Seksi: A e miraton?

Seksi: A e miraton?Në këtë studim do të përballeni me faktin që Zoti është shumë pozitiv ndaj marrëdhënieve seksuale. Çfarë? Epo, Zoti është Ai që ka krijuar njerëz me dy gjini dhe marrëdhënia seksuale ishte ideja e Tij. Bibla përmban një pjesë që i përkushtohet vetëm erotikës, i shkruar nga një mbret i Israelit që vuante nga dashuria. Nëse Zoti frymëzoi gjithë këtë libër mbi temën e dashurisë – çfarë po përpiqet Ai të na tregojë rreth seksit? Cilat parime dhe vlera mund të mbrojnë marrëdhëniet tona? Eja dhe eksploroni një mënyrë të re shpirtërore për të kuptuar dashurinë romantike dhe fizike që nuk do t’ju lënë të ndjeheni bosh.

Lexo ne pdf... Dëgjo në audio...

  A duhet seksi të na bëjë të ndihemi fajtor? Apo marrëdhëniet seksuale ishin shpikje e Tij?

Një fakt pak i ditur:

Bibla përmban një libër të tërë kushtuar erotikës…

Pyetje thelbësore

Pse Zoti (i cili është dashuria) përjashton disa praktiķa seksuale?

A mund të jetë kjo në emër të dashurisë së pastër?

A mund të jetë oreksi i shfrenuar seksual më shumë lidhje me natyrën e një kafshe sesa të një njeriu?

Kantiku i Kantikëve

 Një studiues u burgos dhjetë vjet për shkakun që e kishte përkthyer atë. Fjala është rreth ditarit erotik të Mbretit Solomon – dhe ky libër ndodhet në Bibël! (As nuk është i mbyllur me vulë!) Ky libri quhet  “Kënga e Solomonit” ose “Kantiku i kantikëve” (dmth. kënga më e mirë). Ai ishte i ndaluar për shekuj të tërë nga kisha mesjetare. Ja, disa shënime para se të lexoni atë ….. 

cloune

1. Është zbavitës!

Humori është pjesë e një seksi të mirë. Nëse qeshni, nuk ka tension, as stres, as vlerësim performance. Megjithatë, disa shaka të përmendura në këtë libër nuk kuptohen në gjuhën tonë. (As komplimente të kulturës 1000 vjet para Krishtit, si p.sh., “Hunda jota është si Kulla e Lebanonit”. Mos e provoni këtë në kulturën moderne!)

sensual_clipart

2. Është sensual!

Aty përshkruhet sesi pamja, tingujt,  aroma dhe patjetër prekjet eksitojnë. Ky libër është plot imagjinatë.

kisses-hi

3. Ka shumë puthje, romanca dhe ledhatime para seksit.

(Jo direkt ‘bam bam’)

shadow-silloutte-lovers-heart

4. Të dashuruarit krenohen me njëri-tjetrin.

“Më vër si një vulë mbi zemrën tënde,
si një vulë mbi krahun tënd,
sepse dashuria është e fortë si vdekja.” (8:6)

Writing-Clip-Art

5. Është pak e njohur

As Antologjia e Letërsisë Erotike të Blumsberisë (The Bloomsbury Anthology of Erotic Literature) as ndonjë burim tjetër nuk e përmend Këngën e Solomonit sepse asnjëri nuk e pret letërsinë erotike të gjendet në Bibël!

solomon_woman

6. Është e qartë por me shije.

Gruaja thotë:
“I dashuri im e vuri dorën te vrima e derës dhe të përbrendshmet e mia u ngashëryen për të. U ngrita për t’i hapur derën të dashurit tim dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtërinjtë e mi mirra e lëngët, që rridhte mbi dorezën e bravës.” (Kënga e Këngëve 5:4,5)

heterosexual

7. Është heteroseksual

couple-close

8. Ata duan pamjen e njëri-tjetrit – deri në detaje! – por dashuria e tyre nuk është vetëm fizike

… Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.

Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.

Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.

Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.

Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua. Kantiku i kantikeve 7:1-5 

secure-love

9. Libri tregon një dashuri të sigurt, të përkushtuar dhe seksin si një afërsi maksimale

Atje nuk ka: “Faleminderit për natën e kaluar. Edhe një herë, si e kishe emrin?” Nuk ka faj as ndërgjegje të keqe.

I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij;…..
Kantiku i kantikeve 2:16 

couple-in-love

10. Që të dy të dashuruarit flasin rreth kënaqësisë së tyre

Në këtë libër gruaja bën hapin e parë 14 herë, kurse burri vetëm 6 herë. Nuk i ngjan fare kulturave të tjera ku “vajza të mira nuk janë qeflie”. Këtu kemi barazi gjinore 1000 vjet para Krishtit!

Solomoni u mërzit me femrat që vraponin pas tij për shkakun se ishte një Princ. Kështu ai iku fshehtas për të punuar në fushat e të atit. Atje një bareshë e varfër por punëtore u dashurua me të dhe u frikësua shumë kur e mori vesh që ai ishte Princ. Por ai nuk e ngatëroi dashurinë me lojën e pushtetit. (Përdhunimi mund të jetë një krim i pushtetit, një përpjekje e një mashkull të dobët të  ndihet superior ndaj një femre.)

faithfull-couple

11. Ata duan vetëm njëri-tjetrin. Ata janë monogam (besnik)

Ai e quan “më e mira nga të gjitha gratë” dhe “dashuria ime e vetme”. Ajo thotë: “Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.” Kantiku i kantikeve 7:10

Studiuesit thonë që gruaja e Solomonit vdiq pak pasi ai shkroi këtë libër. Ai përpiqej të ngushëllonte veten duke zëvendësuar cilësinë e dashurisë me sasinë e madhe të seksit. Ndoshta kujtoni se ai mund të mburrej rreth asaj sesa e mirë ishte kjo, por ai shkroi që ky përjetim ishte “i pakuptimtë, i mërzitshëm dhe vetmues”, dhe që ai kishte vepruar si një “i pamend”.

valentine_couple

12. Kjo ishte hera e tyre e parë

Ajo është quajtur “kopshti i mbyllur”. Disa njerëz do të qeshnin duke menduar se ajo me siguri ka qënë tepër e turpshme, nervoze dhe negative. Ne lexojmë në momentin  kur ata janë të martuar,  që ajo thotë me entuziazëm:

“Eja në kopshtin tim dhe ha fruta të zgjedhura!”

Pse e kanë ruajtur ata seksin deri në martesë? Kështu nuk ka rrezik për një shtatëzani të padëshiruar. Nuk ka rrezik të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ata nuk ndiheshin gati për lidhje emocionale të cilën e sjell seksi. Ndoshta ata dëshironin ta kishin herën e parë të tyre me njeriun të cilin do ta donin përjetë. Bibla e inkurajon këtë zgjedhje.

comforting-couple

13. Ata kuptojnë frikërat e njëri-tjetrit

Ajo i tregon atij rreth ëndrrës së saj të keqe – se si ajo e kishte humbur atë dhe si u abuzua nga ushtarët. Ai dëgjon frikërat e saj nga abuzimi, lëndimi dhe manipulimi ose përformanca joperfekte, dhe është i durueshëm, xhentil dhe inkurajues. Ai fiton besimin e saj dhe inkurajon atë të guxojë të eksplorojë dashurinë.

 

Pse kisha ishte kaq e sikletshme ndaj seksit?

JO për shkakun e Biblës, siç mund të shohim.

platoFajtori është filozofi grek – Plato. Ai tha që njerëzit ishin bërë prej dy pjesësh – trup dhe shpirt. Shpirti ishte i perëndishëm dhe i mirë kurse trupi – më inferior. Ajo çfarë bënte shpirti (mendimi, lutja) ishte e mirë, kurse gjërat që bënte trupi (ushqimi, seksi, sporti) ishin më pak fisnike. Plato shpiki “marrëdhëniet platonike” – lidhje shpirtërore dhe jo fizike – dhe pohoi që ky është lloji më i mirë i marrëdhënieve.

Kurse Bibla nuk kishte problem me marrëdhënien fizike. Në librin e Zanafillës lexojmë që Zoti krijoi trupin e njeriut “një burrë dhe një grua” dhe tha që kjo ishte “shumë mirë” dhe “burri dhe gruaja ishin që të dy lakuriq e nuk kishin turp prej kësaj.”

 

 

Gjërat që NUK do të gjeni në Këngën e Solomonit

  1. Një turist 50 vjeçar paguan një djalë 12 vjeçar për shërbesë seksuale.
  2. Një biznesmen i dhjamosur kërkon seks pervers nga një prostitutë e varfër në Bangkok për shkakun se ai paguan një çmim dyfish. Ajo drogohet për të përballuar me dhimbje dhe me dijeni faktin se ka një risk prej 80% të vdesë nga SIDA brenda disa viteve të ardhshme.
  3. Një njerk përkedhel një vajzë të bukur 13 vjeçare të cilën e ka marrë malli për babain e saj. Përkedheljet shndërrohen në ledhatime dhe ajo ndihet fajtore që nuk e ndalon atë, megjithatë nuk e di sesi ta bëjë këtë gjë. Ajo vuan muaj të tëra nga dhimbja fizike dhe vite të tëra nga dhimbja psikologjike. Ajo ka probleme të shijojë marrëdhënie seksuale për gjithë jetën e saj.
  4. Një çift fundamentalist kryen dashuri vetëm kur dëshirojnë të ngjizin një fëmijë, dhe madje e bëjnë nëpërmjet një çarçafi me një vrimë për të mos kryer “mëkat”.
  5. Një vajzë më në fund bie dakort të bëj dashuri me të dashurin e saj, sepse ajo e do shumë. Është hera e saj e parë, ndaj ajo është nervoze dhe e ngathët. Ai vendos që ajo “nuk është e flaktë në shtrat”, dhe pas kësaj nuk e merr më në telefon.
  6. Një gjinekolog i tregon një femre që ajo ka klamidia dhe nuk mund të ketë femijë. Ajo nuk e kupton nga e ka marrë këtë sëmundje. Pastaj burri i saj pranon që ka shkuar me gra të tjera dhe e ka infektuar edhe atë. Pastaj e divorcon gruan sepse do fëmijë.
  7. Një studente është shtatzënë. Ajo duhet të zgjedhë – të ndërpresë karrierën, të japi foshnjën në birësim ose të përballojë një abort.
  8. Një adoleshent që po provon të vrasë veten kujton shpjegimin e prindërve që ai ka qënë “një aksident”, një rezultat i padëshiruar i gjysëm ore kaluar në sediljen e pasme të makinës.
  9. Një vajzë thotë “JO” në takimin e dytë. Djali mendon që ajo shtiret si “e vështirë” dhe e detyron. Ajo ndihet e dhunuar – ajo thoshte JO me gjithë mend.


 

eros

Erotika

arti ose letërsia që përshkruan një dashuri romantike (duke përfshirë dashurinë fizike) në mënyrë të bukur dhe estetike.
porn-addict

Pornografia

shfaqja e seksit (jo domosdoshmërisht në mënyrë të dashur) ku theksi ndodhet mbi detaje fizike
xxx-stop

Fëlliqësia

ofensivë në përpjekje të degjenerojë shikuesit, e dëmshme moralisht

Bej Testin Online

Mbasi te keni mbaruar se plotesuari te gjitha testet me sukses, ju do te fitoni ceritifikaten e kursit “Eksploro Jeten – Dhjete Pyetje Zotit”. Ju urojme suksese!

Dëgjo në Mixcloud