Plotësoni këtë fjali: “Unë ndjej më fort që më duan kur…”
A e keni idenë se cila do të ishte përgjigjja e partnerit tuaj?
Nëse nuk e dini ose nëse mendoni që “gjuha e dashurisë” është franceze ose italiane, keni nevojë të lexoni këtë studim. Gjuha juaj primare e dashurisë është mënyra kryesore sesi keni mesuar të dhuroni dhe të merrni dashuri.1 Ajo mund të jetë një ose disa prej mënyrave të shprehjes së dashurisë të përshkruar më poshtë:
1. Fjalët pozitive
Për shembull, “Sa më pëlqejnë krahët e tu të fortë!” “Ti ishe vajza më e bukur atje.” “Faleminderit që ishe aq i durueshëm me fëmijët.” “Je shumë gazmor!” “Unë e vlersojë jashtë mase ndihmën tënde.”
Juve mund tju duket që kjo është tepër e thjeshtë, por fjalët mund të frymëzojnë njerëzit dhe dashuria mbahet gjallë me anë të nevojës bazë njerëzore – vlerësimit (mirënjohjes). Komplimentet e sinqerta gjithashtu ndihmojnë të përqëndroheni tek pika e mirë e partnerit në vend të pikave të dobëta. Dhe mënyra më e mirë për të siguruar që dikush të përsërisë një vepër të mirë është ta vlerësosh atë – të “kapesh dikë duke bërë diçka të mirë” dhe të tregoni sesa shumë vlerësoni këtë. (Nëse do të bani këtë për të manipuluar, kjo do të jetë shumë e dukshme.) Kujtoni të vlerësoni dikë për atë së kush është të paktën po aq fort sa për atë çfarë ai/ajo bën. Nëse kjo gjë ju duket e vështirë, filloni me komplimente për gjëra të vogëla dhe shikoni efektin.
2. Koha cilësore
Kjo do të thotë thjesht të kaloni kohën së bashku – jo duke parë televizor, jo duke punuar por duke u relaksuar dhe duke biseduar, duke u përqëndruar tek njëri-tjetri. Shumë njerëz zënë të harrojnë sesa e rëndësishme është kjo dhe humbasin romancën dhe afërsinë me partnerin. Koha cilësore duhet të përfshijë aktivitete argetuese dhe gjithashtu dëgjim dhe përqëndrim të vërtetë: kontakt syri, duke mos bërë ndonjë gjë tjetër në të njejtën kohë, duke dëgjuar të dy – ndjenjat dhe faktet, duke parë gjuhën trupore të partnerit dhe duke mos ndërprerë tjetrin. Kjo gjithashtu do të thotë të flisni kur vjen rradha juaj, të flisni me një sinqeritet të thellë dhe plotë dashuri.
3. Dhurata
Për disa njerëz dhuratat janë provë që ju idoni dhe keni menduar për ta. Ju nuk ju kërkohen diamante ose BMW – nëse ju mungon paraja, provoni të shkruani një kartolinë ose të dhuroni një tufë me lule (mos tregoni që e keni mbledhur në park!). Rëndësia emocionale e dhuratës nuk ka të bëj shumë me koston e saj sesa me atë çfarë shpreh ajo (këshillë – mos i dhuroni të dashurës tuaj peshore!) Dhuratat praktike (p.sh., një fshesë me korrent) nuk prekin zemrën aq sa dhuratat intime (të brendshme të bukura ose një shishe e lirë e vajit të masazhit ose kupon që do të bëni 10 masazhe), dhurata gazmore ose diçka që ai/ajo ka dëshiruar për hobin e tij/saj (kjo tregon që keni dëgjuar me vëmendje).
4. Veprat shërbyese
Disa njerëz vlerësojnë më shumë një drekë të gatuar në shtëpi sesa në një restorant me pesë yje. Riparimi i makinës së partnerit, qepja e një kopse ose rregullimi i kompjuterit të saj mund të jetë një mënyrë shumë e fuqishme për ti treguar që e doni dhe që jeni të interesuar në lumturinë e tyre. Këto mund të jenë gjëra të vogëla dhe madje mund të përfshijnë punët e shtëpisë (të cilat shpesh herë nënvlersohen si një punë poshtërues), por ato kanë një vlerë të madhe. Shërbim nuk do të thotë të bëhesh tapet nën këmbët e të tjerëve. Krishti tha: “Më i madhi midis jush është ai që shërben.” 2
- Prekja fizike
Të gjithë e dimë që foshnjat që përqafohen shumë zhvillojnë emocione më të shëndetshme. Por si është me të rriturit? Disa njerëz ndjejnë dashurinë vetëm kur marrin prekje fizike – duke mbajtur dorën e partnerit, duke puthur, duke patur masazh, duke u përqafuar në divan dhe, patjetër, duke bërë dashuri, që vet është një dialekt i gjuhës së dashurisë.
Me fjala të thjeshta, qëllimi i këtyre gjuhëve është të mbajmë “depozitën e dashurisë” (dmth., nevojën emocionale të çdo personi) të mbushur kështu që dashuria nuk shuhet në martesën tuaj.
Pjesa e vështirë është që secili partneri mund të ketë një tjetër gjuhë kryesore të dashurisë.
- Në mes të sherrit ai ulëret: “Por sigurisht që të dua. Si mendon pse e kthen: “Unë mund të jetoj pa një makinë të re. Unë dua të kem burrin pranë!” Ja, ai flet në gjuhën e dhuratëve, kurse ajo kupton dashuri vetëm në gjuhën e kohës cilësore.
- Ai thotë: “Kur ajo më prek në shoqëri, ndihem shumë krenar. Dhe seksi sikur eliminon çdo konflikt dhe më bën të ndihem shumë afër saj.” Ajo thotë: “Bukur, por nëse ai nuk më ka thënë asnjë kompliment gjatë ditës, kam e vështirë të hap zemrën dhe të ndizem për seks.” Ja, gjuha e tij kryesore është prekja fizike, kurse gjuha e saj – fjalët pozitive. Ajo nuk e kupton mirë gjuhën e prekjes, kurse vlerësim i shprehur me fjalë e ushqen emocionalisht.
Çfarë mund të bëni me këtë?
- Zbuloni gjuhën tuaj kryesore të dashurisë. Si jeni përgjigjur në fillimin e studimit – çfarë ju bën të ndjeni më shumë dashuri për personin tjetër? Me cilën gjuhë ajo përputhet? Po si është përgjigjja e partnerit tuaj?
- Mësoni të flisni në gjuhën kryesore të dashurisë së partnerit tuaj. Kjo mund t’ju duket si diçka e parëndësishme, por është shumë e rëndësishme për atë. Edhe nëse do t’ju duket kjo paksa fallso, filloni të shprehni dashuri me anë të kësaj gjuhe dhe së shpejti kjo do t’ju duket më naturale. Ndoshta kjo ju duket tepër e thjeshtë, por kjo është një mjet i fuqishëm për të ndërtuar dashuri në martesën tuaj.
- Kërkoni atë çfarë dëshironi. Mos prisni nga partneri t’ju lexoj mendje. Dhe mos e kërkoni në mënyrë kritike (Ti kurrë nuk më…), por si një pritshmëri pozitive (E di, unë ndihem shumë e dashur kur ti…). Kini durim nëse gjithçka nuk shkon vaj që në fillim.
- Kuptoni që nëse ju dhe partneri juaj do të keni “depozitën e dashurisë” plotë, konflikti do të jetë më pak kërcënues.
Psikologët do t’ju tregojnë që shumica e çiftëve nuk besojnë dot që kjo mund ti ndihmojë të kthejnë “kiminë e dashurisë” në martesën e tyre, sepse iu duket tepër e thjeshtë. “Çfarë? Po më thoni që nëse i bëj asaj për ditë dy komplimenta të sinqerta, ajo do të më bëj të ndihem i dashur? Më duket një gjë shumë e vogël.” Jo, nëse ajo është e etur për atë. “A doni të thoni që nëse unë lë çdo gjë për një gjysëm ore dhe të qëndroj me atë duke dëgjuar me interes dhe vëmendje se çfarë i ndodhi në punën e tij, kjo do të sjellë një ndryshim të madh në marrëdhënie tonë?” Provoni dhe do të shikoni.
Seksi dhe intimiteti
Le të jemi realist: Seksi mund të jetë vetëm një sport shtëpiak.
Por i zhvilluar maksimalisht ai i përfshin intimitetin dhe është një gjuhë e dashurisë midis dy personave. Organi juaj kryesor seksual është midis veshëve tuaj.
Interesante është fakti që fjala biblike për seksin është “të njoh”, i cili nënkupton intimitetin.
Billi3 më ftoi për të parë makinën e tij të re. Pas gjysëm ore e të qënurit në parajsë mekanike Billi u bë serioz.
“A e di se si të bësh një femër të humbas interes për seksin?” më pyeti ai.
“Jo. Si?”
“Martohu me atë.” Dhe ai qeshi me hidhërim. “Seriozisht, që mund ti kuptoj ato djem që kanë dashnore.” Ai më tha që femrat ishin një mister për atë, pastaj më pyeti: “Çfarë duhet të bëj?”
I thash: “Epo, më lejo të të pyes: Makina ime ka vështirësi të ndizet dhe ajo nuk leviz nga vendi. Çfarë duhet të bëj?”
“Epo, mund të kenë faj disa gjëra. Sistemi elektrik, sigurimi i karburantit, kondicioneri i bllkokuar…”
“Saktë, ka gjithashtu disa sisteme bazë që ndikojnë në dëshirën tonë seksuale. E para, shëndeti fizik.”
“Ajo është me shëndet të mirë.”
“Mirë, ndoshta ka probleme psikologjike. Si p.sh., lumturia e përgjithshme. Si ndihet ajo rreth vetes dhe jetës së saj?”
“Ajo është në rregull edhe në këtë fushë. Çfarë tjetër?”
“Cilësia e përgjithsme e marrëdhënieve tuaj.”
“Ah, po… Kemi patur disa grindje, por kjo nuk më shqeteson kur puna vjen te seksi. Unë shijoj seksin për hir të seksit. Por gratë…” dhe ai bëri një gjest me dorë – “Ato gjithmonë shqetësohen rreth marrëdhënieve!” Ai shqiptoi fjalën “marrëdhënie” si një fjalë e huaj ose një sëmundje. “Marrëdhëniet janë një gjë shumë e paqartë për mua.”
“Jo si motorrat që i kupton lehtësisht. Ti vetëm dëgjon makinën tënde për dhjetë sekonda dhe e kupton se ku e ka problemin.”
“Saktë!”
“Por dikush ta ka mësuar këtë. Kush të mësoi rreth marrëdhënieve? Ndoshta babai?”
Ai qeshi. “Jo, në asnjë mënyrë. Çfarë mund të më mësonte ai në këtë fushë?”
“Epo, mirë, ka disa sisteme bazë në marrëdhënie.”
5 Pikat e dashurisë
Dy terapistët e martesës – L’Abate dhe Talmadge – përshkruanin dashurinë në pesë mënyra kryesore.
- Marrja e kujdesit
- Dhurimi i kujdesit. Çfarë lidhe ka kjo me seksin? Marrëdhënia seksuale duhet të jetë marrë-dhënie si çdo marrëdhënie tjetër. Seks mund të jetë atëherë kur dy persona bëjnë pazar në shtrat rreth asaj çfarë dëshirojnë të marrin. Ose seks mund të jetë atëherë kur një person vetëm dhuron zakonisht dhe personi tjetër vetëm merr duke qënë goxha egoist. Por nëse ju të dy kënaqeni duke dhuruar kënaqësi partnerit dhe e dini sesi të kënaqeni duke e marrë atë…”
“Atëherë seksi është si fishëkzjarret,” ra dakort Billi. “Kuptoj, është e vështirë të vish në krevat dhe të dhurosh nëse ke luftuar gjithë ditën për atë çfarë do.”
“Pikërisht. Dhe nëse mendon që dashuria është kontroll dhe dëshiron të mbash distancën, ose nëse mendon që dashuria është mbytëse dhe dëshiron të jesh i lirë të jesh vetvetja, ose mendon që duhet të meritosh dashurinë ose madje beson që nuk je një person që dikush mund të të dojë, nuk je i aftë për të marrë dashurinë. Ok, pastaj ke…
- Shikimi i të mirës tek ajo dhe tek vetvetja. Nëse gjithë ditën je ndjerë si një dështak i kotë, është e vështirë të vish në krevat dhe të performosh si një hero. E njëjta gjë është kur i tregon partnerës që ajo është budallacka, madje edhe nëse e bën këtë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Kjo na çon tek një tjetër hap që është:
- Falja. Kjo ju aftëson të lini mbrapa gabimet që keni bërë, në vend që ti grumbulloni ato në një pirg. Nëse e dini që partnerja juaj është kritike në krevat dhe në jetë në përgjithësi, dhe e dini që çdo gafe do të përdoret kundër teje, atëherë do te ndjeni një presion serioz të performancës dhe do të paralizoheni psikologjikisht. Keni nevojë për një siguri të provoni gjëra të reja. “Dashuria nuk llogarit të keqen.4
”
Billi më pa mua. “Atëherë ja ku qënka probemi. Jam pak kritik. E pranoj. Besoj se e kam mësuar këtë nga im atë.” Dhe kështu biseduam rreth kësaj çështje për ca kohë. Ai mori vendimin të pyes gruan nëse ky ishte problemi dhe të kërkoj falje. Ai vendosi të falenderoj gruan më shumë dhe të vlerësoj më shumë atë çfarë bënte – si në krevat ashtu edhe jashtë tij – dhe ta mbyllte gojën e vet kur i vinte dëshira për ta kritikuar. Nëse do të jetë një gjë serioze, ai do të zgjidhte një çast të duhur për të treguar këtë në mënyrë të sjellshme dhe të dashur. Kurse për gjëra të vogëla ai do të mbyllte sytë. Ne kurrë nuk arritëm tek hapin tjetër i cili ishte: - Intimiteti, i cili në thelb është të lejosh personin tjetër të të njoh se kush je ne të vërtetë, pa mbajtur sekret pjesë nga vetvetja .Kjo gjë kërkon guxim – por sikur i dashuri ju shikon ashtu siç jeni dhe ju refuzon? Po intimiteti është ai ndryshimi midis seksit të thjeshtë dhe të bësh dashuri në të vërtetë. Mund të bleni seksin, kurse intimitetin jo. Intimiteti ndërtohet me kalimin e kohës.
Por Billi më tha që dëshironte që dikush të kishte folur me të dhe të kishte mësuar këto gjëra në një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë. Sa për mua, më duket që këto gjëra janë më të thjeshta për tu mësuar sesa motorri i makinës.
Terapi seksi
Shumica e njerëzve mendojnë që terapia e seksit është mësimi i teknikave të reja të seksit – si të gjesh pikën G, si të performosh pozicione gjimnastike të KamaSutrës ose si të mbash ereksion për një javë duke përdorur meditimin e Zenit.
Teknika të reja janë gjëra të mira dhe ekspertët e vjetëruara të seksit si Masters dhe Johnson përqëndroheshin vetëm tek teknika duke injoruar aspektet jo-seksuale të marrëdhënieve. (Kjo ndodhi gjatë viteve 1960.) Por në kohët e fundit terapistet e seksit kanë përfshirë në studime marrëdhëniet e çiftit gjithashtu5 .
Kjo habit shumë veta. Shumë prej nesh mendojnë që seksi është një vepër natyrale fizike që thjesht funksionon. Ne vijmë nga edukimi seksual i shkollës “Thjesht bëje” duke u krekosur në fantazitë tona si mjeshtrit seksuale në nivelin e Xhejms Bondit. Ne habitemi jashtë mase kur dëgjojmë sesa shumë seksi ka të bëj me marrëdhënien dhe dashurinë. Por patjetër që ka – ajo është kryerje e dashurisë!
Për shembull, Larry Hofasks iu bën pyetje klientëve të tij në lidhje me problemet seksuale – sa të mira janë marrëdhëniet e tyre. Ai bën një testim më serioz sesa kontrolli teknik i makinave:
- Si e vlerësojnë lidhjen e tyre – a ndihen tepër ngjitur, tepër të mbytur ose tepër të vetmuar?
- A janë të dy partnerë të përkushtuar në mënyrë të barabartë në këto marrëdhënie? Nëse jo, ai më i përkushtuar mund të jetë i manipuluar.
- Si është ndarë pushteti? A janë që të dy partnerët të kënaqur në këtë fushë?
- A luftojnë mbi ato që kanë dhe bëjnë, ose janë të lumtur vetëm nga fakti që janë së bashku?
- Sa mirë ata lexojnë njëri-tjetrin emocionalisht në konflikte dhe bisedime? Sa të ndërshëm dhe logjik janë ata?
- A i shprehin ata emocionet e tyre në mënyra të shëndetshme?
- A mendojnë qartë? Ata duhet t’i shmangin:
- Përgjithësimet e ekzagjeruara (“Të gjithë gjithmonë më braktisin.”)
- Mendimet bardhë-e-zi (“Xhejmsi ka problem zemërimi, pra, ai është totalisht i ligë.”)
- Marrjen e gjërave personalisht (“Ti nuk ke dëshirë për seks sonte, pra, jam i padëshirueshëm.”)
- Pritshmëritë e leximit të mendjes (“Kam nevojë për ngushëllim. A nuk e shikon këtë? Pse nuk më ngushëllon?”)
- Skllaverinë emocionale (“Ti e di sesi ndihem, kështu duhet të bësh atë çfarë dua unë.”)
- Sindromen e shpëtimtarit (“Duhet të jem i aftë të rregulloj çdo gjë që nuk shkon mirë në marrëdhëniet tona.”)
- Sa të mirë janë ata në krijimin e kompromiseve. A janë të aftë për të biseduar?
- Sa të aftë janë në komunikimin? A mund ti kërkojnë njëri-tjetrin atë çfarë nevojiten, pa akuza dhe pa sulme? A mund të dëgjojnë emocione që janë mbrapa fjalëve? A mund të dëgjojnë në mënyrë aktive, duke kontrolluar me anë të parafrazimeve a kanë kuptuar drejtë partnerin? Nëse jo, si mund të dëgjojnë në krevat?
- Sa të aftë janë në menaxhimin e konflikteve? A mund të identifikojnë dhe pranojnë ndjenjat e tyre si “pronën e vet” në vend të të akuzuarit të partnerit ndaj mënyrës se si ndihemi? A mund të identifikojnë çështjen e vërtetë të konfliktit? (Shpesh herë çështja e vërtetë nuk është ajo që duket.) A mund të shmangin gërmimin e konfliktëve të së kaluarës, por të ngjiten tek problemin i tashëm? A mund të largohen kur zemërimi rrezikon të bëhet shkatërrues, ose të bëj një shëtitje kur kanë nevojë për të parë dicka nga larg? A mund të identifikojnë pikën e përbashkët dhe të nisin diskutim nga ajo?
Marrëdhëniet në provë
- Cilat janë pritshmëritë e secilit partneri? Për shembull, ai mendon që detyrat e tij është që të fitoj lekë dhe detyra e saj – të kujdeset për fëmijët. Ajo mendon që ata duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë në këto fusha. Ata mund të kenë patur grindje mbi çështje të tjera të vogëla, pa biseduar rreth kësaj çështje të madhe që ndodhët mbrapa tyre. Kur ata kuptojnë njëri-tjetrin, ata mund të fillojnë të bisedojnë. Çdo partner ka pritshmëritë e vet ndaj roleve të tyre në martesë, rreth asaj sesa shpesh duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale, sa fëmijë duhet të kenë dhe sa thellë duhet të jetë intimiteti i tyre.
- A e kuptojnë ndikimin e familjeve të tyre? Pranoni, deri diku e ardhmja juaj seksuale varet nga vjehrra juaj! (Dhe nga vjehrri gjithashtu, me siguri!) Çfarë qëndrimi ndaj marrëdhëneve seksuale ata i kanë mësuar partnerit tuaj?
- Sa intime janë dhe sa rehat ndihen në këtë intimitet? Njerëzit mund të kenë frikë nga intimiteti, duke patur frikë nga përqeshja, kritika, humbja e kontrollit ose nga të qënurit nën kontroll. (Të tjerët emërojnë të paktën 12 lloje intimiteti: seksual, emocional, intelektual, estetik, krijues, argetues, e punës, e krizës, e përkushtimit, shpirtëror, e komunikimit dhe e konfliktit.6 )
Ndërsa flasim rreth intimitetit, edhe besimi ka të bëj me marrëdhënie shpirtërore. Për shembull, gjashtë prej Dhjetë Urdhërimeve që na ka dhënë Zoti flasin rreth mënyrës sesi duhet të trajtojmë njerëz të tjerë dhe një tjetër na këshillon të marrim një ditë pushim për të mos shkatërruar marrëdhënie që kemi. Pra, a kanë njerëzit besimtar marrëdhënie më të mira? Një studim zbuloi që femrat që e quajnë veten besimtare janë më të kënaqur seksualisht sesa niveli mesatar, kanë më shumë siguri dhe (çfarë mnd t’ju duket e çuditshme) kanë më pak probleme me ftohtësinë seksuale. Terapistët e tjerë të seksit7 konsiderojnë çështje psikologjike si pamje fizike dhe besimet rreth seksit.
…pra seksi. Çfarë ka të bëj dashuria me të?
Gjithçka!