Cilat jane pyetjet tuaja me te medha?
Per cfare do te kishit deshire ta pyesni Zotin nese do te kishit numrin e Tij te celularit?
Ne kemi bere anketim duke pyetur njerez te moshave 15-35 vjec, e ne kete kurs kemi listuar dhjete pyetjet me te shpeshta qe do te donin t’i benin Zotit.
Shikoni, a keni pergjigje per to!
Klikoni ne nje nga temat e meposhtme per te studiuar kete kurs.
Pse s'ndalon dhimbjen dhe ligësinë?
Kjo eshte nje nga pyetjet me urgjente ndaj se ciles njerezit deshirojne te marrin pergjigje.
Pse ka dhimbje dhe vuajtje ne kete bote? Pse ekziston e liga dhe vazhdon te rritet: nese Zoti eshte i mire dhe i dashur, pse e lejon? Si do ta zgjidhe Zoti kete ceshtje?
Zbuloni pergjigjet e ketyre pyetjeve!
Ne kete mesim do te mesoni rreth origjines se te keqes dhe sesi rebelimi dhe kryengritja ndryshoi planin origjinal qe Zoti kishte per ne dhe planetin Toke.
A Funksion me të Vërtetë Dashuria?
Ne nje bote plot me maredhenie te prishura, dhune seksuale dhe divorce - mos jemi te cmendur qe ende besojme ne fuqine e dashurise se vertete?
Cilat Jane ato cilesi qe meshkujt kerkojne tek femrat, dhe cfare kerkojne femrat tek meshkujt? A kerkojne te njejtat cilesi?
Eksploroni elementet baze per nje dashuri te vertet dhe jeten e dikujt qe ka demonstruar dhuraten me te madhe te dashurise te te gjithe koherave.
Seksi: A e miraton?
Ne kete studim do te perballeni me faktin qe Zoti eshte shume pozitiv ndaj maredhenieve seksuale.
Cfare? Epo, Zoti eshte Ai qe ka krijuar njerez me dy gjini dhe maredhenia seksuale ishte ideja e Tij.
Bibla permban nje pjese qe i perkushtohet vetem erotikes, i shkruar nga nje mbret i Izraelit qe vuante nga dashuria. Nese Zoti frymezoi gjithe kete liber mbi temen e dashurise - cfare deshiron te na thote rreth seksit? Cilat jane parimet dhe vlerat qe mund te mbrojne maredheniet tona?
Ejani dhe eksploroni nje menyre te re shpirterore per te kuptuar dashurine romantike dhe fizike qe nuk do t'ju lere te ndjeheni bosh?
A jane reale fenomenet paranormale?
Fantazmat, shtepite e pushtuara, parashikimi i se ardhmes, astrologjia, magjia, shtrigat, kontaktet me te vdekurit, kultet Satanike...
A deshironi te gjeni te verteten qe ndodhet mbas gjithe ketyre fenomeneve? Ndoshta do te habiteni kur te zbuloni se kush jane ne te vertete shpirtrat e spiritizmit.
Ju ndoshta keni pare filma si X-files, dokumentare, komedi dhe horrore qe shfaqin shtriga, magjistare, telepati, kulte satanie...
Por si eshte e verteta?
A ekziston me të vërtetë Parajsa?
Kur Xhon Lenon kendoi: "Imagine there's no Heaven..." (Imagjino qe nuk Qiell) ai me siguri shprehu dyshimet e shume njerezve nese vertet ekziston nje vend qe quhet Parajse ose Qiell. Por nuk mund te themi se nuk ekziston parajsa vetem se kjo na duhet e pabesueshme dhe pertej kuptimit tone.
Pra, cfare eshte Parajsa? Si te shkojme atje?
Harojini te gjitha imazhet te ulur mes reve duke luajtur harpa. Ejani te eksploroni detjat e verteta ne lidhje me parajsen!
A do të marë Fund Bota?
Shumica e njerezve moderne kane ndonje teori rreth asaj se si do te vije fundi i botes. Ejani dhe eksploroni pese teorite me te perhapura ne lidhje me fundin e planetit Toke. Kujdes nga profetet e reme dhe zbuloni pese SHENJAT globale qe na tregojne sesa afer eshte FUNDI.
Radikalet kane parashikuar fundin e botes mijera vjet me pare por ai nuk ka ardhur....por ne ditet e sotme shumica e njerezve kane nje teori serioze ne lidhje me fundin e botes.
Kush ishte Jezusi?
Pa dyshim, Jezus Krishti nga Nazareti eshte ende personi me i diskutueshem edhe ne ditet tona. Libri "Kodi i DaVincit" ngriti shume polemika rreth jetes se tij. Megjithate, asnje historian nuk dyshon qe ky person ka jetuar!
Ejani dhe eksploroni kuptimin e jetes se tij - a ishte ai vec nje mesues, nje i cmendur apo nje mashtrues?Cfare parashikime ka bere? A ishte me te vertete Ai qe pohonte se ishte? Ku mund te gjejme fakte historike rreth ketyre shpalljeve te mahnitshme?
A funksionon Lutja?
Dikush ka thene qe "lutja sjell ndryshim." Por njerezit e thjeshte duan te dine - a funksionon me te vertete lutja?
Ejani dhe eksploroni 5 dyshimet me te perhapura ne lidhje me lutjen. Zbuloni pse lutja eshte nje mjet kaq efikas per te hequr shqetesimet. Do te mesoni 12 celsat e nje lutjeje te suksesshme. Mbani mend qe lutjet tuaja ndoshta nuk do te ndryshojne kaq shume boten sa do t'ju ndryshojne ju!
A e krijove Ti Botën?
...dhe a ka kjo pyetje rendesi?
Epo ne fakt, kjo ceshte ka shume rendesi meqenese botekuptimi yne ndikon te sjellja jone dhe stili i jetes tone. Lexoni rreth casteve kulminante te evolucionit - kur njerezimi ka vepruar me keq sesa kafshet. kuhstoni pak kohe per te eksploruar pikepamjet ne kundershtim midis ateizmit dhe krijimit nga nje Krijues inteligjent.Keto dy sisteme jane dy bote krejt te ndryshme dhe pasojat e tyre do te jene te perjetshme.
A e krijove Ti boten time....dhe a ka kjo rendesi?
A e shkrove Ti Biblën?
Nese Zoti nuk i ka frymezuar Shkrimet e Lashta Biblike, atehere pse ky liber shitet me shume se cdo liber tjeter ne vit, duke kaluar madje dhe rekordin? Pra, kush e ka shkruar Biblen? Mbi cfare burime u bazuan shkrimtaret e saj? Cili eshte qellimi i Bibles?
Ejani dhe eksploroni 5 mite ne lidhje me Biblen dhe shtremberimin e se vertetave te panumerta qe i gjejme ne Shkrimet e Lashta.
Historite e shkelqyera si te Davidit dhe Goliathit, keshilla te mencura dhe udheheqja shpirterore e bejne Biblen librin me te shitur ne bote.
Menyra me e mire per te gjetur se cfare thote Bibla eshte ta lexosh vete ate. Lejojeni qe t'ju flasi. Mos u mbeshtesni tek opinionet e kishave ose tek kritiket.