paranormalFantazmat, shtëpitë e pushtuara, parashikimi i së ardhmes, astrologjia, magjia, shtrigat, ekstrasensët, kontaktet me të vdekurit, kultet satanike... A dëshironi të gjeni të vërtetën që ndodhet mbrapa të gjitha këtyre fenomeneve? Ndoshta do të habiteni kur do të zbuloni se kush janë ato shpirtra të spiritizmit. Ju ndoshta keni parë filmat si X-files, dokumentarët, komeditë, dhe  horrorët që shfaqin shtrigat, ekstrasensët, magjistarët, telepatët, kultet satanike... Por si është e vërteta?
A ia vlen të mendojmë rreth kësaj teme?
A është mbajtja e hajmalive dhe e bizhusë me ornamente okulte si një shenjë e aleatës? Pse është Zoti totalisht kundër gjërave okulte?

Lexo ne pdf... Dëgjo në audio...

Shon Sellërs është personi më i ri në rradhën për dënimin me vdekje në Oklahoma. Ai vrau një shitëse, pastaj nënën dhe njerkun që ishin në gjumë. Pse? Ai tha: “Kam një tërheqje të madhe ndaj satanizëmit për shkak të pushtetit, kuriozitetit dhe më e rëndësishmja – një vend ku ndihem që i përkas.”

Vrasësi i dyfishtë Pol Bostok, 19 vjeç, linte një rreth të zi magjik pranë trupave të gjymtuar. Gjykata Britanike dëgjoi shpalljen e tij që ai është i magjepsur me “horrorin, okultizëmin  dhe magjinë e zezë” dhe që ai “e adhuron djallin.”

Vetëm disa të çmendur? Jo, nëse do të pyesni punonjës social dhe policinë.
  • Abuzimi seksual ndaj fëmijëve në lidhje me satanizëmin
  • Abuzime në shkolle fillore dhe skaute nga kulti satanik
  • 3 adoleshente gjermane sataniste u arrestuan për shkakun e mbytjes së shoqes së klasës
  • 4 sataniste të rinj grek vranë një vajzë 14 vjeçare dhe planifikuan një sakrificë njerëzore
  • Vrasësi i dyfishtë 17 vjeç, i përket kultit të vampirizmit, magjisë, ka marrë pjesë edhe në torturën seksuale dhe gjymtimin e kafshëve (i frymëzuar nga filmi horror Hideaway)
  • Departamenti Hetues i Shëndetit të Britanisë ka dokumentuar raste me abuzimin ritual të fëmijëve
  • Në SHBA trajnohen ekspertët e krimeve okulte.

Fëmijët dëshmojnë që kanë parë foshnje të vrara (si sakrificë), vrasje të kafshëve, pirjes së urinës dhe ngrënjien e mishit njerëzor, thotë një punonjës social me një eksperiencë prej 17 vitësh.

Psikiatrët raportojnë simptomat shumë reale – depresionin, haluçinacionet, humbjet e kontrollit, magjepsjen me vdekje dhe vet-gjymtimit, dëmtimin e personalitetit – në paciente të përfshirë në spiritizëm (komunikim me shpirtra të vdekur), letrat Tarot ose magjinë e zezë. Është shumë e vështirë të zbulosh numrin real të rasteve kur këto simptoma janë për shkakun e pjesëmarrjes në veprime okulte. Spiritizmi është një problem shumë i madh dhe real…” thotë profesori Endrju Sims, dekani i Kolegjit Mbretëror të Psikiatrisë.

 

Paragjykime ose besytnitë?

Është e vështirë të provosh diçka “okult” (dmth. i fshehur ose sekret), dhe ka edhe shumë mashtrime që gënjejnë njerëzit e sinqertë. Shoqata pre-shkencore dhe kisha e Mesjetës fajësuan shpirtrat e liq për çdo rast të sëmundjeve fizike dhe mendore, dhe organizuan gjuajtje të shtrigave. Megjithatë, pavarsisht nga paragjykimet, ka edhe evidenca të forta që  tregojnë që kontaktet me shpirtrat janë reale. Eksperimentet psikologjike të Zotit Uilljam Barret me njerëz me sytë të mbyllura që komunikuan me shpirtrat përfunduan tek fakti që informacioni që ata mernin ishte “absolutisht jashtë aftësive normale njerëzore.”

Në një histori që ngjanë  me mijëra të tjera Andri (emri është i ndryshuar) humbi kontaktin me të atin duke menduar që ai ishte i vdekur ose ndoshta është larguar nga shteti. Andri shkoi te seanca e komunikimit me shpirtrat (ouija sessions) duke qënë goxha skeptik, megjithatë e pyeti një shpirt se ku ishte i ati i tij dhe mori si përgjigje që është në një qytez të vogël të Britanisë. Ai e kontrolloi zonën dhe e gjeti të atin pavarsisht nga fakti që asnjë person në seancë nuk e njihte Andrin.

Bibla përmend frymën – qëniet inteligjente që ndikojnë tek njerëzit për të mirën (“engjëjt”) ose për të keqen (“demonët”). Shkrimet e Shenjta na paralajmërojnë:

 OpenBookTë mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit, sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti.” Ligji i Përtërirë 18:10-12

Kjo është një listë e saktë e veprimeve okulte që ndodhin sot – vetëm që kjo listë u shkrua 3500 vjet përpara! Njerëzit që komunikojnë me shpirtra urrejnë që Bibla i liston midis praktikantëve me rituale të përgjakura, por sipas policisë, dihet që shumë njerëz me probleme anti-sociale, që janë bashkuar me kulte satanike ku sakrifikojnë kafshët dhe hapi tjetër për të cilët është vrasja – shumica prej tyre kanë filluar me gjërat të pafajshme si komunikimi me shpirtrat e të vdekurve. (Nga polici Bill Keahon in the New York Times Quoted in Police, Feb 87.

Nëse “gjërat e pafajshme” janë aq të sigurta siç mendojnë shumë veta, pse vallë ato shpesh herë i tërheqin njerëzit më thellë në errësirë?

Dyert për në errësirë

Bibla thotë:

Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni. Efesianëve 5:11

astrology

Astrologjia

E njohur, duket si e pafajshme, por është hapi i parë për shumë njerëz drejt dorëzimit të vetes së tyre.
horror-movies

Filma horror me elemente paranormale

Xhejms Bulger, 2 vjeç, u rrëmbye, e torturuan dhe e lanë në hekurudhë me bojën blu mbi fytyrën e tij të gjymtuar. Vrasësit e tij ishin 7 dhe 10 vjeç!  Atyre ju pëlqenin shumë filmat horror, duke përfshirë filmin Loja e Fëmijës 3 (Child’s Play 3) ku dy djem vrisnin një kukull në trenin e fantazmave, e gjymtojnë fytyrën e saj dhe e njollosin me bojë blu. Filmat horror shkaktojnë një dëshpërim të errët me dëshirë për të vrarë.
letra-taro

Letra Taro

Letrat janë të udhëhequra nga një frymë e ligë.
spiritism

Mediumët, fallxhorët, leximi i dorës (ose filxhanit të kafes), seanca e komunikimit me të vdekurit...

Meqënëse Bibla na paralajmëron rreptësisht të mos komunikojmë me të vdekurit sepse në fakt të vdekurit nuk janë të aftë të komunikojnë me ne, por në emrin e tyre na kontaktojnë frymë të liga me qëllim që të marrin në kontroll jetën tonë, është e qartë që duhet të rrimë larg këtyre veprimeve, edhe pse mund të na duken të pafajshme. Engjëjt e Zotit komunikojnë tepër rrallë me njerëzit. Dhe ata nuk vijnë tek ne sipas ftesës sonë por vetëm kur i dërgon Zoti. Çdo engjëll që e pranon ose madje kërkon adhurimin tonë është një frymë e ligë e maskuar. Ata largohen kur i urdhërojmë në emër të Krishtit.
drugs-sign-hi

Droga

Disa okultistë përdorin drogën për të hyrë në ekstazë. Bibla na paralajmëron kundër “magjisë” – ku fjala në tekstin origjinal është  'pharmakeia,' (nga e cila ne kemi fjalën e sotme të farmacisë – ku shiten ilaçe që mund të përdoren edhe si drogë) P.sh., droga okulte u përdor që në kohë të lashta dhe përdoret edhe sot. (Galatasve 5:20, Zbulesa 9:21, 21:8)
metal-music

Muzika

Disa grupe të muzikës metal janë satanist. Në kapakët e disqeve të tyre shohim simbole satanike dhe në këngët e tyre ata lavdërojnë vdekjen dhe djallin. Ka edhe grupe të stilit dance, trance, tekno, që i sjellin dëgjuesit e tyre në ekstazë ku ata nuk janë në vete , nuk e dinë se çfarë bëjnë.
new-age

New Age (Epoka e Re)

Meditim transhendental, ngritje në ajër, perceptim ekstrasensor, telepati.
role-playing

Role playing

p.sh. fantazitë e spiritizmit të lojës Kullat dhe Dragonjët(Dungeons & Dragons), magjia, vudu, vrasje, përdhunimi, vetvrasje, çmenduri, seks pervers, tortura, adhurim ndaj satanit (shih. Satanizmi në Amerikë, Forcat e policisë për krime rituale në lidhje me okultizmin.)

A mund të flasim me të vdekurit?

Mbi 40% e të rriturve në Amerikë besojnë që kanë folur me të vdekur të ndryshëm, duke përfshirë Elvis Presli dhe Faraonët Egjiptian. Por Bibla pohon që komunikimi me të vdekurit është i pamundur dhe që kurrë nuk duhet të përpiqemi të komunikojmë me ata sepse kjo i hap derën frymëve të liga. Jezus Krisht shpesh herë e quajti vdekjen me fjalën “fle” (p.sh. Gjoni 11:11-14), duke sugjeruar që njerëzit e vdekur janë në gjendje të pavetëdijshme dhe është e pamundur të komunikojmë me ta.

Bibla na paralajmëron të mos provojmë kurrë të komunikojmë me të vdekurit.

Disa njerëz thonë: "Kërko  tek mediumet dhe ekstrasensët se çfarë duhet të bësh.” Por Fjala e Zotit thotë që duhet të kërkojmë udhëheqjen vetëm nga Zoti.

Pse të gjallët të kërkojnë këshillë nga të vdekurit?

Mbahuni tek urdhërat e Zotit dhe mesazhet e profetëve të Tij në Bibël. Çdokush që nuk është në përputhje me ato nuk ka dritë për t’ju ofruar. Bibla thotë: „Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t’u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?". Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.” Isaia 8:19-20 Ky tekst na jap dy mënyra për të testuar të gjithë që shpallin se kanë një “dritë” të veçantë për ne:
  • A bien ata dakort me Biblën? Zoti kurrë nuk është kontradiktor me veten dhe fjalët që ka thënë përpara.
  • A e shpallin ata që informacioni e tyre nga një person i vdekur ose direkt nga Zoti?

Nëse Zoti kurrë nuk flet nëpërmjet një person të vdekur, atëherë kush e bën këtë? Bibla thotë – fryma e ligë.

Studiuesi gjerman i paranormalës – Dr. Kurt Koh thotë që frymat e vetme që vijnë në seanca janë ato të ligat, të cilat duan të mashtrojnë dhe të kontrollojnë mendjet e njerëzve, duke u shtirë si njerëz të vdekur. Bibla gjithashtu na paralajmëron nga “fryma e demonëve që bëjnë mrekulli për të mashtruar...” Zbulesa 16:14

" Shkrimet thonë që:

“Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekullish të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por  që përqafuan ligësinë!” 2 Thesalonikasve 2:9-12, Një ekstrasens dashamirës që zgjidh problemet e tua,që ndihmon për të kapur kriminelët, ose madje flet rreth Zotit dhe Jezusit –është një mashtrim shumë i fuqishëm. Bibla na paralajmëron që vet satani shtiret si engjëlli i dritës ose madje përpiqet të shtiret si Krishti. (2 Korintasve 11:14, Mateu 24:24-26). Atëherë kush i jep informacion ekstrasensëve dhe fallxhorëve? Bibla përgjigjet – Fryma e ligë. Edhe nëse ata bëjnë sikur janë dashamirës dhe dëshirojnë t’ju ndihmojnë – këto fryma në fakt janë demonët.

Zgjidhja

Lajmi i mirë është që “Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t’ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;  tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht. Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.” 2 Thesalonikasve2:13-15 Dr Koh tregon rreth një vajze të re e cila u ftua në një seancë nga shoqet e saj. Asaj i pëlqeu shumë që në fillim, dhe vazhdoi të frekuentojë, por atëherë ra në një depresion të thellë dhe u vendos në një klinike psikiatrike. Ajo nuk mori më pjesë në seanca dhe kur e dëgjoi këshillën e priftit protestant të besojë që Jezus Krishti ka fuqi mbi frymërat e liga dhe të ftojë Zotin në jetën e saj, ajo u shërua plotësisht. Shumë njerëz të bezdisura nga frymërat e liga janë shëruar me anë të një lutje në emër të Jezus Krishtit. Jezusi vet kaloi shumë kohë duke debuar demonët nga njerëzit që i kishin pushtuar. (p.sh. Marku 5:1-20dhe Luka 9:37-43). Jezusi tha që njerëzit duhet të zëvendësojnë frymërat e liga në mendjen e tyre me Frymën e Tij të Shenjtë, ndryshe gjendja e tyre do të përkeqësohej edhe më shumë. (Shih. Luka 11:24-26) Kurse njerëzit që në mënyrë të rregullt kërkojnë Frymën e Shenjtë të jetë me ata mund të presin të rriten në “dashuri, gëzim, paqe, durim, mirëdashja, mirësi, besimi, zemërbutësi dhe vetëkontroll.” Galatasve 5:22 „Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.” Romakëve 12:21
Okult – arti sekret i të ashtuquajtur komunikimi i botës shpirtërore; diçka mëtej i kuptimit të zakonshëm; i fshehtë, sekret, misterioz.
pic5„Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultohet me Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t’u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?". Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.” Isaia 8:19-20 Bej Testin Online