A e shkrove Ti Biblën?

biblaNëse Zoti nuk ka frymëzuar shkrimet e lashta biblike, atëherë pse ky libër shitet më shumë se çdo libër tjetër çdo vit, duke kaluar madje Librin Gines të Rekordeve? Pra, kush e ka shkruar Biblën? Mbi çfarë burime u bazuan shkrimtarët e saj? Cili është qëllimi i Biblës? Ejani dhe eksploroni 5 mite rreth Biblës dhe shtrëmbërimet e të vërtetave të panumërta që i gjejmë në këto Shkrime të Lashta.

 Dëgjo Audio...

Historitë të shkëlqyera si Davidi dhe Goliathi, këshilla të mençura dhe udhëheqja shpirtërore e bën Biblën çdo vit librin më të shitur në botë.

Mënyra më e mirë për të gjetur se çfarë Bibla ka për të thënë është të lexosh atë. Lejojeni atë tju flasi. Mos u mbeshtesni tek opinionet e kishave ose kritikëve.

Nëse nuk e keni një Bibël, a do të dëshironi të keni një?

A e shkrove Ti Biblën, o Zot?

Kontrollojeni para se ta hidhni…

Çfarë përmban Bibla? Një tufë me rregulla sesi të kesh një jetë pa shije? Shenjtorët të mërzitshëm që kanë jetuar një jetë pa gabime? Jo! Bibla përmban historira rreth gabimeve dhe aventurave të njerëzve reale, ajo na tregon edhe gjëra skandaloze për jetën e mbretërve ashtu edhe të njerëzve të thjeshtë. Ajo na tregon rreth njerëzve të ndryshëm – të pasur dhe të varfër, të bukur dhe të shëmtuar, rreth muzikantëve dhe prostitutave, rreth skllevërve, vrasësit dhe udhëheqësit madhështor. Disa historira janë tragjike (përdhunime, vrasje masive, divorce, tradhti, shkatërrim familjar), disa janë gazmore, por të gjitha ju bëjnë të mendoni. (Ka edhe libra rreth ligjeve, poezi, vegime imagjinare dhe shprehje të mençura.) Libri Gines i Rekordëve Botërore pranon që Bibla është i vetmi libër që e kalon atë në shitje. A është Bibla një libër klasik? Bibla ka qënë një bestseller që nga viti 1454 kur ajo u botua për herë të parë me shkronja shtypi.

Por mos na besoni në mënyrë të verbër. Dhe mos besoni njerëzit që kritikojnë Biblën pa e lexuar atë. Kontrolloni vet, se çfarë llojë libri është ajo. Prova reale e Biblës është që duke e lexuar atë do të gjeni që ajo po ju flet rreth jetës suaj. Ndoshta do të ndjeni dëshirën për të thënë: “O Zot, nëse Ti ekziston aty lart, dhe nëse kjo është fjala Jote për mua, të lutem më ndihmo ta kuptoj atë.”

Pastaj provoni të lexoni këto fragmente nga Bibla:

  • Fjalët e Urta (filloni nga kapitulli 10) – një libër plotë me këshilla dhe shprehje të mençura, e shkruar nga Mbreti Solomon, i Mençuri.
  • 2 Samuelit, kapituj 11 deri në 18. Lidhje romantike e Mbretit David shkatërron familjen dhe mbretërinë e tij.
  • Zanafilla kapitulli 37, pastaj kapitulli 39 deri 45. Jozefi, biri i pëlqyer i një pasaniku bëhet skllav, mbijeton dhe arrin të bëhet Kryeministëri për shkakun e mençurisë, punës dhe parimeve të tij.
  • Libri i Esterit – Esteri, një skllave jetime bëhet mbretëreshë dhe rrezikon me jetën e saj për t’i shpëtuar judenjtë nga një vrasje masive 2000 vjet para Hitlerit.
  • Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 9 – Jezus Krishti shëron një të verbër.
  • Gjyqtarët, kapituj 13 deri në 16 – historia rreth një të forti të quajtur Samson, rreth besimit e tij të lekundshëm, zgjedhjet e tij të pamend, jetës së tij tragjike të dashurisë dhe luftrat e tij gjakatare.
  • Ungjijt sipas Markut dhe sipas Gjonit – historia e jetës më madhështore – Jezusit nga Nazareti.

 Kush e ka shkruar Biblën?

Bibla ka rreth 40 autorë – barinj, mbretër, profetët, apostujt që kanë jetuar midis vitit 1500 para Krishtit dhe 96 pas Krishtit.

POR ata pohojnë që kanë qënë të frymëzuar nga Zoti. Një prej tyre ka thënë:

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, (2Timoteu 3:16).

Kjo është më shumë sesa “frymëzim” për një vepër muzikore ose arti. Kjo do të thotë që Zoti u ka folur atyre ndërmjet ëndrrave ose vegimeve dhe profetët kanë shkruar këtë mesazh duke përdorur fjalët e veta. Një tjetër shkrimtar tha që:

Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.  (2 Pjetrit 1:21).

Pra, Bibla përmban idetë e Zotit të shprehura me fjalët njerëzore.

Cili ishte burimi i shkrimtarëve?

  1. Nganjëherë shkrimtarët kanë shkruar fjalët që u diktuan nga vet Zoti. P.sh., profeti Moisi shkroi gjithçka që Zoti i kishte thënë.i  Por zakonisht ata shkruanin me fjalët e tyre.
  2. Dëshmitë okulare. Apostulli Pjetër shkroi:˜ Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.’ (2 Pjetrit 1:16). Gjoni shkroi rreth jetës së Jezus Krishtit:

Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës.Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. 1 Gjoni 1:1-3.

A ka mundësi që ata kanë kujtuar ndonjë gjë gabim? Krishti i premtoi:  por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.Gjoni 14:26.

Hulumtimi. Doktor Luka shkroi: Tregimin e parë e bëra, o Teofil, mbi të gjitha gjërat që Jezusi nisi të bëjë dhe të mësojë, deri në ditën në të cilën u muarr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë. Dhe, duke u gjendur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: “Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë, (Veprat 1:1-4).

Me çfarë qëllim u shkrua Bibla?

Qëllimi i Biblës është shumë i thjesht – të shpëtojë njerëz – të na lidh me Zotin i cili mund të na shpëtoj që të fitojmë një jetë të përjetshme në Parajsë. Një shkrimtar ka thënë: ezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij. (Gjoni 20:30,31). Ju mund të lexoni Biblën për zbavitje dhe informacion por mund të lexoni atë si një letër dashurie nga Zoti që ju ndihmon të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme me Atë.

Mësoni të zbuloni kuptimin e historisë dhe mesazhin personal mbrapa faktëve. P.sh., Fakti – Krishti shpëtoi jetën e një prostitute të cilën udhëheqësit fetar dëshnin të vrisnin. Kuptimi – Ai i tha: “As unë nuk të dënoj. Shko dhe mos mëkato më.” Mesazhi – Pra, Ai na thotë: “Unë të fal mëkatët tuaja. Tani lërë këtë mbrapa kurrizit dhe jeto drejt.” Duke lexuar vazhdimisht bëni pyetje vetes – Çfarë mesazh më jep kjo histori mua? Çfarë më tregon ajo rreth Zotit, rreth karakterit të Tij? Si është Ai?

Por mbani mend – përdorni logjikën dhe mendimin e shëndetshëm. Mos bëni si njëri i cili lexoi njëri pas tjetrit dy tekste të palidhura: “Juda doli dhe e vari veten.” Dhe “Lum ju nëse dëgjoni këto gjëra dhe zbatoni.”

Pesë mite rreth Biblës

Ka njerëz që pohojnë që Bibla përmban mite. Në fakt ka shumë mite rreth Biblës.

1.     Bibla nuk është shkencore.

Albert Ajnstajn, Ser Isak Njuton, Blez Paskal, Dr. Izak Asimov dhe shumë shkëncëtarë më pak të famshëm, të gjithë kanë lexuar Biblën dhe kanë shkruar mbi asaj duke besuar në të. Patjetër, Bibla nuk është një libër shkollor i shkencës. Por disa pyetje kanë nevojë për më shumë se shkenca. Si p.sh., Pse kjo muzikë më trishton? A dua partnerin tim? Si të kem një jetë pas vdekje?

2.     Bibla ka humbur mesazhin e saj nëpër përkthime

Në fakt, ne kemi shumë kopje të librave të Biblës në gjuhët origjinale – hebraike, aramaike dhe greqishtje e vjetër. Dhe studjuesit mësojnë shumë e më shumë rreth këtyre gjuhëve duke u bazuar mbi studime të dokumentave të tjera të lashta të zbuluara në kohëra të fundit. Përkthimet tona janë të bazuara në studime të thella.

3.     Bibla është ndryshuar

Në fakt, arkeologët (shkencëtarët historian që bëjnë gërmime dhe studjojnë sende ose madje qytete të lashta të gjetura nën dhe) kanë gjetur manuskripte 2000 vjeçare të cilat janë thuajse ekzaktësisht njësoj si versionet e sotshme të Biblës. Qindra kopje të lashta në pjesë të ndryshme të botës janë praktikisht identike. (P.sh., Rrotulla e Detit të Vdekur, të gjetura në vitin 1947 nga një bari i mërzitur arab, përmbajnë shumicën e librave të Dhiatës së Vjetër (Pjesa e Biblës e shkruar para Krishtit), të cilat provojnë botimet e sotshme të Biblës janë jashtzakonisht të sakta.) Nëse ju intereson arkeologjia, mund të regjistroheni për kursin tonë arkeologjik “Eksploroni të Kaluarën”.

Skribët e lasht në asnjë mënyrë nuk dëshironin të ndryshonin tekste të cilët ata besonin se ishin  fjala e Zotit. Ata kopjuan Shkrimet me një përpikmëri të jashtzakonshme, duke shkuar madje në ekstreme si p.sh., merrnin një penë të re ose madje bënin banjë para se të shkruanin fjalën PERËNDI. Por nëse ndonjë skrib rebel do të vendoste të ndryshojë fjalinë “Jezusi ecte mbi ujë” në “Jezus bëri sërf”, një prej kontrolluesve të shumtë do ta gjente atë. Dhe atëherë për shkakun e këtij gabimi, në vend të fshirjes të fjalisë së gabuar, i gjithë manuskripti që kërkoi javë të tëra për t’u shkruar, do të shkatërrohej.

Por në rast nëse edhe redaktorët nuk do të kishin zbuluar këtë gabim, kritikët e sotshëm tekstual do të na tregonin që kjo kopje është ndryshe nga qindra të tjerë. P.sh., në kapitullin 5 e Ungjillit sipas Markut, kopje të ndryshme thonë që Krishti udhëtoi nëpër vendin e quajtur “Gerasenes”, “Gergasenes” ose “Gadarenes”. Punë e madhe, apo jo? Dhe shumica e ndryshimeve në Bibël janë po aq serioze.

4.     Shkrimtarët kanë shkruar trillim dhe gënjeshtra

Problemi kryesor i këtij miti janë mrekullirat. Si është e mundur që njerëzit të shërohen, të kthehen në jetë ose të shëtisin sipër ujit? Unë kurrë nuk e  kam parë këtë! Por a nuk duhet të mbajmë mendjen  e hapur mbi çështjen – a nuk mundet një Zot Krijues të vendos të ndërhyj në botën tonë natyrale herë pas here? E di që kjo nuk tingullon shumë bindese, por asnjë nuk mund të provoj të kundërtën. A nuk ju interesojnë historira të çuditshme të treguara nga dëshmitarët okulare, veçanërisht nëse ata nuk janë thjesht duke fituar para me këtë histori? Dhe veçanërisht nëse këtë fenomene paranormal kanë parë turma të mëdha njerëzish dhe të gjithë tregojnë të njëjtë gjë?

Shumë prej shkrimtarëve të Biblës u kërcënuan dhe madje u vranë për shkakun e asaj çfarë kishin shkruar (p.sh., që Krishti u ringjall nga vdekja). Megjithatë, ata nuk e mohuan historinë e tyre. Kush do të vdiste për një gënjeshtër ose trillim? Unë nuk njohë shumë njerëz që do të sakrifikonin jetën e tyre për të vërtetën e Babagjyshit…

5.     Bibla është kundër barazizë gjinore

Bibla u shkrua në epokën patriarkale. Prandaj është akoma më radikale të lexojmë historira rreth grave profete, gjyqtare, udhëheqëse shtetrore, biznesmene, menaxhere të fermës dhe thjesht nëna. Bibla shpall barazim midis “Jude dhe Grek, skllavi dhe i liri, i pasuri dhe i varfëri, mashkulli dhe femrës.”ii

Por kontrolloni vet këtë çështje. Lexojini atë!

“Frekuentuesit e kishës janë mësuar me kos të vakët, por Bibla në të vërtetë flet rreth mëkatit, skandaleve, dhunës, autoriteteve të ndyra, seks dhe para – pra, rreth gjithçkaje që e përmban jeta edhe sot.’ Daniel Berrigan

“Unë lexoj Biblën shpesh herë.” Albert Einstein

‘Unë nuk ju ftoj që “të kthehuni tek Bibla”. Jo, Unë ju inkurajoj të vraponi mjaft fort dhe mjaft shpejt që të arrini Biblën.”  James Sanders

Bëj testin online