën e financës.4 Parimet e këtij libri janë bazë dhe i hyn në punë të gjithëve, pavarsisht – a jeni një bankier apo një pensionist. Ata paraqesin mendimet praktike që shumë pak njerëz i vënë në praktikë.
Ja, disa prej tyre:
Në të njëtjtën kohë Liza ka 300 mijë lekë të reja dhe ajo blen një makinë të përdorur me kosto 300 mijë lek të reja. Ajo e kursen atë çfarë Beni shpenzon duke paguar këstet dhe pas pesë vjetësh ajo ka 1 milion 420 mijë lekë të reja plus makinën me vlerë 150 mijë lekë. Kjo e mundëson atë të investoj në apartamentin e saj të parë dhe në një jetë me investime të mençura.
Ne mund të shtojmë edhe disa parime të tjera: