
Kjo është një nga pyetje më urgjente ndaj së cilës njerëzit dëshirojnë të marrin përgjigjen. Pse ka dhimbje dhe vuajtje në këtë botë? Pse ligësia ekziston dhe rritet – nëse Zoti është i mirë dhe i dashur? Cila është zgjidhja e Tij ndaj së keqës? Vazhdoni së lexuari për të zbuluar përgjigjet e vërteta ndaj kësaj çështje. Le të hulumtojmë origjinën e vërtetë të së keqës dhe rolin që ka luajtur rebelimi dhe kryengritja në ndryshimin e planit origjinal të Zotit ndaj nesh dhe planetit Tokë duke marr një rrugë krejt ndryshe.

Diçka për të medituar
Ja, disa teori:
1. Zoti nuk ekziston dhe e keqja është pjesë e universit. Hovard Blum (Howard Bloom) thotë:
“Natyra nuk e urren të keqen; ajo e përmban atë. Ajo e përdor atë për të ndërtuar. Kështu “e keqja është e thurur në copën tonë bazë biologjike” dhe “ne jemi rastësia e indiferencës të pashpirt të Natyrës ndaj jetës, ushtarë të cilët vuajnë dhe vdesin për të jetuar strategjitë e shahut.” Pse? “Në një botë që po zhvillohet në forma më të larta, urrejtje, dhune, agresioni dhe lufte, kjo është pjesë e planit evolucionar.1
Çfarë pikëpamje e zymtë! Nëse e keqja është e natyrshme, pse të mos ekzistojë? Tingëllon si justifikimi i Hitlerit: vrasja e “njerëzve e nivelit më të ulët” në fakt ishte një vepër xhentile, sepse kjo hapi vendin për njerëz më të mirë që të evoluojnë në “Mbinjerinë” ose “Supermenin”.
2. Zoti ekziston por Ai është indiferent dhe/ose i pafuqishëm.
Por nëse Ai është i pafuqishëm, si e bëri gjithë këtë univers? Nëse Ai është indiferent, pse e harxhoi kohën duke krijuar?
Ndoshta një Zot i dashur, i plotfuqishëm dhe krijues nuk do të abuzonte me fuqinë e Tij duke detyruar njerëzit të zbatojnë vullnetin e Tij? Ndoshta Ai pret me durim deri sa njerëzit të shohin pasojat e zgjedhjeve të tyre të gabuara dhe ta lejojnë Atë të sundojë universin. (Lexoni historinë e Mjeshtrit të Lodrave në faqen e shtojcës.)
3. Ka një Zot, por ka edhe një djall.
Natyra ka një përzierje të së mirës dhe së keqes (trëndafili ka edhe lule edhe gjëmba; delfinët jetojnë pranë peshkaqenëve; një leopard vret për argëtim por është i dashur me kotelet e tij). Dhe ne – njerëzit gjithashtu kemi një përzierje brenda nesh – ne mund të bëjmë bamirësi dhe pas një ore mund t’i bërtasim dikujt që në fakt e duam.
Duke parë botën e natyrës (dhe vetveten) është e qartë që i ngjan një kompjuteri me virus. Shohim dizenjo inteligjente dhe të ndërlikuar, por është e qartë që ai është i infektuar.
Pikërisht këtë na mëson Bibla.
Por kjo na lind edhe pyetje të tjera! Si për shembull…
Pse Zotit deshi të krijojë një djall?
Bibla thotë që Ai nuk krijoi një djall. Zoti krijoi një superqënie të përsosur (një ëngjëll) i cili zgjodhi të praktikojë krenarinë, egoizmin dhe dhunën në vend të dashurisë. Profeti Ezekiel ka shkruar: “Fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë: “Bir njeriu, i thuaj princit të Tiros (*një simbol për Satanin): Kështu thotë Zoti: Ti kishe çdo gjë – ishe i përsosur, i zgjuar, i bukur, i mbuluar me gurë të çmuar. Unë të caktova si një engjëll mbrojtës. Ti ecje në mes gurësh zjarri. Ti ishe plotësisht i përsosur qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. Ti u bëre koprac dhe lufta filloi në zemrën tënde. Ti mëkatove. Kështu Unë të përjashtova nga mali i Zotit si një askush – dhe Unë do të të shkatërroj.” Ezekielit 28:11-17, parafrazuar.
Një tjetër tekst biblik na tregon arsyen pse Satani e humbi terezinë: “Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën përtokë ty që i hidhje poshtë kombet? Ti thoshje në zemrën tënde: “Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin”. Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës.” Isaia 14:12-15 Një përmbledhje e së keqës me tre fjalë është – Krenaria, Egoizmi dhe Ndeshje/Konkurrim.
2. Pse në Tokë?
“Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan, por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell. Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.” Zbulesa 12:7-9.
Krahasoni këtë me historinë e vjetër të Zanafillës (kapituj 2 dhe 3) ku gjarpëri tundon njerëzit e parë dhe shakton “rënien” (dmth. pranimin e së keqes në mendjen dhe natyrën e tyre) dhe ja çfarë kuptim nxjerrim:
E keqja lindi me Luciferin me anë të zgjedhjes së tij, dhe u shpërnda tek qëniet e tjera shpirtërore me anë të zgjedhjeve të tyre. Njerëzit e parë eksperimentuan me atë kundër këshillës së Zotit dhe e sollën Tokën nën kontrollin e të ligut. Kështu Satani u bë “Princi i kësaj bote”. (shiko Gjoni 14:30)
Zoti akoma punon me njerëz të cilët kundërshtojnë mbretërinë e errët të Satanit, mbretërinë e së keqes dhe të “mëkatit”. Zoti shpreson që njerëzit do të shohin pasojat e ligësisë dhe do të zgjedhin udhëheqjen e Tij në vend që t’i hedhin fajin për gjërat që ka bërë Satani. Jezusi mësoi njerëzit të luten: “U bëftë vullneti Yt në Tokë ashtu si në Qiell.” Pra, kur të bëhet e qartë që është sundimi i Satanit që shkakton gjithë vuajtjet në Tokë, Zoti do t’i jap fund ligësisë dhe të gjithë atyre që me kokëfortësi e zgjedhin këtë si stil jete.
Ndërkohë, e keqja nuk është e drejtë. Kancerit nuk i intereson nëse je Nënë Tereza ose një vrasës me sëpat. Përdhunuesit mund të infektojnë viktimat e tyre me SIDA. Ne mund të ulim rrezikun nëse praktikojmë seks të sigurt dhe nuk ndajmë gjilpëra me të tjerët, megjithatë SIDA (si çdo ligësi tjetër) mund të infektoj secilin prej nesh. Krishti tha: “Shiu bie mbi të gjithë njerëzit, të mirët dhe të keqinjtë.”
OK – Le të vazhdojmë …
3. Çfarë është ligësia?
Nëse ligji i Zotit është i përsosur dhe i dizenjuar për të na siguruar plotësisht lumtur-inë atëherë çdo gjë jashtë tij do të na shkaktonte ligësi neve ose dikujt tjetër.
Krishti tha: “Duaje të afërmin porsi vetveten” dhe “Bëju të tjerëve atë çfarë dëshiron që ata të të bëjnë ty”.
Ligësia thotë: “Përdori të afërmit për të mirën tënde.” “Bëjua të tjerëve para se të ta bëjnë ty.”
Ligësia = egoizëm = mëkat. (Kurse vet-kujdesja dhe vet-përmirësimi është në rregull!) Mëkati thotë: “Unë nuk e çaj kokën rreth këshillës së Zotit ose çfarë të nevojitet – Unë dua këtë dhe pikë! (P.sh., Abuzuesit e fëmijëve dëshirojnë më shumë kënaqësinë e vet sesa lumturinë e fëmijës.)
Bibla thotë:
- Marrëdhëniet funksionojnë më mirë kur jeni xhentil dhe bujar,
- Seksi është më i mirë kur që të dy partnerët mendojnë më shumë për tjetrinsesa për kënaqësinë e vet,
- Do të keni sukses në biznes nëse do të mendoni për klientin,
- Pronat ju japin më shumë kënaqësi nëse e ndani me njerëzit që i doni.
Por natyra njerëzore pyet veten se mos e keqja do të funksiononte më mirë.
4. Cila është zgjidhja e Zotit ndaj problemit të ligësisë?
Shikoni 1 Gjonit 1:9
“Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”
- Zoti e fal anën tonë të errët – nëse ia kërkojmë. (Pse të bëjmë sikur s’kemi nevojë për ndihmë?!)Mbani mend që në thelb të problemit njerëzor qëndron problemi i zemrës njerëzore.
Kur Krishti u bë njeri, Ai vdiq për të marrë vdekjen, që meritojnë mëkatët tona – kështu që ne të marrim jetën e përjetshme! Ai mori gjithë fajin dhe ligësinë njerëzore dhe tregoi që Zoti ka ndjerë gjithë dhimbjen tonë dhe merakoset për ne.Zoti ndërton anën tonë të mirë:
“Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.” Romakët 12:21. - Përfundimisht, Zoti do të shkatërrojë të keqen dhe çdo njeri që vazhdon të zgjedhë të ligën. Dita e Gjykimit mund të tingullojë paksa e ashpër, por a ka Zoti zgjidhje tjetër? Zgjedhja e së keqes është zgjedhja e vdekjes, dhe Zoti na ka dhënë lirinë të zgjedhim.
- Nëse do të ishit Zot, a do të lejoje përdhunuesit kokëfort të fëmijëve të kenë një jetë të përjetshme?A do të ishit një diktator që do t’i detyronit ata të ndryshonin mendjet e tyre? Varianti më xhentil është që ata thjesht të zhduken.
Zoti krijon “një Tokë të Re”
(pa dhimbje, sëmundje, dhunë ose vdekje) për njerëz të cilët me ndihmën e Tij kanë mundur anën e tyre të errët. Ai e pastron natyrën e tyre nga ligësia dhe rezultati është paqja: sipas fjalëve të Biblës “luani do të rrijë me qengjin”. (Rreth kësaj do të flasim në studimin “A është Qielli real?”