Ne të gjithë fillimisht dëshirojnë që partneri të na ngjajë neve. Miqësia është bazuar mbi interesat e përbashkëta. Megjithatë, dy partnerë thelbësisht identikë do të kenë probleme në marrëdhëniet e tyre. Shumë veta tërhiqën nga ndryshimet e tyre unike. Ju ftojmë të zbuloni se KUSH jeni me anë të një testi të temperamentit. Do të njihni katër tipa të temperamentit të cilët do t’ju ndihmojë në marrëdhëniet tuaja me njerëzit e afërm. Kjo temë e çmuar do t’ju mësoëj bazën e të kuptuarit të vetes dhe ndryshimet e të tjerëve.
Ka një thënie të vjetër – “Të kundërtat tërhiqen”. Mund të jetë bresëlenëse të kesh pranë një personalitet krejt ndryshe. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar dhe të balancuar. Megjithatë, në situatat shqetësuese partneri juaj mund të reagojë kaq ndryshe sa ju mund të habiteni nëse e njihni atë në të vërtetë dhe mund të dëshironi që ai/ajo t’ju ngjante më shumë juve.
Tipat e temperamentit
Ka miljarda personaliteteve unike, aq sa banorë ka toka – në fakt çdo njeri është unik.
Megjithatë, çdo njeri mund të klasifikohet në tipa ashtu si milliona nuanca të ngjyrave që janë thjesht kombinimi e tri ngjyrave bazë. Psikologjia ofron shumë mënyra për të kuptuar personalitetin, por ne do të përdorim një klasifikim të thjeshtë që ka zbuluar Hipokrati 1 , një mjek dhe filozof grek. Ai përshkruante katër tipa bazë të temperamentit:
- Sanguin ose Shoqërizues
- Kolerik ose Zbatues
- Melankolik ose Krijues
- Flegmatik ose Mendimtar
Nga këta, emra nuk do të thotë që vetëm Mendimtarët janë të aftë të mendojnë ose që vetëm Shoqërizuesit e shijojnë shoqërinë. Thjesht, ata përshkruajnë aktivitetin që është më natyrale në stilin e tyre të jetës. Duke lexuar rreth pikave të tyre të forta dhe të dobëta, besoj ju do ta shihni veten dhe të tjerët shumë qartë. Por nëse jo, ju mund të bëni një test të thjeshtë. Disa njerëz janë shembull klasik i një tipi, kurse shumica prej nesh kemi dy tipa zotërues.
Kush janë këta njerëz?
Le t’i imagjinojmë këta katër tipa të temperamentit si njerëz realë në një festë. Suzi Shoqërizuese po bisedon me një grup të madh njerëzish që zbaviten me shaka, historira interesante të jetës së saj, të treguar me gjeste përshkruese. Klajdi Krijimtari hyn në dhomë duke u ndjerë i ndruajtur dhe duke dëshiruar sikur të ishte më mirë tek kompjuteri i tij duke krijuar një vizatim. Papritur ai shikon Suzin dhe ndihet i lehtësuar duke patur dikë të njohur. Ai bashkohet me grupin rreth Suzit dhe ajo i jep një buzëqeshje të ngrohtë që e bën të ndihet i pranuar. Klajdi admiron vetëbesimin e Suzit.
Në një tjetër grup Ervini Ekzekutuesi po bën me dorë gjeste kategorike për të mbështetur strategjinë e tij të zgjuar. Është e qartë që ai është i pari i grupit. Në grupin e Ervinit, Mandi Mendimtari po dëgjon me interes të qetë idetë të Ervinit, duke vëzhguar në të njejtën kohë se çfarë po ndodh në dhomë.
Çfarë mendojnë ata rreth njëri-tjetrit?
Suzi mendon që Klajdi është i thellë, artistik dhe magjepës për shkakun që ai kurrë nuk i ndërpret tregimet e saj. Por ajo habitet pse humori i tij ndryshohet aq shpesh dhe ai bëhet i zymtë. Ajo admrion aftësitë udhëheqëse të Ervinit, megjithatë ai i duket imponues dhe autoritar, prandaj edhe ajo ka shprehur atë që disa vendime të tij kanë qenë tepër të ashpra ndaj njerëzve. Suzit i pëlqen që Mandi është aq i durueshëm, ka prirje për drejtësi dhe është i qëndrueshëm emocionalisht edhe pse nganjëherë mund të jetë i mërzitshëm dhe i mbyllur.
Klajdi admiron vetëbesimin e Suzit, mprehtësinë e mendjes dhe aftësinë e saj për të inkurajuar njerëzit, duke e mbushur me gëzim. Ervini i duket pashpirt dhe aspak krijues, ndërsa e kupton që ka nevojë për aftësitë e tij. Klajdit i shijojnë bisedat e thella me Mandin.
Ervini mendon që Mandi është inteligjent dhe i zgjuar, por paksa dembel. Ai mendon që Suzi është argetuese dhe e dobishme në motivimin e njerëzve, megjithatë tepër emocionale dhe mendjemadhe për të qënë një udhëheqëse e vërtetë. Kurse Klajdi i duket i dobët dhe qesharak, edhe pse admiron aftësinë e tij në art.
Suzi sipas mendimit e Mandit duket argëtuese por paksa e cekët dhe e çmendur nganjëherë. Ai mendon që Klajdi është pa logjikë dhe ndryshon humorin tepër shpesh, megjithatë është gjeni, prandaj e ka qejf të zhvillojë idetë e tij. Mandit i pëlqen udhëheqja e Ervinit dhe arritjet e tij, edhe pse ai për vete parapëlqen një ritëm më të ngadaltë.
Pse të kundërtët tërhiqen?
Përgjigjja e thjeshtë është që ne admirojmë ato cilësi që na mungojnë.
Personi i kundërt është guximtar kur ne kemi frikë, ose argetues kur ne jemi serioz, ose stabël kur humori ynë ndryshohet në çdo pesë minuta, ose i zgjuar kur jemi të hutuar. Ne duam i këto cilësi në skuadrën tonë. Këto cilësi të ndryshme na duken gjithashtu magjepëse dhe ekzotike si një udhëtim.
Patjetër, ju do të tërhiqeni nga personi i kundërt nëse keni gjithashtu vlera dhe qëllime të përbashkëta. Vendimi juaj për t’u martuar ndikohet edhe nga shumë faktore të tjerë, siç p.sh., përjetimi nga familja, këshilla e prindërve, grupi socio-ekonomik, niveli arsimor, rraca ose origjina dhe tërheqja fizike. Megjithatë, e kundërta e personaliteteve shpjegon shumë mirë pse disa njerëz “ngjiten” te njëri-tjetri.
Shpeshherë një person introvert lidhet me një person ekstrovert. Shoqërizues dhe Ekzekutivët janë ekstrovertë. Kjo do të thotë që ata rikarikohen ose marrin energji duke qenë me njerëz. Krijimtarët dhe Mendimtarët janë introvertë. Ata mbushen me energji duke kaluar ca kohë vetëm.
Për shembull, imagjinoni që Suzi Shoqërizuese (ekstroverte) të martohet me Klajdin Krijues (introvert). Në fillimin e marrëdhënieve Klajdi admiron aftësitë e saj shoqërore dhe e shijon ndjenjën e re të vetëbesimit duke dalë në shoqëri me të. Suzi admiron thellësinë e tij dhe e pëlqen që ai është aq dëgjues i mirë. Por me kalimin e kohës, Klajdi nuk e shijon më daljen e shpeshtë në shoqëri. Ai do të bëjë atë çfarë e ka në natyrë – të qëndrojë në vetmi ose në vetmi së bashku me Suzin. Suzi mërzitet dhe mezi po pret të dalë. Ajo fillon të dyshojë nëse Klajdi akoma e pëlqen dhe e gjen argetuese dhe tërheqëse.
As Klajdi nuk është i sigurt rreth dashurisë së saj për shkak se ajo është aq miqësore me shumë njerëz të tjerë. Klajdi ndihet i shtrënguar dhe tërhiqet. Sa më shumë ata përpiqen të ndryshojnë partnerin, aq më shumë partneri ndihet i pavlersuar. Ai ankohet rreth rrëmujës në dollapin e saj, kurse ajo e përqesh duke pyetur nëse ai nuk ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë përveç mbajtjes e sirtarit të çorapeve në një rregull sipas ngjyrave.
Çdo çështje e vogël zmadhohet nga emocionet dhe kthehet në një tjetër betejë në luftën e stileve personale. Disa marrëdhënie në këtë pikë marrin fund sepse duket tepër e vështirë për të vazhduar. Njerëz të tjerë përkushtohen t’i bëjnë marrëdhëniet të funksionojnë dhe bisedojnë se mund ta bëjnë këtë me ndihmën e një libri të mirë psikologjik ose një këshilltari a psikologu, nëse është e nevojshme. Suzi dhe Klajdi dalin për një darkë dhe flasin rreth kësaj në qetësi, pa fajësuar asnjërin dhe pa kërkuar asgjë; thjesht duke përpjekur të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë zgjidhjen fituese për të dy palët. Ata bien dakort të mos kërkojnë të pamundurën nga partneri që të plotësojë të gjithë nevojat e tjetrit. Nganjëherë ajo do të dalë me shoqet ndërsa ai do të luajë lojra kompjuteri në shtëpi – vetëm ose me një mik të ngushtë. Tani ata ndihen që mund të jenë vetvetja dhe kështu ndiejnë edhe një dëshirë më e madhe për t’i dhënë më shumë njëri-tjetrit dhe të bëjnë kompromise të vogla për të plotësuar nevojat e njëri-tjetrit. Nganjëherë Suzi mund të qëndrojë në shtëpi dhe do të bëjë punën e vet, kurse Klajdi nganjëherë do të shoqërojë Suzin në ndonjë festë.
Çelësi është të gjeni mënyrën e të bisedoni rreth ndryshimeve tuaja pa fajësuar njëri-tjetrin, sepse nuk keni faj që jeni ashtu si jeni. (Do flasim më shumë rreth Zgjidhjes së Konfliktit në temën 6.)
Ndrysho për mua
Gabimi ndoshta më i përhapur i martesës është përpjekja për të ndryshuar partnerin.
Është aq tunduese! Ju ndiheni që keni arsyet më logjike dhe të drejta për ta ndryshuar atë. Ai/ajo duhet ta planifikojë më shumë jetën ose të jetë më shumë spontan. Ata duhet të jenë më shumë ose më pak emocionalë. Është për të mirën e tyre! Por martesa nuk është një liçencë për të gdhendur partnerin sipas imazhit tënd.
Pikë se pari, kjo është e pamundur. Një leopard nuk mund të ndryshojë njollat e tij dhe as ngacmimet tona nuk do të ndryshojnë tipin e personit me të cilin ai ka lindur.
Dhe pikë se dyti, kjo është një gjë e pacipë. Kush je ti për të ndryshuar tjetrin? Edhe ti ke pikat e dobëta dhe gabimet e tua. Ti nuk je Perëndi, kështu pse të përpiqesh të ri-krijosh dikë në imazhin tënd? Sa më shumë do ta kuptoni veten, aq më pak do të keni nevojë për të manipuluar me partnerin duke u përpjekur të shndërroni atë sipas dëshirës suaj. Dhe atëherë do të kuptoni që partneri juaj e meriton të njejtën dashuri pa kushte. Ky është thelbi i mësimit shpirtëror “Duaje të afërmin porsi vetveten.”2 Mund t’ju ndihmojë besimi që Zoti i krijon njerëzit ndryshe dhe e respekton thellë individualitetin dhe lirinë e tyre të zgjedhjes.
Në fakt përpjekja për të ndryshuar dikë vetëm bën dëm. Është sikur të thuash: “Ti nuk je ai/ajo çfarë dua.”3 Kjo mund të grumbullojë turpin dhe neverinë ndaj atyre pika që tashmë ata i pranojnë me dhimbje si të dobëta, dhe kjo do të dekurajojë përpjekjet e tyre për rritje.
Por nëse do të jeni të mençur dhe të fortë të kundërshtoni tundimin për të ndryshuar partnerin, nëse e mbani qetësi dhe mendoni me mirënjohje rreth pikave të tij të forta, ai/ajo do të ndihet mjaft i dashur dhe i sigurt për të shfaqur anën më të mirë të tij.
Ndoshta kurrë nuk do ta kuptoni partnerin deri në fund, por kjo i bën marrëdhëniet të mos jetë totalisht të parashikueshme dhe të mërzitshme. Dhe nuk keni nevojë të kuptoni partnerin deri në fund për ta vlerësuar dhe dashur atë. Nëse keni rënë në dashuri me një person të stabël, mendues dhe të qetë për shkak se ai/ajo ju ka qetësuar kur jeni nxehur, nuk është e drejtë ta kritikoni atë për mungesë të spontanitetit dhe dëshirës së avanturave. Kurse, nëse jeni martuar me udhëheqësin dinamik dhe të vendosur, është e kotë ta quani atë pashpirt për shkak se ai nuk qan me ju duke parë filma romantikë. A dëshironi në të vërtetë që partneri të bëhet kopja juaj? Nëse do ishte kloni juaj, ju në asnjë mënyrë nuk do të martoheshit me të. Prandaj ndryshimet janë ato që ju kanë tërhequr në fillim te partneri që keni.
Përmirësohuni vetë
Temperamenti juaj ndoshta u vërejt që në ditët të para. Njerëzit lindin me temperamentin e tyre se ai shfaqet para se të ndikoheni nga ngjarjet e jetës ose zgjedhje personale.
Kur vini re pikat e dobëta që keni, jeni në një kryqëzim zgjedhjesh.
- Të bëni sikur ata janë pika të forta: “Unë nxehem kur njerëzit janë mëndjemëdhenj – dhe kjo është një gjë e mirë sepse ajo i bën ata të zbresin në tokë.” Ky këndveshtrim jo-realist mund të mbrojë një ego të dobët, por kjo do të thotë që do të vazhdoni duke lënduar njerëzit që doni dhe do ta keni tepër e vështirë të krijoni aferimitet me dikë.
- Të justifikoheni vetëm me një buzëqeshje: “Ah, kështu jam. Të gjithë artistët e mëdhenj janë nevrikë.” Por temperamenti juaj është si një vegël muzikore, kurse karakteri juaj – si do të luani me atë. Karakteri juaj zhvillohet ndërsa merrni vendime të bazuara në vlerat tuaja.
- Të fajësoni partnerin: “Nëse ti nuk do të ishe aq imponuese, unë nuk do të isha kaq kokëfortë.” Por pjekuria e vërtetë është kur ne marrim përgjegjësinë ndaj veprimet tona në marrëdhënie.
- Vënia e vizës ndaj vetes. Nëse njerëzit në shtëpi ose në shkollë ju kanë quajtur budalla ose i/e kotë fare, ju mund të vazhdoni të ndesheni me këto ndjenja edhe kur jeni i/e rritur. Është e qartë pse mund të plagoseni rëndë madje nga një kritikë konstruktive. Por mbani mend që vlera e telajos është në faktin se kush ka pikturuar mbi atë. Ju mund ta shikoni veten (dhe partnerin tuaj) si kryevepra në proçes, Autori i së cilit është Zoti Krijues. Ai nuk bën gabime dhe kështu vlera juaj është infinit.
- Bëjini ballë me nevojën tuaj për t’u rritur. “Do të përpiqem to vij në orar pavarësisht si do të ndihem në atë kohë.” Kjo rritje kërkon vetëdijen dhe vetëdisiplinën e motivuar nga dashuria. Juve mund t’ju ndihmojnë edhe vlerat shpirtërore që inkurajojnë të zhvilloni cilësitë e mira dhe në të njëjtën kohë ju bën të ndiheni të dashur pa kushte dhe të pranuar ashtu siç jeni.
Vetëdija do të thotë të jeni në dijeni rreth:
- Shqisave tuaja (ajo çfarë ju shikoni ose nuk shikoni, dëgjoni ose nuk dëgjoni, nuhasni, prekni, shijoni)
- Ndjenjave dhe emocioneve tuaja (ndjenjat bazë janë: dashuria, urrejtja, inati, frika, hidhërimi, gëzimi)
- Mendimeve tuaja (opinionet, vlerat, supozimet, besimet, njohuritë)
- Dëshirave
- Veprimeve (në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen)
- Si ndihet trupi juaj (rrudhja e vetullave, një gur në zemër, flutura në stomak, i lehtë, i relaksuar)4 .
Të gjitha këto ju i keni të veçanta, unike – jeni i/e pashoq. Sa më shumë t’i kuptoni këto, aq më mirë do të kuptoni veten dhe reagimet tuaja. Dhe kjo do t’ju aftësojë të shfaqni anën tuaj më të mirë në marrëdhënie sesa të shtireni të jeni dikush që mendoni në mënyrë që të mund t’ju pëlqejnë.
Shumë njerëz përpiqen të gjenjë “partnerin e përsosur”, por çelsi është që të zhvilloni veten për të jetuar potencialin e plotë për të cilin jeni krijuar. Kjo është dhurata më e mirë që mund të bëni në martesën tuaj.
Kush jeni ju?
Siç e pamë, njerëzit mund të klasifikohen në katër grupe të gjëra dhe kombinimet e tyre. Secili tip ka pika të forta dhe të dobëta, por qëllimi juaj është të përqendroheni tek pikat e forta të partnerit, kështu që të mbani mend pse u dashuruat me atë dhe të lejoni të rriteni në ambientin e dashurisë.
Është shumë e dobishme dhe argetuese të kuptoni tipin tuaj të temperamentit. Ju inkurajojmë të plotësoni Testin e Personalitetit