
A DO TË MARR FUND BOTA?
Kjo është një gjë shumë reale. Ja top 5 (4, 3, 2, 1….) mënyrat se si mund të ndodhi kjo.
Ne mund të shpërthejmë vetveten
“Nëse gjithçka filloi me Shpërthimin e Madh, gjithçka edhe do mbaroj me një Shpërthim të Madh.” graffiti
Lufrat e Ftohta mbaruan. Megjihatë në vende seismike (ku ndodhin terrmete) ka reaktore të vjetra dhe megabomba në shtete të paqëndrueshme…
Vdekja e mjedisit
Ndotjet e oqeanit dhe qiellit. Mbipopullimi. Shkatërrimi i shtresës së ozont. Ngrohja globale. Mirupafshim.
Do na shkatërroj natyra
Një asteroid? Një virus vdekjeprurës? Shkencëtar-filozof Richard Robinson thotë: “Raca njerëzore… një ditë do të zhduket si çdo llojë tjetër kafshë… Ne jemi përherë në rrezikun e humbjes, dëmtimit, mjerisë dhe vdekjes… Nuk ekziston një zot që do të ishte më i fuqishëm se ne dhe të na shpëtonte kur forcat e natyrës të dalin jashtë kontrollit tonë, për të na siguruar me një vend absolutisht të sigurt të jetës…”1
Qyteterimi do të shkatërrohet
Një epokë të egërsirave teknike – është një temë shumë interesante për filma argëtues. Megjithatë, ju nuk do të kishit dëshirë të jetonit në një epokë të tillë.
Dikush ka shkruar: “Shoqëria po degjenerohet. Korrupsioni është kudo. Fëmijët nuk i nderojnë më prindërit e tyre dhe çdokush mendon që kanë një libër ose një histori për të treguar. Është e qartë që shkatërrimi ose fundi i botës është afër.”2
Ky shkrim u gjet tek një pllakë asiriane e shkruar 3000 vjet para Krishtit!!
Ka edhe një shkrim tjetër: “Adoleshentët tonë adhurojnë një jetë luksoze. Ata kanë sjellje të keqe, përbuzin autoritetet dhe nuk respektojnë prindërit e tyre. Ata tallen me ta në shtëpi dhe tiranizojnë edhe mësuesit e tyre në shkollë.” Kush e ka thënë këtë? Platoni 2400 vjet përpara!
A është për të qeshur kjo? Jo, aspak… sepse këto dy shkrimtarë kanë përshkurar qyteterimet e tyre që po renoheshin. Greqia si edhe Asiria dikur ka sunduar mbi botën – por kulturat e tyre u shkatërruan. A është e pamundur që kjo të ndodhi edhe me ne?
Studimi i Historisë së Arnoldit Toibi2 prej 10 volume na përshkruan 21 qytetërimet që janë shembur. Ai thotë që simptomat e një shoqërie në zhdukje përfshijnë
- Lufta bëhet një fiksim;
- Aftësitë teknike lë pas rritjen morale dhe shpirtërore;
- Krijimtari e vërtetë zëvëndësohet me “brakstisje të moralit”’, mungesën e vetkontrollit;
- “Liria” seksuale shkatërron familjet (fëmijëve i mungon përkujdesja dhe edukimi i marrëdhënieve të shëndetshme);
- Njerëzit besojnë që botën e sundon rastësia dhe asgjë që bëjnë nuk ka rëndësi;
- Besimi është i holluar me kompromise për t’i përshtatur njerëzve.
Ju duket e njohur? Hmmmm.
Zoti do të marri kontrollin
Patjetër, kjo është dëgjuar nga shumë mësues të rrëmë. Por këtë mësojnë edhe shumica e feve botërore. Dhe Jezusi tha ndjekësve të Tij:
“Zemra juaj mos u trondit; besoni në Perëndinë dhe besoni në mua. … kur të shkoj e t’ju përgatis një vend, do të kthehem përsëri dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju. Gjoni 14:1-3
Fanatikët citojnë Biblën gabimisht ndaj kësaj teme (për të siguruar kontrollin e vet!), megjithatë, ardhja e Krishtit është përmendur në Bibël shumë herë. Në fakt 14% e vargjeve të Dhiatës së Re është mbi këtë teme. A nuk i jep ky fakt rëndëskësaj teme?
Bibla thotë që Jezusi do të kthehet dhe do të marri kontrollin PARA se ne të arrijmë të shkatërrojmë veten. Ufff, çfarë ngushëllim!
ATËHERË, ÇFARË DO TË NDODHI KUR VJEN AI?
Krishti tha: “Po vjen ora kur të gjithë që janë të vdekur dhe të varrosur do të dëgjojnë zërin Tim dhe do të kthehen në jetë. Ata që janë në anën e Zotit do të zgjohen për të jetuar përjetësisht. Ata që kanë zgjedhur mëkatin do të gjykohen dhe shkatërrohen.” Gjoni 5:28,29.
Një profet tha: “Zoti po vjen me mijërat e engjëjve të Tij për të sjellë drejtësinë për çdo njeri.” Juda 14,15.
Pra: ringjallja
Kjo do të thotë që pas ringjalljes kemi një prej dy rrugëve – jeta e përjetshme ose shkatërrim.
Zoti rikrijon planetin tonë.
“Kur do vij ajo ditë, Ai do të shkatërroj tokën dhe qiellin me zjarrë… Por Zoti na ka bërë premtim dhe ne po presim një tokë të re dhe një qiell të ri ku vetëm mirësia banon.” 2 Pjetrit 3:13
Disa detaje…
“Zoti vetë, me urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me boinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe të vdekurit në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që mbetemi, do të rrembehemi njëkohësisht në retë me ata, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë… 1 Thesalonikasve 4:14-18.
Të pavdekshmit
“Ja, po ju them një mister: … të gjithë besimtarë do të shndërrohen në një çast… kur do të bjerë trumpeta e fundit. Kur ajo do t’i bjerë, të vdekurit do të ngjallen dhe do të jetojnë përherë, dhe ne do të shndërrohemi. Ky trup i dobët dhe i vdekshëm duhet të bëhet i pavdekshëm dhe i pashkatërrueshëm… Tani për tani vdekja mund të na preki për shkakun e mëkatit. Por nëpërmjet Jezusit ne do të mundim vdekjen, lavdi Zotit.” 1 Korintasve 15:51-58
A do të jemi gati të gjithë?
“Ju e dini që kthimi i Zotit do të jetë një surpriz, si ardhja e vjedhësit gjatë natës. Ndërsa disa thonë: “Ne kemi paqe. Ne kemi siguri.” ata do të pesojnë shkatërrim… Por ju nuk po jetoni në errësirë, kështu që kur vjen kjo ditë, të mos ju marrë befas si një vjedhës…’ 1 Thesalonikasve 5:2,3
ARDHJET E RREME…
“Unë jam Biri i Perëndisë… Unë gjykoj njerëz… Ata do të marrin jetën time. Por unë do të kthehem në jetë dhe do ta marrë jetën e tyre përgjithmonë.” (Mesi i rrëmë dhe i vet-shpallur David Koresh, vdiq në një sulm të FBI-s)
Jezus Krishti tha: “Do të vijnë profetët të rrëmë…” “Shumë veta do të vijnë duke përdorur emrin tim… dhe ata do të mashtrojnë shumë njerëz.” Mateu 24:11,5
“Asnjë nuk e di ditën as orën [e ardhjës së Zotit]” Mateu 24:36
Ish-Presidenti Amerikan Ronald Regan shpenzoi shumë para për të krijuar armë bërthamore. Ai tha: “Ju mund të interesoj fakti që Shkrimet janë në anën tonë. Rusia është një përandori e ligë. Unë po kthehem te profetët e Dhiatës së Vjetër dhe te shenjat që na profetizojnë luftën e Armagedonit. Dhe unë pyes vetës, mos jemi ne ai brez që do të shohim atë me sytë tanë.”
Kur një gazetar i pyeti mos e kishte keq-përdorur Biblën, Regani murmuriti: “Epo, se besoj që kam përdorur Biblën për të avancuar planei politike.”
Vërtetë? Por megjithatë Regani ka thënë edhe këtë (seriozisht!): “Pemët shkaktojnë më shumë ndotje sesa makinat.”
KUR?
Krishti tha që asnjeri nuk e di ditën as orën e ardhjes së Tij. Por ai na la disa SHENJA për të na lajmëruar që ardhja e Tij është e afërt. Ja, për çfarë duhet të hapim sytë:
Avancim teknologjik
- Në ditët e fundit shumë njerëz do të shkojnë andje-këndej dhe dituria do të shtohet. Profeti Daniel në shekullin e 6 para Krishtit, (Daniel 12:4)
- Dituria njerëzore dyfishohet çdo disa vjet. (Çdo vit ka më shumë gjëra që nuk i dini!) Dhe kuptimi e profecive të Danielit po avancohet gjithashtu.
- Në ditët e sotme mund të hani mëgnjes në Londër, drekë në Nju Jork dhe darkë në Tokio. A nuk ju tingullon kjo si e shkuari andej-këndej?
- Për mijëra vite udhëtimet më të shpejta ishin ato mbi një kalë. Tani jemi të avancuar deri në aeroplane tejzanore brenda një shekulli!
- Kompjuteri më i mirë i sotshëm nesër do të konsiderohet pa vlerë.
Si e parashikoi Danieli të gjitha këto që do të ndodhte? Dhe a ka mundësi që ai të jetë i saktë edhe rreth fundit të parashikuar?
Degradimi shoqëror
Në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, mendjemedhenj, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pashenjtë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhëtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më shumë se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj. Apostulli Pal, 2 Timoteut 3:1-5
Tingëllon si një kapitull i “Shtëpiakëve të dëshperuara”! Ose shikoni lajmet. Epo, edhe përpara kemi patur krime, por problemet në shoqëri ju duket po përmirësohen apo përkeqësohen?
Zi buke
“Zi buke në vende të ndryshme.” Jezus Krisht, viti 31. Mateu 24:6,7
Sot në Afrikë vdesin nga uria më shumë njerëz sesa në vitin kur Bob Geldof organizoi bamirësinë e tij “Band Aid.”
Shkatërrimi i mjedisit
Apostulli Gjon parashikoi “shkatërrimin e tokës” që ishte e pamundur në kohën kur ai shkroi atë – viti 96 pas Krishtit. Por tani…! Ai tha që kjo do të ndodhte vetëm pak përpara ditës së gjykimit. (Zbulesa 11:18)
Luftrat do të shtohen…
Këtë tha vet Jezus Krishti në vitin 31, Mateu 24:6,7.
Kemi patur më shumë vdekje dëshmore në 10 vitet e fundit sesa në çdo dekadë tjetër të historisë!
Si përfundim: NËSE në të vërtetë Zoti po vjen, ATËHERE ku do të përfundoj unë?
Do përfundosh keq – nëse vetëm njerëz të përsosur mund të kalojnë gjykimin.
POR fatmirësisht, Zoti e njeh natyrën tonë njerëzore dhe mund të na fali.
“Nëse ne pranojmë mëkatët tona… Ai na fal dhe pastron karakterin tonë.” 1 Gjonit 1:9
Kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të mësoni në jetë! (Shumë veta mendojnë që Zoti është i zemëruar me atë, prandaj ata nuk e harxhojnë kohën për të njohur Atë më mirë.)
Ju nuk duhet t’i përkisni një kishe, të harxhoni lekë për bamirësi ose të ndihmoni pleqtë të kalojnë rrugën për të merituar dashurinë e Zotit (edhe pse këto janë vepra të mira që e kënaqin Zotin.) Pra, çfarë dua t’ju them që nuk mund të bëni asgjë për të merituar dashurinë e Tij – Ai tashme ju do. Tani ashtu siç jeni.
Bibla thotë:
“Miqtë, ndërsa jeni duke pritur këto gjëra, përpiquni t’i shmangni mëkatet dhe fajin. Përpiquni të jini në paqe me Zotin. Kujtoni që jemi të shpëtuar për shkakun që Zoti është i durueshëm dhe i kuptueshëm.” 2 Pjetri 3:14,15.
Pse Zoti nuk ka bërë asgjë për 2000 vjet?
“Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët për të mbuluar fajin do të thonë: “Ku është premtimi i ardhjes së Tij? Sepse gjithçka është ashtu siç ka qënë…”
Por Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të Tij. Jo – Ai është i durueshëm dhe zemërgjerë. Ai nuk do asnjëri që të humbasë. Ai dëshiron që ne të gjithë të ndryshojmë zemrat dhe jetët tona.” 2 Pjetri 3:3-9
ÇFARË DO BESONI?
Këtë:
“Ne jetojmë në një planet të vogël… Në analizën përfundimtare, ne jemi po aq të rëndësishëm si kokërr rëre tetë miliardësh në shkretëtirën e Saharës. Fati ynë është të zhdukemi si “dodot dhe dinozaurët”. Prandaj… jeta jonë është totalisht e pakuptimtë. Ne thjesht jemi. Për një kohë të shkurtër. Pastaj s’do jemi më.” (Adams vs God, pp.176-7)
Ose këtë:
Zoti aq shume e deshi botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindur kështu që çdokush që beson në Të të mos humbas por të marri një jetë të përjetshme.” Krishti, Gjoni 3:16