“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Korintasve 5:17).

 

Ai ishte një endacak i qelbur. Gishtërinjtë i dilnin nga çorapet. Pantallonat i vareshin. Një pallto copë copë mezi e mbronte nga i ftohti. Mëngët i dilnin jashtë. Fytyrën e kishte të mbuluar nga mjekra e parojtur për javë të tëra. Njollat e duhanit dukeshin qartë mes dhëmbëve.

Ai mbështetej fort në një stap teksa endeshe rrugëve, kur papritur një limuzinë e zezë që shkëlqente iu afrua. Pasaniku më i madh i qytetit e thirri, “Eja këtu. Kam një pyetje për ty.”

Endacaku u afrua.

“Ke dëshirë të veshësh roba të bukura si unë? Nëse po, hip në makinë, dhe unë do të t’i jap.”

Jashtëzakonisht i gëzuar, endacaku hipi në makinë. U larguan së bashku tek rezidenca më e mirë dhe shtëpia më e shtrenjtë e qytetit.

“Ja ku jemi,” tha i zoti. “Shërbëtorët e mi do të të regullojnë. Më duhet të shkoj, por ata do të zbatojnë udhëzimet e mia.”

Zotëria u largua, dhe një djalosh i ri iu afrua endacakut duke i buzëqeshur. “Zotëria im më tha që të të jap më të mirën. Më ndiq. E para gjë që do të bëjmë do të jetë pastrimi yt. Ke nevojë për një banjë. Ma jep pallton të lutem.”

Banjë! Këto fjalë i ngjallën terror endacakut. Ai nuk kishte bërë banjë për vite me radhë. E zuri frika. “E kam veshur këtë pallto për nëntë vjet. Nuk mund të ma heqësh tani.”

I riu i buzëqeshi me mirësjellje. “Të lutem hiqi leckat e tua. Pastaj do të shijosh një banjë të mirë dhe të ngrohtë. Pasandaj kam disa roba të bukura për ty.”

Endacaku u ofendau. Fytyra iu mbush me inat. Gjërat e tij të çmuara shërbëtori i kishte quajtur lecka. Çfarë ofendimi! “Si i quan robat e mia lecka! Zotëria juaj më tha se mund të kisha roba të reja. Nuk më tha se duhet t’i hedh këto që kam.”

“Unë të thashë vetëm atë që më kërkoi zotëria im,” iu përgjigj me qetësi shërbëtori. “Nëse refuzon, duhet të largohesh nga kjo shtëpi. Kjo mundësi fantastike mund të të mos ofrohet sërisht. Kaq.” Zëri i tij kishte një ton përfundues.

Ky endacak na ngjan shumë. Ai simbolizon natyrën njerëzore. Para se të veshim robat e drejtësisë së Krishtit, duhet të heqim leckat tona, çdonjërën prej tyre. Duhet të dëshirojmë që të pastrohemi në thellësi.

Perëndia thotë, “Ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.” (Psalmi 84:11). Perëndia po pret që të na japë thesaret e qiellit – që të na transformojë sipas shëmbëlltyrës së Vet hyjnore. A jemi gati të heqim leckat e ndotura dhe Ta lejojmë që të na pastrojë? Ju lutem, le t’i heqim leckat sa më shpejt.

HYRJE

Zoti nuk e bëri Adamin duke folur ashtu siç krijoi gjithçka tjetër. Jo, por si një mjeshtër skluptor, e formoi me duart e Tij të dashura dhe pastaj i fryu në hundë frymën e jetës. Duke marë një brinjë nga Adami, Zoti krijoi gruan e dashur. “Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.” (Zanafilla 1:27).

Pra ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë! Çfarë nderi! Zoti përdori pluhurin e tokës – jo ndonjë krijesë tjetër si ndonjë gjallëse ujore apo majmun – për të na krijuar. Ka një dallim të qartë midis nesh dhe kafshëve të tjera. Ne quhemi bij të Perëndisë (Luka 3:38).

Zoti i dha Adamit dhe Evës të sundojnë mbi çdogjë në tokë, përfshi dhe kafshët. Për aq kohës sa do të mbështeteshin mbi dashurinë e Krijuesit, do të jetonin në një botë të përsosur.

Ndaluni pak për tu mahnitur me gjenialitetin e madh të Perëndisë. Konsideroni për shembull, dizenjon e këmbës tonë. Ka 26 kocka me 36 nyje të ndryshme të lidhura me rreth 50 muskuj që veprojnë të koordinuar në të qindën e sekondës. Këto kocka formojnë tre harqe – dy për së gjati dhe një përgjatë kurizit të këmbës – që të sigurojë një hedhje të natyrshme dhe elastike e cila amortizohet gjatë vrapit, hecjes apo hedhjes. Ne ndoshta ecim rreth dymbëdhjetë kilometra në ditë. Nëse një person peshon 80 kg, impakti total në secilën këmbë është rreth 594 ton. Çfarë dënimi vuajnë këmbët tona gjatë 365 ditëve të një viti!

Evolucionistët e kanë të vështirë të shpjegojnë sesi mund të ketë ndryshuar gradualisht këmba njerëzore, nga ndonjë kafshë në një njeri që mësoi të ecë mbi dy këmbë në vend të katër, dhe të ketë arijë artin e balancës vetëm mbi një këmbë teksa ecim.

PIKA THEMLLIMI

  1. Zoti krijoi njerëz të përsosur sipas imazhit të Tij dhe i vendosi në një shtëpi të përsosur. Por tashmë kjo tokë është në një rëmujë të tmerrshme pa njerëz të përsosur. Pse?

Zoti zgjodhi t’ju japë këtyre qënieve të përsosura fuqinë e zgjedhjes. Ata mund ta donin ose të ktheheshin kundër Tij. Dashuria e kërkonte këtë risk.

Fakteqësisht, engjëlli më i lartë, Luçiferi, u krekos. “Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde;” (Ezekieli 28:17). I pakënaqur nga pozicioni i tij, ai lakmoi vendin e Perëndisë. Pakënaqësia e tij u shpërnda më tej, derisa në fund ai dhe një e treta e engjëjve i rebelua, dhe Zotit iu desh t’i dëbonte nga qielli.

 

  1. Si e mashtroi Adamin dhe Evën, djalli i maskuar në gjarpër?

      Ai e gjënjeu – “Ju s’keni për të vdekur aspak” (Zanafilla 3:4) – dhe ajo e besoi. Mosbesimi ndaj Fjalës së Perëndisë e shtyu Evën të mos i bindej Zotit, dhe që dyshimin e saj ta ndante edhe me Adamin, dhe kështu humbën marëdhenien e bukur që kishin me Perëndinë.

 

  1. Cilat janë pasojat e mëkatit?

Ndarja midis Zotit dhe qënieve njerëzore. Armiqësi midis njerëzve. Vdekje, jo vetëm e njerëzve, por e natyrës gjithashtu.

 

Pyetje Përgjigje

  1. Në vend të eksperiencës së mrekullueshme për të cilën iu kishte folur gjarpëri, Adami dhe Eva përjetuan frikë dhe turp.

Zanafilla 3:8: Adami dhe Eva “ _________________ nga ____________________ e _________________________ _______________________ midis pemëve të kopshtit.”

 

  1. Ata fajësuan njëri tjetrin.

Mëkati gjithmonë prish marëdhënien me Zotin dhe midis njerëzve.

 

  1. Adami dhe Eva e humbën shtëpinë e tyre të dashur dhe të drejtën për të marë nga Pema e Jetës.

Zanafilla 3:23: “Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga __________________ i ________________ .”

 

  1. Mëkati përfshin si mendimet e brendshme ashtu dhe mosbindjen në vepra.

Romakët 6:12: “Le të mos _______________________ pra ___________________ në _________________________tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në ________________________.”

Romakët 3:19: “dhe gjithë bota t’i jetë _____________________ të Perëndisë.” Mëkati fillon me një mendim dhe motiv të brendshëm, dhe pastaj e drejton personin drejt mosbindjes. Kjo mosbindje ndikon mbi gjithë qënien njerëzore (Romakët 3:23) dhe sjell fajin që shkatëron mirëqënien fizike, mendore dhe shpirtërore.

 

  1. A e trashëgojmë apo e marim mëkatin?

Psalmi 51:5: “Ja, unë jam mbruajtur në ______________________, dhe _____________________ ime më ____________________________ __________________________________________ .”

Efesianët 2:3: Ne jemi “nga natyra _________________________ të ____________________.”

Romakët 8:8: “Prandaj ata që janë në ________________________________________ nuk mund ____________________ Perëndisë.”

Nga natyra kemi tendencën të mëkatojmë, por Perëndia nuk i shikon tendenat tona si mëkat – por vetëm mosbindja jonë është mëkat.

 

  1. Përballë mëkatit jemi të pandihmë dhe të pashpresë në vetvete.

Gjoni 15:5: “Pa ______________________ nuk mund të bëni______________________________.”

Gjoni 15:4: “Qëndoni në ______________, dhe unë do të qëndroj në ju. sikurse __________________ nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se______________________________ nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju,nëse _____________________ në mua.”

 

  1. Evolucioni nuk kërkon një Shpëtimtar.

Evolucioni e paraqet jetën si progresive dhe rjedhimisht nuk e pranon mëkatin.

 

  1. Menjëherë mbasi Adami dhe Eva mëkatuan, Zoti bëri me ta një besëlidhje hiri ku do t’i shpëtonte nga mëkati.

Zbulesa 13:8: Jezusi është “Qengji ______________ që nga ________________________ i botës.”

Gjoni 6:40: “Ky, pra është vullneti i atij që më _____________ që kushdo që _____________ Birin dhe __________________________ në të, të ketë jetë të _____________________________________ dhe unë do ta _________________________ atë në ditën _______________________.”

 

  1. Përgjatë historisë Perëndia vazhdimisht e ka ripërtërirë premtimin e kësaj besëlidhje hiri me Abrahamin dhe pasardhësit e tij.

(Zanafilla 15:6) Abrahami i besoi Zotit dhe Ai “ia vuri në llogari të _________________________.”

 

  1. A do të thotë kjo se vetëm Izraeli do ta marë bekimin e këtij premtimi?

Galatasve 3:7: “They which are of _______________________________ the same are the children of Abraham.”

Galatians 3:29: “Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e __________________________________ dhe ______________________________ sipas ____________________________________.”

 

  1. Meqënëse Izraeli e braktisi besëlidhjen e hirit të Perëndisë dhe u përpoq të fitonte shpëtimin me veprat e veta, Zoti zgjodhi Izraelin shpirtëror dhe ju dha një besëlidhje të re dhe më të mirë.

Hebrenjtë 10:16, 17: “thotë Perëndia, unë do t’i shtie _______________________ në zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj në _____________________________; Dhe nuk do t’i kujtoj më _____________________ dhe _______________________.”

 

Fjalë për të Mbajtur Mend

Që të kuptojmë më mirë natyrën e njerëzve, duhet të mësojmë se Bibla i portretizon njerëzis në tërësi – jo si pjesë të veçuara, siç mund të besojnë disa.

Zanafilla 2:7 shpjegon sesi Zoti krijoi Adamin. Zoti përdori elementët e tokës. Pluhuri i tokës + fryma e jetës = qënie njerëzore, shpirt i gjallë. Vdekja është e kundërta e këtij ekuacioni.

“Fryma e jetës” është përkthimi i fjalës Hebraike ruah. Ajo përdoret 377 herë në Dhiatën e Vjetër, dhe gjithashtu përkthehet “shpirt”, “erë”, “frymë” por më shpesh, “fryma e jetës” ose “fryma e Perëndisë”. Në Dhiatën e Re është fjala pneuma, që do të thotë “shpirt”, “të frysh, të marësh frymë.” Asnjëherë nuk përdoret për të treguar një ekzistencë koshiente apo shpirti jashtë trupit. Është fuqia e jetës që Zoti vendosi tek Adami që ta bënte të gjallë, një shpirt të gjallë.

Shpirti: Shpirt i gjallë, qënie e gjallë, peson i gjallë – të gjitha kanë të njëjtin kuptim. Asgjë në Bibël nuk tregon që shpirti është një pjesë e ndarë e cila u bashkua me trupin njerëzor. Qënia njerëzore është shpirti. Gjatë vdekjes nuk mbetet ndonjë shpirt që mbijeton.

Besëlidhja: Baza e Zotit për të ndërvepruar me qëniet njerëzore që t’i shpëtojë nga mëkati.

Hiri: Favor dhe dashuri e pamerituar që Zoti ju jep mëkatarëve.

 

Dallimi Midis

Trupi, fryma dhe shpirti: Bibla i përdor këto terma për të treguar unitetin e qënies njerëzore si një person në tërësi: “Gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.” (1 Thesalonikasve 5:23).

“Trupi” i referohet dimensionit fizik të një personi.

“Shpirti” mund të kuptohet si inteligjencë dhe mendime nëpërmjetë të cilave Zoti komunikon me një person.

“Fryma” shprehet nëpërmjet emocioneve dhe dëshirave. Nuk mund ta ndajmë dot njërën nga tjetra. Të gjitha janë krijuar nga Zoti, dhe të gjitha duhet të jenë nën fuqinë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë.

 

Besoj me të Vërtetë

Kur isha ende mëkatar, Zoti më deshi dhe dërgoi Birin e Tij, që duke besuar, të mund të shpëtohem. Kjo besëlidhje e hirit të Tij, do të më bëjë një krijesë të re, të rilindur për të ecur me Të.

Mendoni me kujdes çdo fjali të mëposhtme. Nëse në zemrën tuaj bini dakord me to vendosni një shenjë përbri.

[ ]   Unë zgjedh të përjetoj paqen dhe faljen duke e lejuar Jezusin të më transformojë sipas imazhit të Perëndisë.

[ ]   Unë jam mëkatar. E vetmja shpresë për mua është që të pranoj ftesën e Perëndisë për të hyrë në një besëlidhje hiri me Të.

[ ]   Përmes besimit, unë zgjedh të lejoj Jezusin të vijë në zemrën time, të më pastrojë nga mëkati, dhe të më mbulojë me jetën e Tij të përsosur.

[ ]   Nuk dua më të drejtohem nga Satanai dhe mëkati, por sot e dorëzoj plotësisht veten tek Jezusi, duke ditur se jam fëmijë e Perëndisë dhe trashëgimtar i mbretërisë së Tij.

 

Lutja Ime

I dashur At,

Të falenderoj që më ke bërë sipas shëmbëlltyrës Tënde duke më dhënë lirinë e zgjedhjes. Të falenderoj për premtimin e jetës së përjetshme nëpërmjet Jezusit dhe për besëlidhjen e hirit që do të më restaurojë sërisht në shëmbëlltyrën e Krijuesit. Le të jetoj për t’i dhënë lavdi emrit Tënd dhe në përjetësi. Amen.