Në pasuri dhe varfëri: Dashuria dhe paraja

Wedding-Money-620x480Si mendoni, cili është shkaktari kryesor i stresit në një marrëdhënie  në çift? Njëshi gjithmonë është mënyra sesi përdoret ose keqpërdoret paraja! Ky është burimi kryesor i konfliktëve. Ajo sesi ne përdorim paranë  ka rrënjë në fëmijërinë tonë, në familje, në ndjenjat e vetvlersimit, në punësim dhe është një fushë plotë mina me pritshmëritë të pashpërthyera! Çfarë mund të bëjmë? Mësoni 5 mënyra të përhapura të menaxhimit të parasë. Pranoni që shumë prej çështjeve të financës kanë lidhje me ndjenjën e pushtetit. Veç kësaj do të mësoni 7 hapa për të mposhtur dhe për të marrë nën kontroll problemet financiare.

Dëgjo në Audio

Paraja është çështje kryesore e konflikteve në marrëdhëniet në çift. Një anketim tregoi që çiftet grinden më shumë rreth parasë sesa rreth familjarëve, seksit, punës, fëmijëve ose mungesës së kohës të kaluar së bashku1 .

Paraja është një temë tepër emocionale. Ajo ka lidhje me vetvlersimin tuaj, sa të vlefshëm ndiheni, dhe me ndjenjat që keni patur në fëmijëri – konkurencën, tensionin, trishtimin, gëzimin, sikletin. Ajo gjithashtu ka të bëj me marrëdhëniet tuaj familjare, kjo është veçanërisht e vërtetë për femrat.

A jemi të dashuruar me paranë? Për tu çuditur, shumica e njerëzve kanë ndjenja negative ndaj parasë. Një studim marketi ndaj emocioneve të shoqëruara me para gjeti që përgjigjet kryesore ishin shqetësim, merak, depresion, stres, zemërim, inat, dështim dhe ndjenjën e një gjëndje pandihmë – dhe këto përgjigje vinin pavarësisht nga niveli i të ardhurave. Përgjigjet si kënaqësia dhe liria ishin në fund të listës si në studimet Australiane ashtu edhe në ato Amerikane.

Ne gjithashtu kemi prirje të mbajmë sekrete ndaj çështjeve financiare. Shumë veta ndihen sikur të ardhurat matin rëndësinë dhe suksesin e jetës së tyre, kështu ata kanë më shumë probleme të flasin rreth të ardhurave të tyre sesa rreth seksit ose besimit. Që nga fëmijëria na mësojnë që paraja është diçka private. Neve nuk na pëlqen që të na krahasojnë. Nëse nuk na mjaftojnë lekët, kemi turp. Nëse kemi shumë para, mund të vuajmë nga zilia e të tjerëve ose nga “përdorimi” dhe kërkesa për ndihmë financiare. Shumica prej nesh nuk e dinë sesa fitojnë miqtë ose prindërit tanë, dhe sipas statistikës Britanike 16% të grave dhe 32% të burrave nuk e dinë shifrën e saktë të të ardhurave të bashkëshortit.

Çfarë të bëjmë?

Kuptoni bagazhin tuaj financiar

Çfarë ndikon në ndjenjat tuaja ndaj kursimit dhe shpenzimit? Valerie Wilson në librin e saj fantastik “Jeta sekretet e parasë”2  sugjeron si vijon:

  • Edukim në fëmijëri – fjalët dhe veprimet e prindërve tuaj, por gjithashtu edhe qëndrimi i tyre që ju keni marrë si shembull; githashtu shembulli i vëllezërve ose motrave; përfundimi nga një eksperiencë shokuese, si p.sh., “E pash Babanë duke shkatërruar shëndetin e tij deri në vdekje për të na bërë të pasur, kështu e kalova në ekstremin tjetër duke u bërë një dembel gazmor.”
  • Prirja juaj – kursimtari ose dorëshpuar. Një studim Britanik gjeti që zakoni i kursimit ose harxhimit formohet deri në moshën tetë vjeçe.

Besoni apo jo, por ka edhe kënaqësi në kursimi dhe disa njerëz e shijojnë atë. P.sh., Alberti u rrit në një familje të madhe në një lagjë të varfër dhe u mësua “të punoj shumë, të gëzohej me një jetë të thjeshtë, dhe të kursej për një të ardhme më të mirë”. Kur ai me në fund u bë një avokat me të ardhura të mëdha, ai akoma jetonte shumë thjesht dhe kursente shumicën e rrogës sepse “nuk dihet kur do më duhet”.

Për atë kënaqësia nuk ishte në shpenzimin e parasë por në zotërimin e saj– kursimi e bëri atë të ndihej i sigurt, i fuqishëm dhe me gjithçka nën kontroll. Ai gjithashtu mendoi që gjëja më e mirë për ti dhuruar familjes së tij ishte ,siguria dhe aftësia për të kursyer si investime të frytshme , më të mira sesa “të gjitha lodra e Rikiros” që vetëm do të “llastonin” fëmijët e tij.

Kurse gruaja e tij Emanuela mendonte që ai ishte i çmendur. Ajo vinte nga një familje e shtresës së mesme me të ardhura të mira, prandaj nuk ndjente asnjë dëshirë për t’u bërë e pasur me anë të kursimeve dhe investimeve. Ajo gjeti gëzim në shpenzimin e lekëve dhe mendonte që ishte e paarsyeshëm të vazhdonte të shtynte kënaqësitë dhe rehatinë tutje duke thënë “ndoshta më vonë” kur ata ishin në gjendje ti blinin ato që tani. Për atë rruga për në lumturi ishte ti blejë ato lodra dhe të shijojë jetën që Alberti nuk kishte patur si fëmijë. Ajo dëshironte të kishte pushime të mira, duke përfshirë edhe udhetim për në Disnejlend dhe tju “jepte fëmijëve një pamje më të gjërë ndaj jetës”.

Alberti e bëri të birin e tij të fitoj biçikletën e tij të parë duke punuar në kopsht për 6 muaj. Sipas atij, kjo do ti mësonte të birit “vlerën e lekut”. Biri i tij mësoi që biçikleta kushton orë të tëra në një punë të rëndë.

Me cilin qëndrim ju bieni dakort më shumë?

Nëse kursimin e keni fiksim, mund të kujtoni vetes që qëllimi i kursimit është t’i shpenzoni këto para në të ardhmen. Është në rregull t’i shtysh kënaqësitë për më vonë, por nëse teproni në këtë gjë, do të ngeleni pa asnjë kënaqësi fare. Nëse jeni shumë  dorëshpuar, mund ti kujtoni vetes që kursimi dhe investimi do t’ju shumëzoj paratë për të shpenzuar në të ardhmen.

  • Personaliteti juaj – A jeni në përgjithësi një optimist apo një pesimist? Një studim në Britani tregoi që njerëzit kursimtar janë në përgjithësi ata që e shohin të ardhmen si një gjë të parashikuar dhe pozitive. Kur njerëzit e shohin të ardhmen si të errët, ata kanë prirje të jetojnë për këtë çast dhe të harxhojnë gjithçka që kanë.3
  • A ju pëlqen të rrezikoni apo jo? A ju pëlqen të ndesheni apo jo? Edhe kjo do të ndikojë në vendimet tuaja.
  • Vetvlersimi juaj. P.sh., “Në lidhje me paranë  jam i pashpresë. Nuk e imagjinoj dot që mund të dal nga kjo jetë fukara.” “Harxhimi i parasë më bën të ndihem që më duan.” “Kam problem të shpenzoj para për vete sepse nuk kam punuar për ti merituar ato.” Ata që thonë kështu vet e zgjedhin të ardhmen e tyre. Nëse vazhdoni të besoni në fraza të tilla, asgjë nuk do tju ndryshoj në jetën tuaj! Sepse do të vazhdoni të silleni sipas besimit tuaj rreth vetes. Ndryshimin mund ta sjell vetëm një vendim i mundimit të vetëdijshme për të ndryshuar.
  • Pritshmëritë sociale – p.sh., një njeri me profesionin tuaj duhet të ngasë një makinë më të mirë.
  • Presionet nga jashtë – publicitetet, media.
  • Klasa social-ekonomike e prindërve tuaj. Një studiues zbuloi që prindërit me të ardhurat mesatare dhe të larta përdorin frazën: “Nuk jemi në gjendje financiare për këtë gjë” (edhe kur në fakt janë) si mënyrë për të kontrolluar materializmin dhe vetëkënaqësinë e fëmijëve të tyre. Prindërit me të ardhura të vogëla përpiqen të mos u thonë fëmijëve një gjë të tillë (edhe pse kjo është e vërtetë), duke shpresuar të mbrojnë fëmijët nga shqetësimet financiare dhe dekurajimin që ata ndjejnë për vete.

Mund të kontrolloni bagazhin tuaj duke i bërë vetes këto pyetje:

  • Çfarë emocionesh keni zakonisht në lidhje me paranë? Por në lidhje me aftësinë tuaj për ti përdorur ato? Çfarë ju tregon kjo?
  • Sa i lartë është vetëvlersimi juaj financiar? Pse?
  • Cilat janë 5 parimet kryesore rreth parasë që keni mësuar nga prindërit? (Nga fjalët dhe qëndrimi i tyre.) A janë këto fjalë të mençura dhe akoma të vlefshme në situatën tuaj? Ndoshta duhet të rishikoni ato si një i rrituri?

P.sh. Njerëz nga klasa të larta financiare shpesh herë tregojnë që mësimi që ata kanë marrë në fëmijëri ishte ai që duhet të punojnë shumë, kursejnë, investojnë dhe të jenë të përgjegjëshëm. A ka logjikë në këto fjalë? A mund të teprohet me këto parime? Kur mendoni rreth këtyre këshillave me logjik, në cili anë duhet të levizni për të mbajtur drejtpeshimin?

Merrni vendime

Hapi i parë është të kuptoni ndjenjat tuaja dhe shkaqet e tyre. Megjithatë, kjo nuk duhet të përdoret si justifikim për tu ngjitur tek shembujt e pamend. Hapi i dytë është të bëheni të përgjegjëshëm ndaj vetes – për të mësuar, menduar dhe për të zgjedhur jetën që dëshironi  në bashkpunim me partnerin tuaj.

P.sh., Klodi me punë të rëndë kishte dalë nga varfëria dhe tani vlerëson vetën dhe të tjerët sipas të ardhurave dhe pronave të tyre. Biri i tij Niku pa Klodin si i fiksuar pas karrierës dhe si një person i çekulibruar. Ai vlerësoi më shumë karakterin e dashur dhe aftësitë e shkëlqyera të komunikimit të së ëmës sesa makinën Porsche të të atit. Niku e la universitetin dhe kaloi disa vite si një muzikant fukara. Më vonë ai  e kuptoi që ky ishte veç një rebelim kundër të atit dhe tani është duke marrë vendime me mend dhe jo i ndikuar nga emocionet. Gruaja e tij e ka ndihmuar atë të gjejë vlerat e tij personale, dhe ata tani e kanë jetën nën kontroll, duke mos lejuar të kaluarën ti kontrolloj ata.

Po ju? Si dëshironi të veproni dhe të ndiheni në lidhje me paranë?

Kuptoni bagazhin financiar të partnerit tuaj

Çfarë përgjigje dha partneri juaj ndaj pyetjes më sipër? Si mund të ndihmoni njëri-tjetrit? Diskutoni këtë së bashku – dhe mbani mend ta bëni këtë me xhentiles sepse tema është shumë sensitive.

Pranoni që “PARA është PUSHTET!”

Ai që merr vendimet financiare në martesë ka një pushtet të madh. Në fakt, menaxhimi i parasë nuk është baraz me kontrollin. Në disa familje tradicionale gruaja mund të menaxhoj paranë në dorë ndërsa burri është ai që merr vendimet financiare. (Në raste ekstreme një partner mund të përdor para për të sunduar mbi tjetrin, p.sh., një burrë mund të mos i japi gruas lekë për benzinë, duke siguruar që ajo nuk mund të dalë nga shtëpia deri sa ajo ti nënshtrohet dhe bindet rregullave të tij. Ky quhet abuzim financiar.)

Ka pesë mënyra kryesore sesi çiftet organizojnë financat e tyre:

  1. Ai është menaxheri.
  2. Ajo është menaxherja.
  3. Sistemi i mbështetjes (p.sh., burri punon dhe çdo javë i jep gruas një shumë të caktuar, por mënyra sesi ajo i menaxhon këto para është puna e saj.)
  4. Menaxhim i përbashkët. Ai menaxhon disa fusha (p.sh., makinën, investimet, etj.), ndërsa ajo menaxhon të tjera (p.sh., fatura, pushime, etj.) nga një llogari e përbashkët bankare.
  5. Menaxhimi i pavarur. Kanë llogaritë bankare dhe prona individuale.

Asnjë sistem nuk është i drejtë apo i gabuar, ndërsa funksionon në praktikë dhe të dy partnerët janë të kënaqur. Nëse një partner nuk ndihet i besuar, i  respektuar, i përkujdesur ose i këshilluar, është koha për të biseduar dhe të merrni vendime për ndryshime. Parimi kyç është të përdorni pushtetin me dashuri jo me egoizem.

Edukoni Veten

Shpesh herë duket që sistemi nuk është aspak i qartë. Në një studim australian njerëzit u anketuan rreth çështjes –se cili prej partnereve në çift kontrollon paranë në shtëpi dhe rezultatet përfundimtare ishin të habitshme:

  • Burri, sipas 38% e meshkujve dhe 26% e femrave.
  • Gruaja sipas 13% e femrave dhe 19% e meshkujve.
  • Të dy së bashku sipas 56% e femrave dhe 43% e burrave.

Çfarë është kjo? Si është e vërteta? Mos kanë disa njerëz turp për të pranuar realitetin? Duket sikur burrat dhe gratë duhet të flasin haptas me njëri-tjetrin!

Një tjetër statistikë interesante: 16% e njerëzve kanë një llogari bankare që ata e mbajnë fshehtas nga bashkëshorti. A ju pëlqen kjo? Pse e bëjnë këtë?

Sa shumë njohuri keni rreth menaxhimit bazë të parasë dhe investimit? Shumica e njerëzve e dinë shumë pak (duke përfshirë edhe ata që punojnë me financat). Shumë e personave ndihen tepër të varfër dhe të pashpresë për të mësuar këto ose tepër të pasur ose të zënë për të ndjerë nevojën për  të mësuar bazën. Sipas Noel Whittaker, kjo mund të jetë përgjigjja pse vetëm 8% e njerëzve i japin vetës shans për të arritur  sigurinë financiare. Libri i tij “Making Money Made Simple” (Fitimi i parasë në mënyrë të thjeshtë) është një hyrje e shkëlqyeshme në bazën e financës.4  Parimet e këtij libri janë bazë dhe i hyn në punë të gjithëve, pavarsisht – a jeni një bankier apo një pensionist. Ata paraqesin mendimet praktike që shumë pak njerëz i vënë në praktikë.

Ja, disa prej tyre:

  1. Njerëzit e suksesshëm nuk harxhojnë çdo gjë që kanë fituar:
    Një problem që shkaktohet nga harxhimi i gjithë rrogës është që ju keni nevojë të merrni borxhe për raste urgjente – dhe kjo ju kushton interes. Një tjetër problem është që ju kurrë nuk do të përmirësoni të ardhurat e së ardhmes nëpërmjet investimeve. Ky është gabimi jo vetëm tek njerëzit e varfër. Shumë njerëz me rrogë të mirë ndihen që nuk kanë nevojë për të investuar sepse sot kanë të ardhura të mira. Por nëse tani e tutje do të kursejnë 5000 lek të reja në javë, sa shumë do të keni kursyer brenda 25 viteve? 6,5 miliona lekë te reja! Psikologjia e suksesit e ndan qëllimin e madh në hapa të vogëla dhe të arritshme – dhe pastaj ndihet mirë rreth tyre gjatë gjithë rrugës. Dhe kurrë nuk është tepër vonë për të filluar. Kursimi është gjithmonë fitim.
  2. Njerëzit fitimtar shmangin borxhet si vdekja:
    Ata shumë rrallë blejnë sot dhe paguajnë nesër. Kjo do të thotë që ata shmangin pagesën me këste dhe me interes. P.sh., Beni ka 300 mijë lekë të reja dhe ai i harxhon të gjitha në gjëra elektronike si kompjuteri, televizor etj. Pastaj ai blen me kredi një makinë të re me kosto 1 milion lekë të reja duke paguar 12% interes. Pas pesë vjetësh makina e tij në fakt kushton 1 milion e 420 mijë lekë të reja. Kur ai ka mbaruar së paguari vlera e makinës është 500 mijë lekë të reja, dhe ai nuk ka asgjë në llogarinë e tij në bank.

Në të njëtjtën kohë Liza ka 300 mijë lekë të reja dhe ajo blen një makinë të përdorur me kosto 300 mijë lek të reja. Ajo e kursen atë çfarë Beni shpenzon duke paguar këstet dhe pas pesë vjetësh ajo ka 1 milion 420 mijë lekë të reja plus makinën me vlerë 150 mijë lekë.  Kjo e mundëson atë të investoj në apartamentin e saj të parë dhe në një jetë me investime të mençura.

    • Ajo do t’ju rrit të ardhurat më shumë sesa shpenzimet (p.sh., pajisje)
    • Mund të kurseni duke blerë tani (p.sh., në ofertat e Krishtlindjeve)
    • Çmimet rriten më shpejt sesa ju mund të kurseni
    • Të kesh pronë do të kursej kohë dhe lekë (p.sh., një makinë pune)
    • Është më e lirë të ndërrosh sesa të riparosh. Por edhe kjo mund të jetë me rrezik.
  1. Njerëzit e sukseshëm nuk marrin borxh për të blërë gjëra që humbasin vlerë shpejtë, si p.sh., makina dhe pajisje elektronike. Kjo mund të jetë një zgjedhje e mençur vetëm nëse kjo është e vetmja rrugë për të marrë gjëra vlerat e të cilave rritet (p.sh., shtëpi) ose vegla prodhuese (p.sh., vegla pune ose arsim). Ndërsa borxhet për gjëra luksoze si celulari më i ri është një vetëvrasje financiare. Kjo do të thotë që nesër do të dilni piramidë.
  2. Njerëzit e suksesshëm e dinë rëndësinë e kohës dhe vlerës së interesit.
    Whittaker tregon që nëse ju investoni 1 milion lekë të reja me interesin prej 15% në moshën 20 vjeç, vlera e investimit tuaj kur të jeni 65 vjeç do të rritet deri në një vlerë të pabesueshme – 5 mijë e 300 milionë lekë të reja. Në krahasim ai që investon të njëtjë shumë në moshën 50 vjeçe do të fitoj vetëm 8 miliona 137 mijë lekë të reja. Mesazhi është – filloni të kurseni sa më shpejt. Koha është para, dhe do ju duhet kohë për të bërë paranë. Mbreti i mençur Solomon tha: “Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.”5
  3. Winners know the importance of time and rate:
    Whittaker shows that if you invest $10,000 at 15% when you’re 20 years old, it will be worth an unbelievable $5.3 million when you turn 65. Someone who invests the same sum at age 50 will have it worth $81,370. The point is that you should start saving as early as you can. Time is money. And money takes time. As Solomon said, “The person who does the right thing will prosper, but the person who wants a get-rich-quick scheme will quickly fail.”6

Ne mund të shtojmë edhe disa parime të tjera:

  1. Dhuroni:
    Gjeni një çështje ose projekt bamirësie në të cilin keni besim dhe jini bujar në mënyrë të rregullt duke filluar edhe kur jeni i ri dhe i varfër. Kjo do të përmirësoj mirënjohjën tuaj dhe mund të eliminoj egoizmin e fëmijëve tuaj.
    (Zgjidhni një organizatë humanitare me nam të mirë dhe kërkojini llogari.) Shumica e njerëzve harxhojnë shumë lekë për sigurinë e pronës, por nëse ata investojnë shuma të ngjashme në bamirësi për fëmijët e varfër, do të kishim më pak kriminelë dhe më pak luftra.
  2. Paraja nuk është kuptimi i jetës.
    Për t’u habitur, studimet tregojnë që  kur njerëz janë të lirë nga shqetësimet bazë si ushqim, strehë dhe shëndet, ata gjejnë gjëra të tjera për tu shqetësuar – si vetvetja dhe marrëdhëniet e tyre.6  Solomoni, mbreti i Israelit që sundoi 3000 vjet më përpara ishte aq i pasur sa Bill Gates. Megjithatë, ai shkroi: “Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para.7
  3. Mos vlerësoni vetëm sipas asaj çfarë kanë.
    A mund të masim vlerën e personin sipas fakti sesa firmato janë rrobat e saj ose makina e tij? Nëse kështu, atëherë Gandi, Nënë Tereza dhe Nelson Mandela duken kotë dhe pa vlerë. Gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë gjërat që mund të blejmë me lekë por – ndjenjat humane, idealet dhe marrëdhëniet. Edhe pse shumë prej nesh nuk janë besimtarë praktikues, ndoshta kanë nevojë për një kujtim nga Jezus Krisht, i cili 2000 vjet përpara tha që “jeta e njeriut nuk përbëhet nga sasia e pronave që ai ose ajo zotëron.”

 Bëj testin online

Dëgjo në Soundcloud