„Kërkesat dhe pritja jonë dhe veprimi i Perëndisë së bashku krijojnë gjërat të cilat ndryshe nuk do të kishin ndodhur. Lutja ndryshon gjërat. Ky është fakti i madh i lutjes.” S.D.Gordon
Ndani grupin në dy ose tre grupe më të vogla dhe kërkojini që të shkruajnë përkufizimin e lutjes. Çfarë është lutja?
Shkrimet dhe jeta
Lutja nuk ka afat skadimi. Njerëzit mund të vdesin por ndikimi i lutjeve të tyre vazhdon të ndryshoj jetët e njerëzve dhe botën. Kjo është një prej arsyeve pse të krishterët duhet të luten. Lutja nuk është një instinkt natyral i jetës. Foshnjat nuk lindin duke u lutur. Fëmijët jo gjithmonë mësojnë të mbështeten tek Zoti. Në fakt, shoqëria në mbarë botën është e zhytur në filozofinë që vetplotësimi është themeli i jetës. Por vetplotësimi, i cili varet tek njeriu i brendshëm, dobëson arsyen dhe nevojën për t’u lutur.
Shumë autorë e kanë përkufizuar lutjen. Dhe çdo përpjekje përfshin ndonjë frazë ose karakteristikë e cila, sipas mendimit të autorit, ka qënë e neglizhuar nga të tjerët. Por është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të përkufizosh diçka hyjnore me fjala njerëzore. Megjithatë, në këtë mësim do të përpiqemi të zbulojmë – Çfarë është lutja?
Përkufizimi Biblik i lutjes, që do të studjojmë dhe diskutojmë, është që lutja është qëndrimi në Zot. Teksti prej Shkrimeve të Shenjta që ilustron këtë është tek Gjoni 15:1-17.
1 ”Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. 2 Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. 3 Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova. 4 Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.
5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. 6 Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. 7 Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. 8 Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
9 Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time. 10 Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij. 11 Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë. 12 Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. 13 Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. 14 Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj. 15 Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç’bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im. 16 Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë. 17 Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.
Sfondi i këtij teksti shikohet në historinë dhe jetën e përditshme të popullit të Izraelit. Shpesh herë në Dhjatën e Vjetër populli i Izraelit krahasohet me vreshtin e Zotit. (Isaia 5:1-7) “Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit.” (vargu 7) Osea thotë që: “Izraeli ishte një vresht i harlisur.” (Osea 10:1)
Hardhia, rreth së cilës foli Krishti tek Gjoni 15, në fakt ishte bërë simboli i popullit të Izraelit. Një hardhi floriri zbukuroi hyrjen e Tempullit të Herodit. Figurat e gjethëve, tufave të rrushit shfaqeshin tek monedha dhe arkitektura e asaj kohe. Shumë veta e konsideronin si një nder të madh të jepte flori për të zbukuruar Tempullin ose ndërtesat e tjera publike, ku ai do të ishte shkrirë për të formuar tufë rrushi.
Hardhia akoma rritet në të gjithë Palestinën. Kjo bimë ka nevojë për shumë vëmendje, nëse dëshironi të prodhoni fruta cilësore. Dheu duhet të jetë mbajtur e pastër nga barëra të këqia. Nganjëherë njerëzit bëjnë që hardhitë të rriten mbi kafazët – ose nganjëherë ata rriten sipër tokës dhe janë mbajtur lartë mbi shkopinjtë. Bima rritet shpejtë dhe ka nevojë për krasitje (prerjen) drastike për të prodhuar fruta dhe për të mbajtuar hardhinë në rregull. Duke vëzhguar rritjen dhe kujdesjen për hardhitë, Krishti pa që ai është një simbol perfekt për të pasqyruar marrëdhënien midis Atij dhe njerëzve e Tij.
Vargjet 1 dhe 2 ”Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. 2 Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.
- Këto vargje na paraqesin karakterët kryesore të pasazhit. Krishti identifikon veten me hardhinë dhe Atin me vreshtarin. Çfarë përfaqësojnë shermendet?
- Si mendoni – kë dhe çfarë përfaqëson vreshti?
- Diskutoni marrëdhënien e rrënjave, hardhisë, shermendet dhe dheut. Krahasoni atë me marrëdhënien midis Atit, Jezusit dhe besimtarët.
Për të kuptuar pyetjen – çfarë është lutja? – si e gjejmë në vargjet e Shkrimeve, së pari duhet të kuptojmë temën kryesore. Tema kryesore është “qëndrimi në Krisht”. Për të illustruar këtë temë, Jezusi përdor analogjinë e hardhisë. Atëherë Ai paraqet temën e “qëndrimit” duke diskutuar rreth frutave dhe krasitjes (prerjes). Duke studjuar këtë pasazh, le të studjojmë atë ashtu siç atë e ka organizuar vet Krishti. Nën-temat janë fruta, prerja dhe qëndrimi.
FRYTI
Qëllimi i hardhisë është të prodhojë rrush. Duke ndjekur këtë analogji ose arsyetim, çfarë fruta duhet të prodhoj besimtari? Diskutimin tuaj mund ta ndihmojnë vargjet e mëposhtme:
Galatasve 5:22-23 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
Efesianëve 5:8-10 Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
Filipianësve 1:9-11 Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim, që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit, të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.
Hebrenjve 12:11 Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
Jakobit 3:13-18 Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë. Por në qoftë se ne zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës. Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore. Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija, Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite. Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.
- Çfarë i bën frytin të rritet në jetët tona të përditshme?
- Çfarë roli ka lutja në këtë proçes?
- Lexoni Gjoni 15:2 “Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.” Çfarë lloj fryti dëshironi të përjetoni në jetën tuaj?
- Dashuri për të afërmin dhe/ose familjen
- Durimin
- Aftësi për të ndarë besimin tim me të tjerët
- Zakone më të mira të lutjes dhe studimit të Biblës
- Dhembshuri për njerëzit në nevojë
- Tjetër_______________________
KRASITJA
Gjoni 15:2 flet rreth dy lloj krasitjesh. Së pari, Zoti pret çdo shermend i cili nuk sjellë fryte dhe pastaj çdo shermend i cili prodhon fryta krasitet për të sjellë edhe më shumë fryta.
- Çfarë shkakton situatën që shermendi (ju) i cili është lidhur me hardhinë (Krishtin) nuk prodhon fruta?
- Çfarë lidhje ka prodhimi i frutave me jetën e lutjes?
- Si krasit Zoti jetën e një besimtarit që jep fruta?
- Si ndihet krasitja e jetës sonë?
Në Izrael krasitja ishte pjesa shumë e rëndesishme e kopshtarit. Bima e re prihet në mënyrë drastike në tre vite të parë të jetës për të ruajtur jetën dhe energjinë e saj. Kur bima bëhet e pjekur, ajo krasitet në dhjetor dhe janar. Nëse shermendi i cili nuk sjellë fruta nuk krasitet, ai vetëm vjedhë energjinë e bimës. Shermendet pa fruta bëjnë bimë të kenë fruta më pak të shëndetshme dhe më të vogëla.
Shermendet pa fruta në Izrael digjeshin sepse ishin të pavlefshëm. Druri i tyre ishte tepër i butë. Për shembull, ligji i judenjve urdhëronte që disa herë në vitë njerëzit duhet të sillnin drutë në Tempull për zjarrin e altarëve. Megjithatë, nuk pranonin drutë e shermendeve. Ata e konsideronin si të pavlerë dhe prandaj digjeshin në fusha.
Duke studjuar mesazhin rreth prodhimit të frutave dhe krasitjes së shermendeve, bëhet e qartë që prioriteti ynë duhet të jetë prodhimi i frytave të shëndetshëm.
Për të zbatuar këtë zgjedhje, ne, sipas vargjeve 4-8 duhet të qendrojmë në hardhi – tek Jezus Krishti.
QËNDRIMI
Gjoni 15:4-8 Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. 5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. 6 Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. 7 Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. 8 Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
- Çfarë do të thotë “qëndrimi” në Krisht në këtë pasazh?
Vargjet 2 dhe 7 pohojnë që qëndrimi përfshin Fjalën e Zotit dhe komunikimin me Zotin (kërkoni). Kjo do të thotë që përbërësit e qëndrimit janë të njëjtë si ato të jetës së lutjes. Të krishterët komunikojnë me Zotin në mënyra të ndryshme, por krejtësisht duke:
- Lexuar Biblën,
- Folur me Zotin rreth asaj çfarë kanë lexuar në Bibël,
- Medituar dhe memorizuar Shkrimet që kanë lidhje me nevojat e tyre,
- Biseduar me Zotin rreth jetës së tyre personale dhe botës.
Këto katër pika vijnë nga vargjet 3 dhe 7. Është e qartë që të kalosh kohën me Zotin duke biseduar me atë sinqerisht përfshin një lidhje vazhdueshme të mendjes dhe zemrës sonë me Të.
- A jeni rehat me idenë që lutja është një lidhje e vazhdueshme me Zotin që ndodh kur kalojmë kohë së bashku me Të? Po______ Jo________
- Lexoni me zë të lartë Gjoni 15:1-8, duke zëvëndësuar fjalën “qëndroj” me frazën “kaloj kohën me”. Pastaj bëni nga pasazhi një listë të arsyeve të mira për të patur takime të rregullta me Zotin. Për shembull – Nëse unë kaloj kohën me Zotin, Ai kalon kohën me mua (vargu 4).
Miqësia forcohet shumë duke kaluar kohë së bashku dhe duke biseduar rreth gjërave të zemrës. Kështu forcohet edhe miqësia jonë me Zotin. Sekreti i jetës së Krishtit ishte lidhja e Tij me Atin. Bibla thotë që Krishti shpesh herë largoheshe nga turmat për tu lutur. Ne duhet të bëjmë hapa të qëllimta për të vazhduar lidhjen me Krishtin. Kjo do të thotë të planifikojmë jetët tona, kohën e lutjes dhe kohën për të kaluar atë me Zotin në qëtësi, kështu që të mos harrojmë Atë.
9 Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time. 10 Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.
11 Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë. 12 Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. 13 Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. 14 Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj. 15 Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç’bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.
16 Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë. 17 Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.
- Vargjet 9-17 shpallin që nëse do të qëndrojmë në Krishtin, jeta jonë do të shfaqi fruta dhe karakteristika të caktuara. Çfarë frutash janë ata? Bëni një list.
- Cilat janë fushat e betejave personale në jetën tuaj për të zbatuar qëndrimin në Hardhi?
- Orari i zënë – nuk kam kohë për lutje.
- Lodhja – kam shumë punë.
- Vetmia – ndihem sikur jam i vetmi shermend në Hardhi.
- Frika – Zoti do heqi dorë nga mua.
- Mundimi – është shumë e vështirë të qëndrosh në Hardhi.
- Tjetër______________________
Nëse jeta e lutjes dhe marrëdhënies me Krishtin është fushë beteje për ju, mos u dekurajoheni! Ja, vargjet 15 dhe 16 na ofrojnë dy premtime të çmuara që na japin shpresë. Së pari, Zoti thotë që besimtarët, kur e kanë zgjedhur Atë, nuk janë më shërbëtorë por miq! Së dyti, Zoti na ka zgjedhur që të jemi miqtë e Tij, para se të kemi menduar për të zgjedhur Atë! Çfarë lajmi! Jezusi thotë që jemi miqtë e Tij. Ai thotë që jemi madje më shumë sesa miqtë – jemi familja e Tij – bijtë të birësuar! Ftesa e Tij për ne është: “Flisni me Mua, kaloni kohë me Mua, bëni gjëra së bashku me Mua, jetoni jetën tuaj me Mua.”
ZBATIMI
Reflektoni rreth marrëdhënies tuaj personale me Zotin në lidhje me lutjen. Cili nga variantet të mëposhtme pasqyron më saktë situatën tuaj të tanishme? (Përgjigjet nuk janë për diskutim.)
- Jam i kënaqur me jetën time të lutjes.
- Jeta ime e lutjes ka ulje dhe ngritje.
- Duhet të rregulloj jetën time të lutjes.
- Unë duhet të filloj një jetë lutjeje.
- Unë përkushtohem për të zhvilluar një jetë lutje e cila do më ndihmoj të qëndroj vazhdimisht në lidhje me Krishtin.
KOHA PËR TU LUTUR
Gjatë lutjes kërkoni Zotin veçanërisht të ndihmojë anëtarët e grupit në jetën e tyre të lutjes. Kërkoni Zotin të ndihmojë atyre të organizojnë oraret për të kaluar kohën me Atë. Në fund të lutjes, lexoni së bashku lutjen e Mateu 6:9-13:
“Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen”.