Si të Lutemi – Pjesa 2 – 08

„Lutja prek Zotin në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe qëllimi i saj është ta prek Atë. Lutja e kap Zotin dhe e nxitë Atë të plotësojë kërkesat tona, pavarsisht a janë ato personale apo relative, të përkohshme apo shpirtërore, tokësore apo qiellore .” E. M.Bounds

Në studimin e kaluar ne mësuam rreth një historie të Jezusit për një burrë tek i cili erdhi një mysafir në mes të natës (Luka 11:5-8). Mysafiri i tij ishte i uritur por ai nuk kishte ushqim në shtëpi. Prandaj ai iku tek fqinji për të kërkuar ushqim për mysafirin e tij. Krishti e tregoi këtë histori për të na ilustruar se sa i afrueshëm është Zoti gjatë gjithë kohës për ne. Ditë apo natë, me anë të lutjes mund të vijmë tek Ai. Ne vetëm duhet t’i lutemi Atij me këmbëngulje, vazhdimisht.

  1. A ju ka ndodhur ndonjëherë kur keni patur nevojë që të zgjoni ndonjërin nga gjumi që t’ju ndihmonte? Ndajeni këtë histori me grupin.

Shkrimet dhe jeta

Ky studim është bazuar mbi parimet që kemi mësuar në pjesën e parë të temës “Si të lutemi?” dhe do të na sugjerojë disa mënyrë praktike se si t’i afrohemi Zotit në lutje, kështu që jeta jonë lutëse të bëhet më kuptimplotë.

Mateu 6:5-8 diskuton veçanërisht qëndrimin tonë që duhet të kemi kur t’i afrohemi Zotit. Në këto vargje Krishti dallon dy llojë lutjesh.

Mateu 6:5-8

    5 Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t’i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

    6 Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.

    7 Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.

    8 Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’i kërkoni.

  1. Dy lloj lutjesh të përmendura në këtë tekst, janë lutjet publike dhe lutjet personale. Kushtet në të cilat ne lutemi mund të dallohen në këto dy lloje. Konsideroni shembujt e mëposhtëm dhe pastaj shtoni edhe disa shembuj të tjerë.

Lutja publike është në:

  • Adhurimet e kishës,
  • Fillimin e ndonjë takimi apo studimi,
  • Mbledhje e komitetit të kishës,
  • Shoqëri me shumë veta, duke u lutur para bukës.
  • _______________________________________

Lutja private është kur:

  • Kemi devocione personale,
  • Lutemi së bashku me bashkëshortin/ten,
  • Lutemi para bukës,
  • Lutemi para gjumit.
  • ________________________________________

 

  1. Vargu 5 diskuton rreth lutjes publike. Çfarë parime mund të gjejmë në këtë varg në lidhje me lutjet në publik?
  2. Vargu 6 diskuton rreth lutjes private, presonale. Pse është e rëndësishme të lutemi privatisht?
  3. Cili, sipas mendimit tuaj, është mesazhi kryesor i vargut 6?
  4. Vargu 7 flet rreth qëndrimit tonë në lutje dhe rreth fjalëve që përdorim në lutje. Cili është mësazhi i Krishtit për ne?
  5. Pse është kaq i vështirë për disa njerëz të luten në publik ose madje në një grup të vogël?
  6. Çfarë mund të bëj personi që ka vështirësi për t’u lutur së bashku me bashkëshortin, fëmijet ose miqtë e ngushtë?
  7. Çfarë reagimi keni ndaj vargut 8?
    • Ky është premtimi i Zotit.
    • Zoti më kupton gjithmonë.
    • Pse të lutemi?
    • Tjetër ______________________

Ka shumë sugjerime për të përmirësuar jetën tonë lutëse. Disa prej tyre jua ofrojmë mëposhtë. Pasi të keni diskutuar listën, mund të ndani edhe idetë tuaja që ju kanë ndihmuar.

Devocione personale

Zgjidhni një orar të caktuar të përditshëm kur do të takoheni me Zotin. Shënojeni këtë orar në axhendën tuaj. Fiksojeni këtë orar në mendjen tuaj. Nëse koha juaj e preferuar nuk është direkt sapo jeni zgjuar në mëngjes, kujtohuni gjithsesi të kontaktoni dhe të përshendesni  Zotin, së pari në mëngjes. Dhe siguroni që keni mjaftueshëm kohë për Atë.

Caktoni kohën minimale që do të kaloni së bashku me Zotin çdo ditë. Kjo mund të ndryshohet sipas kushteve tuaja. Nganjëherë kjo kohë mund të zgjatët, nganjëherë për shkakun e ndonjë urgjence mund të shkurtohet. Në pushime, planifikoni të kaloni kohë shtesë me Zotin.

Zgjidhni një vend të caktuar ku do të takoni Zotin. Kjo mund të jetë zyra juaj, ose ndonjë dhomë në shtëpi. Kudoqoftë të jetë, në këtë vend duhet të shqetësoheni sa më pak nga njerëzit e tjerë.

Shumë njerëz të cilët shijojnë një jetë të suksesshme devocioni kanë një plan i cili i ndihmon ata në lujtet personale dhe studimin e Biblës. Shumica prej këtyre planeve përfshinë Biblën, stilolapsin, një bllok shënimesh (sipas madhësisë tuaj të preferuar) dhe një plan. Merrini në konsideratë këto ide:

  1. Shkruani në katër faqe të veçuara të bllokut, titujt sipas gërmave të fjalës “ACTS” (në anglisht – Veprat) – Adhurim (adoration), Rrëfim (confession), Falenderim (thanksgiving), Kërkesë (supplication). Ndërsa jeni duke u lutur, shkruajini ato, rreth asaj çfarë jeni duke folur me Zotin, në faqet sipas temave. Shenoni datat e përgjigjeve të kërkesave tuaja të rëndësishme. Nën çdo titulli, lutuni, kremtoni Zotin me këngë dhe citoni vargjet nga Shkrimet.
  2. Vendosni Biblën mbi një karrige ose krevat. Lexoni ndonjë pasazh duke u gjunjëzuar. Lutuni gjatë çdo vargu. Bëni lidhje me vargun dhe jetën tuaj, ndërsa flisni me Zotin. Mbani një laps pranë, që të shenoni mendimet që do të vijnë tek ju gjatë lutjes. Ka njerëz të cilët pëlqejnë veçanërisht të lexojnë Psalmet në këtë mënyrë.
  3. Blini një bllok shenimesh të vogël, që mund ta vendosni në xhep, dhe të cilit mund t’i shtoni faqe. Ndajeni atë në 5 pjesë: Lavderime dhe Falenderime, Përkushtim dhe Devotshmëri, Nevojat e përditshme dhe Kërkesat, Lutje të përgjigjura dhe Fitore të veçanta. Nën çdo titull, bëni një listë me gjëra që ju vjen ndërmend. Edhe këtu do t’ju ndihmojnë lutjet, lavderimet me anë të këngëve dhe citimi të Biblës.
  4. Ndiqni planin e Lutjes së Zotit, që kemi mësuar në studimin 7. Gjatë lutjes,
    • Pranoni Zotin për Atë se Kush është Ai,
    • Lavdëroni dhe falenderoni Atë,
    • Dorëzoni vullnetin dhe shpresat tuaja në duart e Zotit,
    • Paraqisni nevojat personale dhe shqetësimet,
    • Rrëfeni mëkatet tuaja dhe pendohuni,
    • Shprehni besimin tuaj në Zot.

Edhe këtu mund të përdorni këngët dhe citimin e Biblës nën çdo pjesë.

  1. Përdorni ditarin e lutjeve. Blini një bllok shenimesh ku të shkruani mendimet dhe ndjenjat tuaja Zotit. Kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni në ndjenjat tuaja. Gjithashtu shënimi i gëzimeve dhe zhgënjimeve tuaja do t’ju ndihmojë të përjetoni shërim, ndërsa po zbrazni veten para Zotit. Një libër i mrekullueshëm mbi ditarin e lutjeve është libri i Dwight K.Nelson-it “A New Way to Pray”.
  2. Blini në një librari të krishterë një bllok shenimesh , i botuar veçanërisht për lutje. Një bllok shumë i mirë është “My Partner” nga Becky Titabassi. Ai është i ndarë në dy pjesë: “Pjesa ime” dhe “Pjesa e Zotit”.

Në “Pjesa ime” janë pikat e mëposhtme:

  • Lutjet lavderimesh,
  • Lutjet e rrëfimit të mëkateve,
  • Lutjet e kërkesave,
  • Lutjet falenderuese.

“Pjesa e Zotit” ka pikat në vijim:

  • Dëgjimi (një kohë e kaluar në heshtje duke medituar mbi Shkrimet)
  • Mesazhet (shenimet nga predikimet, librat e krishterë etj.)
  • Dhjata e Re (shenoni vargjet ndihmuese nga Dhjata së Re)
  • Dhjata e Vjetër (shenoni vargjet ndihmuese nga Dhjata e Vjetër)
  • Fjalët e Urta (shenoni vargjet nga Fjalët e Urta, që ju duken të dobishme për jetën tuaj).

Pjesa e fundit “Për të bërë” është ku do të shenoni listat, sugjerimet dhe oraret çfarë ju sugjeron Zoti për t’ju ndihmuar të organizoni devocionet e përditshme.

  1. Siç e shikoni, ka shumë ide në dispozicionin tuaj se si mund të organizoni kohën tuaj cilësore me Zotin. Tani shkruani ide shtesë që pjesëmarrësit e grupit i kanë gjetur shumë të dobishme në devocionet e tyre personale dhe të cilat ata deshirojnë t’i ndajnë me të tjerët.

Lutje publike

Arsyja pse lutja publike ose në grup është kaq e vështirë për disa persona, shpjegohet me një fjalë të vetëm –  frika. Frika që do të ngecim në zgjedhjen tonë të fjalëve. Frika që fjalët tona nuk do të jenë aq të bukura ose të mirëshprehura ashtu si në lutjeve e besimtarëve të tjerë. Frika që do të turpërohemi. Frika që për shkakun që të tjerët janë besimtarë më të mirë, ne nuk mund të lutemi aq mirë sa ata. Frika që aftësia jonë për të folur gjatë lutjes do të gjykohet nga ata që po na dëgjojnë. Besoj që secili prej nesh mund të shtoj edhe disa arsye të tjera të frikës.

A keni vënë re, që lista e frikave tonë është përqendruar tek “vetja” e personit? Kur kemi frikë, ne përqendrohemi tek vetja dhe jo tek Zoti. Është e vërtetë që jo çdo njeri ka dhunti për të folur në publik. Por ne si besimtarë, nganjëherë kemi nevojë të lutemi në një grup të vogël. Le të konsiderojmë disa ide se si mund të lehtësojmë lutjen tonë në publik.

  1. Shpallni premtimin e shprehur tek 2 Timoteu 1:7: “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.” Ky varg thotë që nëse i kërkojmë Zotit, Ai, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, do të zëvëndësojë frymën e frikës që kemi me dashuri për ata për të cilët po lutemi, dhe me paqen e mendjes, duke ditur që Krishti është me ne.
  2. Ndani frikërat tuaja me ndonjë mik besimtar, me të cilin ndiheni i sigurt. Kërkojini atij/asaj të lutet për ju, t’ju ndihmojë ju dhe t’ju mbështes juve në luftën tuaj shpirtërore. Kujtoni që 99% e besimtarëve janë ndjerë njësojë siç po ndiheni edhe ju. Kjo është një gjë normale që po kaloni!
  3. Mendoni dhe shenoni disa llojë lutjesh që mund t’ju kërkohet që t’i bëni në publik – p.sh. lutjet gjatë adhurimit ose në mbylljen e tij, lutjet para studimit të Biblës në një grup të vogël etj. Shkruani një lutje që mund ta përdorni. Lexojini atë me zë të lartë. Shenimi i lutjes do t’ju ndihmojë që të përqendroheni në atë çfarë po thoni. Pastaj, kur t’ju kërkojnë që të luteni, do t’ju kujtohet rreth çfarë keni menduar. Kujtoni që ata njerëz që po dëgjojnë lutjen tuaj, janë miqtë tuaj që janë bashkuar me ju për të folur me Zotin.

Sugjerime për grupe të vogla: Mbani mend që është në rregull nëse:

  • Shenoni lutjet tuaja. Në fakt, nganjëherë mund t’ju pëlqej kur çdo pjesëmarrësi të grupit të shkruaj një lutje dhe pastaj ta lexoj atë.
  • Lutuni në mënyrë bisedore – dmth. të luteni shkurt dhe sa herë të doni gjatë kohës së lutjeve në grupin tuaj.
  • Lutuni në mënyrë bisedore sipas temave. Për shembull, bëni lutjet e falenderimeve dhe lavderimeve. Lutuni për nevojat jashtë grupit. Lutuni për nevojat brenda grupit. Udhëheqësi i grupit u tregon pjesëmarrësve temën për çfarë duhet të luten dhe gjithashtu kur është koha për të kaluar në temën tjetër.

 

  1. Ndani idetë që ju kanë ndihmuar të kaloni frikën për t’u lutur në publik.

 

Mbani mend: Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë jo vetëm të kaloni frikën por edhe që të rriteni në jetën tuaj lutëse.

ZBATIMI

  • _ Unë përkushtohem që të kem një orar të caktuar për të takuar Zotin.
  • _Përkushtohem që t’i kërkojë Zotit ndihmë që të mund të lutem publikisht për njerëzit e tjerë dhe së bashku me të tjerët.
  • _ Kam nevojë që Zoti të largojë frikën time nga lutja.
  • _I jam mirënjohës Zotit që mund të vij para Tij në lutje.
  • _ Falenderoj Zotin për miqtë të mi besimtarë.

Nëse dëshironi, shenoni orarin dhe vendin e takimeve tuaja personale me Zotin.

Ora_________________                                  Vendi___________________________________

Çfarë do të bëj gjatë kohës sime cilësore me Zotin. __________________________________________

KOHA PËR T’U LUTUR

Gjatë kohës së lutjes, kërkojuni të gjithë pjesëmarrësve të grupit që të shkruajnë një lutje me një fjali rreth diçkaje që ata janë mirënjohës ndaj Zotit. Nëse ata kanë dëshirë, mund ta lexojnë këtë fjali gjatë kohës së lutjes. Kujtoni që është në rregull nëse ata nuk luten ose nuk dëshirojnë të lexojnë lutjet e tyre. Pjesëmarrësit gjithmonë duhet të pranojnë dhe respektojnë zgjedhjen e të tjerëve. Mbyllni takimin me Lutjen e Zotit.

(Shenimi i autorit: Si besimtar dhe pastor, unë nuk lutem me zë në çdo takim lutjesh. Ka raste kur kam nevojë të jem i qetë dhe të reflektoj. Disa pjesëmarrës të grupit mund të jenë të qetë dhe të mbyllur sipas personalitetit të tyre. Është një gjë normale. Zoti ka krijuar secilin prej nesh në mënyrë të veçantë.)