Si të Lutemi? – Pjesa 1 – 07

„Ne duhet t’i marrim në konsideratë me kujdes mësimet e Krishtit rreth lutjes. Në lutje ka një shkencë hyjnore, dhe ilustrimet e Tij na tregojnë parimet që ne të gjithë duhet t’i kuptojmë.” Ellen White

Shumë njerëz mbajnë në xhep një axhendë ku shënohen të gjitha takimet. Për shumë veta kjo axhendë është “truri” që organizon rutinën e tyre të përditshme. Njerëzit e zënë shenojnë kohën për familje, për stërvitje dhe gjëra të tjera. Po sa prej tyre shenojnë takimin e përditshëm me Zotin? Nëse keni problem të kujtoni kohën e lutjes në mes të gjitha dëtyrave që keni, përpiquni të shenoni kohën tuaj cilësore me Zotin në axhendën tuaj. Në fund të fundit, takimi me Zotin është takimi më i rëndësishëm i ditës!

  1. Cili është njeriu më i famshëm dhe më i rëndësishëm që keni takuar në jetën tënde?
  2. Ku duhet të shenoni takimin me Zotin në mënyrë që të mos e harroni?

Shkrimet dhe jeta

Ne e dimë Lutjen e Zotit, që është shkruar tek Mateu 6. E njejta lutje është shkruar edhe tek Ungjilli sipas Lukës, por në një kontekst pak ndryshe. Ky studim do të përqendrohet në lutjen e shënuar nga Luka.

Konteksti i Lukës 11:1-9 është themeli i mësimit të Jezusit, se si duhet të lutemi. Jezusi dhe dishepuj e Tij sapo kishin ardhur në Betani, pranë Jeruzalemit, në Malin e Ullinjve. Maria, Marta dhe Llazari (motrat dhe vëllai) jetuan së bashku në Betani, dhe Jezusi bëri një vizitë tek ata. Ka mundësi që një mëngjes apo një darkë Jezusi iku në kopshtin mbrapa shtëpisë për t’u lutur. Dishepujt e kishin parë dhe dëgjuar se si Krishti lutej në rastet e mëparshme. Dhe këtë herë ata i thanë: “Zot, na mëso të lutemi!” (Luka 11:1)

Luka 11:1-9

    1 Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ”Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet”.

    2 Dhe ai u tha: ”Kur të luteni, thoni: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.    3 Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.    4 Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu””.

    5 Pastaj u tha atyre: ”A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: “Mik, më jep hua tri bukë,    6 sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara”;  7 dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: “Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap”?

    8 Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten.  9 Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.

Ky tekst na mëson parimet bazë se si të lutemi dhe çfarë të përfshijmë në lutjet tona. Jezusi nuk na dha një listë apo rradhitje specifike që duhet të zbatojmë në mënyrë që lutjet tona të pranoheshin. Megjithatë, Ai na sugjeron disa gjëra për të cilët ne duhet të lutemi. Ja disa parime bazë:

Pranoni Zotin si Më të Lartin: “Ati ynë që je në qiej…” (vargu 2)

  1. Bëni një listë dhe diskutoni se si Zoti dallohet nga një prindër njerëzor?
  2. Pse është e rëndësishme për ne të pranojmë mbretërimin ose udhëheqjen e Zotit mbi ne?

Lavdëroni dhe falenderoni Zotin: “… u shenjtëroftë emri yt…” (vargu 2)

  1. Pse është e rëndësishme të lavdërojmë dhe të falenderojmë Zotin gojarisht?
  2. Për çfarë duhet ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë Atë?
  3. Çfarë nga lista e mëposhtme ju ndihmon më shumë të shprehni lavdërime dhe nderime ndaj Zotit?
    • Takimi adhurimit
    • Muzika
    • Lutjet
    • Citimi i vargjeve Biblike të lavdërimit
    • Bindja ndaj Fjalës së Tij
    • Shfaqja e dashurisë dhe mirësisë së Tij ndaj njerëzve të tjerë
    • Shërbimi Zotit

Një qëndrim pritës: “… ardhtë mbretëria jote…” (vargu 2)

  1. Zoti i jep besimtarëve një shpresë dhe një premtim për kushte më të mira në të ardhmen. A krijon fraza “ardhtë mbretëria jote” tek ju një ndjenjë pritje dhe malli? Nëse po, çfarë prisni më shumë?
  2. Kur do vijë mbretëria e Zotit, a do të plotësojë jeta e re në të, të gjitha nevojat dhe shpresat e besimtarëve? (Po apo Jo – dhe nëse Po, si?)

Mos u lutuni në mënyrë egoiste: “… u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.” (vargu 2)

Ky varg diskuton rreth nevojës sonë për të nënshtruar jetët dhe vendimet tona Zotit. Ai na inkurajon t’i japim Zotit vullnetin dhe dëshirat tona, duke i dhënë Atij leje për të bërë në jetët tona atë çfarë nevojitet që të plotësojmë vullnetin e Tij.

  1. Nga mund të dimë vullnetin e Zotit mbi çeshtjet dhe vendimet e jetëve tona?
  2. Çfarë ndryshimi ka një lutje egoiste nga një lutje altruiste?

Paraqisni nevojat tuaja personale të përditshme: “Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.” (vargu 3)

Kjo frazë na vërteton që është e pranueshme të flasim me Zotin rreth nevojave tona personale. Megjithatë, tek Mateu 6:25, Krishti thotë: “Mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?”

  1. Nëse Zoti tek Mateu na premton që do të kujdeset për nevoja tona, a duhet t’i kërkojmë Atij gjërat që na nevojiten? Nëse po, pse?
  2. Kur Krishti tha që jeta ka më shumë vlerë se ushqimi dhe veshja, çfarë kishte Ai ndërmend?
  3. Pse është aq e rëndësishme për ne të mbajmë mend që pikërisht Zoti është Ai që na jep fuqi për të fituar pasuri? (Shih. Ligji i Përtërirë 8:18)

Rrëfeni mëkatet tuaja dhe kërkoni falje: “Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë;” (Luka 11:4)

Është thelbësore të pranojmë gabimet tona dhe t’i kërkojmë Zotit falje. Duke bërë këtë, ne pranojmë sovranitetin e Zotit dhe planin e shpëtimit. Megjithatë, që të mund të jemi të falur, varet nga dëshira jonë për të falur të tjerët. Rrëfimi i përditshëm në lutje, duhet të na kujtojë marrëdhëniet që duhet të rindertojmë.

  1. Pse është e rëndesishme për Zotin dhe për ne që falja që marrim do të ishte e bazuar në gadishmërinë tonë për të falur të tjerët?

Shprehni Besim: “…dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu.” (vargu 4)

Me fjalë të tjera, “Mos na lejo t’i dorëzohemi tundimit.” Kur Satani na tundon, mëkati nuk është fakti që jemi tunduar, por kur i dorëzohemi atij. Ne kemi nevojë për mbrojtje kundër rënies në mëkat. Kjo mbrojtje vjen nga besimi ynë tek fuqia e Zotit. Ne duhet t’i japim vullnetin tonë (zgjedhjet tona) Zotit. Dhe kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh!

  1. Si e përballoi Jezusi tundimin? (Shih. Mateu 4:1-11)
  2. Çfarë keni zbuluar në jetët tuaja, që ju ndihmon për t’i rezistuar tundimit?

Në përmbledhje, Jezusi tha që këto shtatë parime duhet të jenë pjesë e jetës sonë të lutjes:

  1. Pranimi i Zotit si Më i Larti,
  2. Lavdërime dhe falenderime ndaj Zotit,
  3. Qëndrimi pritës,
  4. Lutje jo-egoiste,
  5. Paraqitje e nevojave tona personale,
  6. Rrëfimi i mëkateve dhe kërkesa për falje,
  7. Shprehje e besimit.

Në studimin tjetër do të diskutojmë mënyra praktike se si mund t’i zbatojmë këto parime në jetën tonë lutëse.

 

ZBATIMI

Jezusi do që ne të kuptojmë që kur jemi duke u lutur sipas këtyre parimeve të cilat Ai i ka shprehur tek “Lutja e Zotit”, Zoti dëgjon dhe nderon kërkesat tona. Ai e nënvizoi këtë duke treguar një histori (vargjet 5-8). Lexojini atë edhe një herë. Pasi Jezusi thotë: “Lypni”, “kërkoni” dhe “trokitni”, dhe do të merrni përgjigjen e premtuar.

Jezusi nuk shqetësohet që të ndjekim këto parime në radhitjen e saktë, siç e ka treguar Ai. Megjithatë, shumë besimtarë kanë gjetur më shumë kënaqësi, duke u përqëndruar së pari tek Zoti dhe vetëm pastaj në nevojat e tyre personale. Nëse zbatojmë këto parime ashtu siç i ka prezantuar Krishti, biseda jonë me Zotin do të jetë sipas këtij plani:

Zoti i pari

  1. Adresojuni Zotit me respekt.
  2. Falenderoni dhe lavdëroni Zotin për atë se kush është Ai, dhe për atë çfarë Ai ka bërë.
  3. Kujtoni premtimin e Ardhjes së Dytë dhe jetës më të mirë në Tokën e Re, dhe falenderoni Zotin për këtë.
  4. Përkushtojeni jetën tuaj ndaj vullnetit të Zotit.

Vetja pastaj

  1. Flisni me Zotin rreth nevojave të tua personale.
  2. Flisni me Zotin rreth mëkateve dhe tundimeve tuaja.
  3. Shprehni besim në Atë, si në një Zot i plotfuqishëm.

KOHA PËR T’U LUTUR

Gjatë kohës së lutjes, ndiqni rradhitjen e sugjeruar të lutjes. Udhëheqësi i grupit le të përmendë me zë të lartë parimet e Lutjes së Zotit, kështu që pjesëtarët mund të luten për atë, para se të levizni tek parimi tjetër.