Ne nje bote plot me maredhenie te prishura, dhune seksuale dhe divorce - mos jemi te cmendur qe ende besojme ne fuqine e dashurise se vertete? Cilat jane ato cilesi qe meshkujt kerkojne tek femrat, dhe cfare kerkojne femrat tek meshkujt? A kerkojne te njejtat cilesi? Eksploroni elementet baze per nje dashuri te vertet dhe jeten e dikujt qe ka demonstruar dhuraten me te madhe te dashurise te te gjithe koherave.
Ne kemi parë marrëdhënie plot dhimbje, filma të çmendur romantike dhe kemi dëgjuar këngë qesharake dashurie. Ende dëshirojmë të besojmë tek dashuria.
Mos na ka ikur gjë truri?
Diçka për të medituar
Pse hakmarrja fillimisht na bën të ndihemi aq mirë por më vonë – aq keq?
Çfarë është më e lehtë – të marrësh hak apo të falësh?
Pse e kërkojmë dashurinë në vendet e gabuara?
Nëse njerëzit janë të dizenjuar për të shijuar dashurinë – duke marrë dhe duke dhënë dashuri – atëherë pse shpesh herë ne e kërkojmë dhe e zbatojmë në mënyrën tonë të natyrshme (egoiste) në vend të mënyrës së Zotit?
A mund të funksionoj vërtetë dashuria?
Këngëtaret e muzikës kantri (country) – Tami Uinet (Tammy Winette) e këndoi këngën ‘Qëndro pranë burrit tënd’ sapo kishte lënë burrin e vet.
A keni parë ndonjëherë një film romantik ku: aktorët, shkrimtarët dhe regjisorët e së cilit nuk janë në martesën e tyre të tretë ose në lidhjen, kushedi-të satë? Hollivudi ka të ardhurat më të larta për person në botë, por edhe përqindje më të lartë të divorcit – 80% të martesave të para.
A është dashuria e përjetshme një ide e vjetëruar që nuk funksionon më apo një ide e thurrur në mendjen njerëzore?
Çfarë na tregon Bibla rreth kësaj çështje?
Themeli: Adami takon Evën
Historia më e vjetër e dashurisë është historia e Adamit dhe Evës – njerëzit e parë që krijoi Zoti. Edhe pse mund të mendoni që ky është veç një mit ose një metafor, kjo histori përmban disa ide të thella.
Adami është i vetmuar dhe Zoti thotë: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm.” Këto fjalët janë akoma të vërteta. Një studim zbuloi që përqindja e vetvrasjeve midis beqarëve ishin 17 veta nga 100 000, kurse tek të martuarit, vetëm 9 veta. Kjo na tregon diçka rreth dashurisë dhe sigurisë. (Ndërkohë përqindja e vetvrasjeve midis njerëzve të divorcuar ishte 204.)
Studimet tregojnë që elementi më thelbësor i martesave të mira është: miqësia, pranimi, aftësia për të folur haptas, mirëkuptimi dhe kalimi i kohës së bashku, duke bërë diçka së bashku. Kjo është madje më e rëndësishme sesa marrëdhëniet e mira seksuale, romantike, pasuria, pushimet, etj. Zoti tha:”Unë do të të bëj një ndihmës që të përshtatet.” Fjala “ndihmës” nuk do të thotë që gruaja është destinuar për t’u bërë një skllave, sepse kjo fjalë përdoret edhe për vet Zotin si Ndihma jonë. Kurse fjala “i përshtatet” do të thotë që ata do të punojnë së bashku si të kundërt por në të njëjtën kohë – të barabartë. Siç janë të dyja këmbët – ato janë të kundërta, por ju përshtaten njëra-tjetrës; ose si dy tehet e gërshërës që punojnë në anë të kundërta, megjithatë – së bashku. Ka shumë fusha ku meshkujt dhe femrat janë të kundërt me njëri-tjetrin(ç’surprizë, apo jo?). Pa e kuptuar, këtu lind konflikti. Kurse duke kuptuar këtë këto ndryshime mund të jenë avantazhi ynë (dhe na japin shumë tema për shaka!).
Zoti e krijoi Evën nga brinja e Adamit – jo nga kocka e këmbës për të shtypur, as nga kocka e kafkës – që të mos jetë urdhëronjës – por nga brinja që të jetë afër zemrës së tij.
Adami “e njohu” gruan e tij dhe pati fëmijë. Është e qartë që fjala “ta njohësh” përmban dashurinë seksuale por gjithashtu edhe njohurinë e zemrës, mendjes dhe trupit në një harmoni të përsosur.
Adami dhe Eva u krijuan të përsosur “sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë”, por një ditë ata vendosën të mos i binden Zotit duke ngrënë frutin e ndaluar. Ata “ranë” – dhe kjo do të thotë që ata hapën derën e egoizmit dhe mëkatit në mendjen e tyre. Mëkati u fsheh në mendjen e tyre dhe u trashëgua brez pas brezi si një virus kompjuteri. Kjo do të thotë që ne nuk jemi të dashur prej natyre, ne kemi nevojë për një ndihmë të vazhdueshme të Zotit për të kontrolluar anën tonë të errët.
Duke parë se çfarë kishin bërë Adami dhe Eva u ndjen fajtor që bënë dy gabime që akoma shkatërrojnë marrëdhëniet.
E para, fshehja. Ata ndjenin turp dhe fshiheshin mbrapa gjetheve të fikut dhe shkurreve. Në një marrëdhënie të shëndetshme ju duhet jeni të sigurt të tregoni ëndrrat, pikat e dobëta, gabimet, frikërat, ndjenjat, shqetësimet dhe arritjet tuaja – të jeni vetvetja. Çiftet që fshehin diçka (zakonisht për shkakun e frikës së mospranimit) rrezikojnë të mos njohin njëri-tjetrin, në të vërtetë ata kanë nevojë të zbulojnë një intimitet, afërsi dhe besim të vërtetë. (P.sh., Ai mendon: “Ajo nuk do ta përballonte këtë nëse do ta dinte sa shumë frikë kam patur nganjëherë. Ajo mund të mendoj që jam një frikacak.” Ndërkohë ajo mendon: “Ah sikur ai të më besonte mjaft mirë që të mund të më tregonte rreth frikës së tij në vend që të bënte sikur është i fortë.”)
E dyta, fajësim. Adami fajëson Evën për zgjedhjen e tij! Përpjekjet që bëjmë për tu dukur më mirë duke poshtëruar personin tjetër mund të mbysin dalëngadalë dashurinë.
Megjithatë çifti i parë zbuloi diçka të rëndësishme – faljen. Zoti e fal mëkatin e tyre dhe ata mësojnë të falin njëri-tjetrin. Ky është akoma themeli i çdo marrëdhënie të mirë. Njerëzit e paaftë për të falur e mbyllin partnerin e tyre në gabimet e së kaluarës dhe përqëndrohen tek kujtimet e hidhura. Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë që ju të dhuroni faljen dhe pranoni partnerin – dhe patjetër edhe veten tuaj.
Martesa e Adamit dhe Evës zgjati për 900 vjet! Një dashuri e tërë jetës është ideali i Zotit – dhe është e mundur madje edhe për njerëzit mëkatar.
A keni medituar ndonjëherë rreth fjalëve të këngëve të dashurisë? Ja, disa këngë të vjetra klasike.
‘It must’ve been love, but it’s over now.’ (Roxette) “Duhet të ketë qenë dashuri por tani ka mbaruar.”
Pra, nuk ishe në dijeni se çfarë ishte ajo, dhe tani ka mbaruar. Kjo tingëllon më shumë si një virozë.
‘It’s Friday – I’m in love.’ (The Cure) “Është e Premte – Jam i dashuruar.”
Po të Shtunën, të Dielën ose javën tjetër?
‘I’ll be your baby tonight.’ (UB40) “Do të jem i dashuri yt sonte.”
Po nesër do më thyesh zemrën duke qënë me dikë tjetër?!
‘Let’s talk about sex, baby.’ “Le të flasim rreth seksit, e dashur”.
Mirë, por së pari le të flasim rreth miqësisë dhe përkushtimit.
A ka këngë më të mira në 10 këngët hit në këtë javë?
Çfarë kërkojnë femrat tek meshkujt?
Meshkujt dhe femrat shpesh herë nuk e kuptojnë njëri-tjetrin! (Vërtetë?)
Kur anketimi i Morgan Gallup pyeti femrat se çfarë ishte më e rëndësishme për to tek një mashkull, përgjigjet më të shpeshta ishin:
- komunikimi,
- besnikëria,
- koha e kaluar së bashku, duke bërë diçka së bashku
- respekti dhe vlerësimi reciprok
- mirëkuptimi dhe toleranca,
- marrëdhëniet e mira seksuale
Kur ata pyetën meshkujtë se çfarë, sipas mendimit të tyre, femrat kërkuan në ta, përgjigjet ishin:
- bukuria,
- tërheqja fizike
- muskujt,
- pasioni në krevat
- pasuria.
Ups!
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk është xheloze ose mbizotëruese. Ajo nuk është krenare ose e pasjellshme. Ajo nuk është egoiste as nuk acarohet. Dashuria nuk e mban listën e gabimeve të tjetrit! Ajo lulëzon nga e vërteta dhe jo e keqja. Ajo gjithmonë është mbështetëse dhe besnike. Ajo me kokëfortësi vazhdon të besojë dhe frymëzojë besueshmërinë. Dashuria nuk dorëzohet kurrë. * Kjo nuk do të thotë që duhet të lejoni partnerin t’ju abuzoj. Në fakt, mënyra më e mirë për të treguar dashurinë e vërtetë është të refuzoni abuzuesin që vazhdon t’ju abuzoj.
1 Korintasve 13:4-8 e parafrazuar
“Dashuroni me gjithë zemër. Refuzoni ligësinë dhe mbahuni tek gjërat e mira. …
Jepni njëri-tjetrit më shumë respekt sesa merrni për vete.
Mos u dorëzoni kurrë! Ndizuni nga Fryma e Zotit brenda jush.
Lejoni shpresën t’ju bëjë optimist. Kini durim në kohë të vështira dhe kurrë mos ndaloni së luturi. …
Lutuni për çdo njeri që ju keqtrajton – kërkojini Zotit bekime dhe jo mallkime për ta!
Nëse të tjerët janë të lumtur, gëzohuni me ta. Nëse ata janë të trishtuar, tregoni keqardhjen për ta!
Mos mendoni me krenari që jeni më të zgjuar sesa të tjerët. …
Mos u përpiqni të merrni hak.” (Romakëve 12:9-19 i parafrazuar)Zoti ju do… Kështu jini xhentil, të dashur, të përulur dhe jo krenarë, kini durim. Duroni gabimet e të tjerëve dhe falni çdokënd që ju bën padrejtësi ashtu si Krishti ju ka falur juve. Dashuria është më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër. Ajo e mban çdo gjë së bashku. (Kolosianëve 3:12-14 i parafrazuar)
“Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin. (Fjalët e Urta 15:1)
Nuk ka aspak çudi që rruga e dashurisë ka taksa të mëdha, p.sh. anglezët harxhojnë qindra paund çdo vit për shpenzimet e divorceve – dhe vetëm disa paund për edukimin e marrëdhënieve! Kjo i ngjan harxhimeve me miliona për rimorkiatorët dhe asgjë për autoshkollat!
Bibla na sugjeron të mësojmë parimet bazë e të jetuarit së bashku – dmth., leximi, pyetjet, mendimi rreth partnerit dhe nevojat e tij/saj po aq sa, p.sh., mendojmë rreth makinave ose veshjeve moderne. (1 Pjetrit 3:7)
Shkoni në kurset e marrëdhënieve, lexoni librat rreth kësaj teme. Mos u mbështeteni tek artikujt dhe testet në revista. Artikujt si p.sh. “3 mënyra sesi të kuptoni që ai ju do” ose “Guida për seks fantastik” nuk do t’ju tregojnë se si të dëgjoni partnerin, si të menaxhoni konfliktin ose paratë tuaja, si të shijoni paralojën ose aftësitë e tjera thelbësore.
Shumë prej nesh (veçanërisht meshkujt) kanë frikë nga edukimi i marrëdhënieve. Çfarë mund të mësoni në këto kurse? Ja një shembull:
Çfarë dëshironi?
Një shkrimtar ka thënë që nevojat kryesore të një mashkulli janë që partnerja e tij:
- ta kënaqë seksualisht,
- të argëtohet me të (sport, hobi),
- të jetë tërheqëse fizikisht,
- të ndihmojë që të sigurojë një mjedis të rehatshëm në shtëpi,
- ta admiroj dhe të jetë krenare për të.
Ndërkohë, nevojat e një femër, sipas këtij autori, ishin që të ketë një burrë që:
- është i dashur
- dëgjon dhe komunikon mirë,
- është i sinqertë dhe i hapur,
- është i sigurt nga ana financiare,
- do të ishte një baba i mirë.
A është lista juaj e ngjashme apo krejt ndryshe? (Ndryshimet mund të shkaktohen nga mosha, origjina familjare, edukimi etj.) Çfarë dëshironi? Çfarë jeni gati për të ofruar?
Njeriu juaj i veçantë ka pritshmëri të ngjashme me të tuat? Nevojat tuaja përshtaten? Sa vetmohim kërkohet për tu kujdesur për njëri-tjetrin?
A mund të funksionojnë marrëdhëniet pa plotësuar nevojat e njëri-tjetrit duke u bazuar vetëm në ndjenjat dhe marrëdhëniet e mira seksuale? A mund të zgjasin këto marrëdhënie?
Nuk kuptoj…
Pyetje: Të krishterët e shohin Jezus Krishtin si ekspertin më të madh të dashurisë. Pse kështu, nëse ai kurrë nuk është martuar, as nuk ka patur një të dashur?
Përgjigje: Është e vërtetë që Jezus Krishti nuk kishte lidhje dashurie – Ai përqëndrohej tek misionin i Tij dhe e dinte që nuk do të jetonte gjatë mbi tokë, kështu do të ishte një papërgjegjësi e tij të martohej.
POR Jezus Krishti tregoi të gjithë karakteristikat e një partneri të mrekullueshëm.
Ai ishte jashtëzakonisht vetmohues dhe dhurues. Ai madje zgjodhi të vdiste në mënyrë që ndjekësit e Tij të jetonin. Kështu kryqi i Tij është simboli i dashurisë që asgjë nuk e ndalon dot.
Ai kuptoi që natyra njerëzore në vetvete nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për dashuri – kështu Ai premtoi që Fryma e Tij do të jetonte në ne, duke dhënë parimet e Tij. Ai tha: “Kështu njerëz do të njohin që jeni ndjekësit e Mi, nëse do ta doni njëri-tjetrin.”
Citate
“Dashuria është forca më e madhe në botë, por në të njëjtën kohë edhe më e përulur.”
M.K. Gandhi“Dashuria… është thjesht shkëmbim i dy dëshirave të njëkohshme dhe kontakti i dy lëkurave.”
Simone Weil“Dashuria është e vetmja fuqi e aftë për ta shndërruar armikun në mik.”
Martin Luther King“Ne të gjithë kemi njohur vetminë e gjatë dhe kemi mësuar që e vetmja zgjidhje është dashuria.”’
Dorothy Day