Modelet e trashëguara familjare

family-modelA e  keni pyetur ndonjëherë veten – pse familja e partnerit tuaj është aq ndryshe nga familja jote? Modelet familjarë mund të trashegohen si hunda e gjyshit! Ne mësojmë sesi të trajtojmë anën tonë emocionale nga ajo çfarë shohim në familjet tona. Eja dhe eksploroni paradigmën e luftës ose arratisjes që shumë njerëz përdorin kur janë në presion. Si të dallojmë Veten të Rreme nga Vetja e Vërtetë? Mësoni si disa njerëz sillen me familje emocionalisht traumatike.

A keni kaluar ndonjëherë pushimet me familjen e partnerit? Sa herë jeni çuditur pse ata janë aq të ndryshëm? A është habitur kështu edhe partneri juaj rreth familjes suaj?

Dëgjo në Audio

Modelet familjare trashegohen si hunda e gjyshit.

Për shëmbull, ju keni vërë re që babai i nuses është i gjatë dhe urdhëronjës, ndërsa mamaja e saj është e shkurtër dhe e qetë. Ju takoni edhe xhaxhallarët – dy prej tyre janë të gjatë dhe urdhëronjës me nuset të shkurtra dhe të qeta, kurse një prej tyre është i gjatë por i qetë (“i ngjan së ëmës”) me një nuse të shkurtër dhe urdhëronjës. Ju vini re që gjyshi i nuses është i gjatë dhe urdhëronjës dhe nusja e tij është e shkurtër dhe e qetë. (Dhe historia familjare tregon që edhe prindërit e tij kanë qënë të tillë.) Pse këto modele përsëriten brez pas brezi? Sepse kjo duket si një gjë normale. Ata as nuk mendojnë rreth kësaj. Gjatë rrugës për në shtëpi ju ndoshta i tregoni këto vërejtje nuses dhe ajo ju shikon juve dhe iu thotë me butësi: “Hmmm, ndoshta kjo shpjegon arsyen pse më pëlqejnë vetëm meshkujt e gjatë dhe urdhëronjës si puna jote.”

Familjet na mësojnë stilin e jetës dhe ligjet e saj (“Nëse ke turp, gënje!” “Të gjithë njerëzit me vlerë janë të arsimuar.” “Puna është e para, argëtimi pas saj.” “Zemërimi është i dobishëm.” Etj.)

Kjo nuk do të thotë që familjet prodhojnë klonët – është e qartë që çdo fëmijë trashëgon gene të ndryshme madje edhe binjakët identik kanë personalitete të ndryshme, individuale. Për shembull, fëmijës së parë shpesh herë i kërkohet të kujdeset për fëmijët e tjerë, kështu ai luan rolin e të rriturit gjatë lojrave dhe rritet i përgjegjshëm, i aftë në menaxhim dhe shpesh herë është paksa më serioz sesa të tjerët. Fëmija i mesëm ushtron aftësinë për të patur marrëdhënie të mira me njerëzit e çdo moshe, duke luajtur rolin e  ndjekësit dhe udhëheqësit sipas nevojës. Megjithatë, fëmijët e mesëm mund të vuajnë ignorimin (për shkakun që ata as nuk janë fëmija më i madh, as nuk janë aq tërheqës si fëmijët e vegjel) dhe kështu kanë prirje për të qënë të mbyllur, duke jetuar një jetë private edhe kur të rriten.

Menaxhimi i emocioneve

Shpeshherë fëmija më i vogël do të jetë më lojcak dhe argëtues, por mund të jetë dembel, i papërgjegjëshëm , i mësuar të marrë kujdesje dhe vëmendje sesa të përkushtohet ndaj të tjerëve. Këto efekte vijnë si shtresa mbi çdo personalitet me të cilën personi tashmë është lindur dhe mund të ndikoj në marrëdhëniet e ardhshme.

Për shembull, një vajzë (vogëlushe e familjes) zbuloi që pesë burrat e fundit me të cilët ajo kishte dalë në takime romantike ishin të paralindurit e familjes. Edhe pse ajo kurrë nuk kishte menduar rreth kësaj më përpara, ajo në nëndërgjegjien e saj kishte kërkuar stabilitetin dhe udhëheqjen që do ta lejonte atë të vazhdonte  të jetë e shkujdesur dhe të argëtohej.

Ne gjithashtu mësojmë nga familjet tona sesi të menaxhojmë emocionet. Ka dy mënyra klasike se si të menaxhojmë emocionet negative:

  • Lufta duke përdorur forcën, kontrollin, fajësimin, stimulimin, emocionimin, shpëtimin e tjetrit për të marrë kontroll mbi atë, rolin e martirit për të manipuluar, etj.
  • Arratisja duke përdorur mbylljen në vetvete, qetësimin, qetësuesit (alkool, droga, “ushqimi që e bën të lumtur”, çokollata, ëmbëlsira), injoroje situatën duke gjetur strehë në filma, internet etj.

Të gjitha familjet kanë këto mekanizma të përballimit të situatës në sasi të ndryshme. Mënyra më e shëndetshme për të menaxhuar emocionet negative është ti ndjesh ato, të shprehesh në mënyrë të pranueshme tek dikush që është i interesuar, dhe të përpiqesh të gjeshë ndonjë mësim nga ato.

Pse të lejosh gjyshin të vendos për ty?

Një histori e vërtetë 1

Alan kthehet në shtëpi nga një tjetër udhëtim pune dhe e merr vesh që gruaja e tij po e braktiste për dikë tjetër. Ai mërzitet por jo aq shumë sa kur dëgjon që fëmijëve të tij nuk iu vjen fare keq për të dhe që ata as nuk duan ta shohin. Ai e merr këtë si një shenjë që është koha për tu zgjuar. Ai pyet gruan se ku ishte problemi dhe ajo e kthjellon: “Ti kurrë nuk ishe me ne. Cdoherë që unë doja të flisja me ty rreth diçkaje emocionale, ti papritur e gjeje ndonjë punë për të bërë. Kur unë përpiqesha të të shprehja ty dashuri dhe të bëja komplimenta, ty s’të bëhej vonë, kurse për dy fjalë furçe nga shefi ishe gati të punoje gjithë fundjave për atë. Ti je i varur ndaj komplimentave dhe zhytësh në punë.”

Ajo në fakt e ka thënë këtë edhe më përpara, por kësaj rradhe Alan e dëgjon. Ai shkon tek psikologu, i frikësuar për çka mund të zbuloj, por me shpresë dhe deshirë që të shpëtoj martesën. Ai i thotë psikologut: “Nuk jam i sigurt nëse dua ta di atë, por le të gërmojmë.” Dhe ata së bashku meditojnë rreth familjes së origjininës  së Alanit. I ati ka qënë komisioneri më i mirë i kompanisë dhe udhëtonte shumë. Në fakt, Alan nuk kujton shumë kontakte me atë gjatë fëmijërisë. Gjatë pushimeve i ati ishe ters ose flinte gjatë katër ditëve të para, ose ai do të niste ndonjë projekt – lyrjen e shtëpisë verore ose ndërtimin e ndonjë varke.

Alan në fund kuptoi që ai nuk ka marr shumë vëmendje ose komplimenta nga i ati dhe prandaj dëshiron shumë komplimenta nga burra të moshuara – siç është shefi i tij. Alani mund të punoj 80 orë në javë për një kompliment. Ai fillon atëherë të flasi me psikologun rreth mënyrave sesi ai mund ta pëlqej veten vetëm për shkakun e të qenurit një person i mirë dhe jo për shkakun e veprave. Një dashuri pa kushte – ky është një term që ai kujton nga Shkrimet që ka mësuar në shkollë, por kurrë nuk e ka përjetuar.

Alan habitet – pse i ati i tij nuk ka qënë i aftë për ti dhuruar atij një “dashuri të mençur”. Ai zbulon që babai , i të atit ka qënë një pijanec, i cili ngushëllonte veten me anë të pijeve të forta pasi ai kishte humbur babain e vet në moshën 11 vjeçe. Ai ishte vetmitar dhe kurrë nuk fliste rreth çështjeve personale. Ai e rriti edhe djalin në imazhin e vet. Ati i Alanit kishte gjetur pranimin dhe shpresën në kishë që e shpëtoi nga alkoolizmi – ai nuk u bë pijanec si i ati, por në vënd të kësaj u bë qeni i punës.

Alan fillon të kuptoj se çfarë shtyp butonat e tij. Ai si fëmijë ka patur frikë kur ishte vetëm, ndoshta për shkakun që ai ishte ndjerë i neglizhuar nga i ati. Vëllai i tij ngjitej pas mamit, dhe tani 20 vjet më pas Alan mendon që martesa e së vëllait është akoma tepër e ngushtë dhe kufizuese, sikur asnjëri prej partnereve nuk ka as individualitet as liri. (Psikologët do të quanin këtë tip marrëdhënie – “të thurura”.)

Alani i bënte ballë jetës duke marrë imazhin e një vetmitar të fortë, duke vërtetuar që nuk ka nevojë për asnjëri, dhe trajtonte frikën e tij nga refuzimi duke refuzuar vete ai, para se ta  refuzonin njerëz të tjerë. Megjithë, diku thellë ai kishte një shqetësim të madh. Për të qënë i pëlqyer ai do të bëntë çdo gjë. Alan kupton që ai ka qënë i rremë. Ai nuk ka qënë i ndershëm me ndjenjat e tij – me veten e tij të vërtetë.

Vetja e vërtetë dhe vetja e rreme

Vetja e rreme 2

  • Ka fiksim rreth asaj se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë rreth tij/saj
  • Nuk mund të marrë vendime ose të jetë i sigurt nëse dikush nuk e miraton
  • Nuk dëgjon komplimenta (“Nuk i meritoj ato në të vërtetë.”)
  • Mund të duket i fortë dhe shumë i aftë në sipërfaqe, por në fakt ndihet i frikësuar

Vetja e vërtetë

  • E di se çfarë ai/ajo mendon dhe ndjen në të vërtetë (dhe nuk i ngatërron këto të dy)
  • Nuk pyet: “A do të thonë të tjerët që jam në rregull?”, por thotë: “Unë e di që jam në rregull”.
  • Është i/e kënaqur kur nuk ka marrë miratimin nga asnjëri tjetër përveç vetes
  • Nuk do të shtiret të jetë dikush tjetër për të qënë i pranuar
  • Shijon komplimentat nga të tjerët dhe jep komplimenta edhe vet
  • Është i/e ndershëm, i vendosur dhe i sigurt

Alan vendos të bëhet i vërtetë

Këshilla që ka marrë nga psikologu:

  • Të zhvilloj kuptimin e familjes së vet origjinale, mënyrat sesi ai ishte i programuar për të ndjerë dhe për të vepruar, dhe dhimbjet dhe frikërat nga fëmijëria (mërzitje, refuzim, zemërim të pazgjedhur)
  • Të zhvilloj vetdijeni (shqisat, ndjenjat, mendimet, dëshirat, veprimet, trupin – shih.temën Nr.2)
  • Të zhvilloj vetëvlersimin, të zhvilloj veten në marrëdhënie, punë, hobi dhe tju bëj ndere të tjerëve pa pritshmëri, pa shpërblime.
  • Të jetë i sinqertë me veten.
  • Të mbeshtetet tek vetja.

(Vini re: fjala “vetja” përdoret shumë në këtë temë, por kjo nuk sugjeron që duhet të injorojmë ndihmën nga Zoti. Besimi mund të jetë një burim madhështor i shpresës dhe dashurisë pa kushte, dhe mund të na ofroj fuqinë për të inkurajuar personin të zhvilloj veten në nivel që nuk ka arritur kurrë më përpara. Kuptimi dhe pranimi i vlerës tonë të vërtetë, siç na sheh Zoti, është shumë fuqizuese.)

Përfundimi i Alanit

Ai vizitoi psikologun për gjashtë muaj, duke lexuar, shkruajtur një ditar, duke u lutur dhe medituar. Ai e sulmoi këtë projektin e rritjes personale me energjinë e zakonshme dhe si zakonisht bëri një progres të shpejt. Rreth asaj kohe lidhja romantike e gruas së tij mori fund sepse ajo nuk e gjeti intimitetin emocionale që kërkonte. Alan kërkonte të dilte  me atë dhe ajo vuri re një ndryshim të madh në rritjen e tij. Ata biseduan shumë (nganjëherë me ndihmën e psikologut), kaluan periudhën e takimeve romantike dhe përfunduan duke bashkuar familjen sërish së bashku. (Ah, sikur të gjithë çifte të ndara shijonin një përfundim aq të lumtur!)

Familje traumatike

Në familjet që kanë një trauma emocionale, fëmijët janë të shtyrë në mënyrë klasike në role të caktuara. Takoni një familje me një baba alkoolik dhe abuzues:

Heroi i familjes

Denisi Denisi, 31 vjeç, është i përgjegjshëm, perfeksionist dhe tepër i suksesshëm. Ai është një ndërmjetës super i arsyeshëm. Kur ai vjen me BMW të takohet për një mbledhje familjare dhe tregon rreth ngritjes së tij në pozitë, familja e tij mendon pak a shumë diçka e tillë: “Ja, duket që jemi në rregull. Se ai është një prej nesh.” Ai është krenaria e familjes dhe tregon që gjithçka është në rregull. Ku ka mësuar ai këtë? Kur babai i tij vinte në shtëpi i dehur dhe uleriste dhe rrihte mamanë, Denisi ishte ai që inkurajonte të tjerët, pastroi shtëpinë, dërgoi të gjithë në shkollë me rroba të hekurosura dhe me sanduiçe me vete, dhe ecte vetë si një ushtar duke treguar se gjithçka ishte në rregull. E gjithë familja i ishte mirënjohës atij për këtë që bëri. Denisi është një njeri shumë pozitiv, por problemi i tij është që ai gropos emocionet e tija negative – frikën dhe lëndimet e tija pothuajse kurrë nuk i ndan më të tjerët sepse ai ka frikë të humb pozitën e lartë në sytë e njerëzve. Nganjëherë ai lufton me depresionin dhe pyet vetën nëse të dashurat e tij do ta njohin ndonjëherë Denisin e vërtetë.


 

Fëmija e humbur

SaraSara, 28 vjeçe, është shumë e urtë dhe e vështirë për tu njohur. Ajo ka një punë të qëndrueshëm në një zyrë shtetërore, ajo nuk ka problem të paguaj qeranë dhe në kohën e lirë ajo shikon shumë filma në dhomën e saj. Ajo kurrë nuk ka probleme. Në mbledhjet familjare ajo kënaqet të dëgjojë historira nga të tjerët, por flet vetëm kur dikush i bën një pyetje drejtëpërdrejtë. Kur babai i saj ecte vërdall në shtëpi me një zemërim të pakontrolluar, zgjidhja e saj e vetme ishte të fshihej dhe të rrinte urtë. Sara akoma bën këtë. Ajo nuk ka miqësi të vërtetë ose lidhje romantike , ajo në fakt shumë rrallë tregon emocione. Nganjëherë ajo e pyet veten – a jam e gjallë në të vërtetë?


 

Dash i kurbanit (ose “pacienti i identifikuar”)

AndiAndi, 25 vjeç, është në burg. Ai ka borxhe të papaguara, marrëdhënie të dështuara (zakonisht me femra me personalitete të varura, të shprehura me varësinë ndaj alkoolit ose drogës), dhe zënka të dhunshme me ligjin që nga moshe 13 vjeçe. Kur familja diskuton mbi dështimet e tij, është pothuajse i dukshëm lehtësimi i tyre: “Të paktën ne jemi më të mirë sesa ai. Ai ka probleme të vërteta, jo ne.” Kur babai i tij u bë i dhunshëm, Andi përpiqej ta ndalonte atë . Kur  Andi merrte goditje shpërthente me një zemërim të pakontrolluar – duke i ngjarë atij të cilin e kishte aq shumë frikë. Atëherë e gjithë familja vinin rreth tij duke  e ngushëlluar, dhe kështu ai mësoi të bëhej viktima e shqetësuar.


 

Nuskë Familjare

NikuNiku, 22 vjeç, ka një sens fantastik humori. Ai është një shitës i paparë i teknologjisë, i cili tërheq femra të zgjuara dhe të përgjegjshme, të cilat në fakt e mërzisin. Mënyra e Nikut për t’i bërë ballë dhunës që ushtronte i ati ishte humori i zi. Kur ai ishte i frikësuar, ai tregonte shakara dhe histori zbavitëse duke thyer tensionin në familje.


 

Konkluzioni

Këto modelet janë klasike e familjeve që psikologët i quajnë mosfunksionues ose me varësi kimike.

Fëmijët e rritur nga  pridërit alkoolike (ACOA – adult children of alcoholics) janë një shembull ektrem, megjithatë, këto simptoma mund ti shohim edhe tek fëmijët me prindër që kanë varësi të ndryshme  si: puna, kumar, ushqim/dietat, seks, një fe e joshëndetshme, para, pushtet, shoping, Internet, lojra, sport, marrëdhëniet të bashk-varura.3

Vini re: Shumë prej këtyre gjërave janë të mira nëse qëndrojnë në vendin e duhur, në të kundërt ato mund të shndërrohen në një varësi.

Me fjalë të thjeshta, një prind i varur nuk është i aftë për të dhënë “dashuri të mençur” fëmijës së tij/saj, kështu fëmija kërkon mënyra të ndryshme për ti bërë ballë me këtë përgjigje emocionale. Gjëja mizore është që fëmija do të zhvilloj varësinë e tij personale – dhe çfarë është madje më mizorja – do të bëhet sërish një prind i paaftë për ti dhuruar fëmijëve të tij dashurinë të mençur, dhe kështu modeli familjar do të vazhdoj brez pas brezi… PËRVEÇ të rastit kur dikush vendos të thyej këtë cikël. Dhe kjo është e mundur!

Nëse shikoni veprimet, mendimet ose ndjenja të trashëguara në jetën tënde që nuk dëshironi, keni lirinë e zgjedhjes. Ju mund të lejoni që problemet e stërgjyshit të kontrollojnë jetën tuaj… dhe të partnerit tuaj. Ose ju mund të vendosni të ndaloni këtë problemin në brezin tuaj. Është e qartë që nuk mund t’ju shpjegojmë gjithçka në këtë studim të shkurtër, por psikologu ose pastori juaj mund t’ju këshilloj ose të paktën tju rekomandojnë libra të mira mbi këtë çështje.

Bëj testin online...

Dëgjo në Soundcloud