Menaxhimi i Konfliktit

conflict managmentC ili është lajmi i keq? Ai që konflikti është i pashmangshëm. Ne të gjithë jemi të ndryshëm. Por lajmi i mirë është që menaxhimi i konfliktit mund të jetë bërë në mënyrë konstruktive dhe pa abuzim fizik ose verbal. Çfarë mund të mësojmë nga prespektivat  e reja rreth agresivitetit, nënshtrimit dhe mbrojtjes? Kur konflikti vazhdon të jetë i pazgjidhur – cilat janë katër pasojat kryesore? Eja dhe eksploroni 13 këshillat mbi trajtimin e një konflikti. Kontrolloni rrënjët e zemërimit dhe a është falja zgjidhja në një botë reale?

Lajmi i keq: Konfliktet janë të pashmangshme. Ju gjithmonë do të keni personalitet, nevoja, pikëpamje dhe dëshira të ndryshme.

Lajmi i mirë: (besoni apo jo) konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë konstruktive.

Dëgjo në Audio

Mbrojtja: liria të zgjidhni përgjigjen tuaj

Çimi kthehet nga puna pas një ditë të keqe dhe është në humor të keq. Shpresa po shikon televizor ndërkohë që hekuros. Kështu ai shpërthen: “Bukur disa mund të rrinë në shtëpi dhe të shikojnë gjithë ditën televizor!” Shpresa tani është para tre zgjedhjeve:

1. Agresiviteti (Unë fitoj, ti dështon.)

“Gjynah që mamaja jote s’të ka mësuar një sjellje të mirë. Ec, bërtiti pak asaj. Ti ke mbaruar punën, kurse unë do të jem duke punuar deri në orën 10. A doni darkën, madhëria juaj?” Ajo ndihet që ka justifikim për ta thënë këtë – por rezultati do të jetë lufta.

Agresiviteti mund të jetë:1

  • verbal – “ti duhet”, “ti kurrë”, “ti më bën”, plus kritika, sarkazëm, kërcënimet dhe poshtërimi
  • jo-verbal – heshtje armiqësore, komente të ftohta ose tallëse, dhunë fizike
  • hakmarrje e vogël dhe pasive që mund të duket e pafajshme por në fakt e acaron tjetrin; agresiviteti pasiv është një përpjekje për të marrë pushtetin fshehurazi.
  • Synimi ndaj një person të gabuar ose në kohë e gabuar; p.sh.shefi juaj ju ka acaruar prandaj ju i bërtisni gruas.

Agresiviteti është një përpjekje që të bëheni superior dhe të kërkoni më shumë të drejta. Edhe pse ju mendoni që kjo do t’ju bëj fitimtar dhe njeriun tjetër të dështoj, në fakt, zakonisht të dështuarit janë që të dy palët. Kjo mënyrë nuk tregon respekt ndaj personit tjetër – nëse ai/ajo nuk përgjigjet në mënyrë të përshtatur, ai/ajo mund të shndërrohet në tapet ose në një luftëtar. Dhe për të çuditur, kjo zbulon gjithashtu që keni shumë pak respekt për vete, sepse është qartë që nuk keni siguri në vetvete që jeni të aftë të merrni atë çfarë doni pa bërë luftë. Por ju jeni fëmijët e Zotit që Ai ju do jashtëzakonisht shumë. Dhe kjo është e vërtetë edhe rreth personit tjetër.

Nënshtrimi & Mbrojtja

2.     Nënshtrimi (Unë dështoj, ti fiton)

Shpresa mund të rrij e qetë, të rrotulloj sytë dhe luaj rolin e viktimës duke thënë: “Më fal!” (Në të njëjtën kohë duke menduar: “Ç’gomar!”

Nënshtrimi është të sillesh sikur personi tjetër është superior dhe ka më shumë të drejta sesa ju. Kjo mund të duket si një sjellje shumë paqësore dhe e shenjtë, por në fakt kjo i lejon personit tjetër të vazhdoj ofendimet dhe ju shndërron në një vullkan plotë fyerje dhe frikë që një ditë do të shpërtheni. Kjo mund të shkaktoj simptomat e stresit (dhimbje koke, humbje e dëshirës seksuale, depresion, përdorimi i pijeve alkoolike ose drogës, etj.) Nënshtrimi mund të duket miqësor, por kjo miqësia është vetëm sipërfaqësore sepse njerëzit nuk e shohin se si ndiheni dhe se kush jeni.

Njerëzit nënshtrohen për shkakun e një vetvlersim të ulët. “Unë nuk jam po aq e mirë/ e arsimuar/ e pasur/ ekstraverte/ e madhe/ tërheqëse si ti.” “Unë nuk vlej për të pëlqyer.” Mbani mend që Zoti ju krijoi dhe Ai ju vlerëson shumë!

3.     Mbrojtja (Unë fitoj, ti fiton)

Mbrotja është të sillesh si një i barabartë me personin tjetër, sikur ju të dy meritoni respekt dhe të drejta.

Në një situat plotë zemërim Shpresa mund të zgjedh ti përgjigjet burrit në mënyrë të butë. “Ç’kemi, shpirt! Duket që ke patur një ditë të vështirë.” Ajo është duke pranuar emocionet e tij, por refuzon ti marrë ato personalisht – ajo e kupton problemin e tij por refuzon t’i përvetësoj.

Çimi do të ndihet i kuptuar dhe i vlerësuar, dhe mirësia e saj mund ta bëj atë të përgjigjet në të njëjtë mënyrë. Ai ndoshta nuk do të filloj direkt të buzëqesh dhe të shuaj zemërimin, por të paktën ajo nuk e ka përkeqësuar situatën. Nëse ai nuk kërkon falje ose nuk ndryshon qëndrimin, ajo mund të ketë nevojë të flas me të në mënyrë mbrojtëse – duke zgjedhur çastin e duhur: “Shpirti, kur ti je sarkastik ndaj meje, unë ndihem e lënduar dhe inatosur. Të lutem, unë do të doja të më bëje ca pyetje para se të më sulmosh kështu.” Vini re, ajo nuk e sulmon burrin as nuk flet rreth problemit të tij. Ajo vetëm tregon që ajo ka një problem, ndjehet e lënduar, e inatosur dhe kërkon ndihmën e tij për ta trajtuar atë.

Kjo shfaq:

  • Përgjegjësinë e saj për ndjenjat e vet (Jo – “Ti më inatose.”) Ajo flet për veten.
  • Jo fajësim (“Eja në vete dhe merr përgjegjësi për emocionet e tua.”)
  • Jo harbutësinë (“More grindavec.”)
  • Jo kërkesa kategorike
  • Një shpallje të qartë ndaj nevojave dhe ndjenjave të saj, sepse ato janë të rëndësishme
  • Jo vetfajsim të rremë
  • Respekt ndaj ndjenjave të tij
  • Asnjë shenjë të zemërimit – as në fytyrë, as në zë, as në gjuhë trupore
  • Një shans për atë për tu përgjigjur dhe të jetë i dëgjuar 2

Mbrojtja ndërton vetëvlersim dhe respekt për të dy palët. Ky lloj komunikimi e bën marrëdhënie e sinqertë dhe të hapur pa frikë, por me një gadishmëri të plotësoj nëvojat e njëri-tjetrit. Sigurisht, kjo gjë nuk është e lehtë për tu mësuar, as për tu vënë në praktik. Kjo kërkon vet-kuptimin dhe vet-disiplinën në vënd që të ndiqen emocionet e zemërimit dhe lëndimit. Një fjalë e urtë e lashtë thotë: “Kush e zotëron frymën e vet, vlen më tepër sesa ai që mposht një qytet.”

Zgjidhja e një konflikti

Por sikur ju nuk e zgjidhni dot konfliktin?

Çdo psikolog do t’ju tregoj rreth klientëve që kanë ardhur totalisht të habitur rreth faktit që martesa e tyre  mori fund pas gjashtë vjet të kaluara së bashku. “Gjithçka dukej mirë…” thonë ata. Shpesh herë kjo ka lidhje me konservimin e konfliktit në afat të gjatë, që është shumë e dëmshme. Ja, disa rezultate të mundshme:

  • Mbajtja e distancës. Nëse tërhiqeni për një kohë të shkurtër, nuk ka problem. Por nëse i fshihni ndjenjat tuaja për vite të tëra, do të largoheni emocionalisht nga partneri në një planet tjetër dhe partneri do të vazhdoj duke bërë gabime trashanike paditur se ju lëndon.
  • Ndjenjat e shtypura. Ju dëshironi të mbani paqe, por nëse vazhdoni të bieni dakort me partnerin në çdo gjë duke shtypur lëndimin dhe inatin, plaga jote emocionale do të qelbëzohet. Përfundimisht ju mund të mësoni të injoroni emocionet tuaja – që është një gjë shumë e dëmshme për shëndetin.
  • Dikush tjetër. Duke patur një lidhje dashurie, duke u ankuar tek prindërit ose duke shkarkuar barrën emocionale tek fëmijët deri sa ata marrin qëndrimin tuaj – të gjitha këto mënyra janë duke të afruar  me dikë më afër sesa partnerin. Këto mund të jenë mënyra për të marrë hak ose për të ngushëlluar veten, megjithatë, ato janë zgjidhje afat shkurtëra të cilat vetëm do të përkeqësojnë problemin tuaj. Ata gjithashtu dëmtojnë dikë tjetër – duke ngarkuar potencialisht dashnorin/en me lëndim, hutim dhe faj, duke merakosur prindërit dhe duke errësuar pikëpamjen e fëmijëve ndaj dashurisë.
  • Shenjtori/ja e vuajtur. Gjatë konfliktit mund të luani rolin e martirit të gjorë dhe të pafajshëm në përpjekje  që të fitoni keqardhje dhe pushtet. Kjo është përulësia e rremë – në fakt jeni duke u përpjekur të merrni pushtet mbi partnerin dhe tu tregoni të gjithëve që jeni më i/e mirë sesa ajo/ai.

Ajo çfarë ju duhet është të diskutoni hapur rreth çështjeve të tua. Edhe nëse nuk mund të zbatoni përsosmërisht menaxhimin e konfliktit sipas mënyrës së mbrojtjes dhe shkaktoni grindje dhe trazim emocional, ju gjithmonë mund të kërkoni falje (edhe pa u tërhequr nga pikëpamja juaj), dhe të paktën keni çështje të shtruara në tavolinë. Kur të jeni të qetësuar dhe të keni kaluar kohë duke menduar rreth kësaj, mund ti diskutoni këto çështje në mënyrë racionale, me ndihmën e një psikologu nëse ju nevojitet.

Kështilla praktike për trajtimin e një konflikti

  1. Përkufizoni çështjen dhe diskutoni vetëm rreth asaj (pa u ngatërruar me çështje të tjera.) Mos nxirrni në dritë të gjitha lëndimet e së kaluarës vetëm për të fituar më shumë pikë dhe për të provuar që partneri është vërtetë një idiot. Pakësoni lëndimet duke folur vetëm rreth çështjes.
  2. Flisni rreth vetes. Mos u përpiqni të vendosni ndjenjat e tua mbi dikë tjetër ose të fajësoni tjetrin për veprimet e tua. Si p.sh., thënia : “Ti më zemëron” është një manipulim i pastër. Kurse “Unë ndihem shumë i inatosur” (në mënyrë që nuk fajëson as nuk kërcënon tjetrin) është e drejtë.
  3. Përdorni parafrazimet. Kontrolloni a e keni kuptuar në vend të supozimeve. Kjo mund të duket artificiale dhe një praktike e kotë por në fakt ajo e ndihmon tjetrin të nënkuptoj që të paktën ju e dëgjoni dhe e pranoni atë çfarë ai/ajo ka thënë, edhe pse vazhdoni të mos bieni dakort me të.
  4. Inkurajoni partnerin të flasë, jo dekurajoni. Ju duhet të bëni një zgjedhje. A dëshironi që partneri juaj të ndihet mjaft i sigurt për t’ju treguar se çfarë po ndodh dhe çfarë nevojat ka? Nëse po, mbani qetësi dhe heshtni kur ai/ajo ka nevojë për kohë për të menduar dhe dëgjoni me respekt deri sa ai/ajo mbaron të foluri. Ose ndoshta ju dëshironi tia mbyllni gojën partnerit, të shtypni opinionin e tij/saj dhe të bëni sikur gjithçka do të rregullohet vet? Atëherë bëni çfarë të doni – bërtisni, qani, kërcënoni, poshtëroni, talleni, largohuni nga dhoma ose ndërprisni para se ai/ajo të mbaroj fjalinë.
  5. Pa ofendime. Pranoni këtë: kur jeni të lënduar dhe inatosur, gjeni kënaqësi duke mërzitur personin tjetër, veçanërisht nëse mund të bëni këtë me një stil të pafajshëm duke e prekur “aksidentalisht” tek pikat e tij/saj sensitive. Por nëse personi tjetër e kthen goditjen, cikli do të vazhdoj. Ndoshta ju duhet të jeni i pari që i hap derën respektit dhe mirëdashësisë në këtë situatë. Kjo nuk do t’ju bëj të dukeni të dobët – kjo do t’ju shtoj besueshmërinë dhe besimin. Nëse dëshironi një zgjidhje ku të dy palët fitojnë, atëherë ju duhet një partner i qetë i cili nuk kërkon mënyrën për t’ju marrë hak. Nëse lendoni partnerin, kërkojini falje dhe ndaloni.
  6. Ndaloni para se të sulmoni. Nëse diskutimi nxehet, bëhët acarues dhe ka rrezik të lendoheni seriozisht (në mënyrë verbale ose fizike), bëni pushim. Bieni dakort më përpara rreth kësaj kështu që ky pushim të mos duket si arratisje.
  7. Çlodhuni. Konflikti merr shumë energji, prandaj bëni pushim para se lodhja të ndikoj në mendimin e qartë dhe tek balanca emocionale. Fjala e urtë e vjetër thotë: “Dielli të mos perëndoj mbi zemërimin tuaj.”3  Dhe është e mençur të zgjidhni konfliktet dhe të pajtoheni para se të flini. POR kjo nuk do të thotë që duhet të zgjidhni konfliktin së s’bën para gjumit. Shikoni terëzinë – kush mund të mendoj qartë në 3 natës pas një konflikt 5 orësh? Nëse bieni dakort të vazhdoni më vonë, do të habiteni se çfarë optimizmi dhe vullneti për të lënë çështjet e vogla mund t’ju jap drita e mëngjesit.
  8. Lejoni tjetrin të fitoj. Nëse do ta bëni këtë një herë, ka shumë mundësi që herës tjetër partneri do t’ju lejoj të fitoni. Sigurisht, ju nuk duhet të bëni kompromis në çështje thelbësore, por përpiquni të lejoni tjetrin të marrë ca fitore. Mos harroni që ju në fakt e doni këtë person dhe dëshironi t’ia jepni atij/asaj atë çfarë i nevojitet.
  9. Përpiquni të mendoni racionalisht dhe të ndani atë nga ajo çfarë ndjeni. Dëgjoni emocionet tuaja, por mos lejoni ato t’ju udhëheqin në përgjigje.
  10. Kërcenimet dhe agresiviteti mund t’ju duken të fuqishem, por ato bëjnë që partneri juaj të ndihet i kërcënuar dhe shpesh herë kjo përfundon në një konflikt të zmadhuar. Njerëzit e fortë nuk kanë nevojë të kërcënojnë.
  11. Meditoni – mos ka ndonjë çështje të fshehtë. P.sh., Xheni blen një fustan mini për një festë. Andi shpërthen duke kritikuar fustanin si i papërshtatshëm nga çdo anë. Xheni nuk përgjigjet vetëm dëgjon me qetësi dhe mirëdashesi. Më në fund Andi ndihet i sigurt për ti treguar gruas që kur meshkujve i’ua terheq vëmendje ajo, ai nuk ndihet mjaft tërheqës për të mbajtur dashurinë e saj. Ai kurrë nuk e ka parë këtë qartë dhe kërkon falje për këtë shpërthim. Xheni i tregon burrit që e do me gjithë zemër. Andi thotë që ajo duket fantastike në atë fustan. (Ah, sikur të gjithë konfliktet të mbaronin si ky – me një mirëkuptim.)
  12. Ndërtoni një mjedis emocional. Konflikti është më pak kërcënues kur zotëron një mirëdashesi e përgjithshme në martesë, kur secili partner ndihet i vlerësuar dhe i sigurt dhe “konteineri juaj i dashurisë” është i plotë. (Dmth., kur nevoja emocionale e sëcilit partner për dashuri është e plotësuar.) Kur e dini që ju do, një ndryshimi i opinionëve ju jep një opinion të dytë të vlefshëm dhe një shans për të kuptuar një person tjetër interesant. Por kur ndiheni paksa të pasigurt dhe si i shkallës së dytë, çdo ndryshim duket të tregoj që jeni të çuditshëm dhe nevojat tuaja mund të mos plotësohen.
  13. Ndërtoni shpresë. Nganjëherë konflikti mund të jetë aq dekurajues dhe lëndues sa që ju pyesni veten – a do të dilni dikur nga ai. Madje në fushë-betejën martësore do të habiteni ndaj efektit të një komenti si ky: “Unë e di që ne jemi të zemëruar tani, por unë vërtetë të dua shumë dhe dua të të jap çfarë të nevojitet.”

Rrënjët e zemërimit

Nëse keni parë njerëz të këndshëm të bëhen totalisht ironike në një konflikt, ju e dini që kjo është për shkak të emocionëve. Por çfarë emocione flasim?

Disa njerëz do t’ju tregojnë që në konflikt nuk zotërojnë asnjë emocion tjetër përveç zemërimit. Por zemërimi nuk është një emocion primar, ai lind si përgjigjia e frikës ose lëndimit, edhe nëse ju i shtypni këto emocione aq shpejt saqë as nuk i ndjeni ato. (Meshkujt shpesh herë ndjejnë frikë, lëndim ose trishtim, por e shprehin atë si zemërim sepse ky emocion është parë si i vetmi i përshtatshëm i meshkujve maço.) Në fakt, zemërimi shkaktohet nga dy emocione primare – frika dhe lëndimi. Frank Donovan në librin e tij “Përballim me zemërimin” (Dealing with Anger)4  përshkruan sesi të ndihmojmë njerëzit të shikojnë episodet e fundit të zemërimit dhe të bëjnë pyetjen: “Çfarë ndjeva saktësisht? Dhe çfarë lidhje kanë ato ndjenja me lëndimet dhe frikërat e të kaluarës.” Ai rishikon eksperiencat e së kaluarës për të parë se cili karburant emocional mund ta ngas këtë zemërim të tashëm, këto “eksperienca të pashprehura, të fshehta, të mohuara por të akumuluara të lëndimeve dhe frikës.”5  Kështu do të zbuloni një listë lëndimesh dhe frikëra të cilat mund ti trajtoni.

P.sh., frika ka shumë aspekte – frika nga braktisja, nga turpi, nga gjendja e pandihmës, nga kërcënimet, nga lëndimet, nga përqeshja, etj.

Si ta trajtoni frikën? Keni nevojë për:

  1. Kuptimin, nga ana juaj (“Pse ndihem në këtë mënyrë?”) dhe nga dikush tjetër (pranimin tuaj dhe ndjenjave tuaj). Shpesh herë shprehja e frikës e një dëgjuesi të mirë mund të eliminoj fuqinë e saj.
  2. Një strategji për të trajtuar atë. Kjo është një mënyrë konkrete dhe logjike për t’ju qetësuar.

Lëndimi, p.sh., mund të lind nga të qënurit të kritikuar, të përqeshur, të injoruar, të braktisur, i detyruar, i kontrolluar ose i mosrespektuar.

Njerëzit përpiqen ta trajtojnë atë me anë të:

  • Shtypjes – duke mohuar lëndime dhe duke ecur përpara si ushtarak (p.sh., duke u bë qeni i punës), por kjo vetëm gropos dhimbjen dhe mund të shkaktoj depresion
  • Hakmarrjes – duke nisur ciklin e hakmarrjes, nganjëherë shprehet inati ndaj njerëzve të pafajshme
  • Riciklimit – duke përmendur sërish e sërish çështje të vjetra, duke i përsëritur ato në jetën e ardhshme, mbetesh i kapur në grackën e tyre
  • Leshimit – duke folur me një njeri të besueshëm rreth asaj çfarë ju shkaktoi dhimbje.

Për çfarë ka nevojë një person i lënduar?

  • Kuptim. Ju duhet ta shprehni me fjalë ajo çfarë ju ka lënduar, të përshkruani se çfarë keni ndjerë dhe çfarë kuptoni rreth kësaj situatë dhe të analizoni atë me logjik. Ju gjithashtu keni nevojë për dikë që ju kupton.
  • Ju keni nevojë të falni.

Falja në botën reale

Kur lëndoheni, jeni përpara dy zgjedhjeve: hakmarrjes ose faljes.

Nëse do të hakmerreni, ka shumë shanse që edhe personi tjetër do të marr hak. Ju do t’ia ktheni me të njejtën gjë, ai/ajo gjithashtu… dhe ju të dy do të ngecni në një cikël pa mbarim. Mirë se erdhët në pikën e dobët të botës! Ju do të shkatërroheni dhe do të mbani mbarrën emocionale të shqetësimeve, fajit, dhimbjes dhe mosmarrëveshjes. Nëse zgjedhni faljen, jeni kryesisht duke ndihmuar veten të kaloni dhimbjen. Gjithashtu do ti  jepni personit tjetër shans që të lirohet nga gabimet e së kaluarës dhe të rikrijoj veten siç dëshiron të bëhet. A ju duket kjo një përallë? Luis Smids (Lewis Smedes) thyen disa mite rreth faljes, duke e bërë të duket e mundshme.

Falja NUK është:

  • Tolerimi i padrejtësisë. Ju nuk keni pse të lëndoheni sërish ose të justifikoni veprime të këqia. Në raste ekstreme keni të drejtë për të marrë drejtësinë.
  • Harresa. (Sikur ishte e mundur të hiqni një pjesë të trurit tuaj.)
  • Injorimi i emocionëve të tua. (Ato duhet të udhëhiqen nga arsyetimi, megjithatë ato janë të çmuara.)
  • Mendimi budalla. P.sh. të thoni: “Kush jam unë të gjykoj?” (Ju keni të gjitha të drejta sepse jeni dikush me ndërgjegje dhe me të drejta.) Ose të thoni: “Ndoshta ishte pjesërisht faji im.” (Dhe sikur të ishte kështu – ata akoma nuk ishin të dëtyruar për të vepruar kështu, ishte zgjedhja e tyre.)
  • E shpejtë dhe e lehtë.

Falja është:

  • Rizbulimi i anës njerëzore e personit që na ka lënduar (duke kuptuar që ai nuk është një përbindësh, por një person që bën gabime – siç jemi edhe ne).
  • Dorëzimi i të drejtave për t’u bërë jeke-jeke.
  • Rishikim (gradual) të ndjenjave tona ndaj atij personi, duke u fokusuar në anën pozitive.

Nëse mbani mend që ne të gjithë bëjmë gabime, do të kuptoni që asnjë marrëdhënie pa falje nuk mund të zgjasi më shumë se një javë.  Nëse keni përjetuar falje (nga ana e Zotit ose njerëzve) do të dini sa e fuqishme është ajo.

Bëj testin online...

Dëgjo në Soundcloud