„Marrëdhënia midis Zotit dhe çdo personi është kaq e veçant dhe e ngushtë sikur nuk kishte asnjë person tjetër mbi tokë për tu kujdesur dhe asnjë person tjetër për të cilin Ai ka dhënë Birin e Tij të dashur.” E.G.White
Ky është një mister megjithatë një fakt fantastik që Zoti është i aftë për të patur marrëdhënie personale me çdo person mbi tokë në të njejtën kohë! Imagjinoni që marrëdhënia midis jush dhe Zotit mund të jetë si ajo midis jush dhe mikut tuaj më të ngushtë. Një marrëdhënie miqësore – pikërisht këtë dëshiron Zoti.
- Lutja është si një vizitë private tek Zoti. Kur dëshironi të jeni vetëm me Zotin, ku shkoni? Në dhomë e gjumit? Në zyrë? Pyllë? Makinë?
Shkrimet dhe jeta
- Nëse kishit mundësi t’i kërkoni Zotit të plotësojë një kërkesë të madhe në jetën tuaj, çfarë do të kërkonit? A do të kërkonit shërim? Të shpëtoj martesën tuaj? T’ju japi një punë më të mirë? Të shërojë marrëdhëniet midis jush dhe fëmijeve tuaj? Të shëroj një zemër të thyer? Shkruani këtë kërkes tani.
Pavarsisht nga ajo çfarë lloj kërkesë keni, a besoni sinqerisht që Zoti mund dhe do të bëj diçka për ta plotësuar atë? Sa shpesh flisni me Të rreth kërkesës suaj? Mos del që jeni duke prezantuar kërkesën tuaj para Zotit vetëm për tu ankuar në mosbesim? Është një gjë të besosh; gjë tjetër është të lesh nevojën tuaj në kujdesjen e Zotit.
Ndërsa vazhdoni të mësoni se si të luteni, kujtoni që Zoti ju pranon aty ku jeni dhe ju ndihmon të rriteni pavarsisht nga dobësitë tuaja! Një pjesë e rëndësishme për tu rritur në jetën e lutjes është të mësosh të pranosh Zotin në Fjalën e Tij – t’i besoni jetët tuaj Zotit. Zoti na fton të japim çdo shqetësim Atij. Dëgjoni fjalët e Tij: “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh”. (Psalmi 50:15) “Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.” (Psalmi 91:15)
Satani na shkakton probleme dhe shqetësime, ndërsa fuqia e lutjes është më e madhe sesa çdo problem, më universale sesa çdo trishtim dhe më e pafund sesa çdo merak. Lutja na lidh me një Zot të plotfuqishëm. Nuk ka asnjë dekurajim që lutja nuk mund të lehtësoj. Nuk ka asnjë problem në jetën tuaj që lutja nuk mund të japi drejtim për rrugëdalje.
Veprat 12:1-19 na tregon një histori i cili ilustron fuqinë e Zotit. Ai është i aftë për të bërë çdo gjë, pavarsisht nga mungesa e besimit të njerëzve të Tij. Kjo histori është e mbushur me fuqi dhe shpresë. Ajo ndodh disa vite pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit. Qeveria në Jude ishte në duart të Herodit Agrippa. Megjithatë, ai vet ishte nënshtruar Klaudit Cezarit, Perandorit Romak. Herodi ishte konvertuar në fenë e judenjve dhe ishte i zellshëm në zbatimin e ceremonive të ligjit të tyre. Duke patur dëshirën për të marrë favorin në sytë e judenjve, ai persekutoi të krishterët dhe filloi të burgosi dhe dënoi me vdekje udhëheqësit e kishës. Tani lexoni historinë:
1 Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha. 2 Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit. 3 Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve). 4 Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.
5 Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.
6 Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun. 7 Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: ”Çohu shpejt!”. Dhe zinxhirët i ranë nga duart.
8 Pastaj engjëlli i tha: ”Ngjishu dhe lidhi sandalet!”. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: ”Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!”. 9 Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç’po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim. 10 Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.
11 Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ”Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve”.
12 Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin. 13 Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar. 14 Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.
15 Por ata i thanë: ”Ti flet përçart”. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ”Është engjëlli i tij!”.
16 Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën. 17 Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ”Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!”. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.
18 Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç’kishte ndodhur me Pjetrin. 19 Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.
Vargu 1 – Herodi persekuton kishën.
Vargu 2 – Ai vret dishepullin Jakob. Jakobi dhe vëllai i tij, Gjoni, ishin të njohur si Bijtë e Bubullimës. Gjoni shkroi Ungjillin sipas Gjonit, Letrat e Gjonit dhe librin e Zbulesës.
Vargu 3 – Pjetri është i burgosur dhe, siç duket, po përgatitet për ekzekutimin e tij. Pjetri ishte një prej 12 dishepujve të Krishtit.
Vargu 4 – Katër skuadra të rojave (16 veta) ruajnë Pjetrin që të mos arratiset.
- Nëse jeni të arestuar nga një qeveri diktatoriale për shkakun që jeni të krishter, çfarë provash mund të prezantojnë për t’ju akuzuar dhe t’ju gjetur të fajshëm?
Vargu 5 – Fjalët e këtij vargu janë intriguese. Miqtë e Pjetrit ofruan një lutje të vazhdueshme Zotit. Duket që Pjetri kishte një “grup të vogël”. A keni një grup të vogël i cili lutet për ditë për ju? (Po apo Jo)
- Si ndiheni kur e dini që keni njerëzit të cilët janë duke u lutur për ju?
Vargjet 6 dhe 7 – Në këto vargje Herodi bën çdo gjë që mund të bëj njeriu për të mos lejuar Pjetrin të arratiset. Ai lidh krahët e Pjetrit me zinxhir tek dy roje dhe i mbyll ata në qeli. Jashtë qelisë janë roje të tjera. 16 burra janë dërguar për të ruajtur Pjetrin kështu që ata mund të nderojnë njëri-tjetrin dhe gjithë kohës rojet të ishin krejt të zgjuar.
- A keni patur ndonjëherë një problem që duket nga ana njerëzore që është e pamundur të zgjidhet? Përshkruani atë.
- Ndoshta tani po përballoni ndonjë problem në jetën tuaj e cila duket shumë e madhe dhe e pazgjidhshme? Nëse ndiheni rehat mund ta ndani këtë problem me grupin, kështu që mund të lutemi për atë gjatë kohës së lutjes.
Vini re – vargu 7 thotë që engjëlli foli dhe zinxhiret ranë nga Pjetri. Kujtoni që ekstremiteti njerëzor është mundësia e Zotit! Mos i thoni problemit: “Sa i madh je ti!” Por thuani problemit se sa i madh është Zoti juaj!
Vargjet 8-17 – Këto vargje na demonstrojnë jo vetëm fuqinë e Zotit por edhe mosbesimin njerëzor. Vargjet 7-10 na përshkruajnë fuqinë e Zotit për të bërë kundërshtimin e satanit të duket si lojë fëmijësh. Është kot fare të kundërshtosh Zotit. Zoti është i plotfuqishëm, dhe kjo është e qartë jo vetëm në veprat e Tij të Krijimit, por edhe në fitimin e Krishtit ndaj mëkati nëpërmjet jetës të pamëkat dhe vdekjes së Tij sakrifikuese.
- A mund të kujtoni ndonjë përjetim nga jeta juaj kur Zoti ka ndërhyrë në mënyrë të mrekullueshme duke shfaqur fuqinë e Tij?
Vini re reagimin e të krishterëve të hershëm ndaj ndërhyrjes së Zotit në çeshtjen e Pjetrit. Rilexoni vargjet 8-17.
Vargu 8 – Pjetri bën atë çfarë engjëlli i tregon.
Vargu 9 – Pjetri vet nuk beson që liria e tij është e vërtetë. Ai mendon që po shikon një vegim. Pjetri i cili zakonisht është shumë komunikues, tani është i heshtur nga çudia.
Vargjet 10 dhe 11 – Engjëlli le Pjetrin dhe me në fund ai e kupton që liria e tij është e vërtetë.
Vargu 12 – Pjetri shkon në shtëpi ku njerëzit janë duke u lutur për të dhe trokit derën.
Vargjet 13-15 – Rode njeh Pjetrin dhe tregon të tjerët që Pjetri është tek dera. Por ata as nuk shkojnë për të parë. Ata thonë: “S’ka mundësi!” dhe vazhdojnë të luten për çlirimin e tij.
Vargu 16 – Pjetri vazhdon të trokas tek dera. Më në fund ata shkojnë për të parë se kush po bën zhurmë, dhe kur shikojnë Pjetrin “mahniten”. Ata akoma nuk mund ta besojnë që Pjetri është i lirë!
- Diskutoni – si ndiheni rreth reagimit të Pjetrit, Rodes dhe njerëzit që luteshin, ndaj çlirimit të Pjetrit. Çfarë na tregon reagimi i tyre rreth besimin të tyre?
- A mendoni që anëtarët e kishës ishin të sinqertë në lutjet e tyre të vazhdueshme dhe serioze?
- Pse anëtarët e kishës nuk besuan që Pjetri ishte tek dera? Pse ata nuk shkuan për ta parë?
- Si mendoni – si do të kishit reaguar ju, nëse ishit anëtari i këtij grupi?
- A keni ndonjë kërkesë për lutje, përgjigjja e Zotit ndaj së cilës do t’ju befasonte?
- Duke reflektuar mbi ndodhitë e kësaj historie, çfarë na tregon ajo rreth fuqisë së Zotit për të përgjigjur lutjeve tona? Kujtoni që nuk ka asnjë kërkes që do të ishte tepër e parëndësishme për Zotin, as nuk mund të keni asnjë kërkesë që do të ishte tepër e madhe për Zotin për ta plotësuar në jetën tuaj.
- Çfarë na tregon kjo histori rreth jetës sonë personale të lutjes dhe marrëdhënies tonë me Zotin?
ZBATIMI
Duke medituar mbi këtë histori të mrekullueshme….
- Dua të falenderoj Zotin që Ai është Zot i plotfuqishëm!
- Dua t’i kërkoj Zotit të më japi më shumë besim tek Ai.
- Dua t’i kërkoj Zotit falje për mosbesimin tim.
Ndërsa grupi juaj lutet së bashku, kujtoni të përfshini në lutje:
- Falenderimet dhe lavderimet për fuqinë e Zotit.
- Nevojat personale të anëtarëve të grupit.
- Kërkesa që çdo anëtar i grupit të rritet në besimin personal tek Krishti.
Premtimet për t’i kujtuar:
“Unë jam Zoti, nuk ndryshoj;” Malakia 3:6
“Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.” Hebrenjve 13:8
“Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.” Isaia 40:28
Pasi jeni lutur, lexoni të gjithë së bashku vargun nga Efesianëve 3:20, 21:
“Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.”