Merrni nën kontroll shëndetin tuaj

zgjedhjaKa pesë hapa për të marrë kontrollin mbi shëndetin tuaj.

  1. Informacioni. Hapi i parë është të jesh i informuar se si funksionon trupi juaj fizikisht dhe çfarë ju nevojitet për të siguruar që trupi vazhdon të funksionojë efektivisht. Kur jeni i informuar, mund të bëni zgjedhje të mira.
  2. Motivimi. Ndryshimi nuk ka për të ardhur nëse nuk jeni të motivuar për të ndryshuar sjelljen tuaj për një shëndet të mirë. Por si të motivohemi të heqim dorë nga diçka që na pëlqen por që nuk është mirë për shëndetin?
  3. Frymëzim. Ne të gjithë kemi nevojë për ndonjë qëllim që na mban të motivuar. Kujtimi i qëllimeve vijuese mund t’ju mbaj të motivuar:
    1. 6 Më shumë energji për të bërë gjëra që ju pëlqejnë, p.sh. udhëtime, sporti etj.
    2. Një ndjenjë e mirëqënies dhe gjithçka nën kontroll në jetën tuaj.
    3. Humbja e peshës që të ndiheni më mirë rreth vetes.
    4. Një jetë më të gjatë.
  4. Përkushtimi. Shpesh herë përkushtimi lind nga mërzitja me situatën. Duke u ndjerë i zemëruar ose i frymëzuar për një ndryshim, ju vendosni të përqëndroni energjinë tuaj për të sjellë ndryshim në situatën e caktuar. Ju jeni të përkushtuar.
  5. Ndjenja e kontrollit. Shumica prej nesh pëlqejnë të kenë jetën e tyre nën kontroll dhe jo të drejtohen nga të tjerët ose nga kushtet. Kur jeni të suksesshëm për të sjellë ndryshimet në jetën tuaj, jeni duke i treguar vetes qartë që keni gjithçka nën kontroll.

Si të fitoj një shëndet të mirë?

Shëndeti i mirë faktikisht arrihet shumë thjesht. Vetëm duhet të kujdeseni për trupin tuaj në tetë fusha të rëndësishme. Tani do t’ju prezantojmë shkurtimisht me këto fusha, më shumë informacion do të merrni gjatë këtij kursi.

  1. Është e rëndësishme të mësoni se çfarë lloj ushqimi ndihmon trupin të funksionojë maksimalisht mirë. Ushqimi është një prej aspekteve më të rëndësishme të
  2. një kohë jashtë realitetit të ashpër të jetës. Këtë mund ta gjeni duke shëtitur, luajtur ndonjë vegël muzikor, duke marrë pjesë në adhurim në kishë, duke medituar, duke luajtur dhe duke kaluar kohë me familjen, miqtë dhe kafshët shtëpiake.

Nevoja për gjumë ka një fuqi të mahnitshme mbi ne. Nëse na ka munguar gjumi për një kohë të gjatë, ne nuk mund të qëndrojmë zgjuar madje as për të shpëtuar jetët tona – siç na tregojnë aksidentet kur shoferi ka rënë në gjumë gjatë ngarjes së makinës. Shumica e njerëzve nuk kalojnë mjaft orë në gjumë. Studimet tregojnë që një person mesatar ka nevojë për 6-8 orë gjumë çdo natë. Dhe studjuesit besojnë që gjyshja juaj mund të ketë të drejtë, kur ju ka thënë që një orë gjumi para mesnatës ka vlerën e dy oreve më pas. Sa herë keni shkuar për të fjetur duke u ndjerë të dëshpëruar dhe nevrik dhe jeni zgjuar pas një gjumi të mirë duke parë jetën shumë herë më mirë sesa përpara?

  1. Marrëdhënie të besueshme. Sensi i qëllimit dhe sensi i përkatësisë janë të rëndësishme për të shijuar jetën dhe për tu ndjerë mirë. Ju mund të habiteni se çfarë lidhjeje ka kjo me shëndetin, por një jetë me depresion, vetmi dhe inat nuk mund të jetë cilësore dhe e shëndetshme. Kushte të vështira, si p.sh., hidhërimi ose humbja e ndonjë njeriu të dashur, një mashtrim nga partneri, një sëmundje serioze ose humbja e punës mund të ndikojnë shumë në shëndetin tonë. 
  1. 8 Ajri. Edhe ajri që marrim është thelbesor për shëndetin tonë. Ndotja e ajërit mund të shkaktoj sëmundje dhe vdekje, nëse substancat helmuese koncentrohen për një periudhë disa ditore ose javore. Nivelet e rritura të monoksidit të karbonit dhe acideve në ajër, si edhe ulja e niveleve të oksigjenit mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve. Kjo shkakton një tension të veçantë atyre që vuajnë nga zemra dhe sëmundjet kronike bllokuese pulmonare, si p.sh., një bronkit kronik ose emfizemë; si edhe për njerëz të moshuar ose shumë të vegjel. Prandaj lajmet na informojnë kur nivelet e smogut rriten. Jo të gjithë ndotjet e ajrit shkaktohen nga njerëz. Ajëri gjithashtu ndotet nga zjarret e pyjeve, polenit të luleve dhe stuhitë e pluhurit. Megjithatë, njerëzit kanë ndotur ajrin me një shpejtësi akoma në rritje që nga Revolucioni Industrial. Fatmirësisht rritet edhe njohuria rreth nevojës që të mbrojmë mjedisin.
  2. Pushimi. Çlodhje, argetimi dhe gjumi janë jetësore për shëndetin tonë. Edhe pse jeta jonë kalon me një vrap të
    shpejtë duke ndjerë presione të ndryshme, është e rëndësishme të gjejmë pak kohë çdo ditë që të çlodhemi, kështu që të çlirohemi  nga tensioni që krijohet në muskujt. Një ditë e “arratisjes” për një shëtitje në fshat ose në bregdet mund të na bëjë të ndihemi të rikrijuar dhe të gjejmë fuqi të përballojmë sërish  jetën. Hju Makkei (Hugh McKay), një sociolog australian dhe autori i librit “Rizbulimi e Australisë” (“Reinventing Australia”) këshillon që idealisht një individ duhet të kushtoj një ditë në javë për një relaksim dhe një reflektim kuptimplotë. Kjo periudhë e rregullt duhet ti sigurojë njeriut shansin të ketë një “shkëputje reflektive” –

9 shëndetit, meqënëse ai ndikon drejt për drejt në mënyrën sesi ndihemi dhe sillemi. Ushqimi është karburanti i trupit që prodhon energji. Dhe energjia prej ushqim të mirë është nevoja kryesore e trupit. Kur zgjidhni ushqim që nuk i ka lëndët e rëndësishme ushqyese, trupi juaj e ndjen këtë mangësi. Për shembull, një mungesë e hekurit mund ta bëjë një person të ndihet i lodhur dhe i përgjumur. Trupi ka nevojë për hekurin për të shpërndarë oksigjenin nëpër trup, dhe mungesa e hekurit do të thotë që oksigjeni nuk shpërndahet mirë.
Çfarë është një ushqim ushqyes? Ushqim ushqyes përmban shumë lënde të nevojshme ushqyese, si p.sh., vitamina, minerale (si hekuri dhe kalciumi), karbohidrate, pak proteina, yndyrna dhe ujë. Këto janë substanca që trupi ynë duhet ti marrë nga ushqimi sepse ai nuk mund ti prodhojë ato vetë. Të gjitha ushqimet  i përmbajnë lëndët ushqyese, por disa ushqime përmbajnë më shumë lëndë ushqyese sesa të tjerat. Është e rëndësishme të zgjedhim ushqimin më  ushqyes, kështu që trupi ynë të marri çdo gjë të nevojshëm për të funksionuar mirë. (Më shumë rreth ushqimeve dhe zakoneve të shëndetshme e së ngrënies do të gjeni tek mësimet 2 dhe 3.)

  1. Ushtrimet fizike. Duhet të jeni në një form të mirë fizike që të përballoni kërkesat dhe streset e përditshme të jetës sonë. Shumë njerëz mendojnë që gjendje e mirë fizike është vetëm për sportistët, por në fakt ajo na duhet për ne të gjithë për të kryer të gjithë punët e ditës dhe të kemi akoma energji për familjen dhe marrëdhëniet. Kjo do të thotë gjithashtu të kemi ndjenjën e mirëqënies dhe jo të lodhjes konstante. Ushtrimet fizike kan shumë dobi:
    1. 10 Kontrollojnë peshën tuaj,
    2. Ndihmojnë të menaxhoni stresin
    3. Forcon sistemin imunitar,
    4. Pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës,
    5. Pakëson rrezikun e kancerit,
    6. Ndoshta edhe pakëson rrezikun e një vdekje të parakohshme.

Për shkakun që një jetë ‘perëndimore’ nuk i përfshin shumë aktivitetet fizike, është e rëndësishme të bëni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Njerëzit të moshuar zakonisht bëjnë më pak aktivitete sesa ato që shkojnë në punë ose shkollë, prandaj është akoma më e rëndësishme për ata të kenë një program të rregullt të ushtrimeve fizike. Se si të filloni një program zbavitës të ushtrimeve fizike që do të sjellë dobi në shëndetin tuaj mund të lexoni në mësimin 4.

  1. Uji. Rreth 60% e trupit tuaj është ujë. Prandaj, edhe pse mund të jetoni deri në 50 ditë pa ushqim, ju mund të rroni vetëm disa ditë pa ujë. Uji është i domosdoshëm për një jetë – megjithatë ne shpesh herë injorojmë rëndësinë e ujit për shëndetin tonë. Shumë njerëz pinë ujë vetëm kur ndjejnë etje, por etja është vetëm sinjali i parë i trupit ndaj dehidrimit (humbjes së ujit). Ne të gjithë humbasin ujë çdo ditë – me anë të urinimit, jashtqitjes, djersitjes dhe frymëmarrjes. Të

11 rriturit duhet të pinë rreth 6-8 gota ujë për ditë, dhe madje më shumë gjatë vapës ose ushtrimeve fizike. Uji është thelbësor për funksionimin e veshkave, regullimin e temperaturës së trupit dhe lëngjeve të trupit. Kështu, pini ujë me shumicë – ai nuk ka kalori!

  1. Nganjëherë mund të harrojmë dobinë e madhe të rrezeve të diellit që shijojmë, por në shtetet veriore njerëzit shijojnë rrezet e diellit vetëm disa muaj në vit. Studimet në këto shtete na tregojnë sesa shumë rëndësi ka dielli në mirëqënien tonë. Depresioni dhe gjendja e ulet shpirtërore është e zakonshme gjatë muajve të gjata të dimrit në hemisferën veriore. Dielli na fuqizon me vitaminën D, një element thelbesor që prodhohet në trupin tonë ndërsa lëkura jonë është në rrezet e diellit. Vitamina D ju ndihmon të thithni dhe të përdorni kalciumin e nevojshëm për kockat dhe dhëmbët, sistemin imun dhe nervor, për kontrollin e hormoneve dhe rritjen e qelizave. Megjithatë, qëndrimi i tepërt në diell mund të jetë i dëmshëm duke shkaktuar kancerin e lëkurës. Është e rëndësishme të marrim masat e sigurisë. Mos harroni të përdorni krem kundër diellit me shifra 15+ ose 30+, një bluzë me jakë dhe kapele.
  2. Kur flasim për balancim ne nuk kemi ndërmend “gjithçka në përkorje”. (Kush do të doje helm në përkorje?) Balancim do të thotë një kombinim i duhur të gjërave që përkrahin shëndetin tonë, dhe asnjë gjë që i dëmton. Balancim do të thotë një stili i jetës që rrit cilësinë e jetës dhe ndjenjën e mirëqënies. Të gjitha temat që do të studjoni në këtë kurs të shëndetit do të nënvizojnë rëndësinë e një stili të balancuar të jetës.

Bëj testin online